“Maya” - film shqiptar me regji te Pluton Vasit

Sebep u be nje shkrim i botuar tek “Milosao”, suplementi kulturor i “Gazetes Shqiptare” per ta pare kete film te ri shqiptar ne youtube (falas) :


YouTube - maya-film full hd

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Eh…
nga ti nisesh e nga ti bitisesh komentet per “Maya’-n, film me demek shqiptar, por qe gjithshka e ka fallco, te shtirur, kopjace, anti-kinematografike (letersi e kthyer ne pamje), gjithshka e ka te genjeshtert (qe nga titulli me “emer te jashtem” - hajde hajde ç’po na shohin syte, na paska dhe shqiptare qe u quakan Maya !) - e duke mbaruar me emrin po aq fallco te Gromasit, qytezes ku me demek na zhvillohen ngjarjet !

Meqe e perjetova torturen per ta çuar filmin deri ne fund (e pashe te gjithin, po po te gjithin !! - une jam shume shok me mazohizmin), nuk po i futem nje torture te dyte per te komentuar tmerrin qe me pane syte.

Megjithate megjithate, nuk mund te rri pa permendur diçka : skenarin e ketij filmi mësoj se na e paska bere Luljeta Lleshanaku e cila me sa di, eshte poete e njohur, e mire (keshtu thuhet), e talentuar. Dhe pikerisht, meqe eshte Lleshanaku qe e ka shkruar skenarin, une kam nje pyetje per të :
Andej nga minuta e 55 e filmit, eshte nje skene ku shihet Samiu, i huaj por me baba shqiptar, djale tek te 30-at i kthyer ne Shqiperi pikerisht per te realizuar nje amanet te te atit (ta varrose atë ne vendlindje) por qe bie ne dashuri me Mayan, me gruan e re te kusheririt te tij (goxha grua me dy femije) e pa ndonje konflikt sentimental me te shoqin. Skena ne fjale tregon Samiun (Genti Kame), i cili pasi pallohet fshehurazi me Mayan (eshte e vetmja skene permes se ciles mesojme se keta dy njerez duhen), i kerkon kesaj te fundit ta ndaje burrin e saj, qe keshtu te mund te lidhet me të. Dhe Maya qe i pergjigjet : “E di si flet ti ? Si ne Perendim !”

Skena ne fjale eshte e filmuar ne menyre te tille qe te krijon pershtypjen se aty koncentrohet edhe vete mesazhi i filmit : Provinca shqiptare eshte nje vend ku mentalitetet pengojne njerezit te jetojne te lire jeten e tyre “si ne Perendim”. Dhe, ato fjale qe jane vendosur ne gojen e Mayas (”Shqiperia nuk eshte Perendim !”), jane sigurisht edhe te vete regjizorit (ose me sakt, te skenaristet, dmth te Lleshanakut). Perndryshe, pse deri edhe titulli i filmit te mbante emrin e saj, pra “Maya” ?!

Tani te vijme tek pyetja ime, e cila eshte : o zonj(usha) Lleshanaku, mos valle filmi i pare dhe i fundit qe ti ke pare ne jete (dhe nga i cili u frymezoke per te shkruar te tille skenare !), eshte seria amerikane “Dallas” ?? Apo dhe “Dinastia” ?? Se perndryshe, si ta shpjegoj une faktin qe, kur nje burre bika ne dashuri me gruan e kusheririt (kjo biles nuk duket fort e dashuruar pas tij, po hajt mo, po e mbyllim nje sy !), ne vendet perendimore nje gje e tille qenka modernitet, ndersa ne Shqiperi u etiketoka si provincialitet ??? Keshtu qe, ku mos shkruaje nje karafil-gazetar margaritare te tille si ky : “Filmi tregon historinë e një shqiptari, biri i një të përndjekuri që kthehet dhe dashurohet me gruan e kushëririt të tij Maja, dhe përkundër thashethemeve, regjisori e lë gjallë në fund personazhin duke dashur të simbolizojë shpresën e një shoqërie“.

Te hengsha zemren oj Qendra Kinematografike Shqiptare (financuesja e filmit !) qe harxhon paret e taksapaguesve shqiptare me ‘margaritare’ te tille ! Aferim te qofte ! Lart e me lart !

nota : 2

3 Responses to ““Maya” - film shqiptar me regji te Pluton Vasit”

  1. Panayoti Says:

    Ndersa une them se ia vlen te komentohen filmat shqiptare per nje arsye kryesore: te mesojme se cfare nuk duhet bere ne nje film. Them se je treguar pak i ashper me kete film. Une nuk besoj se ky eshte nje film i shtirur apo anti-kinematografik. Thjesht nuk eshte nje film i mire. Madje Qendra Kinematografike Shqiptare ka hedhur leke edhe ne filma me te dobet se ky. Per me gjate po shpjegohem.

    Separi Maya eshte nje film paradoksal. Pse e them kete? Sepse nga njera ana ai tenton te jete nje film i thjeshte dhe nga ana tjeter tundohet vazhdimisht te kape temat e medha dhe kontroversiale. Kjo vihet re kryesisht ne skenar dhe dialogje. Te them te drejten 10 minutat e para me pelqyen. Ishin te thjeshta dhe te sakta kinematografikisht aq sa fillova te behesha pishman se pse nuk i dhashe nje shans e te shkoja ta shihja ne kinema kur doli. Por nuk zgjati me shume se aq. Me pas filmi bie ne gracken e shume filmave te tjere shqiptare. Nuk po zgjatem ne kete pike sepse eshte diskutuar disa here ne kete blog per “zakonin” e artisteve shqiptar per te bere “filmin e madh”.

