“On the Road” - film amerikan me regji te Walter Salles

Çohu Kerouac nga varri, se te kane bere gropen !

Qe romanin e tij “On the Road” vete Kerouac ka dash ta beje film (me James Dean dhe Marlon Brandon) kjo dihej. Dihej gjithashtu qe, te drejtat per ta kthyer romanin ne film, Coppola i kish blere qe ne 1968-n (dhe me pas, desh qe filmin ta realizonte Jean Luc Godardi). Pyetja eshte se ç’mize e pickoi Coppola-n per te autorizuar Walter Salles-in te realizoje filmin ! C’eshte më komikja eshte fakti se vete Coppola eshte shprehur se e mori kete vendim, fiks pasi pà “The Motorcycle Diaries”, filmi me i njohur i Walter Salles e qe eshte dhe esenca e kinemase konformiste (ne sensin me te keq te fjales !). Nderkohe qe Kerouac ka qene gjithshka, vetem shkrimtar konformist nuk ka qene !

Ne fakt, po ta mendosh mire, filmi eshte nje fyerje per romanin ne fjale dhe per vete “beat generation” (Ginsberg, Kerouac, Burroughs), qofte kjo edhe ‘pa dashje’. Filmi e transformon Dean Moriarty thjesht ne nje bukurosh pa tru qe e ka mendjen vetem te beje gome, ndersa Sal Paradise (qe eshte vete Kerouac - meqe romani ka qene autobiografik) pershfaqet si tip spektatori, per te cilin “the road” nuk eshte veçse nje eksperience qe do ta ndihmoje te dale nga mediokriteti dhe qe do e frymezoje (me demek !) per te shkruar vepren e tij ! Faqja e zeze ! Nderkohe qe ne liber, pelegrinazhi i personazheve nuk eshte ai i dy pijaneceve pa tru : Dean vertet pi, por me se shumti dehet nga fjale, nga poetika (ku jane monologjet e tij poetike ???). Ne vend te kesaj magjie, ne vend te kesaj poetike, filmi lundron ne cliché e nuk eshte gje tjeter veçse ilustrim, ilustrim dhe vetem ilustrim ! Krijim ? hiç ore !
Ne fakt, regjizori, duke dashur ti mbetet (me demek !) besnik romanit, nuk ka bere gje tjeter veçse nje ngjyrosje te shpirtit te librit, duke e kthyer filmin ne diçka te lemuar, ku nuk ndihet per asnje sekonde te vetme era e djerses apo asfaltit, era e benzines apo pluhurit, atmosfera e dalldise se soditjes mengjezore, te deshperimit pa kthim.
Ne fakt ne fakt, dalim gjithmone atje ku dalim zakonisht : tek mizaskena (meqe, qofte dhe teorikisht, regjizori eshte bazuar teresisht tek romani, dhe, besoj se per kaq pakogje jemi dakort : vetë romani eshte nje kryeveper !). Biles pikerisht, ky ndofta eshte dhe difekti kryesor i filmit : skenari i tij eshte tmerresisht i parapergatitur, i paramenduar, duke mos i lene asgje te lire improvizimit. Filmi, ne thelb, eshte menduar qe ne fillim (nga regjizori, nga kush tjeter ?) si tekst, si proze, dhe jo si imazh ! (e shikoni qe, te konceptuarit si imazh i kinematografise nuk eshte kapriço, por nevoje e brendshme e vete artit kinematografik ? Prova e kundert eshte pikerisht filmi ne fjale !).

Ose, kur thote Bresoni : bukuria e nje filmi nuk duhet ti ngjaje bukurise es fotografise te nje peizazhi, por bukurise SË VETË PEIZAZHIT.
Ndersa ne rastin e filmit ne fjale, do thoshim : bukuria e filmit “On the Road” nuk duhet te ishte si bukuria e ilustrimit te romanit, por si bukuria E VETË ROMANIT

nota : 2

trailer i filmit :


YouTube - ON THE ROAD Trailer [HD]

7 Responses to ““On the Road” - film amerikan me regji te Walter Salles”

  1. Panayoti Says:

    Nuk e di c’ka qe nuk shkon me dorezimin e komenteve. HSpresoj qe mesazhi im i pare te kete ardhur.

