“Suck my cock !”
“21 Jump Street” - komedi amerikane me regji te Phil Lord & Chris Miller

Filloi e mbaroi filmi, “suck my cock” e “lick my ass” te degjojne veshet !

“21 Jump Street” eshte komedi e bazuar ne nje seri te famshme televizive te fund-viteve ‘80 e fillmi i viteve ‘90, ne qender te se ciles jane dy ish-shoke gjimnaziste te cilet vite me pas, pasi punesohen si policë, kane per mision te infiltrohen ne nje Gjimnaz ku droga rrjedh lume (njerin nga dy rolet, asokohe e luante Johnny Depp-i i famshem, por qe asokohe nuk ishte fare i famshem).
“Buddy movie” par excellence, nje pjese te mire te meritave kjo komedi do te duhej t’ja njohe padiskutueshmerisht prezences qofte si aktor por edhe pjeserisht si skenarist te Jonah Hill-it, aktorit-fetish te bandes Apatow i cili per mendimin tim eshte aktori komik me i talentuar sot per sot ne Hollywood. Ne kete kontekst, eshte interesante analogjia e “21 Jump Street” me “Bridesmaids” (komedia ime e preferuar made in USA e 2011-s) : edhe ne rastin e kesaj ‘girls movie’, peshen kryesore e mbante heroina (aktorja Kristen Wiig) qe ishte njekohesisht edhe skenariste e filmit. Po ti bija shkurt, i bie qe Jonah Hill dhe Kristen Wiig perbejne dyshen time te preferuar te komikeve aktuale amerikane !
Por duke qene se “21 Jump Street” eshte ‘buddy movie’, kesaj rradhe Jonah Hill eshte “çift” me nje tjeter aktor : me Channing Tatum me te cilin ai formon nje farë dysheje te tipit i-trashi-me-te-hollin. Por ka dhe ’shenja’ te tjera qe tregojne se kemi te bejme me nje film te mire, per shembull karakteret e tjere ne film : ajo goca qe gju heroi yne kryesor, eshte e beshme e topolake (dhe jo nga ato klishetë adoleshente-elegante amerikane tu u k’put ne bel); profesori i fiskultures eshte makiavelik ke zoti, ndersa dealeri i droges eshte… nxenes i shkelqyer ne mesime !!
Po ashtu, siç shkruaja ne fillim te komentit tim, filmi vertet eshte i bombarduar me “pee & poo” (pipi-caca), me “suck my cock” e “lick my ass” por megjithate, filmi, in fine, nuk eshte banal, debil. Biles po mendoja : edhe pse ne dukje milet puritan, amerikanet jane te afte te prodhojne komedi te tilla ku satira nuk eshte qullace, e mefshte, langaraqe, por perkundrazi, eshte e ashper, provokuese : fundja, si dhe çdo fenomen tjeter, ekzagjerimi i diçkaje e ç’vlereson diçkanë : ekzagjerimi i banalitetit pikerisht e ç’vlereson banalitetin (e meqe banalja nuk eshte vlere, ç’vleresimi i saj eshte nuk ben gje tjeter veçse forcon satiren !).
E megjithate, publiku francez (dmth europjan) i salles ku pashe filmin, edhe pse fort i ri ne moshe (rrezik une duket te isha me i moçmi !), mu duk fort i ndrojtur e puritan perpara nje komedie te tille, nderkohe qe imagjinoj publikun amerikan te shqyhet se qeshuri perpara qyfyreve te dyshes se policeve ! Dhe nuk besoj se diferenca qendron tek fakti se filmi eshte komedi amerikane, dhe europianet na paskan “nje tjeter humor”. Jo. Besoj se publiku europian, në mos qofte më puritan se ai amerikan, eshte pa frike më racional, me ’serioz’. A thua se ka vertet frike se do t’ja suck-in prej verteti cock-un !

nota : 8
trailer :
Posted on 27th June 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »


