Archive for July, 2012

Top-5 cinema italiano 2001-2011

Meqe i kemi komshinj, po vazhdoj me kinemane italiane te ketyre 10 viteve te fundit. Nese per ate franceze thame se eshte ne koma por ende nuk ka dhene plotesisht shpirt, per ‘cinema italiano’ i bie te themi se i ka mbire bari me kohe e me vakt aty ku prehet ! Biles do te ishte e pandershme te thuhej se ate e groposi Berluskoni, nderkohe qe ai i dha vetem te shtyren e fundit germadhes qe gjeti

E megjithate megjithate, ndonje film i mire italian edhe çoç eshte endur si fantazem neper sallat e erreta te kinemase

Ja nja 5 te prefruarit e mi :

 

 

click tek titujt e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare :

1. Vento di terra (regjia Vincenzo Marra) 2005
2. Vincere (regjia Marco Bellocchio) 2009
3. Saimir (regjia Francesco Munzi) 2006
4. Il regista di matrimoni (Regjizori i dasmave) (regjia Marcho Bellocchio) 2007
5. Buongiorno notte (regjia Marco Bellocchio) 2002

Posted on 29th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

TOP-10 Cinéma français 2001-2011

“Me brekë neper komë” - keshtu do pergjigjej kinematografia franceze, nese do ta pyeste ndokush se si po ja çon keto vitet e fundit. Ose me sakt, do pergjigjej : “si gjithe poplli, me breke neper kome”, qe do te thote : “si gjithe kinematografite e botes, terhiq e mos e keput”.

Dua te them se me gjithe nje far’ ‘exception culturelle’ (veçanti kulturore - sistem ndihme per krijimtarine kulturore) qe reklamon nje vend si Franca, edhe kinematografise franceze nuk i ka ndodhur ndonje eveniment exceptional : mbi 90% e prurjeve filmike, si kudo ne bote, jane kinematografi eksploatative dhe pjesa tjeter qe mbetet eshte kryesisht kinema autoriale. Vitet e fundit, ka nje perpjekje per te krijuar nje far ‘marke te re fabrike’ qe ne France e quajne ‘film du milieu’ (”filma te mesem”), qe pretendojne te jene as me shume harxhe (mbi 7 miljon €), por dhe as shume varfanjake (nen 2 miljon) dhe qe tentojne te kapin nje publik as shume te gjere, por as shume te ngushte (zgjeroje se te vrava, ngushtoje se te vrava !)

Megjithate, edhe ne France, sallat e vogla indipendente po behen gjithe e me te rralla. Shkurt, globalizmi (ne fakt, emri ekzakt duhet te jete berluskonizimi i Botes por nejse) pra globalizmi terheq, dhe shiriti i artit kinematografik hollohet gjithe e me shume (sa per te ilustruar ate shprehjen “terhiq e mos keput”). Ose siç do thoshte Godard, mohikani i fundit i artit te shtate, kinemaja franceze (sikurse dhe ajo boterore) eshte ne koma, por s’i ka dale ende shpirti…

E megjithate megjithate, disa filma te mire franceze edhe i kam pare keto 10 vitet e fundit. pra ka dhe rezistence. Fundja, te rezistosh, do te thote te krijosh !

TOP-10 Cinéma français 2001-2011

(click tek fotot e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare)

per ta mbyllur me imazhin e fundit fare fare te filmit “Socializem” te Godard :
no comment !

Posted on 24th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Top USA - 2001-2011 :

Meqe sipas ‘tradites se festivalit’ vazhdoj te jem i ‘denuar’ e te mos kem pushime vere, po vazhdoj ate ‘traditen’ tjeter :

- para tre vitesh, postova disa lista te vogla per filma te vjeter e qe i mendoja si te domosdoshem per tu parë, te ndarë sipas zhanrit (click)

- parvjet, vura disa postime me lista filmash te regjizoreve te mi te preferuar : ata qe jane ende ne aktivitet (click) dhe ata qe nuk jane më ne kete bote (click)

Kete vit, per te rifreskuar titujt, po i ndajme sipas kombesise, pra po bej disa lista te vogla per filmat e rinj qe me kane pelqyer me shume ne keto 10 vitet e fundit, ndare sipas vendit nga i cili vjen filmi.

