Archive for July, 2011

“My litte princess” - film francez me regji te Eva Ionesco-s

 Cili eshte ai qe nuk ka thene te pakten nje here me vete : “ah sikur te behej nje film mbi jeten time !” Duhet te jete ne natyren e njeriut nje deshire e tille, dhe kjo deshire duhet te kete lindur bashke me lindjen e kinemase.
Keshtu qe, “me rregull treshi”, i bie qe nuk do kish gjë me te kollajshme per nje regjizor, se sa te bente nje film ku te tregonte jeten e tij (ose nje pjese te jetes se tij).
E megjithate, (dhe filmi qe pashe dje e rikonfirmon kete dyshim timin), duket se eshte krejt e kunderta : nuk duhet te jete hiç e lehte me bo nje film te mire autobiografik !

°°°°°°°°°°
Kur ka qene e vogel, Eva Ionesco (sot, aktore per nga zanati, dhe pikerisht regjizore e filmit ne fjale), ka patur nje femijeri jo dhe fort banale : e jema e saj ka qene Irina Ionesco, fotografe ekscentriko-erotike e viteve ‘70, e bere e njohur pikerisht per nudot ne te cilat pozonte vajza e saj, dikur… 12-13 vjeçare ! Pikerisht, ate moment te vet jetes se saj, tregon sot Eva Ionesco ne “My Little Princess”, filmin e saj te parë si regjizore.

Per te thene nje te vertete, “My litte princess” eshte i mbushur deri ne nginjie me pamje autobiografike (me ilustrime te kujtimeve te saj te femijerise), por jo me imazhe ! Biles ky eshte nje film tipik (meqe eshte autobiografik !) qe mund te ndihmoje shume mire per te bere nje definim te asaj se ç’eshte nje imazh (kinemeatografik). Ne kete rast, do te na duhet te themi : ështe imazh kinematografik nje imazh qe nuk ilustron nje ide (nje kujtim, nje situate, nje ngjarje), por qe eshte ideja vete (kujtimi vetë, ngjarja vetë).

Prova : edhe pse i realizuar nga nje regjizore qe nuk duket se ka ndonje talent per kete punë, ne film, ka nja dy-tre momente interesante, pra ka dy-tre imazhe te verteta filmike, te cilat dallohen ndjeshëm nga pjesa tejeter e filmit. Keto imazhe, jo rastesisht, korrespondojne me nja dy-tre momente qe jane te shikuara pikerisht nga pikeveshtrimi i vajzes se vogel, pra i regjizores (nderkohe qe filmi, eshte kryesisht i parë nga kendveshtirmi i se ëmes, fotografes, prej nga dhe titullli “My Little Princess”). Pra, ne ato raste kur regjizorja pershfaq permes imazheve ndjesine e saj personale kur ka qene e vogel, ose siç e themi ne shqip - boten e saj te brendshme-, ato momente jane te verteta ne film, pra jane momente te mbushura me imazhe (per shembull : skena kur ndodhet vetem per vetem me anglezin; ose kur tenton te hidhet nga ballkoni). Nderkohe qe gjithe pjesa tjeter e filmit, nuk eshte veçse ilustrim i ngjarjeve qe kane ndodhur dikur. Ose siç thuhet shpesh, nje film letraresk.

Prej ketej, po mendoja me vete : o sa e veshtire (dhe sa e respektueshme) eshte per nje regjizor te ’shpikë’ me mendjen e tij imazhe qe nuk jane ilustrim i nje ideje, situate, rrethane, etj etj, por imazhe qe jane vetë ideja, situata, rrethana !

Per ta mbyllur, meqe jemi tek filmat autobigrafike (per te cilte nuk me eshte dhene ndonjehere rasti te flas), dhe si i thekur qe jam pas listave, po bej nje TOP FIVE te disa filmave te fundem autobiografike, qe me kane pelqyer (per aq sa kam parë deri më sot e qe me vijne me kujtese right now) :

1. “Dans les champs des batailles” [Maarek hob] (film libanez nga Danielle Arbib, 2005)
2. “Rruga Santa Fé” - (film kilian me regji te Carmen Castillo, 2007)
3. “Nous ne vieillirons pas ensemble” (film francez nga Maurice Pialat, 1972)
4. “Le Filmeur” (film francez nga Alain Cavallier, 2005)
5. “Takeshi’s” (film japonez nga Takeshi Kitano, 2006)

