Melodiya dlya sharmanki (”MELODI PER PIANOFORTE”)- film rus me regji te Kira Muratova-s

Miku yne fuorisync më kish folur vite me pare per Kira Muratoven (regjizore ruse qe nuk kish mundur te realizoje fort filma gjate periudhes sovietike) por qe me ne fund, fale perestrojkes, ne 1989-n kish realizuar “Astenicheskiy sindrom” (The Asthenic Syndrome) - pa dyshim filmi i saj me i famshem - fitues i Ariut te Argjende ne Berlin, ne 1990.

   Falë më te shkelqyeshmit dhe më kinofilikut emsion televiziv ne bote, pra fale “fuori orario”-s se RAI3, para nja nje viti kisha mundur te shikoja, më ne fund, “The Asthenic Syndrome”. I cili me kujtohet se më pat lene shakull ! Pra, nga ata filma te shkelyer qe nuk ke ç’u ‘komenton’ (sepse, sipas kesaj rradakes sime, ka filma te shkelqyer per te cilet ke 1000 gjera per te thene, sikurse ka dhe filma te shkelqyer qe te lene pa fjale). Ky bente pjese tek keta te dytet.

Nese do ta permblidhja ne nje menyre shume, por shume te reduktuar, dukej se gjuha filmike e Muratoves (te pakten, tek filmi ne fjale, pra tek “The Asthenic Syndrome”) eshte diçka midis asaj te hungarezit Tarr dhe JL Godard-it. Ose thene skematikisht, imagjinoni nje skene “te çmendur” alla-Bela Tarr, por te montazhuar nga Godard-i ! Filmi zgjaste 2 ore e gjysem, pjesa e pare eshte ne bardh e zi, dhe perqendrohet rreth personazhit te Natashes, mjeke tek të 50-at e cila, pasi i vdes burri, mbyllet ne vetmine e saj, braktis punen dhe fillon te sillet kot neper rruge duke transformuar dhimbjen per te shoqin ne urrejtje ndaj njerezve. Ne qender te pjeses se dyte te filmit eshte Nikolai, qe papritmas zgjohet nga gjumi qe e ka zene ne nje kinema, ku shfaqet pikerisht nje film bardh-e-zi qe nuk eshte gje tjeter veçse gjysma e pare e filmit (bardh e zi) per te cilin fola pak me lart !

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Tani dalim tek filmi i fundit i Muratoves, pra “Melodi per pianoforte” te cilin sigurisht, edhe kete, e pashe falë “fuori orario”-s (eshte mekat qe filmat e kesaj regjizoreje nuk kane mundur te gjejne distributor ne France, vend ku fundja nuk mungojne llojshmerite e filmave).

Film i mire, por qe i mungon magjia (apo llaftaria - do thosh Lasgush Poradeci) e “Astenicheskiy sindrom”. Por qe ka nje merite te padiskuteshme : nje perdorim i hatashem i kameras DV, me te cilen eshte xhiruar i gjithe filmi (nga kjo ane, rezultati eshte nga më brilantet qe me kane zene syte !).

Melodi per pianoforte” eshte historia dhe rrugetimi nga nje tren ne nje stacion treni, nga nje stacion treni ne nje shtepi, nga nje shtepi ne nje kazino, nga nje kazino… (e keshu me rradhe) te dy femijeve te braktisur, Aljoshes dhe Nikites. Filmi te kujton ata te miret e realizuar nga Wim Wenders-i ne vitet ‘70 (”Im lauf der zeit”, “Der Amerikanische Freund”, “Der Stand der Dinge”), por mua me duket se “Melodi per pianoforte” nuk e tejkalon der stand der dinge (gjendjen e gjerave)…

7.8

  

2 Responses to “Melodiya dlya sharmanki (”MELODI PER PIANOFORTE”)- film rus me regji te Kira Muratova-s”

  1. Heldi Says:

    Rrike ne France dhe shikoke Fuori orario nga Rai3 ?! E merr dhe ne France apo via satelit ?!
    Enrico Ghezzi eshte nje kinofil ekstrem i vertet!! Me ka ndodh te shikoj ca filma nga Fuori orario dhe mua edhe se jo shume shpesh per shkak te orarit te vonshem dhe filmave qe sigurisht vetem shpejt e dinamikerisht nuk rrjedhin por perkundrazi..plus,sic thashe, me ate orar goxha te vonshem,nuk eshte cudi te te zere gjumi me telekomande ne dore !
    Transmetojne filma vertet te vecante,te panjohur,polake,ceke,ruse,japoneze etj qe me antikomercial nuk behen !! Vertet te guximshem ata te Rai3-shit !! Dhe bravo u qofte pasi ne nje bote ku te mbytin filmat hollivudian supersiperfaqesor,per filma e njerez qe dashurojne kinemane (ne kuptimin me te paster me …antimaterial) ka vertet nevoje !
    Filmat e kesaj kineastes s’di te kem pare ndonje fragment, por persa i perket programacionit fuori orario,mbaj mend njehere qe pasi pashe hyrjen,recensionin tipik e teper personal qe Enrico Ghezzi ben zakonisht (para atij sfondit te bardhe dhe me fjalet e pasinkronizuara qe duket sikur vijne nga ndonje stacion radiofonik i nja 50 viteve me pare) u bera vertet kurioz te shikoja dhe filmin !! Me terhoqi vertet recensioni i tij !Filmin ne fjale quhet Il deserto dei tartari !Me ka pelqyer goxha,vertet i bukur ! Nuk e di nese Autori,apo ndokush tjeter e ka pare dhe ca mendon !

  2. autori Says:

    Per te thene nje te vertete, nuk e shikoj shpesh ‘fuori orario’-n, sepse nje pjese te mire te filmave qe transmetohen, ose i kam pare tashmë, ose kam menyra te tjera per ti pare (DVD, ne retrospektive ne kinema, etj etj).
    RAI3 e shikoj permes satelitit, por nuk më la mendja te rri ne 3 te nates zgjuar (lol), thjesht regjistroj ate qe me intereson per te pare dhe kaq.

    Jo, per fat te keq nuk e kam pare ndonjehere “Il deserto dei tartari”. Eshte i Valerio Zurlinit, regjizor i respektueshem italian, te cilit i kam pare disa filma te tjere (Estate violenta, La Ragazza con la Valigia,

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)