“Aurora” - film rumun me regji te Cristi Puiu

Ky eshte Cristi Puiu, 45 vjeç, lindur ne Bukuresht (Rumani), regjizor.

Ka bere gjithesej 3 filma :

1- “Marfa si banii” (“Malli dhe paraja” ne 2003), film i cili edhe pse ketu tek une nuk ka dale kurre as ne kinema as ne tv, e kam pare permes nje kasete VHS te vjeter ! Per mua eshte me i miri i regjizorit, biles gjithmone sipas meje, eshte dhe filmi me i mire i realiziar ndonjehere ne nje ish-vend Lindor, ne keto 20 vitet e ashtuquajtura “te tranziconit”. Nota 10 me yll eshte pak per ate film.

2- “Vdekja e Zotit Lazareskut” - (http://filmjournal.net/autori/2009/03/09/vdekja-e-zotit-lazarescu-film-rumun-i-cristi-puiu/) ne 2005 - filmi i tij më i njohur, agoni satirike e shkelqyer qe pa frike meriton noten 9.9

3- dhe ky i treti, “Aurora” , prezantuar para dy vitesh ne Kanë ne 2010, por qe me ne fund doli (edhe pse, me pikatore !) neper ekranet e kinemase, veçse pas dy vitesh.

Por pikatoren, mua me duket se ky Cristi Puiu e “kerkon” çik vete : nese “Vdekja e Zotit Lazaresku” zgjaste 2 ore e 30 minuta (kohezgjatje jo e vogel per nje film!), ky i fundit, pra “Aurora”, zgjat fiks… 3 ore ! Keshtu qe edhe ato pak kinema indipendente qe kane mbetur e nuk jane mbyllur, me gjithe kurajon kinofilike qe mund te kene, duket se e kane patur te veshtire te pranojne te shfaqin nje film me kohezgjatje te tille.
Megjithate, lind pyetja : Cristi Puiu, mire qe pikatoren e kerkon vete, por a i del zot vertet filmit te tij 3 oresh apo kjo kohezgjatje eshte thjesht kapriço regjizoriale ? Pergjigja ime eshte nje PO e madhe, e ç’fare po-je se : regjizori jo vetem qe i del zot (e ç’fare zoti !) filmit te tij, por biles eshte edhe “vete zot, vete shkop” (do ta shpjegoj pak me poshte kete punen e shkopit, qe me sakt, eshte shkop-vetefshikullues).

* * *

“Autora” eshte film radikal sa per nga kohezgjatja dhe skenari, aq edhe per nga menyra se si pershfaqet. Ose thene troç, nuk eshte film i kollajshem (se i lehte, nuk eshte e nuk eshte). Nese “Vdekjen e Lazareskut” e ’shpetonte’ nje fare humori i zi, “Auroren” s’ka kurrgje qe ta ’shpetoje’ : filmi ne fakt, eshte historia 3 oreshe e nje vrasesi ne seri dhe e gjitha kjo, e pershfaqur pa me te voglen joshje spektakolare. E theksoj : pa nje gram joshje spektakolare (muzike jo e jo, por as edhe me e vogla tentative per te ‘xhongluar’ me lojen e aktoreve apo elemente te tjere) : qasja eshte thjesht bihevioriste (dmth qe psikologjia merret parasysh vetem dhe vetem nen prizmin e observimit eksperimetal dhe shkencor te sjelljes) dhe ne rastin konkret, te shperberjes, shkaterrimit psiqik, mendor, te nje burri tek te 40-t, mendja e te cilit punon vetem dhe vetem per te vene ne jete qellimin qe i ka vene vetes : te vrase njerezit qe ka parashikuar. Dhe nuk ka qofte dhe nje plan te vetem filmik, ku burri ne fjale nuk shfaqet.

Tani dolem tek “vete zot e vete shkop”-i qe permenda me lart : ne fakt, eshte vete regjizori qe luan rolin e heroit kryesor te filmit te tij. Dhe per mendimin tim, kjo perben dhe çelesin e gjenialitetit te “Aurores” : cilido tjeter aktor, do ta kishte te pamundur te luante ate rol, ekzaktesisht siç e ka perfytyruar e menduar Cristi Puiu ! Cilido tjeter aktor, do kish arritur qellimshem ose jo-qellimshem te dilte nga “binarët” ne te cilet regjizori e ka menduar filmin e tij. Duke e marre persiper vete rolin kryesor, Puiu eviton definitivisht çfardo lloj joshjeje tjeter spektakolare, sidomos per sa i perket aktrimit. Keshtu qe Criti Puiu e mban jo vetem si regjizor, por edhe si aktor i rolit kryesor filmin mbi shpatulla. Te terin ! Por po e saktesoj : e mban jo vetem figurativisht (”sa eshte lodhur i gjori”, “edhe para kameres edhe para saj”…., ba bla bla), por e mban mbi te gjitha, moralisht. Si shkop vete-fshikullues. Ose biles edhe me sakt : mban pergjegjesine e filmit (ate qe ne angl. thuhet permes fojet ‘to assume’). I del per zot. Mendimi im eshte se ne çdo rast tjeter, roli i tij do te binte pa dyshim ne ate te regjizorit-Perendi, regjizorit qe eshte “mbi palët”, e qe nuk i del per zot krijesës se tij, pikerisht ne kesi rastesh kur krijesa eshte e çarmatosur nga çdo sigurese mbrojtese (te cilat me lart i quajta ‘joshje spektakolare’).

Eshte nje skene andej nga treçereku, qe me pelqen jashte mase :
heroi kryesor shkon te marre vajzen e tij ne kopesht. Femijet, nen drejtimin e edukatores, bejne provat e koreografise se nje valleje alla-amerikane per nje feste te tyren. Koreografia e valles eshte tmerresisht e shemtuar. Heroi yne (per te cilin kemi mesuar tashme qe eshte nje vrases ne seri) eshte po aq i shemtuar sa dhe vallja. E megjithate, skena filmike eshte … gjeniale !
çurk mua lotët…

nota ?
ndofta objektivisht, ‘duhet’ vene diçka me pak, por une, subjektivisht do ti ve noten
10 !

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=Dj3px5kc0_Y

!

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)