Pra Anri Sala ekspozon ne Qendren Kulturore te Parisit - ne Beaubourg, deri ne fillim te gushtit. Instalacioni ne fjale eshte i organizuar mbi bazen e 4 filmave te tij, te xhiruar ne 4 qytete te botes : Sarajeve, Berlin, Meksiko dhe Bordeaux (pse nuk na lajmeroi ky Anri, te kishim pire nje kafe me te ??)
Sekreti ne fakt fshihet tek fakti qe, edhe pse te copezuar ne 5 ekrane, edhe pse duhet tu gjemosh nga prapa imazheve, prap se prap, ne fund te 60 minutave magjia funksionon ! Ne pothuaj te 4 filmat, teme qendrore eshte ecja, por me se shumti si ecje muzikore, ecje ne kohe permes muzikes, ose edhe ecje ne muzike permes kohes : mermeritjet (e simfonise patetike te Cajkovskit) te violinistes sarajevase, orkestra ku ajo luan qe e pret per provat, performanca e kenges e Clash “Should I Stay or Should I Go” (e luajtur ne periferine e Bordeaux) … etj etj, arrijne te krijojne nje të tërë, nje unitet, nje “bllok”. Sigurisht, puna e zerit ne ekspozite eshte e shkelqyer, po aq sa edhe ajo me imazhin : zeri eshte zë por dhe zhurmë (cilesia teknike te le pa fryme ! nuk me kishin degjuar ndonjehere veshet nje kualitet te tille sonor !). Mua me duket se Anri Sala eshte vertet nje artist qe di te kapë imazhin dhe zerin e duhur, dhe, qe nga momenti qe spektatori pranon ‘kushtet e lojes’, rezultati eshte fort i mire !
Ne pamje te pare,
Ne darke, heroi yne takon nje ish-te dashur; ndersa ne tre ditet e mepasme (qe perbejne edhe 80% te filmit !) i kalon mbremjet ne te njejtin bar, te quajtur ‘Roman’, ne shoqerine e te njejteve persona : te mikut te ti me te mire, nje shoqeje te ketij te fundit, si dhe pronares se lokalit, nje bukuri e vertete !





I tille eshte dhe “Moonrise Kingdom” , qe beri edhe hapjen e Festivalit te Kanes 2012. Nuk merret vesh shume kjo perzgjedhja e filmave ne ouverture te Kanës : nganjehere zgjidhet si i tille ndonje blockbuster amerikan jo shume debilizues, ndonjehere rradha i bie filmit te rradhes se Woody Allenit (nga nje në vit ai mo !), nganjehere ndonje vizatimor i Walt Disneyt… . Pra ne pergjithesi, nuk ka ndonje rregull te veçate : pergjithesisht, jane filma jashte konkurimit. Me sa duket, rastesia e solli qe kete vit ta hapte “Moonrise Kingdom” qe jo vetem ‘detyroi’ Bruce Willis-in, Bill Murray-n apo Edward Norton-in te ngjisnin shkallet e Pallatit te famshem, qe jo vetem ishte nje nder 22 filmat ne konkurim, por ishte dhe nje nga filmat me te mire amerikane te ketij viti ! Kesaj i thone surprize !
E gjitha kjo, ne shikim te pare, duket si biçim fantazie, ose edhe si biçim komedie. Ne fakt, “Moonrise kingdom”, ne fund, perveç shijes se fantazise apo komedise, te jep dhe ate te nje krijimi plotesisht artistik ku ka nje moral, ku ka nje ide. E qe, ne nje fare menyre, duket se eshte kjo : perpara se te ndodhe nje levizje masive, nje ngjarje kolektive, nje revolucion (mund ti veme emrin qe deshirojme, nuk ka asnje rendesi emri !) - pra, para se te ndodhe revolta kolektive, duhet te ndodhe se pari revolta individuale e cila, gjithe duke deshtuar ne planin personal, kthehet ne shembull, merr virtutet e nje shembulli qe mund te ndiqet nga te tjeret; nje revolte indiviuale qe kthehet ne narracion, ne rrefim, nje rrefim qe i ben te emocionohen e preken pikerisht ata qe ne fillim iu kundervune asaj ! Kjo ide, ky moral, jo rastesisht misherohet ne nje kontekst preciz, ne ate te Amerikes se viteve ‘60, vite “o ho ho, ku rafsha mos u vrafsha”, nderkohe qe filmi del sot, ne 2012, biles hap edhe Kampionatin Boteror te Filmit !