Dy filma amerikanë ‘jo-Oscar’ te 2011-s :

“In Time” - film amerikan me regji te Andrew Niccol

Per inat te ceremonise Oscar, mbreme pashë nje film amerikan te 2011-s qe nuk ishte nominuar fare per ceremonine e fustaneve, por qe mua … me pelqeu fare fare :

Regjizor i “In Time” eshte Andrew Niccol, ai qe ka pas bere “Gattaca”. Ate qe ka te veçante dhe intriguese ky Andrew Niccol, eshte fakti se eshte vete skenarist dhe vete regjizor ne filmat e tij : te tille, numerohen me gishtat e dores ne Hollywood ! Per me teper, seç ka diçka autentike ne filmat e tij : fanta-shkenca perzihet organikisht me realen, gjë qe, siç kam shkruar per filmin “I’m number Four” : “filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siç thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist“.

Historia e “In Time” eshte e shkelqyer dhe s’ka ku te shkoje më intriguese : ne nje te ardhme te afert, te modifikuar gjenetikisht, njerezit nuk plaken kurrë pas moshes 25 vjeç. Por nga ana tjeter, KOHA zevendeson PARANË keshtu qe pas kesaj moshe, duhet me fitu KOHË qe te mos vdesesh. Perndryshe, i bie te vdesesh ne moshen … 25 vjeç !

Më njerën anë jane te pasurit, qe akumulojne kohë (me dhjetra e dhjetra vite!), biles edhe me qindra vite; m’anë tjeter, jane te varfrit, qe lypin (kohë), vjedhin, ose marrin borxhe (marrin kohë-borxh) te njeri-tjetri, nje apo dy dite, sa per te jetuar nje apo dy dite me teper.
Ne nje klimë te tille, heroi kryesor i filmit (Justin Timberlake - i hatashem dhe shume here më teper i mire si aktor se sa si kengetar !), i akuzuar gabimisht per nje vrasje, merr arratinë, duke marre peng nje bukuroshe ultra te pasur.

Zakonisht, filmat hollywoodiane me skenar kaq intrigues dhe interesant, e 10sin kur vjen puna tek mizaskena : me sebepin per te nxjerre sa me shume fitim, ca nga paaftesia e regjizorit, ca nga gustot mizerabël qe ata kane, filmi del nje pallagjyrë e vertete.
Ndersa “In Time” i shpeton nje mallkimi te tille : Andrew Niccol qenka regjizor jo vetem ambicioz (skenari eshte vertet origjinal dhe permbledh brenda disa nga temat më bashkekohore si ‘rina e perjetshme’, ‘paraja-kohë’ etj etj), por edhe i talentuar : me nje skenar te tille (arratia e nje çifti qe ndiqet nga pas), ne fakt, filmi nuk eshte veçse nje remake (i shkelqyer !) i filmave legjendarë si “High Sierra” (Raoul Walsh, 1941) apo “They live by night” (Nicholas Ray, 1949). Biles heroina kryesore (Amanda Seyfried)

Highslide JS nuk eshte veçse nje homazh i Anna Karinës se “Pierrot le fou” te Godard-it (1965)

Ose, nese do ta thoja disi ndryshe, ne nje fare menyre eshte kinofilia ajo qe e ka shpetuar filmin e Andrew Niccol nga rënia ne hollywoodianizëm cheap. Gje qe, sigurisht, regjizori e ka paguar qofte edhe me mos-nominimin qofte edhe nje here te vetme per Oscar !

Por… who cares ???!

nota : 9.9 !

trailer i filmit :

   

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

“Rise of the Planet of the Apes” - film amerikan me regji te Ruper Wyatt

Duke qene se kish dale ne kinema gjate muajve te verës, më kish mbetur pa pare ky film i 2011-s; kisha nje fare deshire, nje fare kersherie kryesisht per temen. Dhe ç’eshte interesant, eshte konstatimi se sot, ne kinematografi, inteligjenca (ta quajme keshtu) apo philosophical questioning pa hilé, vjen rralle e me rralle nga filmat autorialë, dhe shpesh e më shpesh nga blockbuster-a amerikanë siç eshte ky ne fjale : nje film qe vizualisht, ka nje nga motion-capture më te shemtuarat qe mund te kem parë. E megjithate, filmi ka gjera interesante brenda !

C’dua te them ?
Po ja per shembull, dua te them qe vjet, Lars Von Trier-i dhe Almodovari, qe te dy bene nga nje film; te dy jane regjizore tashme te konfirmuar. Por as njeri, as tjetri, nuk më duket se i kane shkuar deri ne fund, nepermjet filmit te tyre te fundit, asaj qe kane filluar, asaj qe kane dashur te thone, ose siç e quaj më lart, philosophical questioning e tyre. Dhe hop, del nje Ruper Wyatt, nje zanatçi hollywoodi (qe eshte evidente qe estetikisht ka gusto leshi !) por… qe arrin te thote jo pak gjera inteligjente dhe interesante ne filmin e tij ! Ndofta pikerisht sepse nuk e koncepton kinematografine si “çeshtje gustosh” ! Ndofta !

