Archive for May, 2011

“THE TREE OF LIFE” - film amerikan me regji te Terrence Malick

 

Une jam fans absolut i filmit te parafundit te Terrence Malick-ut, dmth i “The New Word” : bashke me ‘mulholland drive’ te Lynch-it apo ’stalker’ te Tarkovskit, eshte nga filmat e rralle qe duhet ta kem ripare disa here : e kam si ‘film komodine’, si puna e nje ‘libri komodine’ qe mbajme afer abazhurit. Por e pranoj qe, me gjithe bukurine çarmatosese, “The New World” (2006) ishte nje film qe ne nje fare menyre perbente nje far’ limiti per Malick-un ne sensin qe, ne aspektin kinematografik, mund te lexohej si nje ‘perzierje’ e dy filmave te tjere te tij : “Days of Heaven” (1978) dhe “The thin red line” (1999). Por bukuria e mizaskenes dhe menyra se si ajo arrinte transhendencen e materies filmike, e bente ate nje film vertet TE MADH. Por e perseris: per mua, ‘krisja’ (perseritja e vetvetes) ishte déjà prezente.

Kesaj rradhe, tek “The Tree of Life” (Palmë e Arte ne festivalin e Kanës se keti viti), kjo krisje me duket se eshte kthyer ne humnerë. Ose thene ndryshe, me duket se tashme Malick s’ka më ç’na rrefen (tregon, montrer) më…

Cliché-të malickjane bejne sfilate pergjate 2 ore e gjysem : filmim i pemeve nga poshte lart (contre plongé) - si ne foto, nje dorë nëne qe perkedhel (e filmuar me ritem te ngadalesuar), shilarsja (po ashtu e filmuar me ritem te ngadalesuar), majat e grunajave qe i perkedhel era… etj etj etj.

Po e marr me rradhe : problemi me duket se qendron para se gjithash ne faktin qe Terrence Malick eshte nje regjizor i tille, punet e te cilit kane bere SHKOLLË më vehte, pra jane kthyer, si te thuash, ne nje institucion. Stili i tij, shume shume i veçante, ka frymezuar jo pak regjizorë, dhe per fat te keq, kryesisht regjizorë te keqinj : rasti i fundit me duket ajo australiania Jane Campion me ate filmin e tmerrshem “The Piano”. Më keq akoma : estetika malickjane ka pushtuar hapsiren publiçitare (ate te reklamave) : më ka ndodhur jo pak here te degjoj njerez te thone : “shih shih, ky imazh më duket malickjan !”. Imazhet e regjizorit ne fjale nuk i perkasin me atij : ato jane bere si shkolle, jane kthyer ne sistem, ne institucion.

Por ketu qendron problemi : duket sikur regjizori i ka rimarrë gjerat jo ne stadin ku i kish lene heren e fundit (’The New World’), por pikerisht ne stadin ku ato tashmë jane, pas ketij perversioni publiçitar : imazhet e tij jane kthyer ne cliché, ne auto-parodi.

Por te flasim nje çike edhe per sensin e asaj qe na tregon Malick tek “The tree of Life”. Me siguri, koshient per mediokritetin e asaj qe ka realizuar, Malick, per here te pare ne karrieren e tij, ndjehet i detyruar te “komplikoje artificialisht” rrefimin, duke i ngaterruar gjerat permes montazhit. Normalisht, Malick eshte mbret ne montazh ! Ndersa ne kete film, disa gjera te kujtojne ate idjotin, Inarritu-ne, dhe filmin e tij po aq idjot, “21 grams”. Ose ca budallalleqe abisale tip ‘Big fish’ (tim burton) apo ‘benjamin button’ (fincher). Jam habit…
Megjithate, nuk duhet harruar se ‘The Tree of Life’, Malick desh ta prezantonte vjet ne festivalin e Kanes. Perfundimisht, e prezantoi kete vit. Dhe me sa thuhet, kish nje vit qe perpiqej te bente nje montazh qe te jepte nje far’ rezultati. Qe me duket … i dyshimtë (per te mos thene ndonje llaf tjeter…).

