Archive for April, 2012

“We Bought A Zoo” - film amerikan me regji te Cameron Crowe

Shenjat ishin per mire : fakti qe regjizori i “Vanilla Sky” kish vendosur qe filmi i tij te zgjaste 2 ore (dhe jo 1 ore e 30 minuta, sa ç’zgjasin zakonisht komedite amerikane, nen pretekstin ultra komercial “o bo bo se do na merzitet spektatori !”) ishte premtues; po ashtu fakti se luante Matt Damon (shenje tjeter se regjizori kish amicje per te bere diçka te mire) duhej marre gjithashtu ne konsiderate. Keshtu qe perfundimisht perfundova ne nje salle te stermadhe kinemaje qe kundermonte ere kokoshka : Tafti-bafti ! Te dale ku te dale !

Dhe rezultati doli… i mire ! Mund te ishte edhe me i mire, por problemi eshte se mund te ishte edhe shuuuume me i keq ! Biles kur them se “mund te ishte edhe me i mire”, jam pak arbitrar, pas per asnje sekonde te vetme, nuk mu duk se Cameron Crowe bente leshime artistike ! Biles dhe muzika (qe me se shumti eshte e perbere nga kenge), nuk dukej te ishte ilustrative, por pjese perberese e filmit, e dramatrugjise se tij.

Filmi ka pak a shume te njejtin fillim skenaristik me ate te “Super 8” : vdekja e nje bashkeshortjeje. Vetem se kesaj rradhe, nje tragjedi e tille nuk shihet nen kendveshtrimin e nje femije, por kryesisht nen ate te nje bashkeshorti : Benjamin Mee (rol i luajtur nga Matt Damon, sigurisht i persosur !), i vé, e ka veshtire ti rrise vetem femijet e tij. Me deshiren per ti dhene nje impuls te ri familjes, vendos te braktise punen qe ka (goxha pune !) dhe te aventurohet ne blerjen e nje shtepie te vjeter ne fshat, oborri i stermadh i te ciles ka brenda edhe nje… kopshti zoologjik te braktisur ! Dhjetra kafshe (arinj, tigra, … etj etj) jetojne ne “Rosemoor Animal Park”, ku Kelly Foster (luajtur nga kingia Scarlett Johansson) dhe ekipi i saj i deshperuar perpiqen te bejne nje fare kujdesi, me aq sa munden, per parkun e braktisur. Pa piken e eksperiences, Benjamin Mee dhe miqte e tij te rinj, me pak parà dhe me shume kurajo, i futen aventures se rehabilitimit te parkut zoologjik.

Filmi e merr shtysen nga nje ngjarje e vertete, gje qe ne kinematografi nuk eshte as ndonje gje e kritikueshme, as ndonje gje e levdueshme (per fat te keq, ne filmat amerikane, premisa “based on a true story” mistifikohet aq shume sa i ben filma te tille banalë dhe krejt te pabesueshem, i ben kanoçe coca-cole qe flaken sapo i konsumon (gazi i tyre shpesh te del prej hundesh !!).
Per fat te mire, asgje e tille tek “We Bought A Zoo” !

Pra :

7.9

trailer :


YouTube - We Bought A Zoo - Official Trailer [HD]

 

Mbylle

2You need to upgrade your Flash Player2

Posted on 26th April 2012
Under: Te ndryshme, USA | No Comments »

“Twixt”- film amerikan me regji te Francis Ford Coppola

Nese ka nje gje te mire vazhdimesia e nje kinoditari, ajo eshte mundesia per t’iu kthyer here pas here asaj qe kemi shkruar per filmat e meparshem te X apo Y regjizori. Duke qene se Coppola (regjizori i “Goodfather” apo i “Apocalypse now”) qe prej vitit 2007 i eshte rikthyer regjisë se filmave (pas nje perudhe gati 10 vjeçare “pushimi” te detyruar (1997-2007 per shkak te borxheve astronomike qe kish !), eshte interesante te lexosh komentet per dy filmat e parafundit te tij :
- ne 2007 : “Youth Without Youth” (http://filmjournal.net/autori/2009/0…ga-ff-coppola/)
- ne 2009 : “”Tetro” (http://filmjournal.net/autori/2010/0…-ford-coppola/)

Ne vijim te asaj qe vete Coppola ne intervistat e tij e quan rilindje te dyte artistike te tij, vjen ky film i trete i tij : “Twixt” :

