Archive for August, 2011

“BRIDESMAIDS” - komedi amerikane me regji te Paul Feig

Edhe pse regjizor i ketij filmi eshte Paul Feig, producent eshte Judd Apatow, keshtu qe ai fare mire mund te futet ne prodhimet “made in Apatow”. Nga ana estetike, filmi as nuk eshte, as nuk pretendon te jete stimulues. Amà i ndershem dhe komik eshte aq shume sa qe ndonje komedi te tipit “There’s Something About Mary” me Cameron Diaz, e delegon ne rangun e komedive “me buzeqeshje te ngrirë”.

Rrugetimi i eksperiencave dhe ndjenjave te Heroines më duken ekzakt dhe prekës, per më teper qe regjizori e merr me ngé (ne kuptimin e mire) historine qe tregon, duke i shtriqur situatat deri sa ato keqesohen pa kthim ! (po e quaj kete gje ç’rregullim te rehatisë skenaristike). Pra filmi ka vertet nje sens te brumezimit (ngjeshjes) se materialit te perdorur, po aq sa edhe nje sens te forte te çrregullimit te rehatise skenaristike, gje qe e vë re shume shume rralle ne komedite e sotme. Aq eshte evidente kjo gje, sa filmi më shume te sjell ndermend ndonje Cassavetes sesa vellezerit Farelly, edhe pse qeshja me lot gjithe kohen ! Ne kete sens, “BRIDESMAIDS”, gjithe duke mbetur thellesisht komedi, çan serizisht shtigje te seriozitetit kinematografik. Sigurisht, filmat “made in Apatow” e kane filluar tashme kete rruge, por “hileja” e tyre ishte se i largoheshin jo pak komedise, ne kuptimin e te qeshures “me gjithe zemer“. “Bridesmaids” eshte e kunderta : komedi e mirefillte (ne kuptimin e asaj qe pronohet zakonisht si komedi, si “qeshje me gjithe shpirt”), gjithe duke na kujtuar… Cassavetes !

9.9

Posted on 30th August 2011
Under: USA, Komedi | 2 Comments »

La piel que habito (Lëkura nën te cilen jetoj) -film spanjoll me regji te P.Almodovar

   Isha gati ta adhuroja kete film sepse Almodovari, kur eshte ne timon dhe drejton filma te tipit “B movie“, rezultati mund te jete interesant (psh filmat “Kika”, “La Flor de mi Secreto”, “Carne Tremula”).

Por me kete film… jo. Gati-gati po, por… jo.

Ne pamje te pare, filmi ka elementet e nje “B movie” me thekse ekzagjeruese (jo ne sensin e keq te fjales) te nje Opere. Biles edhe fantastiko-shkencore. Ok, asgje e keqe ne kete mes. Por ne gjirin e seciles skene, filmi nuk permban pothuaj asnje delir ! Per fat te keq, më së shumti nje far’ heaviness, gjëje te rende ndihet ne film…

Mua me duket se Pedro Almodovar eshte kryesisht kineast pataud (pak i rende, pak rrotë, pak i lehtë … pak nga te gjitha keto) dhe historia e filmit (nje mjek qe… nuk po e them !) ka tmerresisht shume densitet, keshtu qe regjizori, me duket mua, nuk ja del mbanë. Do ja dilte, nepermjet ndonje levizjeje prej maestroje. Por kjo mungon…
Flash-backs-et jane te rende, peshojne nga nje ton secili. Ndersa kur kthehemi ne te tashmen (e historise), duket sikur ndodh ndonje habi e çuditshme. Filmi nuk dridhet (nga emocioni), por duket sikur “jep zgjidhje”, imponohet. Ose si ta them ndryshe : emoconi i vetem qe transmeton eshte i tipit : “oh, dakort”, ose “aaaaa, prandaaaaaj !”, si puna e nje nje miku fjaleshume qe nuk e ke taku prej kohesh dhe qe perpiqet te tregoje vitet e jetes se tij permes detajeve dhe ti pergjigjesh pas çdo detaji : “aaaaaa, e shef ti”, ose “eeeee, te kuptoj, te kujtoj”. Keshtu dhe filmi : detaje te pafundme, por nuk ndihet se ç’fare pasioni, ç’fare marrezie i “gerryen” personazhet e filmit (qe nuk jane te paket). Brumi eshte : jo pak gjera mund te beheshin me kete idene e lekures si maskë (titulli i filmit eshte “Lekura nen te cilen jetoj” !), idenë e brishtesise se mureve ndares midis Njeriut dhe Botes e plot e plot te tjera ide.
Mund te beheshin !
Por … jo, s’kish qene e thene…