    Sedyti ka nje ngutje ne naracion. Ai ecen shpejt dhe shpeshhere edhe dialogjet ecin me shpejt sec duhet (per te mos u permendur fakti se lidhja narrator-personazh kryesor ishte shume pak e zhvilluar). Kjo ndikonte edhe ne lojen e aktoreve megjithese per ta do te flas me poshte. E gjithe kjo ngutje pengon perthithjen psikologjike te filmit nga ana e shikuesve duke e kthyer ate ne nje loje ku thjesht kryhet detyra-behet shpejt e shpejt c’ka eshte per t’u bere. Duket se ne kete nxitim e siper eshte lene pa trajtuar qarte edhe lidhja midis Samiut dhe Mayes dhe shikuesi nuk e kupton per dhjetera minuta te tera se cfare eshte ne te vertete lidhja e tyre….derisa i sheh ne shtrat…

    Edhe dicka per lojen aktoriale. Edhe ne kete pike ky eshte film tipik shqiptar i pas 90-tes. Ka nje perzierje te aktoreve te mire me aktore jo te mire. Por me e rendesishme eshte perqasja ndaj aktrimit. Ndikimi i teatrit ngelet akoma i madh dhe aktoret ne shumicen e rasteve recitojne ose i japin dialogjeve nje dramacitet te tepert. Edhe ne kete pike ky film ishte paradoksal. Ne pergjthesi mua me duket se eshte mbajtur me teper linja filmike e aktrimit dhe nga aktoret eshte kerkuar njefare natyraliteti. Por kjo nuk ka qene koherente. Psh mund te gjesh te njejtin aktor te jete me natyral ne disa minuta te filmit e ne minuta te tjera te jete me pompoz. Kume(Samiu)ben pergjithesisht nje loje te mire. Maya le shume per te deshiruar pavaresisht se nga fundi futet ne linje. Celoaliaj (Drini) eshte pergjithesisht OK. Halisa (Hasula) vajza e madhe e Mayes eshte cope-cope. E justifikuar disi kur mendon se nuk mund te presesh shume ne ate moshe por po te mendojme me thelle ne kemi patur nje tradite te mire te aktoreve femije para 90-tes. Aktore qe tashme gjenden rrugeve e jo ne film. Interesant eshte kthimi i Xhevahir Zenelit i cili e kryen detyren shume mire duke treguar potencialin e madh qe kane nje pjese e mire e ish aktoreve te Estrades por qe tashme jane te nen-utilizuar apo te kanalizuar kryesisht per karagjozlliqe, dhe kjo jo per faj te tyre por te nje vizioni regjizorial te ngushte.

    Perfundimisht, pa u marre shume me problemet e tjera qe ishin te shumta, nuk e di pse mua me dha pershtypjen se ky film do te ishte me i mire si telenovele apo si film serial. Madje kam nje ndjesi se edhe skenaristet keshtu e kane perceptuar. Kjo edhe do ta shpetonte filmin nga disa nga problemet kryesore qe permenda me siper. Ngjarja mund te merrej me shtruar, dialogjet gjithashtu. Edhe ceshtjet e dilemat e shumta (tipike kjo- po si nuk u fokusuam njehere dreqi e mori!) do te trajtoheshin me gradualisht. Gjithashtu do t’u linte kohe edhe aktoreve te jetonin rolin tyre dhe te mos nguteshin per te kryer detyren. Dhe e fundit fare, edhe mileti dhe graria do kishte se per cfare te bente muhabet mbasditeve duke pire kafe…

  2. autori Says:

    Jam me ty nga germa e pare deri tek e fundit. Por une e thashe : kesaj rradhe u ‘dorezova’, u bera pertac e nuk komentova.
    Sa per ngutjen e narracionit : ahahaha, edhe une shqeva syte kur i pashe ne krevat, dhe nuk po kuptoja gje se kush na ishte burri i Majes ??
    Ndersa sa per lojen, edhe kete doja ta thoja, por harrova (a pertova !) : Kume luan mire. Dhe nuk eshte faji i tij qe flet aq mire, nganjehere edhe tironçe, gjithe duke qene i supozuar te jete i huaj : eshte faji i regjizorit.
    Megjithate, ajo ç’me habiti mbi te gjitha mbetet linja skenaristike, dmth qendrimi ndaj sentimentales ne film.
    Por shiko, do kishe bere SHUME ME MIRE sikur ti kishe shkruar te gjitha keto ketu : http://www.peshkupauje.com/2012/05/blogosfera/maya-film-shqiptar-me-regji-te-pluton-vasit

    Ata te peshkut-pa-uje, i vendosin automatikisht postimet e mia te blogut, dhe atje ka shume me teper lexues e komentues se sa ketu (ketu pothuaj vetem ti vjen, je nga te rrallet miq me bese te blogut :) )

    Dhe faleminderit edhe nje here per komentin !!

  3. Panayoti Says:

    Faleminderit, nuk e kisha pare postimin tend tek Peshku. Por tek Peshku nuk ka komentuar ndonjehere dhe nuk kam ndermend t’ia nis me Majen:)
    Ketu eshte me kendshem.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)