Archive for January, 2012

“J.Edgar”- film amerikan me regji te Clint Eastwood

Rrofte sa malet Hollywoodi
Sa t’jete gjalle Clint Eastwoodi

(vargje popullore nga krahina e Los Angeles-it )

Me shakà, pa shakà, zor se ndonje regjizor tjeter hollywoodian do ti bente hije Clint-it, sot per sot. Vitet tutje, ky tehu : vit pas viti, nga nje film te ri. Dhe shpesh, jo te keqinj. Dhe ky i fundit, eshte i tille, biles eshte goxha i mire !

Plakushi 80 vjeçar ka shkelqyer si regjizor pikerisht kur ai ka vene ne skene histori dashurish te pamundshme : 3 filmat e tij me te mire (bërë andej nga vitet ‘90) pa dyshim jane “The Bridges of Madison County”, “A Perfect World” dhe “Unforgiven” dhe kane ne qender dashuri (sentimentale ose jo) te pamundshme, te parealizueshme.

I tille eshte dhe “J.Edgar”, filmi i tij i fundit, qe rrefen historin e bosit te FBI, atij qe e themeloi dhe ndenji 48 vite ne ate post. Dhe meqe fola per dashuri te pamundshme, ne rastin konkret e kam fjalen per ate te J. Edgar Hoover-it pra ish-bosit te FBI-se me Clyde Tolson, zevendesin e tij, me te cilin ndau po për 48 vite jo vetem punen e perditshme, por dhe gjera te tjera…, pa dyshim ne menyre te fshehte, pa dyshim ne menyre te pamundshme (sidomos per syte e te tjereve !). Nese nga njera ane duhet te pranojme se filmi, ne teresine e tij, nuk eshte veçse nje venie ne skene nga ana e regjizorit te nje skenari te shkruar nga dikush tjeter, pikerisht, më tjetren anë duhet te pranojme se ajo histori e fshehte, e pamundshme dashurie, eshte dhe pjesa më fort interesante e gjithe filmit : pikerisht tek ajo histori mund te ndjesh doren, mendjen, inteligjencen, por mbi te gjitha modestine Eastwoodit (fundja thelbi i artit te tij eshte pikerisht MODESTIA !)

ps: besoj se nuk eshte më e nevojshme te veçohet loja e mrekullueshme e DiCaprio-s…

8.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=vD99zwj-ZUg

Posted on 31st January 2012
Under: USA, Eastwood | No Comments »

“A dangerous method” - film amerikan me regji te David Cronenberg

 Kur Cronenbergu ben nje film te ri (ritmi zakonisht eshte nje here ne dy vjet), une behem shend e verë sepse ai ka nje te mire : nuk del asnjehere huq, gjithmone filmat e tij jane ose te mire, ose shume shume te mire. I fundit fare-fare, “Eastern Promises” ishte i vetmi qe me kish zhgenjyer. Dhe me kujtohet fare mire arsyeja : Cronenbergu ne ate film, notonte ne ‘ujra’ qe nuk i njihte mire : kanadezo-amerikani Cronenberg, merrej me mafjen ruse ne Londer ! Dhe bente muuuu mos njohja e mire e atij universi nga ana e regjizorit.

Kesaj rradhe, Cronenbergu vazhdon te merret me Europen, kesaj rradha me ate te fillim shek XX, e më saktesisht, me dy psikiater te medhenj te asaj periudhe : Frojdin dhe Jungun. Dhe qe per mendimin tim, bie ne te njejtin gabim si tek ai i filmit te tij pararendes : më duket se Cronenbergu nuk merr vesh fort ndonje gje te madhe nga psikanaliza, edhe pse “Nje metode e rrezikshme” eshte para se gjithash nje roman (te cilin, kineasti e ka vene ne skene permes filmit te tij, i film i cili më se shumti me nxit te lexoj ndonje ditë librin, se sa te pelqeja atë).

