“Aurora” - film rumun me regji te Cristi Puiu
Ky eshte Cristi Puiu, 45 vjeç, lindur ne Bukuresht (Rumani), regjizor.
Ka bere gjithesej 3 filma :
1- “Marfa si banii” (“Malli dhe paraja” ne 2003), film i cili edhe pse ketu tek une nuk ka dale kurre as ne kinema as ne tv, e kam pare permes nje kasete VHS te vjeter ! Per mua eshte me i miri i regjizorit, biles gjithmone sipas meje, eshte dhe filmi me i mire i realiziar ndonjehere ne nje ish-vend Lindor, ne keto 20 vitet e ashtuquajtura “te tranziconit”. Nota 10 me yll eshte pak per ate film.
2- “Vdekja e Zotit Lazareskut” - (http://filmjournal.net/autori/2009/0…i-cristi-puiu/) ne 2005 - filmi i tij më i njohur, agoni satirike e shkelqyer qe pa frike meriton noten 9.9
3- dhe ky i treti, “Aurora” , prezantuar para dy vitesh ne Kanë ne 2010, por qe me ne fund doli (edhe pse, me pikatore !) neper ekranet e kinemase, veçse pas dy vitesh.
Por pikatoren, mua me duket se ky Cristi Puiu e “kerkon” çik vete : nese “Vdekja e Zotit Lazaresku” zgjaste 2 ore e 30 minuta (kohezgjatje jo e vogel per nje film!), ky i fundit, pra “Aurora”, zgjat fiks… 3 ore ! Keshtu qe edhe ato pak kinema indipendente qe kane mbetur e nuk jane mbyllur, me gjithe kurajon kinofilike qe mund te kene, duket se e kane patur te veshtire te pranojne te shfaqin nje film me kohezgjatje te tille.
Megjithate, lind pyetja : Cristi Puiu, mire qe pikatoren e kerkon vete, por a i del zot vertet filmit te tij 3 oresh apo kjo kohezgjatje eshte thjesht kapriço regjizoriale ? Pergjigja ime eshte nje PO e madhe, e ç’fare po-je se : regjizori jo vetem qe i del zot (e ç’fare zoti !) filmit te tij, por biles eshte edhe “vete zot, vete shkop” (do ta shpjegoj pak me poshte kete punen e shkopit, qe me sakt, eshte shkop-vetefshikullues).
* * *
“Autora” eshte film radikal sa per nga kohezgjatja dhe skenari, aq edhe per nga menyra se si pershfaqet. Ose thene troç, nuk eshte film i kollajshem (se i lehte, nuk eshte e nuk eshte). Nese “Vdekjen e Lazareskut” e ’shpetonte’ nje fare humori i zi, “Auroren” s’ka kurrgje qe ta ’shpetoje’ : filmi ne fakt, eshte historia 3 oreshe e nje vrasesi ne seri dhe e gjitha kjo, e pershfaqur pa me te voglen joshje spektakolare. E theksoj : pa nje gram joshje spektakolare (muzike jo e jo, por as edhe me e vogla tentative per te ‘xhongluar’ me lojen e aktoreve apo elemente te tjere) : qasja eshte thjesht bihevioriste (dmth qe psikologjia merret parasysh vetem dhe vetem nen prizmin e observimit eksperimetal dhe shkencor te sjelljes) dhe ne rastin konkret, te shperberjes, shkaterrimit psiqik, mendor, te nje burri tek te 40-t, mendja e te cilit punon vetem dhe vetem per te vene ne jete qellimin qe i ka vene vetes : te vrase njerezit qe ka parashikuar. Dhe nuk ka qofte dhe nje plan te vetem filmik ky burri ne fjale nuk shfaqet.
Tani dolem tek “vete zot e vete shkop”-i qe permenda me lart : ne fakt, eshte vete regjizori qe luan rolin e heroit kryesor te filmit te tij. Dhe per mendimin tim, kjo perben dhe çelesin e gjenialitetit te “Aurores” : cilido tjeter aktor, do ta kishte te pamundur te luante ate rol, ekzaktesisht siç e ka perfytyruar e menduar Cristi Puiu ! Cilido tjeter aktor, do kish arritur qellimshem ose jo-qellimshem te dilte nga “binarët” ne te cilet regjizori e ka menduar filmin e tij. Duke e marre persiper vete rolin kryesor, Puiu eviton definitivisht çfardo lloj joshjeje tjeter spektakolare, sidomos per sa i perket aktrimit. Keshtu qe Criti Puiu e mban jo vetem si regjizor, por edhe si aktor i rolit kryesor filmin mbi shpatulla. Te terin ! Por po e saktesoj : e mban jo vetem figurativisht (”sa eshte lodhur i gjori”, “edhe para kameres edhe para saj”…., ba bla bla), por e mban mbi te gjitha, moralisht. Si shkop vete-fshikullues. Ose biles edhe me sakt : mban pergjegjesine e filmit (ate qe ne angl. thuhet permes fojet ‘to assume’). I del per zot. Mendimi im eshte se ne çdo rast tjeter, roli i tij do te binte pa dyshim ne ate te regjizorit-Perendi, regjizorit qe eshte “mbi palët”, e qe nuk i del per zot krijesës se tij, pikerisht ne kesi rastesh kur krijesa eshte e çarmatosur nga çdo sigurese mbrojtese (te cilat me lart i quajta ‘joshje spektakolare’).
Eshte nje skene andej nga treçereku, qe me pelqen jashte mase :
heroi kryesor shkon te marre vajzen e tij ne kopesht. Femijet, nen drejtimin e edukatores, bejne provat e koreografise se nje valleje alla-amerikane per nje feste te tyren. Koreografia e valles eshte tmerresisht e shemtuar. Heroi yne (per te cilin kemi mesuar tashme qe eshte nje vrases ne seri) eshte po aq i shemtuar sa dhe vallja. E megjithate, skena filmike eshte … gjeniale !
çurk mua lotët…
nota ?
ndofta objektivisht, ‘duhet’ vene diçka me pak, por une, subjektivisht do ti ve noten
10 !
trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=Dj3px5kc0_Y
!
Posted on 29th May 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »
Romancierit Don DeLillo (nje nga dy-tre shkrimtareve me interesante aktuale amerikane) i kisha lexuar vetem dy romane : te fundit te tij, dmth “Point Omega”- 2010 (me ka pelqy shume !!) dhe “Cosmopolis”- ne 2003. Dua te them se, rastesia kish dashur qe te kisha lexu vepren mbi te cilen eshte bazuar Cronenbergu per te realizuar filmin e tij te fundit, film qe jo me shume se nje jave me pare u shfaq edhe ne Festivalin e Kanes.




