Archive for June, 2011

“Hitganvut Yechidim” (INFILTRATION)- film izraelit me regji te Dover Kosashvili

Ah, nje film i mire ! Per me teper qe gjithmone ja kam pelqy filmat (Mariage tardif, Cadeau du cièl) ketij regjizori izraelit me origjine gjeorgjiane (more, ky mondializmi, mos eshte gjë shprehje e faktit qe sot, veprat me te mira i bejne emigrantët dhe jo autoktonët ??).

Filmi, qe i vendos ngjarjet ne vitin 1956, tregon historine e nje skuadre rekrutësh izraelite, gjate periudhes se pergatitjes (stervitjes) per ushtarë, periudhe qe korrespondon me luften izraelo-arabe (kriza e kanalit te Suezit). C’eshte interesante eshte fakti qe skuadra ushtarake, ne nje far’ menyre, eshte pasqyra më precize e shoqerise izraelite te asaj kohe, por dhe te tashmes, me gjithe simptomat e saj. Merita e filmit eshte fakti qe, kete gje, ai nuk e pershfaq as si ‘program’, as si metafore te qellimshme : forma e tij dokumentuese (per te mos thene dokumentareske, per arsye keqkuptimi) eshte instrumenti me i mire per te evituar poetiken e sforcuar (metaforizimin e filmit) apo platëformizimin e tij.

8.8

Posted on 23rd June 2011
Under: Izrael | 1 Comment »

“A separation” - film iranian me regji te Asghar Farhadi

  Ky regjizori iranian domethene, ka marre kete vit Ariun e Arte ne Berlin, me kete filmin “Nje Ndarje ” (”Nader & Simin: A Separation“)

Me shume se per nje ndarje (çifti), filmi trajton temen e distances : distance brenda çiftit, ditance midis burrave dhe grave, distance midis femijeve dhe te rriturve, distance midis Iranit dhe pjeses tjeter te botes, distance midis fjales dhe te Vertetes etj etj. Ne kete sens, pra shikuar si i trajtuar mbi temen e distances, filmi eshte i mire-ndertuar.

Por :
kjo nuk eshte kinematografi : ç’fare më meson më teper filmi, sesa po te kisha lexuar skenarin e tij ??? Asgje me teper ! Biles edhe kjo forme reprezentacioni i distances (asaj qe shpjegova me lart) eshte parë tashmë ne kinema nje mije here : dy çifte, te vendosur kundruall njeri-tjetrit, ne te dyja anet e nje xhami.

Pra ç’eshte ky film, per te cilin thuhet se Juria vendosi ne unanimitet (ah k’to unanimitetet !) qe ti japi ‘Ariun e Arte’ ne Berlin kete vit ? E pra ky film nuk eshte veçse nje version iranian ose më gjërë, versioni ”film-i-botes-se-trete”  i “Usual Suspect“, dmth : nje makineri hilacake qe deshiron te ne beje te besojme se personazhet dhe spektatori duhet te reflektojne together ne zgjidhjen e nje problemi (ky ka qene thelbi i ‘Usual Suspect’ apo jo ?!), por qe e zbulon veçse ne fund elementin çeles te ketij reflektimi, ne menyre te tille qe thua se problemi nuk ekziston më, ose… nuk ka ekzistuar kurre !

I mashturar, i nginjur me ide te rreme, i dehur me refleksione pa objekt (dmth pseudo-refleksione), spektatori kthehet ne shtepi e thote me vete : “Yyyy, ça filmi, film i thelle psikologjikisht !”. Kjo duhet te kete qene arsyeja jo vetem e unanimitetit te Jurise ne Berlin, por dhe e publikut ! Dhe tash se fundi, edhe e amerikaneve (Oscar si filmi me i mire i huaj!!), edhe e francezeve (Cesar si filmi me i mire i huaj) etj etj.

Lum si keta filma ‘unanimë‘ ! I mbyten ne çmime !

4.0

Posted on 23rd June 2011
Under: Iran, Berlin | 1 Comment »

Çuni me biçikletë (”Le Gamin au vélo”)- film belg me regji te vellezerve Dardenne

 Vdekshin ishalla keta vellezerit Dardenne  : jane bere maestro fare fare : kisha vite pa qà me lot pothuaj gjate gjithe nje filmi (per te qene i sakte, pergjate 2/3 te tij ; ne pjesen e fundit te tij -jo, asnje pike lot, perkundrazi, isha i intriguar ne maksimum, se si do te bitisej filmi).

Pra, më pelqeu jasht mase ‘Le Gamin au Vélo’, gjithe duke qene koshient (prej dhe nga ‘mallkimi’ im i mëlartem - lol) se tashmë, vellezerit belgë jane bere mjeshtra fare-fare, ne sensin qe makina e tyre kinematografike e vajosur ne persosmeri eshte kurdisur per te prodhuar e prodhuar filma te persosur qe “s’ke ç’u heq e ç’ke ç’u shton”. Dhe prap se prap, edhe duke e thene kete me nje notë ironike, nuk mund ta mohoj impaktin e padiskutueshem qe filmi là tek une. Si rralle ndonjehere keto kohet e fundit !

