“The Avengers”- film amerikan me regji te Joss Whedon

Perveç “Hulk”-ut nr.1 (se ka dy Hulqe) qe e ka pas realizu ne 2003-shin Ang Lee (nje regjizor qe e dua fort !), nuk me ish dhene te shikoja ndonjehere filma me super-heronj.
Kisha degjuar qe tek ky i fundit, pra tek “The Avengers”, jane pothuaj te gjithe : edhe Thor, edhe Captain America, edhe Hulk, edhe Iron Man (edhe pse mungojne Spider-Mani dhe X-Mani, te cilet paska qene e pamundur te futeshin ne film, sepse jane shitur tek SONY ose FOX-i duke mos qene më prone e Marvel Studios).

Keshtu qe une fillova te shikoj filmin pa patur piken e haberit se cilat ishin vetite e filan apo fistek super-heroi, nga vinin, ç’a kishin bere… etj etj. Por edhe filmi, duke qene se merr si te mireqene qe publiku i njeh tashme personazhet ne fjale, nuk perpiqet fare (po fare amà !) te na shpjegoje historine e tyre.
Dhe pikerisht, ketu duhet te qendroje merita dhe magjia e filmit : nuk merret me narracion, me intrigë dramaturgjiko-letrareske (skenari mund te permbidhet ne dy rreshta gje !). Une biles, duke qene se nuk kuptoja kurgje nga ana skenaristike, fillova te mos lexoj më titrat, te shihja vetem imazhet dhe… kuptova gjithshka : filmi fliste vetë permes gjuhes se imazheve dhe kjo nuk eshte pak per nje film hollywoodian ! (te cilet, rendon flasim vetem permes gjuhes se dramaturgjise ose video-clipizmit). Ose, nese do ta thonim ne nje gjuhe më kinematografike : filmi, duke qene se nuk ka pothuaj fare skenar, ka pothuaj vetem… mizaskenë ! Dhe shume te mire biles !!  Sikurse nje tjeter gje e mire eshte fakti qe filmi nuk e merr veten shume seriozisht, dhe percjell nganjehere nje humor shume te veçante, biles nganjehere edhe karagjozllek, por karagjozllik assumed !

Nga ana e permbajtjes (te themi keshtu), po ashtu mund te thuhen disa gjera, sepse  filmi çoç edhe i thote disa te tilla : eshte mese evidente qe filmi trajton temen e tejkalimit te vetevetes, te raporteve individ-grup, por dhe ate te Amerikes post 11-shtatoriane. Marrim ‘konfirmimin’ se, perfundimisht, USA u hakmorr : misili godet shtepine e armikut (shtepine e Bin Ladenit pra mo) duke e asgjesuar ate.

Ok ok, skena finale (sulmi final) eshte ca si shume hollywoodian (30 minutat e fundit per mua jane edhe më skematiket, më klishesket), por pritni dhe ju, se “The Avenger” fundja blockbuster eshte : do ti nxjerre dhe ai parate e tij !

nota : 7.9

trailer i filmit :

One Response to ““The Avengers”- film amerikan me regji te Joss Whedon”

  1. X-Man Says:

    Nuk kisha ndermend ta shihja por pashe kete foton qe ke vendosur ne fund dhe u kujtova… luan Skarlet Xhoansoni dhe keshtu qe do ta shoh! Megjithese megjithese keta filmat qe i kane te gjitha personazhet brenda me duken si politika shqiptare, pra eshte aty edhe Sali Berisha por edhe Edi Rama edhe Gjinushi e Topalli por nuk mungon as Taulant Balla(c’superfuqi te kete ky valle?). Me nje fjale lemsh dhe gallate por vetem kur nuk zgjaten shume se pastaj te cajne ….

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)