Mendoj se “A dangerous Method” do dilte nje seri e mrekullueshme televizive, e realizuar qofte edhe nga vete Cronenbergu sepse, per shembull, si mund ti pershfaqesh 13 ore bisede (kjo ka ndodhur realisht) midis Frojdit dhe Jungut, në 3-4 minuta kohë, e ç’eshte me e keqja, permes nje mizaskene ultra akademike ??! Shto ketu faktin qe, per fat “te keq”, çoç marr vesh jo pak nga psikanaliza, keshtu qe e kisha te pamundur te shikoja nje film 1 ore e 40 minutesh, qe rrefente nje histori prikanalitike prej 11-12 vitesh, e gjitha kjo, siç thash me lart, permes nje mizaskene ultra akademike ???! Per shembull : heroina e filmit, e semure mendore, ulet ne karrike, perballë doktor Jungut (ose me dakt, ai qendron nga prapa), dhe fillon jo vetem te flase per jeten e saj (si me çeles !! - gje e pamundur ne psikanalize !!), por dhe evokon babain e saj dhe femijerine e saj ne krye te 30 sekondave bisede !!

C’eshte per te ardhur keq, eshte fakti se filmi, i cili ka patur jo pak sukses tek publiku intelektual & inteligjent, te jep pershtypjen se eshte shitur si nje “produkt kulturor internacional”. Te njejten shije me kane dhene edhe “produktet” te tjera kulturoro-internacionale te ketij viti : filmi Nani Morettit, i Bela Tarr, i Alain Cavalier, i Aki Kaurismakit : te gjithe te krijojne pershtypjen se jane paketuar “siç duhet“, jane shitur “siç duhet“, nderkombetarizuar “siç duhet” : il sont rentrés dans leur frais - kur thote frengu ( e kane nxjerre lekun e tyre- ne shqip). Te jete kjo valle, per kinematografine autoriale europiane nje nga pasojat e krizes aktuale ekonomike ??  Ndofta !

Edhe nje mekat i fundit i filmit, edhe pse do ja beja kabull me shume deshire, nese “A dangerous method” do me pelqente qofte dhe i folur ne anglisht. Pra e kam fjalen per gjuhen e filmit. Frojdi, Jungu, gjermano-foles par excellence, tek “A dengerous method” na flasin gjithe kohen… anglisht ! Ok, une e di qe nje anakronizem i tille, ka vite dhe dekada qe eshte pranuar nga arti kinematografik (egjiptianet e vjeter, Aleksandri i madh, hitlerianët e ‘Listes se Shindlerit’ te Spielbergut etj etj, shqepen duke fol ne anglisht ne filmat qe u kushtohen atyre !! ). Une e di se, edhe e anasjellta, nuk eshte kusht qe filmi te jete automatikisht i mire (per shembull : Jezu Krishti vertet flet ne aramisht, tek “Pasioni i Krishtit’ i Mel Gibsonit, por ai eshte nje nga filmat me te qelbur, debile e imorale te gjithe historise se kinemase !!). E megjithate, te injorosh teresisht te folurin ne gjuhen autentike te personazheve historikë, me duket po aq e ezkagjeruar, sidomos per nje film te kalibrit te Cronenbergut ! Dreqi e mori ! Per me teper qe “A dengerous method” eshte i bazuar tek fjala, tek fjalët (fundja, psikanaliza me fjale behet, nuk behet me pune krahu !!) Fjala, tek ky film, eshte nje element artistik, qe integrohet ne estetiken e vete filmit. Dhe qe çuditerisht, e degjojme vetem ne anglisht…

Pra : a mos ndofta filmi i Cronenbergut do kish qene më i mire nese do kish qene ne gjermanisht ?? Sigurisht, casting-u i aktoreve nuk do kish qene ky qe eshte (Viggo Mortensen, Michael Fassbinder…); pa dyshim qe ky casting, do kish qene i nje niveli me pak prestigjoz. Por jo automatikisht më i keq ! Po ashtu, nese filmi xhirohej ne gjermanisht, do kish me pak buxhet. Ok. Por kjo prap nuk do te thote se do te ishte më i keq ! Ndofta biles mund te ishte… me i mire !