Ndersa sa per filmin ne fjale :

3.0

Posted on 21st July 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Meek’s Cutoff” (”Shtegu i Meek-ut”) - film amerikan me regji te Kelly Reichard


Po te ishte se kinemaja eshte pune llafesh (dhe jo imazhesh), pra nese “Meek’s Cutoffdo ishte roman dhe jo film, une do shkruaja pak a shume keshtu per të :

“Amerikanen Kelly Richard do ta kishin zili dy “romancierë” amerkanë : Terrence Malick-u dhe Gus Van Sant-i. I pari, me mire te shkonte ti fuste nje te lexuar tjeter Bibles, gjithe duke ngrënë chips-a; i dyti, te vazhdonte te masturbohej me skenarë me djelmosha te krehur sipas modes surf”.

Dua te them qe, ne leter, qellimet artistike (historike, kulturore, torike- te themi) te Kelly Richard jane më shume se te levdueshme dhe ua marrin ne kthese atyre te Malick-ut apo Van Sant-it, dy regjizorëve te tjere aktuale amerkianë qe levrojne pak a shume ne te njejten lëmi me ate te Kelly Richard-it. Problemi eshte se qellimet ne fjale mbeten… ne leter. Dhe nuk i pashë te materializuara ne imazhe. Dakort, skenari eshte minimalist (gjë per tu lavderuar !), por prap se prap, filmi eshte, as me shume e as me pak, nje “skenar i filmuar” !

Historia e filmit eshte ajo e 3 familjeve angleze, te 3 shtresave te ndryshme shoqerore, qe ne vitin e larget 1845 udhetojne drejt Perendimit, drejt West-it te famshem, nen hyqmin e udherrefyesit profesionist Meek. Mund te thuhen 1001 gjera per paralelet qe mund te shihen midis USA-s se 1845 dhe asaj se sotmes, per raportet mashklull/femer ne film, per raportet kolonizatorë/indigjenë…. etj etj etj, por siç shkruaja me lart, te gjithe keto mbeten teorike dhe do ishin te nje bukurie te hatashme nese do te kisha mundesi ti lexoja si liber, si roman, pra nese “Meek’s Cutoff” (”Shtegu i Meek-t”) do ishte roman.

Por ja qe ai eshte film se !

5.0 (me meek…)

Posted on 21st July 2011
Under: Western, USA | No Comments »

“Sucker Punch” - film amerikan me regji të Zack Snyder

Ndalu Beg se ka hendek” - thote nje shprehje popullore : ky regjizori Zack Snyder nuk eshte dokushdo, sepse ka bo ca filma qe jane jo pak te njohur : per shembull, filmi i tij i parë (në 2003-shin) ka qene nje remake i “Zombi”-t, filmit legjendar te Romeros; korri sukses me filmin “300″ ne 2006-en; po aq sukses korri dy vjet më vone me “Watchmen”- adaptim i nje romani grafik i konsideruar deri asokohe si i paadaptueshem - (per mua, ai eshte filmi me i mire i Zack Snyderit ).

Ndersa “Sucker Punch“, me sa di une, komercialisht deshtoi komplet ne Amerike : as javen nuk e mbushi ne kinema ! Edhe shtypi i atjeshem ka qene fort i hidhur me filmin.
Ndersa mua nuk mu duk fort i keq !

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Historia eshte ajo e nje vajze, Babydoll, qellimi i vetem i se ciles eshte te arratiset nga spitali psikiatrik ku e kane futur me zor. Bashke me 4 shoqe te spitalit, Babydoll krijon nje arsenal te tere virtual dhe niset per lufte kunder krijesave fantastike (samurajve, gjarperinjve… etj etj). Deri ku shkon fuqia e shpirtit, per te fituar Lirinë ? (duket se eshte lejtmotivi i filmit, thene keshtu, intelektualçe).

