Archive for October, 2011

“This is not a film” - film iranian me regji te Jafar Panahi

 

Jo me shume se para dy-tre muajsh, e kemi evokuar ketu ne forum Jafar Panahin, regjizor iranian i izoluar ne arrest shtepie ne Teheran, nen pretekstin e pjesemarrjes ne revoltat e fundit ne Iran, pas manipulimit te zgjedhjeve ne 2009.
Perderisa gjykata e shkalles se pare ka dhene urdher qe ai te mos beje film te ri, ç’fare ben Panahi, ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e Apelit ? I mbyllur ne shtepi, me kameren e tij, fillon e ben diçka qe “nuk eshte film”, meqe te beje filma, i ndalohet !
C’fare, konkretisht ?
1001 gjera : fillon dhe tregon se si do te ishte filmi i tij i ardhshem, duke improvizuar pak a shume si tek ‘dogville’ e Lars von Trierit, por brenda ne sallonin e shtepise se tij, duke i lexuar vete dialogjet, vete levizjet e aktoreve :

  Pastaj, kur e kupton se nje gje e tille eshte e pamundur, fillon e vendos ne dvd disa fragmente te filmave te tij te dikurshem. Komenton ndonje prej tyre.
Pastaj merzitet…
Pastaj dikush i vjen per vizite…

Pastaj vjen fundi i filmit. magjistral. per tu futur ne antologjine e skenave me te hatashme te filmave te ketyre viteve te fundit.

“This is not a film”, mund te mos jete film (titulli eshte dyfish ironik !), por ne 1 ore e 30 minuta, une pashe shume here me teper kinematografi se sa ne pothuaj te gjithe filmat e mbledhur bashke te 2011-es !

Bravo Panahi !This is CINEMA !

9.90

http://www.youtube.com/watch?v=k-1bjMZiHBY

Posted on 12th October 2011
Under: Iran, Cannes | No Comments »

“Attenberg” - film grek me regji te Athina Rachel Tsangari

 

Gjysem gjenial, gjysem tangerlliks.
Gjysem i arrirë, gjysem i shkuar dëm.

Keto jane ‘gjysmat’ qe me erdhen ne mendje, pasi pashe kete film grek, i pari i kesaj regjizoreje te re. Qe eshte, gjithsesi, shume here me pak mbreselenes se “Dogtooth” i Giorgos Lanthimos, nje tjeter film grek i nje regjizori qe pata pare para dy vitesh.
Thene ndryshe, “Attenberg” eshte nga ato filma qe pas pak kohesh, do tu harroj emrin, e do harroj qe i kam parë…

5.5

trailer i filmit :

//
YouTube - ATTENBERG Teaser Trailer EN

Posted on 12th October 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Restless” - film amerikan me regji te Gus Van Sant

Nese nuk mund ti hiqet nje merite Gus Van Sant-it, eshte fakti qe i ka provuar te gjitha (te gjitha i ka provuar GVS-ja, te gjitha ) : edhe filmat indipendentë (”Elephant”, “Paranoid Park”…), edhe filmat ‘eksperimentale’ me buxhet pothuaj zero (”Gerry”), edhe hollywoodiane (”To die for”, “Good will hunting”, “Finding Forrester”).
Ky “i rradhës”, Restless, eshte diku midis filmit indipendent dhe atij me demek “per publikun e gjërë” dhe rrefen historine e nje vajze te re, Anabelës, e semure me kancer ne grade te fundit (i kane mbet edhe nja dy-tre muaj jete) e qe takon nje djale te ri i cili, nje e dy, e do me vra veten. Lidhja e tyre dy-tre mujore rrefehet ne film.

Perpara se te fillonte “Restless”, ne kinema u transmetuan reklamat. Njera prej tyre, ajo per xhinsin Levi’s, e ka slloganin : “Live your life, it’s your life“.

Ne fund te filmit, po mendoja qe, edhe filmi, nuk ka ndonje peshë kushedi ç’farë më te madhe se reklama ne fjale. Nuk ‘fluturon’ kushedi ç’farë më lart se Levi’s

5.8 - me mik !!

ps: ah, se harrova : sa e bukur kaperdina e ksaj gocëëëës !!!

Posted on 12th October 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)