Fausti sipas Sokurovit

“Faust”- film ruso-gjerman me regji te Alexandr Sokurov

Ne fakt, kinematografia eshte vertet art ambig : ose eshte art bastard, pra perzierje e paformë e gjithe arteve te tjera (qe shpesh rezulton në diçka që më së shumti mund ta quash pallagjyrë se sa ta emërosh me diçka tjeter), ose eshte art total, pra kuintesence e te gjithe arteve te tjere (piktures, muzikes, letersise…), te cilat i subliminon duke i “kombinuar” e duke i ngritur ne katror (ne fuqi te dyte). “Fausti” i Alexandr Sokurovit eshte nga kjo rraca e dyte, nje far’ vepre absolute, kinematografi qe e prek gjenialen ne menyre pothuaj irracionale : alkimia qe shfaqet para syve eshte disi e veshtire per tu analizuar, per tu ‘racionalizuar’ permes fjaleve sepse kur shikon filmin, “sheh” edhe literature, “sheh” edhe muzike, “sheh” edhe pikture, edhe arkitekture, edhe teater, edhe skulptre. Ose e thene ndryshe permes asaj fjales per rahmet qe ka lene (rahmet paste!) Serge Daney, i fundit kritik brilant i kinemase : “l’art est une affaire de vision” (arti eshte çeshtje vizoni). “Fausti” i Sokurovit eshte prova.

Po te permblidhnim filmin ne nje foto te vetme (edhe pse e di se po bej nje sakrilegj, pasi pikerisht, kinematografia e vertete nuk eshte vetem nje imazh X, por edhe imazhi pararendes dhe pasrendes i x-it, pra : …, x-1, x, x+1, …), ajo foto do te ishte :

Ky majtas eshte imazhi qe Sokurovi i jep djallit, Mefistofelit (ne te majte te fotos) dhe Doktor Faustit (ne te djathte te saj). Mefistofeli eshte pergjate nje pjese te madhe te filmit i në drite; Fausti, ne hije. Rastesi ??

Ne fakt, ekzistojne tashme edhe versione te tjera bazuar mbi Faustin e Gëtes : nga me te njohurit eshte filmi pa zë i gjermanit Murnau, ne vitin e larget 1926, por ky i Sokurovit krahasuar me vepren letrare, i lejon vetes liri thellesisht fondamentale : ’shpik’ episode e personazhe, e transferon historine nga mesjeta ne shek 19 dhe mbi te gjitha, e redukton intrigën ne nje reminishence te thjeshte emrash dhe evenimentesh : miti faustian eshte ri-interpretuar ne nje menyre te paparashikueshme e te lire, gjithe duke mbetur memorja kulturore e filmit, fryma e tij, i cili ne fakt eshte pjese perberese e trilogjise sokuroviane te diktatoreve te shek.XX (”Moloch”- filmi mbi Hitlerin - në 1999; “Telets”(Taurus) - filmi mbi Leninin- në 2000, “Solntse”(The Sun) - filmi mbi Hiro Hiton- në 2005), e cila nga trilogji, kthehet ne tetralogji : “Faust” merr atributet e nje epilogu te kesaj epopeje te raporteve me pushtetin, te se Keqes me te Miren ( per ata qe e kane pare filmin : ndofta kjo duhet pare mbi te gjitha ne sekuencat e fundit te tij, ku Dashuria dhe Dija e ndihmojne Doktor Faustin te çlirohet nga djalli).
Por edhe vete lënda vizuale e Faustit te Sokurovit, e cila mund te permblidhet ne dy fjale : shetitje + trupa njerezorë (pra mish njeriu), ka te perbashket me filmat e trilogjise pikerisht trupin njerezor, plakjen, vdekjen e tij, pamundesine nga ana e njeriut per ta pranuar vdekjen fizike, dhe konkretisht : fundin politik dmth edhe vdekjen (tek Hitleri), plakjen e paevitueshme fizike (tek Lenini), rikthimin nga hyjni ne trup njerezor (tek Hiro Hito), vetem pas apokalipsit atomik. Fundja ç’fare kerkon doktor Fausti ne autopsine e fillimit te filmit ? Shpirtin e njeriut, ku eshte fshehur shpirti ne kadavren e pacientit te tij !