Rastesisht kam ripare perpara pak muajsh ne DVD te dy filmat e parafundit te Coppola-s. C’eshte e verteta, siç e kam thene ne nje nga komentet e mia per filmat ne fjale fill pas momentit te shikimit te tyre ne kinema, filmat më te mire te tij nuk jane detyrimisht ata qe qe kane korrur edhe suksesin me te madh komercial : Coppola shkelqen pikerisht aty “ku nuk duket”, ndersa aty ku duket, ne fakt eshte shkeqim i rremë. Dua te them se ai i ka dhene jo pak kinematografise dhe nje merite e tille nuk mund ti mohohet. Dyshimi im lidhet me ate nese a ka vertet, qe prej 2007-s, nje rilindje te dyte kinematografike te tij ?? Më duket se… jo. Disa gjera te reja ka (rilindja doemos qe presupozon risi), sidomos bie ne sy perpjekja per forma te reja kinematografike, bie ne sy tendenca per t’ju larguar narracionit klasik por… te krijohet pershtypja se asgje nuk eshte ne kohen e ‘duhur‘ dhe as ne vendin e ‘duhur‘.
Per ta konkretizuar (dhe meqe behet fjale kryesisht per formen kinematografike) po marr nje shembull : nese Godard e ktheu timonin e tij duke marre kthesen e braktisjes se linearitetit te narracionit qe ne moshen 36 vjeçare (ne vitin e larget 1966, me filmin e tij “Dy tre gjera qe di për të“), kjo nuk do te thote se Coppola-s nuk ka te drejte ta beje nje gje te tille qofte dhe ne moshen 66 vjeçare. Ok. Por ne ndryshim nga ky i fundit, Godard ishte i qarte per pozicionin e tij si artist, ne pozicionin e tij ne raport me historine e Kinematografise : momenti kur ai ndermerrte nje gje te tille korrespondonte me fundin e nje epoke, me fundin e shkelqimit te Hollywoodit dhe hapjen e nje epoke te re, asaj te Televizionit. Braktisja e linearitetit te narracionit nuk ishte qellim ne vetvete por ishte menyre per ti kthyer artit kinematografik borxhin : qe nga ai moment, ishte vetë kinematografia (le cinéma) qe u kthye ne subjekt kryesor ne filmat e Jean-Luc Godard-it (ne letersi, kjo do te korrespondonte me lindjen e romanit modern, ose per shembull, te themi me “Uliksin” e James Joyce-it).

Po ta shikosh holle-holle, qe prej 5 vitesh, Coppola perpiqet te beje ekzaktesisht te njejten gje qe Godard ka filluar tashme ketu e 50 vite më pare : qofte tek “Youth without Youth, qofte tek “Tetro”, e akoma edhe me teper tek ky i fundit pra tek “Twixt”, subjekti vertete eshte vete kinematografia, subjekti i vertete eshte vetë shqetesimi i regjizorit, i artistit per formen kinematografike, per mbijetesen e saj permes gjetjes se menyrave te reja shprehese, permes dekonstruimit te narracionit, te linearitetit te tij. Por ja qe duket ashiqare qe diçka nuk funksionon… . Per mendimin tim, per Coppola-n nuk eshte as koha e duhur (vonë, shume vonë…), as vendi i duhur (USA) dhe padiskutim qe kjo lidhet edhe me karakterin dhe natyren e regjizorit (qe ne fakt, eshte nje megaloman i pandreqshem ! - dhe problemi nuk eshte pse eshte megalloman, por pse eshte i pandreqshem !). Po lexoja nje interviste te fundit te tij (ku ai evokon pikerisht kete rilindje te dyte te tij, qe prej 5 vitesh tashmë) e ku ai thosh : “d’une certaine manière, je voulais résoudre le problème que les gens ont en vieillissant, lorsqu’ils tentent d’égaler les œuvres qu’ils ont réalisées dans leur jeunesse. et c’est impossible. Chaque cinéaste affronte le même problème : il ne pourra jamais rivaliser avec un chef d’œuvre qu’il a fait à 25 ans, ” (Ne nje far menyre, me keto 3 filma doja ti jepja zgjidhje problemit qe njerezit kane ne pleqeri, kur tentojne te barazojne (tejkalojne) veprat qe kane realizuar ne rini te tyre. Por kjo eshte e pamundur ! çdo kineast perballen me te njejtin fenomen : rivalizimin me nje kryeveper qe ai ka bere kur ka qene 25 vjeç”).

Ketu me duket se qendron edhe problemi : nese do ti benim te njejten pyetje Godard-it (i cili per me teper, ka te njejten moshe me Copppola-n), ne ndryshim nga ky i fundit nuk do fliste per rivalizim, por per nje “remise en question permanente” (rivenie te vazhdueshme ne pikpyetje). E aq me pak te pretendonte se kish bere ndonjehere ndonje kryeveper ! (ne nje interviste te fundit te Godard, degjoja tek thoshte se nuk ishte i kenaqur me asnje prej filmave te tij te dikurshem, akoma me pak me ata te suksesshmit e periudhes se “nouvelle vague”; perkundrazi, te vetmit filma qe i jepnin nje fare satisfaksioni si kineast, ishin ato 2-3 te fundit e tij (”socialisme’, “notre musique”, “éloge de l’amour”).

