Anri Sala ne Beaubourg !



YouTube - PompidouAnriSala.3gp

 

Hynin e dilnin njerezit, uleshin per disa minuta ne kubet perballe 5 ekraneve te videove… dhe iknin. Por edhe sikur te qendronin gjysem ore, prap nuk do ‘kuptonin’ gje nga instalacioni i Anri Sales ne Qendren Kulturore Pompidou (Beaubourg), ne Paris.
Une ndenja me shume se nje ore dhe ne fakt bera mire : ishte kushti i nevojshem per te ‘kuptuar’, per te ndjere diçka nga puna e tij. Sigurisht, kusht i pamjaftueshem per te thene se ishte nje pune interesante, por i nevojshem, pa asnje dyshim !

    Pra Anri Sala ekspozon ne Qendren Kulturore te Parisit - ne Beaubourg, deri ne fillim te gushtit. Instalacioni ne fjale eshte i organizuar mbi bazen e 4 filmave te tij, te xhiruar ne 4 qytete te botes : Sarajeve, Berlin, Meksiko dhe Bordeaux (pse nuk na lajmeroi ky Anri, te kishim pire nje kafe me te ??)

Me i njohuri nga 4 filmat eshte ai i cili eshte shfaqur vjet edhe ne kinema : filmi eksperimental “1395 days” (qe korespondon me numrin e diteve te rrethimit te Sarajeves gjate luftes ne Bosnje - filmi ve ne qender te tij nje grua qe kalon rruget e boshatisura te Sarajeves, duke iu fshehur snajpereve). Te kater filmat shfaqen papushim me ndihmen 5 ekraneve te stermedhenj, te vendosur ne forme freskoreje, ne mes te nje salle te stermadhe. Spektatori eshte i ftuar te nderroj çdo 7-8 minuta pozicion e te vendoset para secilit ekran (nganjehere, edhe dy ekrane njeheresh) per te ndjekur videot ne fjale.
Kaq sa per konceptimin e instalacionit.

Siç e thashe ne krye te heres, nese hyn, qendron 10 a 15 minuta, i ben nje te shetitur instalacionit dhe del, doemos qe do nxjerresh konkuzionin :” aman edhe ky arti modern, kot fare”. Nderkohe qe jo vetem nuk eshte ashtu, por puna e Anri Sales eshte jo vetem fort e levdueshme, por nga me te mirat qe me eshte dhene te shikoj ne lemine e filmave eksperimentale, te art-videos e biles edhe te arteve kontemporane ne pergjithesi.
Sekreti ne fakt fshihet tek fakti qe, edhe pse te copezuar ne 5 ekrane, edhe pse duhet tu gjemosh nga prapa imazheve, prap se prap, ne fund te 60 minutave magjia funksionon ! Ne pothuaj te 4 filmat, teme qendrore eshte ecja, por me se shumti si ecje muzikore, ecje ne kohe permes muzikes, ose edhe ecje ne muzike permes kohes : mermeritjet (e simfonise patetike te Cajkovskit) te violinistes sarajevase, orkestra ku ajo luan qe e pret per provat, performanca e kenges e Clash “Should I Stay or Should I Go” (e luajtur ne periferine e Bordeaux) … etj etj, arrijne te krijojne nje të tërë, nje unitet, nje “bllok”. Sigurisht, puna e zerit ne ekspozite eshte e shkelqyer, po aq sa edhe ajo me imazhin : zeri eshte zë por dhe zhurmë (cilesia teknike te le pa fryme ! nuk me kishin degjuar ndonjehere veshet nje kualitet te tille sonor !). Mua me duket se Anri Sala eshte vertet nje artist qe di te kapë imazhin dhe zerin e duhur, dhe, qe nga momenti qe spektatori pranon ‘kushtet e lojes’, rezultati eshte fort i mire !

Nje mendim imi : me duket se Sala i ka te gjitha vetite (talentin, mundesite…) per te bere nje film fiksion, qofte dhe duke vazhduar punet e tij ne hullinë e artit-video. Nuk do ishte i vetmi : Apichatpong Weerasethakul ose Steve McQueen, kineaste te ardhur nga fusha e kinematografise ekseprimentale, jane nga regjizoret e rinj aktuale me te talentuar. Sikurse iraniani Kiarostami, nje regjizor i famshem ne fushen e fiksionit, ka provuar se fundmi jo pa sukses te levroje fushen e artit-video

9.0

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)