Por nuk jam i idhnuar me Malick-un. E kuptoj qe ka dash te beje diçka : idene e filmit e ka pas qe prej 30 vitesh ne koke (gje qe nuk do te thote ndonje gje te madhe, po aq sa nuk eshte dhe gje e vogel). Jo vetem qe nuk jam i idhnuar, por mund te them edhe disa fjale te mira per filmin : regjizori na thote jo pak gjera interesante mbi vellazerinë; ose mbi ndjenjen qe pushton njeriun kur lë shtepine (transferimi i familjes ne fjale, e filmuar prej interierit te shtepise bosh, a thua se ishte shtepia vetë qe ikte ! nje mrekulli !).
Tjeter gje qe m’u duk pasionuese : mungesa e ç’faredoqofte kunder-padie ndaj Zotit : filmi nuk mbeshtet ndonje tezë qe do trajtonte Zotin si te pameshirshem. Zoti eshte ne fillim, Zoti eshte edhe ne fund; historia e ketyre njerezve (heronjve te fimit) rreshqet midis. Historia e tyre ben pjese ne historine e Zotit. Pengese per Njohjen nuk behet Zoti, por babai, nje baba qe deshiron ta zevendesoje ate, nje baba qe ka kujtu se e ka kuptu Zotin, por ne fakt, ka dal huq.

Keto dhe gjera te tjera më bënë që, ne pergjithesi, ta pelqej filmin. Pra, nuk eshte puna se filmi nuk me pelqeu, problemi nuk eshte se nuk u identifikova ne film, nuk projektova veten në të : per asnje moment, nuk u ndjeva jashte tij (Malick eshte aq i prestigjator , dreqi e mori !).

Problemi, ne fakt, eshte se filmi nuk më modifikoi. Dhe nga pervoja personale, nje film i Terrence Malick gjithmone ka mundur ta beje kete gje ! Ose, per te qene preciz : eshte nje tjeter film (”The Mirror” - i Tarkovskit - te cilit “The tree of life” ose i ben homazh, ose e kopjon vençe - kete nuk di ta them se cila eshte !), film qe noton ne te njejtat ujra por qe ka patur nje efekt (modifikues) mbi mua, si nata me diten (ne raport me filmin e Malick-ut).

Ose ta themi ndryshe : permes “The Tree of Life”, regjizori ka evakuuar te veçanten e nje historie, per te arritur menjehere tek e pergjithshmja. Problemi eshte se ne finale, e gjitha kjo formon veçse disa pergjithësime !
Konkretisht : filmi me duket ambicioz per nga efektet (pasojat e ngjarjeve), por i kujdesshem per nga pershfaqja e shkaqeve (te ngjarjeve). Dakort, une nuk besoj se Malick na thote : “shpreso, falu, fal, duaj, dhe qepe gojen”, por amà : pse nuk na e thote pse vdiq vellai i vogel 19 vjeçar ?? Pa dyshim (po te llogarisim vitet), nga ndonje lufte (lufta ne Vietnam ??). Por vete regjizori, nuk na e thote; heronjt e filmit nuk duket se e shtrojne si pyetje : ne vend te saj, pra ne vend te shtrimit te pyetjes, pyetet Zoti, ose thene ndryshe, na ofrohet nje lamento infinito ! Po te ishte evokuar arsyeja e vdekjes, edhe lamentot (qarjet) dhe lutjet ndaj Zotit do te na pershfaqeshin si nje qorrim (sikurse dhe jane xhanem). Nderkohe qe ne film, ato (qarjet, lutjet) pershfaqen thjesht te trishtueshme dhe kaq ! Me duket se Malick ketu i bie fort shkurt (raccourci), duke e mbajtur spektatorin po aq ne njorance sa dhe personazhet e filmit, nje injorance qe filmi duket se, gjithsesi, perpiqet ta kritikoje ! Pra, jo se ka pajtim me injorancen. Jo. Por ka nje refuzim te çuditshem per te ofruar pista per te kuptuar pse-të. Ndaj them me lart se regjizori ka evakuuar te veçanten e nje historie, per te arritur menjehere tek e pergjithshmja. Problemi eshte se ne finale, e gjitha kjo formon veçse disa pergjithësime !