5.0

trailer i filmit :


YouTube - A Dangerous Method - Official Trailer [HD]

Mbylle

2You need to upgrade your Flash Player2

Posted on 26th January 2012
Under: USA, Cronenberg | No Comments »

“TAKE SHELTER”- film amerikan me regji te Jeff Nichols

Po e filloj sezonin kinematografik 2012 me nje atë te nje regjizori te ri amerikan, Jeff Nicols, te cilit i kisha parë para dy-tre vjetesh filmin e tij te parë fare “Shotgun stories“. Filmi i tij i dyte quhet “TAKE SHELTER” :
 Asokohe, paskam shkruar se filmi i tij me kish pelqyer, dhe mê kish bere pershtypje perdorimi i mire dhe me mend i buxhetit te vogel financiar. Ky opinion i atehershem korrespondon krejtesisht me te kunderten qe mendoj per “Take Shelter” : eshte evident se regjizori heziton ne perzgjedhjen e tij midis nje filmi intim indipendent amerikan dhe atij hollywoodian. Rezultati eshte i keq. Edhe pse skenari (qe eshte po ashtu, i vete Jeff Nicols) eshte i mire, biles shume i mire (filmi flet per paranojat e nje burri te ri, qe jeton ne nje zone te Amerikes ku ka shume tornado). Te kisha qene si regjizori, do ja kisha dhene skenarin per ta bere film ndonje regjizori tjeter, per shembull Cronenberg-ut, David Lynch-it ose pse jo Shyamalan-it ! Dhe rezultati, me te gjitha gjasat, do kish qene shuuume here më i mire !!

4.5

trailer i filmit :


YouTube - Take Shelter Movie Trailer Official (HD)

 

Mbylle

2You need to upgrade your Flash Player2

Posted on 26th January 2012
Under: USA | No Comments »

My TOP-10 list for 2011 :

Click-oni në secilen prej fotove per te shkuar direkt ne komentin perkates per secilin film :

                                      

  

 

Posted on 16th January 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

“HANNA” - film anglo-amerikan me regji te Joe Wright

  Regjizori Joe Wright eshte anglez, por kete rradhe duket te kete punuar per nje film Hollywoodian. Më kujtohet te kem pare para dy-tre vitesh nje film anglez te tijin, “Atonement”, qe nuk e paskam komentu ketu ne forum. Por me kujtohet po aq mire se filmi më kish lene shijen se ishte realizuar nga nje regjizor qe ka vetem nje qellim - si te na çudisi me talentin e tij ! Por njeherësh me kujtohet te kem thene me vete se mire qe ky duket se ka talent si regjizor, po ç’dreqin ka që insiston kaq shumë të na e imponojë ! Shkurt, filmi i tij me kish lene shijen qe na lene ajo kategori njerezish qe takojme ne jete e qe mundohen te vene më ne pah nje cilesi qe fundja e kane. Edhe pse dukshem nuk kane nevoje ta bejne nje gje te tille…

“Hanna” më pelqeu ! Shumë ! Ne ndryshim nga “Atonement” (ku me kujtohet se imazhi filmik, në jo pak raste te krijonte pershtypjen e nje ilustrimi te bukur te nje libri te bukur), tek “Hanna” imazhi jeton, merr frymë, jeton ne menyre te pavarur nga skenari, nga intriga, na ‘libri’.

Hisoria eshte e thjeshte, biles i ngjan perrallave te vellezerve Grim. Por per nga forma dhe precizioni, filmi i ngjan gati-gati “Pickpocket” te Robert Bressonit. Dhe konfirmimi i nje aktoreje shume te re : Saoirse Ronan ! (vajza qe luan tek “Lovely Bones”) : pa frike, zbulimi më i magjishem ne kinemane anglofone, keto dy-tre vitet e fundit !