Kete gje, çikat e arrijne permes kenges : kur ato kendojne e kercejne, fillojne e ‘fluturojne’ ne nje bote virtuale. Por pikerisht, ketu me duket se eshte difekti i filmit : regjizori nuk ka ditur ta filmoje kengen, spektaklin, komedine muzikore (musical theatre). Edhe pse, më duhet te pranoj qe, si rralle ndonjehere ne keto lloj filmash, ka diçka bindese prej realeje tek ky film. Ka diçka reale ne sensin qe, me gjithe historine virtuale te filmit, “Sucker Punch” arrin te na flasë per boten qe jetojme sot (per shembull, per platformat Wii) : më duket se kinemaja, qofte ajo edhe më fantastikja, fantazistja dhe imagjinarja, mbetet art i reales, akoma më mire po te kete vajza te bukra !). Ne kete sens, me duket se filmi arrin diçka (pra diçka prej realeje).

Ajo qe nuk me pleqeu shume, eshte estetika e filmit, tip “Brazil” (une e quaj shpesh, “ngjyre kake” ) ose po ta them më me politesë “ngjyre mustarde”); ose nje far’ estetike gotike e perzier me nje far’ adhurimi te fshehte per disiplinen alla-Rajhu i II e te tjera traplliqe femijerore, semundje kalimtare te zakonshme per keta çunat e talentum te Hollywoodit.

Gjithsesi, jo fort keq jo. Surpirize jo fort e parashikushme !

5.9

Posted on 7th July 2011
Under: USA, Aksion | No Comments »

“Pater” - film francez me regji te Alain Cavalier

 
Eshte e habitshme se si nje fije e ndan nje film me integritet artistik nga nje genjeshter me bisht kinematografike. Mua me duket se “Pater” i Alain Cavalier eshte shembulli par exellence i kesaj qe them më lart.

Nuk ka ngelur shtyp i shkruar a virtual francez pa thurur lëvdata per kete film te ketij regjizori (qe ishte edhe ne konkurim zyrtar ne Festivalin e fundit ne Kanë). “Pater” vë ne skene vete regjizorin (tek të 70-at), ne rolin e presidentit te republikes, dhe Vincent Lindon, aktor i njohur francez, ne rolin e kryeministrit. Gjithshka zhvillohet ne shtepine e regjizorit, filmuar me nje kamer te thjeshte.

Imazhe më te shemtuara (dégeulasse) kisha vite pa pare ne kinema ! Pseudo-film gjoja mbi paternitetin (atësinë - ne sensin e raporteve at/bir), duket sikur ajo ç’i ka mbetur Alain Cavalier-it të na thote eshte : “Kinemaja eshte nje iluzion langaraq keshtu qe, bjeri ti biem !”.
Ne fakt, ne kete rast, langaraq eshte regjizori, dhe jo kinematografia. Une e kam te veshtire te besoj qe, cilido spektator kinez, argjentinas apo jugafrikan, qofte dhe më kinofili, te kuptoje diçka nga ky budallallek me brirë franko-francez.

Por kam pershtypjen se jo vetem se Cavalier eshte i cofur si regjizor, por eshte dhe cinik dhe meskin, me kinematografine ne pergjithesi, ose më saktë me imazhet. Te krijohet pershtypja se ka qejf ti thote publikut : “Ja, edhe une di te bej politikisht kinema” (c.f. Godard); ose : “Ja, edhe une mund te pershfaq (montrer) më të paktën, per te shprehur më te shumtën” (montrer le moins pour exprimer le plus). Nese kete gjë perpiqen ta bejne me integritet artistik Rousseau, Loustau, Creton, Betbeder apo Pawels (sa ja dalin mbanë, eshte pune tjeter !), ky Cavalier-i yne nuk eshte se pershfaq (montre) pak apo shume : filmi i tij nuk pershfaq kurgjë ! Kurrgjë hiç ! Biles më kujtoi maksimën e Niçes se njeriu më mire preferon hiçin, sesa te mos preferoje asgje”.

Le pastaj ca idera foshnjerore (pseudo-progresiste !) qe qarkullojne ne film (propozohet qe ne France te vendoset nje kufi per rrogat e larta, dmth nje raport 1 me 10 midis rrogave te larta e atyre te ulta : me demek, kapitalizmi na qenka i reformushem, mjafton me vendos ca ligje).

Lamentable…

2.0

Posted on 7th July 2011
Under: France, Cannes | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)