“Rise of the Planet of the Apes” eshte nje prequel, pra historia qe ai trajton (si ja moren majmunët pushtetin njeriut) ka ndodhur më pare se Ngjarja vetë, pra perpara se te filloje mbreterimi i Majmuneve (historia e njohur tashme e “Planet of the Apes” [Planetit te majmuneve] te Tim Burton-it në 2001). Duke qene se eshte prequel, pra histori me fund te ditur paraprakisht, mua më duket se merita e filmit, ose edhe më sakte merita e regjizorit (pasi historia, ne vetvete, ka qene tashme e njohur prej dekadash) qendron ne atë se si ai e trajton fatalizmin, ose edhe më sakte, fatalizmin e ketij prequel-i : spektatori e di tashme se majmunet do t’ja marrin pushtetin njeriut, pra s’ka rrugedalje. Nga ana tjeter, regjizori nuk mund te luajë karten e nje suspensi te ndonje alternative tjeter : per shkak te nje gabimi te vete njeriut, njerezimi e humb definitivisht pushtetin mbi Boten dhe pike. Por ajo qe mu duk interesante ishte fakti qe majmunet, kete gje nuk e shohin si nje mundesi per te marre pushtetin, por thjesht si nevoje ! Dhe ne fakt, filmi nuk trajton temen e pushtetit (ne sensin e moralit te pushtetit - i mire, i keq); ne te nuk flitet per ‘te mire’ e per ‘te keqinj’, por thjesht per nje gabim, per nje gafë. Sigurisht, jo te rastesishme, por per të, do flas pikerisht më poshte.

I them keto gjera, sepse mua me duket se “Rise of the Planet of the Apes” eshte shume here më tragjik dhe i trishtushem se “Melancholia” e Lars Von Trier-it (qe po ashtu trajton temen e fundit te botes) dhe shume here filozofikisht më i pa-parashikueshem : filmi i ben gjyqin nje deshire te fshehte te vete qenies njerezore : shuarjes se rraces se tij ! Fundin e Botes (ose me sakte, fundin e ekzistences se njeriut ne kete bote), njeriu e ka në vetvete, e ka ne natyren e tij, e ka si menyre te ekzistuarit ne kete bote. Pra, aktivitetet e te tij (pra te njeriut), tentojne pikerisht drejt ketij fundi ! Njeriu punon per te shkaterruar ate qe nderton.Pra, edhe pse filmi eshte i parashikueshem per nga skenari (perderisa eshte prequel, pra dihet paraprakisht si do zhvillohet ngjarja), pikeshikimi regjizorial me pelqen, eshte rradikal, nuk eshte pikeshikim melodramatik (ne kuptimin e keq qe i eshte dhene kesaj fjale).

Nje tjeter merite e filmit (dhe qe me duket se shkon kunder rrymes se producenteve hollywoodianë) eshte anti-paternalizmi i tij : raportet baba-bir jane shume interesante ne film dhe nuk jane te ujdisura.
Per shembull : babai (ne film) nuk i shpeton vdekjes, as nuk arrin te pajtohet me te birin (James Franco), i cili sigurisht qe do donte ta shpetonte te jatin, gjithe duke mos qene i afte te jete vete baba : eshte i jati i tij (plaku) ai qe i jep nje emer femijes-majmun ! Shume me vone, James Franco kupton se ai vete eshte babai i vertete i majmunit dhe per kete, i duhet te paguaje konsekuencat. Jo pak per nje film hollywoodian, apo jo ??!

Por edhe per raportet midis James Franco-s dhe femijes-mamun qe ai vete e ka rritur dhe pastaj burgosur, ka jo pak gjera interesante. James Franco i hap deren e kafazit dhe i propozon atij te kthehet ne shtepi. Por tashme eshte shume vone : majmuni-femi eshte plagosur dhe s’ka më shanc te dyte per tu rikther ne shtepine e ngrohte per te vizatuar rrathë ne muret e dhomes se tij ! Iku ajo kohe ! Ai ka plane te tjera, ka te tjera nevoja. Ne fund te filmit, James Franco kthehet te shikoje femijen-majmun te tij dhe ben nje tentative te fundit duke perdorur emocionin e natyres baba-bir : edhe kete rradhe, reaksioni i majmunit eshte i qarte : tashme ai flet dhe, nepermjet fjales-armë, eshte bere autonom ! Shtepia e tij tashme nuk eshte ajo e James Franco-s, por… bota, planeti Tokë. Dhe qe nga ky moment, filmi propozon qe ne si spektatorë te bejme dallimin midis nocionit njeri(human) dhe nocionit qenie : filmi luan jo pak me kete ambiguitet, nepermjet nocionit te fjales : te qenit njeri eshte diçka qe i jepet çdo qenieje njerezore, qe flet ose jo; ndersa te qënit, pra thjesht te ekzistuarit, fitohet ! FITOHET !

Me gjithe keto merita, per fat te keq, kinematografikisht filmi eshte nje lemeri e vertete (estetikë pertace, cliché-ske… etj etj). Keshtu qe, per mua personalisht, sado e larte te jete nota per permbajtjen (ta quajme keshtu), nota per formen do te ishte 4.
Keshtu qe mestatarja i bie… 6.5 Ose thene ndryshe : sa gjynah qe keto gjera, regjizori nuk ka dash (mundur ? ditur ?) ti thote më hijshem, më artistikisht !

nota : 6.5

trailer i filmit :

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)