6.8

Posted on 30th August 2011
Under: Sci-Fi, Cannes, Spanje, Almodovar | No Comments »

“Melancholia” - film danez me regji te Lars von Trier

Filmi i fundit i LVT (Lars von Trier-it) eshte film i sinqerte, por mbi te gjitha i thjeshte, shume i thjeshte biles (per nga idete, kuptohet) : s’ke ç’shpreson tek rraca njerezore. Ne thelb, kjo eshte ideja e filmit.
Po aq i thjeshte eshte pitch-i (intriga) e tij : Justina, nje grua e re, shperthen diten e dasmes se saj : i ben naften burrit, dasmes, ngritjes ne post (propozim qe pronari ja ben dhurate pikerisht gjate dasmes), pronarit vetë etj etj. Shkurt, dasma kthehet ne apokalips.
Te nesermen, nje planet qe quhet “Melancholia” perplaset me token dhe ndodh nje apokalips edhe më i madh se ai i nje nate me pare (ai i dasmes) : shuhet jeta ne Tokë.
Kjo eshte intriga e filmit.

Antichrist“, filmi i parafundit i LVT-se ishte më guximtar, me kurajoz, me inatçor : ndofta më pak i arrirë, por amà me i pasur (ne ide), më trazovaç. Biles edhe prolog-u i “Melancholise” (sfilate fotosh, te filmuara ngadalshem, e qe tregojne fundin e intriges se filmit) te kujton prologun e ‘Antichrist’, po ashtu i filmuar ngadalshem, muzike ‘rrenqethese’, imazhe onirike qe tregojne ne mos fundin e intriges, gjenezen e saj. Dua te them qe nuk ka ndonje ’shpikje’ te re : sikunder “Manderlay” ecte ne gjurmet e “Dogville”, de toute évidence “Melancholia” ecen ne gjurmet e “Antichrist”-it. Biles po mendja : a do kete nje kapitull te trete, qe te duket si trilogji, apo do mjaftohet me dy, sikurse ne rastin e dogville+manderlay ? (i nisur per tre, gjithsesi).

Por mund ta marrim edhe me rradhe :

- Prologu i filmit mund te thuhet se eshtepasionues (per vete, më beri magji), por duhet me e pranu qe te imitosh pikturen romantike gjermane ne nje film dhe te thuash ‘me ulurima’ se merr vesh nga piktura, sikur nuk te ben fort nder si regjizor… nejse, ja falim i çik…

  

- Pjesa e pare e filmit : titullohet Justine. Zgjat nja nje ore. Eshte diçka midis “Festen” (nje film tjeter danez i viteve ‘90) dhe filmave te Bergmanit : “gezim” i programuar tek nordikët, pergjate nje dasme - gjë jo pak e parë tashmë, neper filma nordikë; Amà LVT di si ta filmoje heroinen e tij, Justinën. Kjo po. Do kisha verejtje per disa gjera te tjera, per shembull skenat e vallezimit gjate dasmes, te pershfaqura me nje banalitet … lere lere… . po nejse dhe kjo, ja falim.

- Pjesa e dyte e filmit titullohet Claire (Klara) - emri i motres se Justines. Mua më duket se LVT mashtron nje çike me kete punen e titullit “Claire” : sikur nuk ka ndonje portret kushedi ç’ë te Klarës ne kete pjese te dyte dhe te fundit te filmit qe do ishte më mire te titullohej “Justina, Klara dhe ‘Melancholia’ “. Kshu po. Por ngaqe qellimi, me sa duket, ka qene dualizmi midis dy motrave, LVT ka kujtu se po na e hudh, duke emeruar kapitullin e dyte te filmit me emrin e motres se heroines. nejse dhe kjo…
Por pjesa e dyte sigurisht qe eshte më pasionuese se e para. Frika nga ardhja e planetit pershfaqet shume mire, u pasionova une para ekranit : makro-katastrofa (mberritja e planetit “Melancholia”) e pershfaqur nepermjet mikro-katastrofes (familja); e vogla ne infinit (vaniteti- kotesia e pasioneve njerezore), brenda te madhes ne infinit (universi, mekanizmat e tij… etj etj).

