“Moonrise Kingdom” - film amerikan me regji te Wes Anderson

Ka dy Anderson-ë : njeri eshte Paul Thomasi, ai i “Magnolia”-s, “Punch drunk love” apo “There will be blood”-it (filma e tij zakonisht i quaj filma-migrenë, per arsye se me japin automatikisht dhimbje koke), dhe tjetri, Wes Andersoni, regjizori i ”Life Aquatic”, “The Royal Tenenbaums”, “Rushmore”, filmat e te cilit i quaj filma-Murray, sepse jane te gjithe delirantë, absurdë dhe me humor te hollë siç eshte vete Bill Murray, qe luan pothuaj ne secilin prej tyre.

I tille eshte dhe “Moonrise Kingdom” , qe beri edhe hapjen e Festivalit te Kanes 2012. Nuk merret vesh shume kjo perzgjedhja e filmave ne ouverture te Kanës : nganjehere zgjidhet si i tille ndonje blockbuster amerikan jo shume debilizues, ndonjehere rradha i bie filmit te rradhes se Woody Allenit (nga nje në vit ai mo !), nganjehere ndonje vizatimor i Walt Disneyt… . Pra ne pergjithesi, nuk ka ndonje rregull te veçate : pergjithesisht, jane filma jashte konkurimit. Me sa duket, rastesia e solli qe kete vit ta hapte “Moonrise Kingdom” qe jo vetem ‘detyroi’ Bruce Willis-in, Bill Murray-n apo Edward Norton-in te ngjisnin shkallet e Pallatit te famshem, qe jo vetem ishte nje nder 22 filmat ne konkurim, por ishte dhe nje nga filmat me te mire amerikane te ketij viti ! Kesaj i thone surprize !

U shkriva (dhe u ngriva une !)

Jemi ne veren e viti 1965. Ne nje ishull jo larg New-England (andej nga Bostoni), nje kompani scout-ësh shkon per verim tek ishulli ne fjale. Njeri nga djemte, 12 vjeçari Sam (tip John Lennoni i epokes se ‘Imagine’) bie ne dashuri me nje vajze te ishullit dhe çajne te dy ferren (u fshihen prinderve). Por puna nuk mbaron me kaq : pasi “arrestohen” nga polici i ishullit me ndihmen e scout-eve te tjere, jane pikerisht keta te fundit qe me pas bejne nje evazion, pra çajne ferren kolektivçe !

  E gjitha kjo, ne shikim te pare, duket si biçim fantazie, ose edhe si biçim komedie. Ne fakt, “Moonrise kingdom”, ne fund, perveç shijes se fantazise apo komedise, te jep dhe ate te nje krijimi plotesisht artistik ku ka nje moral, ku ka nje ide. E qe, ne nje fare menyre, duket se eshte kjo : perpara se te ndodhe nje levizje masive, nje ngjarje kolektive, nje revolucion (mund ti veme emrin qe deshirojme, nuk ka asnje rendesi emri !) - pra, para se te ndodhe revolta kolektive, duhet te ndodhe se pari revolta individuale e cila, gjithe duke deshtuar ne planin personal, kthehet ne shembull, merr virtutet e nje shembulli qe mund te ndiqet nga te tjeret; nje revolte indiviuale qe kthehet ne narracion, ne rrefim, nje rrefim qe i ben te emocionohen e preken pikerisht ata qe ne fillim iu kundervune asaj ! Kjo ide, ky moral, jo rastesisht misherohet ne nje kontekst preciz, ne ate te Amerikes se viteve ‘60, vite “o ho ho, ku rafsha mos u vrafsha”, nderkohe qe filmi del sot, ne 2012, biles hap edhe Kampionatin Boteror te Filmit !

Pra : Suksesi i nje revolte, aksioni, ndermarrjeje, levizjeje, ngjarje kolektive NUK matet me metrin e realizimit te objektivit qe ishte fiksuar ne nisje, ne start, por me ate se SA eshte kapaciteti i saj per tu kthyer ne nje histori (narracion) qe mund te lexohet dhe rrefehet, ne nje aksion qe mund te imitohet, perseritet dhe riluhet. Sigurisht, per te deshtuar perseri, perseri e perseri, por per te deshtuar… më mirë !

nota : 9.1

trailer i filmit : //
YouTube - Moonrise Kingdom Official Trailer #1 - Wes Anderson Movie (2012) HD

 

One Response to ““Moonrise Kingdom” - film amerikan me regji te Wes Anderson”

  1. MAPO Says:

    […] Ta them më mirë që në fillim: filmi i parafundit i Wes Anderson-it (Moonrise Kingdom) ka qenë nga më të bukurit e 2012-ës (dhe padyshim, filmi më i bukur amerikan i atij viti për mua); edhe ky, është në të njëjtën venë dhe stil me gjithë të mëparshmit e regjisorit në fjalë. Pra: absurd, delirant, dandy. Për nga skenari, bëhet fjalë për mënyrën se si njerëzit përshkojnë epokat, por edhe se si epokat i përshkojnë njerëzit. […]

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)