Ose heqja nga puna e te jatit. Pa ate skene (qe në nje far’ menyre na tregon, edhe pse rrufeshem, se ç’lloj bote e qelbur e rrethon familjen ne fjale), filmi nuk do kish asnje vlere. Por edhe ne ate rast, arsyeja fshihet, shkaku as qe evokohet !

per ta mbyllur : une jam dakort qe Malick shumezon mundesitë per te na prekur (sensibilizuar) me ate qe na ofron te shohim, por nuk na jep ndonje shanc te zgjedhim vete afeksionet (affects) tona. Prej nga dhe ndjesia e nje helmimi te lehte, permes nje emocioni fundja te detyruar

Pra në pergjithesi, filmi me pelqeu. Problemi eshte se, in fine, “The Tree of Life” nuk formon me shume se disa… pergjithësime.

6.8

Posted on 29th May 2011
Under: USA, Malick, Cannes | No Comments »

‘Essential killing’ - film polak me regji te Jerzy Skolimowski

Nese do benim nje grup te vogel me regjizorë te medhenj qe kane mbi 70 vjeç por qe vazhdojne here pas here te bejne ndonje film te ri (do fusnim ketu Godard-in francez, Monte Hellman-in amerikan, Wakamatsu-n japonez apo Andrzej Wajda-n polak), pikerisht ketij te fundit do ti ngelej hatëri nese nuk do permendnim nje tjeter bashkatdhetar te tij e qe quhet Jerzy Skolimowski.

 Me ka pas pelqy SHUME filmi i tij i para dy-tre viteve “4 netë me Anën”, qe e kish realizuar pas 20 vitesh heshtje : ate qe kane te mire regjizorët e medhenj, te sporovuar si te medhenj, eshte fakti se që dhe ne 5 minutat e para te filmave te tyre, e kupton se behet fjale per film, jo per mashtrim. E them kete, sepse ka diçka vertet te çuditshme me artin filmik : ne ndryshim nga artet e tjere, duke qene se procedimi eshte shume i afert me manipulimin, nuk eshte dhe aq e kollajt te ndash ’shapin nga sheqeri’, pra filmin (le cinéma) nga ‘no filmi’ (anti-kinemaja).
Pikerisht, po thoja qe keta regjizoret e medhenj, i kupton qe ne 5 minutat e para qe, per nga ana profesionale, s’ke ç’u thua : filmat e tyre jane kinematografi dhe pikë.

  Me gjithe lavdet e shtypit per filmin e fundit te Skolimowskit, me gjithe Ariun e Argjente ne festivalin e fundit ne Venecia, me gjithe respektin qe kam per filmat e regjizorit ne fjale, mua nuk me pelqeu “Essential Killing“. Dhe jam shume i qarte ne koken time per arsyet e nje zhgenjimi te tille.
Nuk me duket se Skolimowski ka ndonje gje te re per te na rrefyer, treguar, pershfaqur. Filmi tregon arratisjen e nje te burgosuri te Al-Kaidas, rrugetimin e tij. Gjithe duke mbetur evaziv, pra duke mos percaktuar fort se cili eshte ai, nga vjen, ku shkon etj etj.
Me gjithe keto elemente interesante (film-rrugetim, film gati pa-zë, aktor qe e adhuroj : Vincent Gallo !), prap se prap, mua me duket se filmi eshte shume ‘plan-plan’, pra me dha pershtypjen e nje skenari te vene ne skene, dhe asgje me shume. Duket sikur filmi nuk jeton (besoj se ka te beje me dialektiken, por jo ate te historise se filmit, por të vetë filmit, te menyres se si eshte bere, se si ‘qendron ne kembe’). Shkurt : me duket se Skolimowski nuk e ka kruajtur aq sa duhet koken, per te patur te na thote ca gjera interesante e pasionuese, edhe kesaj rradhe… Dhe me erdhi fort keq qe nuk munda ta pelqej kete film.