Shkurt (e gjate) muhabeti, filmi mua më terhoqi, por e vetmja pyetje qe me erdhi ne mend kur po dilja nga kinemaja, ishte : nese do te më jepej mundesia per ta ripare filmin ndonje ditë, a do kisha deshire ta rishihja ? Vallahi jo ! Sepse me duket vertet i varfer ne ide e ne te gjitha. Pastaj, jo per tu kap, por seç kane diçka prej “demodeje”, keta filmat e ketyre regjizoreve qe merren me keto labirinthet e shpirtit njerezor : Bruno Dumont me shtazoren tek njeriu; Lars von Trier me bipolaren (melankolinë) tek ariu. Une nuk kam gje kunder bipolarëve, por ja që, që prej filmave te Tarkovskit (filmat e te cilit sigurisht qe notonin ne te njejtat ujra), nuk shoh ndonje regjizor tjeter te me mrekulloje, ose thene ndryshe qe te kem deshire tu rikthehem e rikthehem filmave te tyre, siç i rikthehem nje “Stalkeri” apo edhe nje “2001: A Space Odyssey”.

Dhe ne fund te fundit, na marrte te keqen e rraces Lars von Trieri ne : e pse s’paske ç’shpresoke ke rraca njerezore ?

nota : 7.0

Posted on 16th August 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Super 8″ - film amerikan me regji te J.J. Abrams

 

Une nuk e kisha bere ndonjehere lidhjen midis Matt Reeves, regjizorit te filmit “Cloverfield” dhe producentit te po atij filmi, J.J.Abrams : paskan qene shoke femijerie, shoke universiteti e keshtu me rradhe ! “Cloverfield” ka lene gjurme keto vitet e fundit, falë meritave te tij kinematografike ne aspektin e filmave-kamer-subjektive (tip “Blair witch project”). Ndersa J.J.Abrams qenka edhe regjizor i shume serive te famshme televizive, tip “Undercovers”, “Fringe”, ose skenarist i serise ‘Lost’. Dhe regjizor i ‘Star Trek’ (nuk e kam pà…, e s’di ç’a t’them). Dua te dal ketu që, siç paska nje bandë “Appatow” ne Hollywood, paska dhe nje bande tjeter shokesh : ajo e J.J.Abrams & co.

Nese nuk gabohem, u bene nja 7-8 jave qe “Super 8” ka dale ne USA; nuk di ne e ka pare ndonje nga keta amerikanet qe çoç vijne ndonjehere ketu tek kinoditari yne. Do ua keshilloja ta shihnin. Ja vlen.

Filmi eshte puro blockbuster, por fatmiresisht eshte puro kinematografi, too. C’eshte e sigurt, eshte se drejtimi artistik i filmit eshte impeccable : kam pershtypjen se “Super 8″ mund ti pelqeje shume publiqeve (nje publik, shume publiqe) njeheresh : edhe femijeve, edhe te rriturve, edhe nje pjese te kinofileve, edhe nje pjese te anti-kinofileve, dhe veçanerisht nostalgjikeve te viteve ‘80, ata qe jane rritur me “E.T” e Spielbergut ( i cili ne fakt, eshte producent i ketij filmi !!).

Me nje fjale : nje film spektakolar, pasionues, emocionues, inteligjent, eksitues, nostalgjik, prekës !
Jo pak per nje film hollywoodian, apo jo ??!

nota: 9.2

Posted on 16th August 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Yellow Sea” (the Murderer) - film jug-korean me regji te Hong-jin Na


 

Titulli origjinal i ketij film eshte “Hwanghae” (emri i nje province ne Korene e Veriut); ne vendet anglofone ai ka dale me “Yellow Sea“, ndersa ne France nen titullin anglez “The Murderer“. Ne Shqiperi mund te dale nen titullin “Bakllavaja” (jo per gje, por se eshte dhe ramazan )

Stina e verës shquhet per shkretetiren e filmave (por ne pergjithesi, 2011 ka qene goxha shkretetire). Por edhe pse isha betuar se nuk do shkoja te shihja më filmat e ketij regjizori (te cilit para dy vitesh i kisha pare “the chaser”, film qe s’kisha marre as mundimin me e komentu ketu), e hengra ate kokerr ulliri dhe shkova pashë kete te fundit. Me befte mire, se me doli per hajër : kokrra e ullirit doli e mire, filmi më pelqeu !
Ne fakt, nga ana skenaristike, nuk kuptova gjo, perveç faktit qe behet fjale per nje shofer taksie kinez, por qe jeton ne nje province kufitare me Korene, te populluar nga ‘joseon-jok’-ët, nje minoritet korean, fort i paragjykuar ne Kinë.
Ky taksisti qe ben nje jete me teper se mizerabel, nga halli pranon te shkoje ne Kore te Jugut per te vrare dikë, ne kembim te nje shume parash. Por punet nuk i ecin siç i kish parashikuar (ketu une nuk kuptoj asgje nga peripecite skenaristike; pune e madhe fort ! ).