9.9

trailer i filmit :
Y

Posted on 13th January 2012
Under: Thriller, USA, Aksion | 2 Comments »

“Bad Teacher” - film amerikan me regji te Jake Kasdan

 

Per mendimin tim, “Bad teacher” eshte homazhi më i bukur qe i eshte bere deri më sot komedise sime më te preferuar all-time ever : “Serial Mom” te John Waters (1994.
E them kete sepse, perveç faktit qe filmi me pelqen per nga forma (nga cilesia kinematografike - te themi), persa i perket permbajtjes, filmi eshte i te njejtit princip me ate te “Serial Mom” : personazhi kryesor, nje egoiste (qelbesirë) e vertete, eshte e rrethuar nga personazhe qe nuk jane më pak egoistë (qelbërsira) se ajo !
Nga ana tjeter, me vjen ne mendje ajo qe lexova rastesisht nga nje filozof francez jo pak kinofil (Alain Badiou) ku shprehej se e donte shume nje komedi franceze te titulluar “Le père Noël est une ordure” (”Plaku i Vitit te Ri eshte nje qelbësirë e vertete”) pikerisht per arsye te dhunes qe permban ne vetvete satira e filmit. Do te thoja identikisht te njejten gje per “Bad Teacher” (dhe ne fakt, te njejten gje kam thene sa here kam pare -nje zot e di se sa shpesh !!- “Serial Mom”).

Duke pare “Bad Teacher”, kisha frike se mos filmi shkiste në shinat e “politically correct”. Por jo ! Deri ne minuten e fundit, filmi i mbetet besnik ‘programit’ te tij qe ka jo pak surpriza (qe nga guximi per ti dhene Justin Timberlake-it rolin e nje shpifaraku antipatik, e deri tek mbyllja - qe nuk po e them).

Cameron Diaz - e hatashme (si zakonisht !)

9 !

trailer i filmit :
YouT

Posted on 13th January 2012
Under: USA, Komedi | No Comments »

“I’m Number Four” - film amerikan me regji të D.J. Caruso


Nuk paska te sosur 2011-a . Po shoh keto dite disa filma qe kishin dale vitin qe shkoi (2011), por qe me kishin shpetuar, edhe pse fort kisha dashur tu hidhja “nje sy”. Dhe bera mire qe i hodha jo vetem nje sy, por dy, ketij filmi.
Ne fakt, D.J.Caruso qenka vertet regjizor i talentuar, sepse edhe filmi i meparshem i tij “Eagle Eye“, me kish pelqyer !
I’M NUMBER FOUR” eshte i zhanrit fantastik me aksion, në te njejten linjë me sagat si “Harry Potter”, “Twilight”, “Narnia” etj. Por ne ndryshim nga keta, filmi ne fjale ka nje te mire te madhe dhe fort te rendesishme, per syte e mi : filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siç thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist.

9.5

trailer


YouTube - I am Number Four - Official Trailer [HD]

Posted on 12th January 2012
Under: Sci-Fi, USA, Aksion | No Comments »

“Oki’s movie” dhe “Grate e miqve te mi”- dy filma koreanë me regji të Hong Sang-soo

 

Dy filma te shkelqyer te koreanit Hong Sang-soo !

Grate e miqve te mi” ka pas dale ne 2010-n, por e kisha humbur;

Oki’s movie” sapo ka dale, eshte film i 2011-s. Më mrekulloi ! Thuhet se regjizori e ka xhiruar per… 13 dite !! As dy jave xhirim !! (po me kujtohet i mrekullueshmi “Caterpillar” i Wakamatsu-se, i xhiruar po ashtu në 10 ditë !!). Duhet te kete ndonje alkimi qe prodhohet midis rapiditetit te xhirimit te nje filmi dhe gjenialitetit te nje regjizori, dhe qe rezulton me filma te bafasueshem, magjikë. Waw !

Po mendoja se koreani Hong Sang-soo, “ç’faredo qe te ‘ndodhë“, eshte definitivisht trashegimtari i vetem i francezit Eric Rohmer. Eshte ca abuzuese te flasesh per trashegimtar, sepse nuk do te thote ndonje gje te madhe. Por nese e marrim ne sensin e nje çuarje më tej, më lart, si respekt por dhe tejkalim te punes se nje ‘nxenesi” ndaj mjeshtrit te tij, Hong Sang-soo meriton plotesisht kete ‘titull’ !