*************

Pra siç shkruajta, fotoja e melartme mund te ‘perfaqesonte’ fare mire “Faustin” e Sokurovit. Megjithate, ky muhabet e ka edhe nje te anasjellte : ka disa filma qe duket se jane bere me qellim lindjen e nje imazhi te vetem mrekullues (per shembull, fetusi i bebit tek “2001, A Space Odyssey” i Kubrick-ut). Faustin e tij, me siguri qe Sokurovi duhet ta kete bere per kete te meposhtmin (imazh qe arrin andej nga treçereku i filmit) :

Eshte portreti i Margarites, pas se ciles doktor Fausti ka rene ne dashuri, nje portret qe ndiçon krejt planin filmik, qe ndriçon krejt filmin. Fryma dhe Dashuria ne nje plan te vetem filmik ! Hatà !
Megjithate, kjo qe shkruaj, jam koshient se ne shikim te pare mund te duket deshperimisht reaksionare (shto ketu edhe natyren nje çik konservatore te Sokurovit si dhe refuzimin e tij ndaj modernes). Por nuk eshte ashtu, per nje arsye ‘te thjeshte’ : si çdo artist i madh, dishepulli i Tarkovskit (edhe pse filmat e tij nuk kane fort gje te perbashket me ato te ketij te fundit) eshte i afte te tejkaloje kontigjencat ideologjike apo sherret teologjike pikerisht duke arritur, duke prekur nje farë “zone” ku dhe syte më të lodhur ndiçohen, ku shpirtrat me te ftohur zene e ngrohen edhe pse, per te arritur deri aty, deri tek ky plan iluminues i nje filmi të tërë (portreti i Margarites), duhet kaluar nepermjet me shume se 2/3-ve e filmit, duhet kaluar permes nje tjeter beteje, asaj midis trupave njerëzorë, beteje sa në siperfaqe aq edhe ne brendesi te tyre !

Mund te thuhen 1001 gjera per nje veper te tille filmike, por mos harroj te them edhe dy tri fjale per trajtimin artistik te filmit. Si gjithmone, Sokurovi në persosmeri : Bosch, Bruegel, de Vermeer, Rembrandt “parakalojne” ne 2 ore e çerek film, por pa u kthyer per asnje moment te vetem ne ilustrime te drames faustiane. Absolutisht jo. Drama faustiane luhet teresisht e plotshmerisht (pra nuk ilustrohet me imazhe-tablo); ndryshimi i vetem eshte se kesaj rradhe, fusha e lojes se kesaj drame nuk eshte teatri, por arti i shtate, filmi.
Art, te cilit Festivali i vjetshem i filmit ne Venecia fatmiresisht i beri nder, duke i dhene Sokurovit Luanin e Arte.  E perseris, nderi në kësi rastesh i behet më së shumti artit kinematografik, pasi siç thame ne krye te heres, ai i verteti eshte çeshtje vizioni.
Sa per Sokurovin, ai ‘thjesht’ eshte nje… vizionar !
nota : 10 me shume e shume yje

trailer i filmit :
YouTube - Faust Bande Annonce (2012)

 

ah, per ta mbyllur me nje tjeter imazh : djalli sipas Sokurovit (fotoja e meposhtme), i misheruar ne film ne trajtat e personazhit te nje fajdexhiu te quajtur Mauricius e qe te kujton ate qe thosh Ciorani : “Nese pranojme se eshte Zoti qeveris boten, atehere asgje nuk eshte e shpjegueshme; nese eshte djalli, gjithshka eshte e qarte”

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)