Po e filloj me filmat ‘Made in USA’, vend prej te cilit vjen dhe prurja më e madhe kinematografike boterore

Top-30 filma amerikane 2001-2011 : (click tek fotot e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare) :

 

 

 

and : (click tek titujt per komentin e secilit prej tyre)

16. Elephant (regjia Gus Van Sant) 2003
17. Adventureland (regjia Greg Mottola) 2009
18. Greenberg (regjia Noah Baumbach) 2010
19. Funny People (Judd Apatow) 2009
20. In Time (Andrew Niccol) 2011
21. Go Get Some Rosemary (regjia Joshua & Benny Safdie) 2010
22. Redacted (regjia Brian de Palma) 2008
23. Knocked Up (regjia Judd Apatow) 2007
24. Hanna (regjia Joe Right) 2011
25. Bad Teacher (regjia Jake Kasdan) 2011
26. I’m Number Four (D.J.Caruso, USA) 2011
27. Cloverfield (regjia Matt Reeves) 2008
28. Super 8 (regjia J.J. Abrams, USA) 2011
29. Pineapple Express (regjia David Gordon Green) 2008
30. Paranoid Park (regjia Gus Van Sant) 2007

Posted on 19th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

“The Dictator” - film amerikan nga Larry Charles

Une qe kam qene aq fans i “Borat” (jam shpjegu ketu pse) por dhe “Bruno” (ketu) më ka pas pelqy, ngela me gisht ne goje qe ne minutat e para, para “The Dictator”, filmi i ri me Sacha Baron Cohen.

I keq, eshte pak te thuhet (une pashe me pak se gjysmen : dola nga kinemaja ne krye te gjysem oreje). Mendoj se problemi kryesor eshte i rrafshit reprezentativ : nese Borati apo Brunoja ishin personazhe anonimë, Diktatori ben aluzion per personazhe te njohura si Sadam Hyseini apo Kedafi. Keshtu qe, ajo qe me dukej interesante tek personazhet e krijuara më parë nga Sacha Baron Cohen, pra fakti qe ekstremizimi i sjelljes se tyre i kthente ata në të rëndomtë (qofte Borat, qofte Brüno, ishin aq karikaturalë, aq te pa-besueshëm, aq vulgarë, sa ktheheshin në të besueshem), tek personazhi i Diktatorit nuk ngjit, nuk funksionon. Me sa duket, eshte e pamundur per mendjen njerezore qe figura te tilla si ato te Kedafit apo Sadamit ti pranojme ne forme ultra-karikaturale (e te qeshim me to), per te mundur te reflektojme sadopak me pas.
Ose : qofte tek “Borat”, qofte tek “Bruno”, nese Sacha Baron Cohen ishte ne rolin e shot, shoqeria amerikane ishte ne ate te countershot, pra kishim shot/coutershot dhe in fine, filmat thumbonin ose fenomenin e ksenofobise (tek i pari), ose ate te homofobise (tek i dyti). Tek “Diktatori”, ç’ti thumbosh shoqerive perendimore (amerikane, ne rastin konkret), nga pikeveshtrimi i nje qelbesire si Sadami apo Kedafi ??

0.0

trailer i filmit :


YouTube - The Dictator Trailer (Sacha Baron Cohen)

Posted on 13th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Një Rembó për cinémanë

“Holy Motors” - film francez me regji te Leos Carax

Ne vitet ‘90, ne qarqet kinematografike europiane ose ne ato te kritikes, Leos Carax shihej si më brilanti por dhe ndofta i vetmi trashegimtar i Jean-Luc Godard-it :
- në 1984, Carax fiton Kameren e Arte (filmi me i mire i parë fare i nje regjizori) ne festivalin e filmit ne Kanë, me “Boy meets girl”
- në 1986 realizon “Mauvais sang” (Gjak i keq)
- dhe ne 1991 te famshmin “Les amants du Pont-Neuf” (Dashnorët e Ures se Re), film kontravers me probleme kolosale persa i perket buxhetit, gje qe do te çoje ne nje heshtje gati 20 vjeçare te regjizorit (me perjashtim te “Pola X” - film i realizuar ne 1999).

Megjithate, para dy vitesh, Leos Carax u be i ‘gjalle’ duke realizuar njeren nga tre pjeset e triptikut “Tokyo”, nje fragment 40 minutesh (metrazh i mesem) te titulluar “Merde” (”Mut”) (qe e kam pas komentuar ketu) e qe do e vendosja pa mu dridhur fare qerpiku i syrit ne nje nga 10 krijimet filmike më te hatashme qe i eshte dhene te shohe syrit tim ne keto 10 vitet e fundit. Cadeau : ja tre minutat e para te filmit : http://www.youtube.com/watch?v=UXnhT-_C1Hc