Filmi shkelqen pikerisht gjate sekuencave te dhunes, dhunë bazike, primare, të tmerrshme, por te vëna ne skenë pa “guilty conscience”, te vëna ne skenë natyrshem nga regjizori, pa patur nevoje qe ta vrase ndergjegja per ndonje far’ vetëkenaqesie te semure. “Yellow Sea” sukseson pikerisht aty ku deshtojne filma te ngjashem per nga tematika si “The American” apo “Der Räuber“(Hajduti) : regjizori korean nuk ka realizuar “images justes” por juste des images !

8.8

 

Posted on 16th August 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

Melodiya dlya sharmanki (”MELODI PER PIANOFORTE”)- film rus me regji te Kira Muratova-s

Miku yne fuorisync më kish folur vite me pare per Kira Muratoven (regjizore ruse qe nuk kish mundur te realizoje fort filma gjate periudhes sovietike) por qe me ne fund, fale perestrojkes, ne 1989-n kish realizuar “Astenicheskiy sindrom” (The Asthenic Syndrome) - pa dyshim filmi i saj me i famshem - fitues i Ariut te Argjende ne Berlin, ne 1990.

   Falë më te shkelqyeshmit dhe më kinofilikut emsion televiziv ne bote, pra fale “fuori orario”-s se RAI3, para nja nje viti kisha mundur te shikoja, më ne fund, “The Asthenic Syndrome”. I cili me kujtohet se më pat lene shakull ! Pra, nga ata filma te shkelyer qe nuk ke ç’u ‘komenton’ (sepse, sipas kesaj rradakes sime, ka filma te shkelqyer per te cilet ke 1000 gjera per te thene, sikurse ka dhe filma te shkelqyer qe te lene pa fjale). Ky bente pjese tek keta te dytet.

Nese do ta permblidhja ne nje menyre shume, por shume te reduktuar, dukej se gjuha filmike e Muratoves (te pakten, tek filmi ne fjale, pra tek “The Asthenic Syndrome”) eshte diçka midis asaj te hungarezit Tarr dhe JL Godard-it. Ose thene skematikisht, imagjinoni nje skene “te çmendur” alla-Bela Tarr, por te montazhuar nga Godard-i ! Filmi zgjaste 2 ore e gjysem, pjesa e pare eshte ne bardh e zi, dhe perqendrohet rreth personazhit te Natashes, mjeke tek të 50-at e cila, pasi i vdes burri, mbyllet ne vetmine e saj, braktis punen dhe fillon te sillet kot neper rruge duke transformuar dhimbjen per te shoqin ne urrejtje ndaj njerezve. Ne qender te pjeses se dyte te filmit eshte Nikolai, qe papritmas zgjohet nga gjumi qe e ka zene ne nje kinema, ku shfaqet pikerisht nje film bardh-e-zi qe nuk eshte gje tjeter veçse gjysma e pare e filmit (bardh e zi) per te cilin fola pak me lart !

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Tani dalim tek filmi i fundit i Muratoves, pra “Melodi per pianoforte” te cilin sigurisht, edhe kete, e pashe falë “fuori orario”-s (eshte mekat qe filmat e kesaj regjizoreje nuk kane mundur te gjejne distributor ne France, vend ku fundja nuk mungojne llojshmerite e filmave).

Film i mire, por qe i mungon magjia (apo llaftaria - do thosh Lasgush Poradeci) e “Astenicheskiy sindrom”. Por qe ka nje merite te padiskuteshme : nje perdorim i hatashem i kameras DV, me te cilen eshte xhiruar i gjithe filmi (nga kjo ane, rezultati eshte nga më brilantet qe me kane zene syte !).

Melodi per pianoforte” eshte historia dhe rrugetimi nga nje tren ne nje stacion treni, nga nje stacion treni ne nje shtepi, nga nje shtepi ne nje kazino, nga nje kazino… (e keshu me rradhe) te dy femijeve te braktisur, Aljoshes dhe Nikites. Filmi te kujton ata te miret e realizuar nga Wim Wenders-i ne vitet ‘70 (”Im lauf der zeit”, “Der Amerikanische Freund”, “Der Stand der Dinge”), por mua me duket se “Melodi per pianoforte” nuk e tejkalon der stand der dinge (gjendjen e gjerave)…

7.8

  

Posted on 1st August 2011
Under: Rusi | 2 Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)