  2. TTT Says:

    Ne fakt nuk e kam pare por po bej nje pyetje apriori. Si mund te jete menyra me e mire per te xhirruar variantin e nje libri qe bazohet tek “perroi i ndergjegjes”? Mua nuk me vjen asnje stil kinematografik ne mendje qe do te mund te kapte bukur kete stil te shkruari(qe me duhet te them per mua eshte i lodhshem dhe i tejkaluar). Keshtu qe jo per te justifikuar regjizorin por dreqi e mori ky eshte nje mision thuajse i pamundur. Prandaj Kopola i ka bere pas. Aq me teper qe sa me shume kalon koha aq me shume behet e pamundur nje film si On the road. E kuptoj qe nje veper e mire mbart gjithnje vlera universale etj etj, por temat qe hasen ne On the Road dhe qe do ta skandalizonin apo mahnisnin publikun dekada me pare tani nuk i bejne edhe aq pershtypje njeriu. Dua te them se duke filluar qe nga shekulli i njezete cdo nje apo dy dekada ka ceshtjet e veta relevante. Keshtu qe ato qe trajtohen ne On the Road tani kane vec nje efekt te zbehte. Keshtu qe nuk e di…

  3. autori Says:

    E kuptoj shqetesimin tend, dhe ne nje fare menyre, ke te drejte.
    Qe te mos i ngaterrojme gjerat : se pari, behet fjale per nje roman, shume te famshem, te transpozuar ne film. Po te jemi dakort me ate qe thote shpesh Godard-i per kesi rastesh (”nese nje regjizor do te beje nje film te mire te bazuar ne nje veper letrare, eshte më mire qe ai te zgjedhe nje veper letrare te dobet, qe te mund ta ‘pasuroje’ me mizaskene), i bie qe Walter Salles nuk ka asnje faj : romani ne fjale eshte aq i shkelqyer, sa… s’ke ç’i “shton” (ne sensin e vlerave) permes transpozimit te tij ne film. Pra, po te ecim me kete llogjike, s’kemi ç’faj ti veme regjizorit.