Nuk eshte nevoja te them se me sa kuriozitet pritej ne festivalin e Kanes se ketij viti fimi i ri i i Leos Carax “Holly Motors”, te cilin ne fakt, kritika (e shquar per ta masakruar regjizorin), e priti mjaft mire.
Une nuk kam ndonje gje (te madhe) kundra, por pas filmit jam shume here më pak entuziast se ajo. Jam dakort qe filmi (i perbere nga 11 ’skeçe’ te vogla ku Denis Lavant, aktor ne jete por dhe ne film, luan 11 role te ndryshem te te njejtit personazh, ate te Mr. Oscar), pra jam dakort qe filmi permban momente te nje cilesie kinematografike dhe poetike te rralle fare fare, por teresorja, e pergjithshmja, filmi ne teresi nuk me duket se ka, per shembull, fuqine apo magjine e “Merde”.

 

nota : 7.0

trailer i filmit :


YouTube - Holy Motors Trailer - English Subtitles

ps : film tejet i pasur ne imazhe te kulluara filmike, ja disa syresh :
Eva Mendes, nje moment qe me pelqen veçanerisht ! A thua se eshte ngritur Remboja nga varri :

Un soir, j’ai assis la Beauté sur mes genoux – Et je l’ai trouvée amère. – Et je l’ai injuriée.” (Une saison en enfer, Arthur RIMABUD)

“Një mbrëmje e ula Bukurinë në prehër. Dhe mu duk e hidhur, ndaj e fyeva.” (Nje stine ne ferr, A. Rembo)

 

Posted on 11th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Fausti sipas Sokurovit

“Faust”- film ruso-gjerman me regji te Alexandr Sokurov

Ne fakt, kinematografia eshte vertet art ambig : ose eshte art bastard, pra perzierje e paformë e gjithe arteve te tjera (qe shpesh rezulton në diçka që më së shumti mund ta quash pallagjyrë se sa ta emërosh me diçka tjeter), ose eshte art total, pra kuintesence e te gjithe arteve te tjere (piktures, muzikes, letersise…), te cilat i subliminon duke i “kombinuar” e duke i ngritur ne katror (ne fuqi te dyte). “Fausti” i Alexandr Sokurovit eshte nga kjo rraca e dyte, nje far’ vepre absolute, kinematografi qe e prek gjenialen ne menyre pothuaj irracionale : alkimia qe shfaqet para syve eshte disi e veshtire per tu analizuar, per tu ‘racionalizuar’ permes fjaleve sepse kur shikon filmin, “sheh” edhe literature, “sheh” edhe muzike, “sheh” edhe pikture, edhe arkitekture, edhe teater, edhe skulptre. Ose e thene ndryshe permes asaj fjales per rahmet qe ka lene (rahmet paste!) Serge Daney, i fundit kritik brilant i kinemase : “l’art est une affaire de vision” (arti eshte çeshtje vizoni). “Fausti” i Sokurovit eshte prova.

Po te permblidhnim filmin ne nje foto te vetme (edhe pse e di se po bej nje sakrilegj, pasi pikerisht, kinematografia e vertete nuk eshte vetem nje imazh X, por edhe imazhi pararendes dhe pasrendes i x-it, pra : …, x-1, x, x+1, …), ajo foto do te ishte :

Ky majtas eshte imazhi qe Sokurovi i jep djallit, Mefistofelit (ne te majte te fotos) dhe Doktor Faustit (ne te djathte te saj). Mefistofeli eshte pergjate nje pjese te madhe te filmit i në drite; Fausti, ne hije. Rastesi ??

Ne fakt, ekzistojne tashme edhe versione te tjera bazuar mbi Faustin e Gëtes : nga me te njohurit eshte filmi pa zë i gjermanit Murnau, ne vitin e larget 1926, por ky i Sokurovit krahasuar me vepren letrare, i lejon vetes liri thellesisht fondamentale : ’shpik’ episode e personazhe, e transferon historine nga mesjeta ne shek 19 dhe mbi te gjitha, e redukton intrigën ne nje reminishence te thjeshte emrash dhe evenimentesh : miti faustian eshte ri-interpretuar ne nje menyre te paparashikueshme e te lire, gjithe duke mbetur memorja kulturore e filmit, fryma e tij, i cili ne fakt eshte pjese perberese e trilogjise sokuroviane te diktatoreve te shek.XX (”Moloch”- filmi mbi Hitlerin - në 1999; “Telets”(Taurus) - filmi mbi Leninin- në 2000, “Solntse”(The Sun) - filmi mbi Hiro Hiton- në 2005), e cila nga trilogji, kthehet ne tetralogji : “Faust” merr atributet e nje epilogu te kesaj epopeje te raporteve me pushtetin, te se Keqes me te Miren ( per ata qe e kane pare filmin : ndofta kjo duhet pare mbi te gjitha ne sekuencat e fundit te tij, ku Dashuria dhe Dija e ndihmojne Doktor Faustin te çlirohet nga djalli).
Por edhe vete lënda vizuale e Faustit te Sokurovit, e cila mund te permblidhet ne dy fjale : shetitje + trupa njerezorë (pra mish njeriu), ka te perbashket me filmat e trilogjise pikerisht trupin njerezor, plakjen, vdekjen e tij, pamundesine nga ana e njeriut per ta pranuar vdekjen fizike, dhe konkretisht : fundin politik dmth edhe vdekjen (tek Hitleri), plakjen e paevitueshme fizike (tek Lenini), rikthimin nga hyjni ne trup njerezor (tek Hiro Hito), vetem pas apokalipsit atomik. Fundja ç’fare kerkon doktor Fausti ne autopsine e fillimit te filmit ? Shpirtin e njeriut, ku eshte fshehur shpirti ne kadavren e pacientit te tij !