Une fois de plus, më thuaj cili je, te te them se ç’filma bën… Ndofta kjo eshte dhe arsyeja pse filmi i ardhshem qe Coppola anunçon ne intervisten e tij, eshte perseri nje film me buxhet te larte, si ato ‘kryeveprat’ e tij te dikurshme, pra alla “Kumbari”…

Kaq e pati rilindja e zotit Coppola ??! …

ah, edhe dy fjale per “Twixt” : zhanri i filmit eshte horror : nje shkrimtar (Val Kilmer) shkon ne nje qyteze te vogel amerikane per te promovuar romanin e tij te fundit me tematike magjirat. Me ndihmen e sherifit, shkrimtari meson per disa vrasje qe kane ndodhur kohet e fundit ne ate qyteze e ku viktima eshte nje vajze e re, histori kjo qe e ndihmon ate per temen e re te romanit te tij te ardhshem.
Ne disa momente, m’u duk vetja perpara nje filmi te David Lynch-it, pastaj te Tim Burton-it, gjithe duke ndjere influencen e Godard-it. Kuptohet, ndjehet dukshem dora e Coppola-s, por çuditerisht, te krijohet pershtypja e nje filmi jo pak te influencuar nga tone regjizoresh te njohur ! Biles tani qe po shkruaj keto rradhe, po me lind ideja se ndofta e gjithe kjo ‘rilindje e dyte’ e Coppola-s nuk eshte gje tjeter veçse pasojë e nje fare hapjeje, e nje fare kinofilie recente te regjizorit, i cili ndofta me pare, kish aq shume konsiderate per veten dhe gjenialitetin e tij, sa shihte vetem kryeveprat e tij dhe kurrsesi filmat e kolegeve. Ose thene ndryshe, i drejtohej vetes ne vetën e trete, si nje far nje far… Alen Deloni !

nota per filmin : 6.0

tailer : http://www.youtube.com/watch?v=xP7cQnOcU7I

Posted on 16th April 2012
Under: Horror, USA, F. Coppola | No Comments »

“Bellflower” - film amerikan me regji te Evan Glodell

Kete djalin e quajne Evan Glodell dhe per here te pare ne jeten e tij vendosi te beje nje film. Dhe :

mblodhi 17 mije $ (hiç gje!)
e shkruajti vetë skenarin
u be vete regjizor i filmit
u be vete producent i filmit
e beri vete montazhin e filmit
luajti vete rolin kryesor ne film
rolet e tjera i luajten shoke e shoqe te tijte e ju desh dy vjet e gjysem per te xhiruar filmin
Konkluzion : filmi korri sukses te hatashem ne festivalin e filmit indipendent ne Sundance 2011 :

Tani lind pyetja : a ka bere Evan Glodell nje film te mire ??

Une them qe jo. Edhe pse kushtet (ne fakt, me sakt klishetë !!) per nje gje te tille (buxhet minimal, film artizanal… etj etj) ‘plotesohen’. Qe do te thote se ne fakt, ne kinematografi, per te bere nje film te mire nuk ka pse te plotesohen ‘disa kushte‘, sepse nuk ka pse te kete kushte per tu plotesuar.

Historia : eshte ajo e dy shokeve te ngushte, nje çik borderline (ma non troppo, ok ?) qe u eshte mbushur mendja top se po afron fundi i botes dhe shtyjne kohen duke ndertuar nje flakë-hedhese dhe nje veture tip “Buick Skylark” e vitit 1972. Deri ne momentin qe secili behet me nje dashnore…

Per mendimin tim, problemi i “Bellflower” eshte natyra e tij “shto uje shto oriz dhe behet pilafi“. Pra :
- meqe regjizori ka parë “Lost Hightway” te David Lynch-it (historia e nje burri qe nuk di t’ja beje mire ate punën gruas se tij), pse mos beje dhe ai nje film alla-lynchian ?! (çik muzike psikedelike, çik tym e ja ku ja hodhem !)
- meqe regjizori ka pare filma te Godard-it (raportet mashkulloritet-femilitet), pse mos beje dhe ai nje film me demek godardian ?! Shto pak “Mad Max”, pak ” Two-lane blacktop” (film kult i Monte Hellman, 1972), shume muzike (sidomos psikedelikeeee , se me demek duket film me gosto te holle !) dhe… ja ku doli filmi !

Shkurt : mua më vjen keq qe regjizori ka hequr picir per te xhiruar “Bellflower” (2 vjet e gjysem xhirime !), qe s’ka patur kokrren e lekut ne xhep, qe gjithshka e ka bere vullnetarçe (me ndihmen e shoqerise) etj etj, por keto nuk mund te justifikojne pelqyeshmerine ose jo timen, ne raport me filmin. Qe eshte gjithshka, vetem film poetik nuk eshte (objektiv qe dukshem duket se i kish vene vetes…).

ps: filmat Sundance e kane te keqen tek perpjekja e tyre per te imituar filmat-autor europianë; “Bellflower”, edhe pse nuk imiton ndonje syresh, prap se prap per fat te keq mbetet film tipik “made in Sundance”

4.5

trailer i filmit :
Y

Posted on 15th April 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)