    Se dyti : meqe ai e mori persiper kete gje, lind pyetja : a mund ta qulloste më mire ate qe qullosi ? Ketu ngaterrohet puna, sepse sapo thame qe ai s’kish pse qulloste, as per mire, as per keq. Une po vras mendjen e po kaloj ne sfilate tituj filmash qe me kane pelqyer e qe jane transpozime romanesh te famshem dhe… po e kam ca te veshtire te gjej. Por edhe ka ! ja, me erdhi njeri ne mend : “Naked lunch” i david Cronenberg-ut, bazuar tek romani me te njejtin titull te Borroughs. Mor po fundja edhe vete “Le mépris” (prçmimi) i Godard-it, ne fakt, eshte i bazuar ne nje roman te Alberto Moravias (por problemi eshte se, disa e mbajne ate per roman te madh, e disa jo - Godard vete ben pjese tek keta te fundit; por dhe mua, meqe e kam lexuar, nuk me ka lene ndonje mbrese kushedi ç’ë).
    Me nje fjale : ndofta ajo puna e romaneve te ‘famshem’ ’skandaloze’ e ‘te mahnitshem’, eshte ashtu siç e quan ti : jane te famshem, te mire, te medhenj, te hatashem, per kohen kur jane shkruar ! Pra ndofta nuk duhet insistuar shume me kete punen e ‘romanit te mahnitshem’ : duhet ulur bytha e duhet menduar nje film qe frymezohet nga ai, pra nga romani, por qe merr persiper ti flase nje spektatori te shek XXI e jo më te XX (per shembull).
    Mua me duket (dhe kete kam shpjeguar tek recensa ime e shkurter) se pikerisht Salles, duket i shtypur nen peshen e romanit, i ‘trembur’ nga ai. Per shembull (kot, nje idé) : ai fare mire mund ta sillte ngjarjen ne ditet tona !! Ose, mund edhe ta shtynte me heret ne kohe ! Pse jo ?? Ose, fundja edhe duke e respektuar kronologjikisht romanin : te bente nje film qe “s’kish te bente” me te, gjithe duke patur te bêjë, sigurisht ! Eshte ca e veshtire me e shpjegu, por besoj se me kupton.
    Pra, mendimi im eshte : vemi ku vemi dhe dalim tek mizaskena, tek puna regjizoriale. Nuk di nese e ke pare “The Motorcycle Diaries”, qe frymezohet nga ditari i Che Guevarres. Edhe atje, i njejti problem me kete regjizor (dmth, edhe me filmin vete ) : Walter Salles, permes atij filmi, interesohet per revolucionin, per revolucionarin (keto jane ato gjerat qe e interesojne). Ok, dakort, asgje te keqe, perkundrazi. Por problemi eshte se Salles, tek ai film, interesohet per revolucionin si nje konformist, pra, e filmon revolucionarin ne pozita konfrmiste, prej se largu (si the thuash). Njesoj dhe tek “On the road” : Salles-it vertet i interesojne nomadët,ok shume mire, asgje e keqe ne kete mes, por i filmon ata ne pozitat e nje sedentari ! Pra, nese do filmosh Che Guevarren, duhet te vendosesh vete ne pozita revolucionare (artiikisht, kuptohet !!); sikurse, nese do filmosh Kerouac-un, duhet te vendosesh vete ne pozita nomade, ne pozita ‘beat generationale’, si te thuash.

    vijon

  4. autori Says:

    Une nuk e kam pare filmin e tij bazuar tek ‘prilli i thyer’ i Kadarese, por me siguri, duhet te jete i njejti problem : ai vertet e transferon temen e gjakmarrjes nga Shqiperia ne brazil (ketu s’ka asgje te keqe !), por kam pershtypjen se te njejten gje ka bere dhe aty : konformizem. Pra, nuk e ka filmuar gjakmarrjen nga afer, me mish e shpirt, me gjak, por… me uje

    vijon perseri

  5. autori Says:

    e per ta mbyllur :

    sa per ate qe shkruan : “Si mund te jete menyra me e mire per te xhirruar variantin e nje libri qe bazohet tek “perroi i ndergjegjes”?”, besoj se nuk ka variante ‘te veçanta’. Po kujtohem se, fundja, ‘Stalker’ i Tarkovskit, perroin e ndergjegjes pershfaq ! (vetem se heroi kryesor nuk eshte shkrimtar, por njeri i rendomte). Dhe variant i nje libri eshte edhe ’stalker’ (nje roman fantastiko-shkencor i Arcadi et Boris Strougatski - hidhi nje sy ç’ka shkruar ardian vehbiu per ate roman : http://xhaxhai.wordpress.com/2012/05/26/kur-te-emancipon-tjetri-v/

    Konkretisht, mua me duket se, NUK ka ndonje menyre ’specifike’ xhirimi tek Stalker (filmi im i preferuar i te gjitha kohrave) : eshte thjeshte gjenialiteti i mizaskenes se Tarkovskit qe na ofron nje film te tille marramendes.
    Nuk besoj se ka stile precize per kete pune…

  6. TTT Says:

    Kerkoj falje per pergjigjen e vone por mendova se nuk kishte kaluar komenti im per shkak te nje problemi teknik.