Jam koshient se duhet germuar ende se ku duan te dalin Dardennët me filmat e tyre, por me sa duket, perfundimisht, kemi te bejme me hyjnoren. Ose, per te qene më precizë, duket se gjithmone jemi ne ujrat e Bressoni-t (gjë pothuaj e ditur, por kesaj rradhe ka nje konfirmim solid - do ta argumetoj me poshte kete gjë). Por vellezerit jane bere vertete kopila : filmi ka nje energji te tille fizike, qe ben nje martese shume te rrafinuar dhe finoke midis filozofillekut te ftohte e cerebral alla-Bresson dhe filmit realist (ose soc-realist, po deshi ndonjoni). Une ne fakt ngela pa fjale nga kjo martese ! Ajo skena kur ky çuni i vogel shtrengon fort e nuk e leshon per vdekje Cécile de France eshte nga më te hatashmet qe kam pare ne keto 10 vitet e fundit ! Lumë me shkuan lotët…

Shkurt (dhe gjatë), mua me duket se Dardennët edhe kesaj rradhe, prap e kane kruajtur koken (per mire a per keq, ky eshte tjeter muhabet !), edhe pse, ne shtyp e në media nuk ngeli njeri pa thene e shkruar : “gjithmone te njejten gje bejne keta vellezerit belgë”. Jo jo, kesaj rradhe mua nuk me duket se “keta s’kane më ç’te shpikin” : per mua, keta vazhdojne te shpikin. I vetmi hall qe kam une, eshte se sa perqind e lotëve te mij ishin nga ata, te cilet Bergmani i quan “lot te keqinj qe çlirojne spektatorin nga stresi i te perditshmes”. Por, po te marrim parasysh se kam nja dhjete vjet te mira qe jap jeten per kinemane, dreqi e mori : shpresoj ta kem kalu nje çik ate fazën e lotëve te keqinj ! Perndryshe, vellezerit belge qenkan bere vertet kopila. Ne te dyja rastet, une ua heq kapelen !

Filmi fillon tmerresisht mire ! Nje çun i vogel, Cirili, kerkon te jatin e tij, jo se ai ka vdekur, por sepse ai e ka braktisur. Nje gjurmim i pakuptimte (ose me mire, teper i kuptimtë !) per te gjetur ku eshte i ati. Dhe e gjen, edhe pse ky nuk eshte finaliteti skenaristik i filmit. Hatà : skena fizike, njera më fizike se tjetra, deri ne ate pike fizike sa edhe i shkreti djalë çjerr surratin (fizikisht !), ne shenje revolte ndaj braktisjes qe i ben i ati (çurk lotët e mi… ). Vetem lodhja (fizike !) e ecejakeve me biçiklete e keput te shkretin çunak ne krahët e Cécile de France : deri edhe deshperimi i Cirilit eshte fizik !

Pastaj eshte nje pjese qe nuk me pelqen fare fare : i dashuri i Cécile de France i kerkon kesaj te fundit te zgjedhe midis tij dhe Cirilit. Skenë debile, qe mbin si çiban, qe s’ka piken e kuptimit. Pata frike se do ‘dilja’ nga filmi. Por jo ! Ajo skene, ne fakt, tradheton vellezerit Dardenne ne qellimin e tyre : ideja e tyre eshte te ecin shpejt (per nga ana skenaristike), qofte dhe nganjehere shkeleshko, vetem e vetem per te arritur aty ku duan te arrijne : tek hyjnorja, e bekuara, tek ‘the grace’. Qe te provoje se Cirili ka gjetur paqen (ka pranuar qe i ati nuk e do më dhe ka pranuar dashurine per të nga ana e Cécile de France), filmi e vë ate ne nje prove te fundit fare fare : Cirili duhet te fale edhe njeriun, i cili e “fali” (pa e falur vertet !) vetë Cirilin pak më parë (nje moshatar i tiji). Per here te trete (dhe te fundit) degjohen per 4-5 sekonda pak muzike ( bismilah per nje film te Dardenneve !). Kjo muzikë, ne fakt, çdo here qe tingellon (3 here gjithesej ne film) paralajmeron se mund te ndodhe ‘le basculement’ (failover). Heren e trete, ndodh e treta e verteta : Cirili e kalon ‘proven’ : e fal edhe ate qe beri sikur e fali ( e qe per pak sa nuk i mori jeten).

Pra, a ka gjithe e më shume ‘nenkuptime’ (arrière pensée) te krishtera kinematografia e Dardenneve ? Ndofta. Ose : pa dyshim.
Po mire, edhe Pasolini ishte edhe kamunist, edhe katolik !

Po ç’a note ti vejm atehere filmit ?

“Le gamin au véo”, per mua eshte pak a shume si puna e “The Black Swan”, por ne sensin e kundert : nese filmin e Aronofskit e urreva, fare mire mund t’i vija noten kaluese 5 apo 6, sepse ja njihja dhe ja njoh disa vlera kinematografike filmit. Me kete te vellezerve belge eshte e kunderta : filmin e adhurova (domethene, do te duhej ti vija noten 10), por ‘fshehurazi’ jam i bindur se nuk meriton më teper se nota 8. Keshtu qe po bej nje kompromis :

9.0

 

Posted on 22nd June 2011
Under: Cannes, Belgjike, Dardenne | 7 Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)