Por mund ta lexoj edhe ndryshe filografia e koreanit “pijanec” : emri i tij do ta vija me gjithe qef ne listen e atyre pak regjizoreve te rij (te them 30-40 vjeçare), filmat e te cileve asnjehere nuk me kane zhgenjyer (ky zhgenjim ka me se tepermi lidhje me ate qe quhet rendon “integritet artistik” te nje regjizori, sesa me persosmërine e nje film X apo Y te tij).

Sa per dy filmat ne fjale : nga nje 10 secilit !

Oki’s movie” trailer :
YouTube - Oki’s movie - Bande-annonce VOST

Posted on 12th January 2012
Under: Korea e Jugut | No Comments »

Crazy, Stupid, Love - komedi amerikane me regji te John Requa & Glenn Ficarra

 Prezantimi i intrigave dhe i personazheve nuk eshte keq. Por duket sikur ky film sentimentalo-komik, me shume i meshon romantikes se sa komikes ! Por eshte dhe problemi i aktorëve : Steve Carell duket sikur na perserit te njejtin numer humoristik (qe e njohim déjà), Julianne Moore dhe Kevin Bacon duken si figurantë dhe nuk ’shfrytezohen’ ne kapacitetin e tyre si aktorë, ndersa Marisa Tomei luan keq. Mbetet Ryan Gosling, por dhe personazhi i tij nuk arrin ti imponohet filmit : nata qe kalon me Emma Stone eshte i vetmi moment qe me “zgjoi”.

6

Posted on 9th January 2012
Under: USA, Komedi | No Comments »

“Un été brûlant” (NJE VERË PERVELUESE) - film francez me regji te Philippe Garrel

  

Kesaj i thone ç’i thonë : Monica Bellucci luan në nje film te Philippe Garrel-it (filmat e te cilit, zakonisht nuk i kalojne gjithesej-gjithesej 5 mije spektatoret ). Por as prezenca e saj nuk duket ta kete shtyre miletin te shkoje te shohe “Verën perveluese” te tij : me Belluç, pa Belluç, Garrel-i nuk shitet, as ne kuptimin komercial te fjales, por as edhe edhe ne kuptimin figurativ te fjales.

Film i mire. Te cilin po ta shikosh holle-holle, eshte nje variacion i “Anna Karenines” se Tolstoit. Vetem se Garrel, kesaj rradhe do te na thote që, në shekullin e XXI, Anna Karenina mund te jete… nje djalë ! (rol i luajtur nga aktori Luis Garrel, djali biologjik i regjizorit).

Vjet, kam pas pare nje tjeter film te bazuar zyrtarisht ne romanin e Tolstoit : filmin “Chouga” te regjizorit kazak Omirbaev. Me ka pas pelqy jashte mase.
Ndofta eshte pikerisht “Chouga” qe me ‘detyron’ ti vë nje note disi më te ulët se 10-a filmit te Garrelit.

Por dhe 9-a nuk eshte keq !

trailer :

Yo

Posted on 6th January 2012
Under: France, Venezia | No Comments »

“SHAME” - film anglez me regji te Steve McQueen

  Duhet te kete qene forca e aktit politik te Bobby Sands (greva e pakthyeshme e urise) ajo qe e bente “HUNGER“, filmin e pare te anglezit Steve McQueen, nje film te shkelqyer. Perndryshe, nuk kam si e shpjegoj zhgenjimin qe pesova nga filmi i tij i dyte, “Shame”. Biles nuk eshte as pune zhgenjimi, eshte me se shumti pune turpi (qe ndjeva) nga disa qendrime morale (te themi keshtu) te regjizorit (te cilat, deri edhe ai francezi i paturpshem,Gaspar Noé i “Irréversible”, do ti kishte zili!!).

4.0

trailer :


Shame (2011): trailer - YouTube

Posted on 6th January 2012
Under: Angli, Venezia | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)