    Jam dakort me ato qe thua. Problemi qendron qe une nuk e kam pare filmin pra po flas pak kodra pas bregut por po e marr te mireqene ate qe thua rreth tij. Jam dakort edhe per sugjerimet e tua sesi mund te xhirrohet nje liber i mire. Por kam pershtypjen se On the Road ka qene shume e veshtire per tu konsideruar si nje gje qe duhet modifikuar sepse pesha e tij eshte shume e rende. Shtoi edhe faktin qe ai ka qene konsideruar si bllok pra si projekt i gatshem per tu bere dhe qe priste me vite. Pastaj duhet shume kurajo qe nje regjizor te ndryshoje nje veper dhe ta modifikoje ate. Dhe kjo na lidh me piken e dyte qe po e trajtoj me poshte.

    Me pelqen shume ajo qe ka thene Godardi. Sepse mendoj se eshte e vertete. Por vetem regjizoret teresisht me besim te vetja dhe qe jane shume kreativ mund ta tentojne kete gje. Te tjeret deshtojne prandaj nuk e gjen te behet shpesh. Stalker, qe edhe per mua ngelet filmi me i mire, por edhe veprat e tjera te Tarkovskit e tregojne kete. E kam lexuar Piknik Buze Rruges te vellezerve Strugatski. Eshte nje veper e mire fantashkence por per mua nuk eshte nje kryeveper. Stalker i Tarkovskit nga ana tjeter eshte kryeveper sepse dimensioni shpirteror eshte shume me i madh. Dhe mbi te gjitha per shkak te asaj qe permend qe Tarkovski nuk perkthente nje liber ne nje film por ai krijonte duke marre spunto tek libri.

    Psh po permend nje fakt. Tek “Piknik Buze Rruges”, personazhi kryesor eshte rebel, praktik, vuajtes dhe shperthyes , me teper i ngjashem me karakterin e Maksit tek Mad Max qe portretizohet nga Mel Gibson. Tek Stalker personazhi kryesor eshte me teper reflektiv, viajtes dhe spiritual dhe nuk i mungon oratoria. Ky personazh veshtire se te kujton dike tjeter ne art. Por kjo funksionon. Natyrisht fale perzieries se bukur me mizaskenen por edhe dialogjeve filozofike joartificiale. Gjithashtu nuk mendoj se kemi te bejme me perroin e ndergjegjes tek Stalker pavaresisht se ai i afrohet. Me teper kemi te bejme me nje peronazh reflektiv qe verbalizon e rrefen. Ndersa perroi i ndergjegjes eshte nje perrua (me sakte nje lum) i rrembyeshem emocionesh qe ti i hedh ne leter a telajo si te vijne e pacensure.

  7. autori Says:

    Ah dakort, me ‘perrua ndergjgjeje’ ti quan, te themi, nje ditar, ose nje si ditar te shkruar ne nje kohe te shkurter.
    Mu kujtua njeri : “Ne kerkim te kohes se humbur” romani i famshem i Prustit ! Eshte romani par excellence i kesaj natyre.
    Eshte bere dhe film, me duket se eshe bere disa here, por nuk ka dhene ndonje gje kushedi ç’ë (me mire nga te gjithe thuhet se ja ka dale Raul Ruiz, edhe pse une nuk e kam pare filmin).

    Por nuk besoj se duhet te insistojme shume ne kete drejtim. Por ne nje tjeter, shume me te thjeshte :
    filmi, per nga zhanri, eshte road-movie (dhe pak rendesi ka qe eshte i bazuar apo jo ne nje roman).
    Duhet rikujtuar filmat e mire road-movie, e ne kete menyre, edhe rikujtojme ‘menyrat’ e mira se si mund te xhirohet nje road-movie :
    http://filmjournal.net/autori/2009/08/18/10-road-movie/

    I dyti dhe i treti ne listen ne fjale, jane shembuj te shkelqyer

    Por mund te shtojme edhe filma aktuale, psh dy filam te ketyre 5 viteve te fundit, nga i njejti regjizor e me teme te afruar me filmin qe po diskutojme : http://filmjournal.net/autori/2009/03/16/me-mire-romen-sesa-ty-film-algjerian-nga-tariq-teguia/

    dhe

    http://filmjournal.net/autori/2009/05/08/inland-film-algjerian-me-regji-te-tariq-teguia/

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)