“The day he arrives” - film koreano-jugor me regji te Hong Sang-soo

  Ne pamje te pare, Hong Sang-soo duket sikur po plaket, sikur po zbutet : filmat e tij, gjithe duke trajtuar tema sentimentale, jane bere më te urtë e me te thjeshte, gjithe duke dhene pershtypjen se jane po aq kompleksë si me pare : regjizori jug-korean po na ben film-dhurate pothuaj nga nje ne vit, te gjithe te njejte (ne qender pothuaj gjithmone eshte nje regjizor, çik si deshtak, çik si qesharak - te pakten ne aparence), por te gjithe te ndryshem. Krejtesisht te ndryshem !
C’fare po ben vaki atehere me Hong Sang-soo ?? I njejti apo jo mê i njejti ??
°°°°°°°°°°°°

“The day he arrives” hapet permes nje sentimentalizmi po aq te forte (mbreselenes) sa dhe burlesk (pra gati qesharak) : heroi kryesor, regjizori Seong-Ju, pasi ka realizuar 4 filma, ka vendosur te shkoje te jape mesim ne province. Me qellim qe te takoje mikun e tij me te mire, ai vendos te kthehet per pak dite ne Seul, ne kryeqytet : filmi tregon pikerisht ‘the day he arrives’.

Ne darke, heroi yne takon nje ish-te dashur; ndersa ne tre ditet e mepasme (qe perbejne edhe 80% te filmit !) i kalon mbremjet ne te njejtin bar, te quajtur ‘Roman’, ne shoqerine e te njejteve persona : te mikut te ti me te mire, nje shoqeje te ketij te fundit, si dhe pronares se lokalit, nje bukuri e vertete !

Pikerisht, ketu luan edhe muhabeti, dmth edhe ‘filmi’ : Nese Hong Sang-soo do vazhdonte ne gjurmet e filmave te tij te meparshem (dmth edhe ne gjurmet e Eric Rohmer, bababit te tij shpirteror), pikerisht kur heroi kryesor te mberrinte tek ex-i i tij, do ta shihnim sesi do kalonte naten me të. Dhe keshtu, ne spektatoret do kalonim gjysmen e filmit ne dhomen e saj. Por jo ! Tashme regjizori e ka kaluar ate ’stad’, ate ‘film‘ : Hong Sang-soo tashme ka filluar te ‘germoje’ me tej se deri ku kish mberritur me pare. Se qysh e tek, nuk mundem ta them, pasi filmat e tij, pikerisht pasi jane fort te mire, tejkalojne gjithmone skenarin permes mizaskenes, qe ne kete rast do te quhej : zgavra nate te konvertuara ne kohe, ‘zgavra’ te hapura ne trupin e mbremjeve te shtrira ne kohë.
Ah, ndofta mbetemi ne te njejten hulli, ok. Biles duhet theksuar : jemi absolutisht ne te njejten hulli. Por pikerisht, duke germuar ne te njejtin drejtim, Hong Sang-soo eshte rritur (ne fat, eshte madheruar - do i shkonte me shume). Gjithe duke mos bere te njejtin film. Edhe pse, regjizoret e mire, zakonisht ‘te njejtin’ bejne. Por dhe Hong Sang-soo, duke mos bere te njejtin film, te njejtin ben, edhe ai !
;)

nota : 9.5


YouTube - Bande annonce The Day He Arrives 


YouTube - The Day He Arrives

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)