Perveç “Hulk”-ut nr.1 (se ka dy Hulqe) qe e ka pas realizu ne 2003-shin Ang Lee (nje regjizor qe e dua fort !), nuk me ish dhene te shikoja ndonjehere filma me super-heronj.


Regjizorja e ketij filmi eshte lindur e rritur ne Izrael (por me prinder me origjine ukrahinase), studimet e mesme i ka bere ne Paris, ndersa ato per kinematografi ne Londer, ne “National Film and Television School”. Ndersa filmi i saj “Toka e dhunuar” i vendos ngjarjet ne Ukrahine, ne zonen e Cernobilit.
Multikulturaliteti i regjizores sigurisht qe nuk ka se si te perbeje ndonje problem; nuk eshte problem as fakti qe filmi ka marre pjese ne plot 11 festivale nderkombetare filmi, as fakti qe filmi i merr ngjarjet ne Cernobil (ky eshte filmi i pare ne bote me teme nga ajo katastrofe !) : perkundrazi ! Problemi, me duket mua, vjen qe nga momenti kur regjizorja e perdor kete gje per te realizuar nje film qe, ne fund te fundit, me teper i ngjan nje produkti te ambalazhuar franko-ukrahino-…ku-di-une, produkt i destinuar per festivale nderkombetare, sesa nje filmi autentik ukrahinas. Stisjet ‘multikulturaliste’ te bien ne sy qe ne fillim te tij : edhe pse personazhet flasin rusisht, zeri ‘off’ i personazhit kryesor eshte… ne frengjsht ! (pak me vone mesojme se zanati i saj eshte perkthyese franco-ruse : ah ç’rastesi !). Por dhe kete po ja benim hallall, nese gjithe filmi nuk do linte kete shije te nje produkti te paketuar, te gatshem per festivale internacionale filmash (gjithe duke perseritur se, pjesemarrja ne to, nuk ka asnje te keqe per nje film).



Por edhe per nga permbajtja, mua mu duk se filmi as nuk i sforcon gjerat qe deshiron te na transmetoje e komunikoje (Avé genjen e gjenjen gjate gjithe kohes por sa me shume qe genjen, aq me pasionante behet !) por as nuk ben sikur i snobon. Por dhe film asnjanes “as… as…” nuk eshte, sepse angazhohet goxhà ne ato qe i ndodhin Avé-s dhe Kamen-it.
Më shkruante nje mik qe e kish pare filmin :

Ky majtas eshte pothuaj i vetmi plan filmik (me dy-tre perhashtime te vogla) qe shihet pergjate gjithe kohes sa zgjat filmi. Gjithshka eshte e bazuar tek fjala e Fengming-ut.