*************

Pra siç shkruajta, fotoja e melartme mund te ‘perfaqesonte’ fare mire “Faustin” e Sokurovit. Megjithate, ky muhabet e ka edhe nje te anasjellte : ka disa filma qe duket se jane bere me qellim lindjen e nje imazhi te vetem mrekullues (per shembull, fetusi i bebit tek “2001, A Space Odyssey” i Kubrick-ut). Faustin e tij, me siguri qe Sokurovi duhet ta kete bere per kete te meposhtmin (imazh qe arrin andej nga treçereku i filmit) :

Eshte portreti i Margarites, pas se ciles doktor Fausti ka rene ne dashuri, nje portret qe ndiçon krejt planin filmik, qe ndriçon krejt filmin. Fryma dhe Dashuria ne nje plan te vetem filmik ! Hatà !
Megjithate, kjo qe shkruaj, jam koshient se ne shikim te pare mund te duket deshperimisht reaksionare (shto ketu edhe natyren nje çik konservatore te Sokurovit si dhe refuzimin e tij ndaj modernes). Por nuk eshte ashtu, per nje arsye ‘te thjeshte’ : si çdo artist i madh, dishepulli i Tarkovskit (edhe pse filmat e tij nuk kane fort gje te perbashket me ato te ketij te fundit) eshte i afte te tejkaloje kontigjencat ideologjike apo sherret teologjike pikerisht duke arritur, duke prekur nje farë “zone” ku dhe syte më të lodhur ndiçohen, ku shpirtrat me te ftohur zene e ngrohen edhe pse, per te arritur deri aty, deri tek ky plan iluminues i nje filmi të tërë (portreti i Margarites), duhet kaluar nepermjet me shume se 2/3-ve e filmit, duhet kaluar permes nje tjeter beteje, asaj midis trupave njerëzorë, beteje sa në siperfaqe aq edhe ne brendesi te tyre !

Mund te thuhen 1001 gjera per nje veper te tille filmike, por mos harroj te them edhe dy tri fjale per trajtimin artistik te filmit. Si gjithmone, Sokurovi në persosmeri : Bosch, Bruegel, de Vermeer, Rembrandt “parakalojne” ne 2 ore e çerek film, por pa u kthyer per asnje moment te vetem ne ilustrime te drames faustiane. Absolutisht jo. Drama faustiane luhet teresisht e plotshmerisht (pra nuk ilustrohet me imazhe-tablo); ndryshimi i vetem eshte se kesaj rradhe, fusha e lojes se kesaj drame nuk eshte teatri, por arti i shtate, filmi.
Art, te cilit Festivali i vjetshem i filmit ne Venecia fatmiresisht i beri nder, duke i dhene Sokurovit Luanin e Arte.  E perseris, nderi në kësi rastesh i behet më së shumti artit kinematografik, pasi siç thame ne krye te heres, ai i verteti eshte çeshtje vizioni.
Sa per Sokurovin, ai ‘thjesht’ eshte nje… vizionar !
nota : 10 me shume e shume yje

trailer i filmit :
YouTube - Faust Bande Annonce (2012)

 

ah, per ta mbyllur me nje tjeter imazh : djalli sipas Sokurovit (fotoja e meposhtme), i misheruar ne film ne trajtat e personazhit te nje fajdexhiu te quajtur Mauricius e qe te kujton ate qe thosh Ciorani : “Nese pranojme se eshte Zoti qeveris boten, atehere asgje nuk eshte e shpjegueshme; nese eshte djalli, gjithshka eshte e qarte”

Posted on 5th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)