5.00

Posted on 23rd May 2011
Under: Te ndryshme | 2 Comments »

“Autobigrafia e Nikolae Çausheskut” - film rumun me regji te Andrei Ujica-s

Nese ky film (plot 3 oresh !) ka ’shpikur’ diçka, pa dyshim ky eshte fakti se behet fjale per nje film autobiografik, ose thene ndryshe, autori i ketij filmi i bie te jete Nicolae Caushesku, kryetari i PK Rumune dhe president i Rumanise nga 1965 deri ne 1989-n. Dua te them se filmi perdor vetem imazhe te lejuara nga regjimi i Çausheskut, pergjate 25 viteve te mbreterimit te tij (bejne perjashtim imazhet disa minuteshe ne fund te filmit, ato te procesit gjyqesor, zhvilluar te nesermen e rrezimit nga froni te presidentit rumun).

E megjithate, sigurisht qe ky film e ka nje regjizor. Dhe qe sigurisht eshtge Andrei Ujica (dokumentarist rumun tek te 50-at) dhe tejet i talentuar ! Filmi i tij, “Autobiografia e Nikolae Causheskut” më kujtoi nje shprehje te famshme te regjizores belge Chantal Akerman : “Nje film i mire eshte nje film qe ngrihet kunder montazhit, gjithe duke u mbeshtetur tek ai” (”avec et contre le montage). Ketu qendron padyshim dhe forca e filmit ne fjale : montazhi dhe vetem ai !

°°°

Per ata qe do te donin te mesonin mbi historine e Rumanise Socialiste nen udheheqjen e ‘Conducator’-it (Udheheqesit), më mire te lexojne Wikipedian : politika e tij e Jashtme, politikat pro-natalitetit, borxhet e jashtme katastrofike ndaj Perendimit… : te gjitha jane edhe ne film, por ne nje menyre shume te ekonomizuar, duke mos e kthyer filmin ne didaktizem (mesim-dhenie) : gjithshka analizohet nga pikeshikimi i imazheve dhe vetem i tyre : autokracia e diktatorit pershfaqet vetem duke shikuar reflektimin e kesaj autokracie personale tek autokracia estetike (imazhet zyrtare) te regjimit. S’ka asnje koment, asnje zë ‘off’, gjithshka eshte imazh i kohes. ‘Komentet’ i ben vete spektatori, ne heshtje.

Ja nja dy qe bera une :

1. Andej nga fillimi i filmit, ka nje skene qe tregon Çausheskun tek viziton nje dyqan shitjeje ushqimesh. Jemi andej nga fundi i viteve ‘60. Dyqani eshte plot, begati e madhe : Çausheskut i qesh fytyra !
Andej nga treçereku i filmit, imazhet (gjithmone imazhe zyrtare te kohes !) tregojne nje tjeter vizite te Conducatorit, andej nga mesi i viteve ‘80, ne nje kompleks dyqanesh ne Bukuresht : dyqanet jane ‘gjasme’ plot, nuk ka pike entuziazmi, perveç dy-tre shiteseve qe duartrokasin mekanikisht ; Çaushesku shfaqet i plakur, i pjerdhur… . Demonstrim me te qarte nuk ka ku te shkoje : klasa punetore, qe vertet e mori pushtetin ne jo pak vende te botes pergjate shekullit te 20, u tregua e pa-afte te sjelle nje ndryshim te qendrueshem ekonomik, duke kaluar nga menyra kapitaliste e prodhimit ne ate komuniste te prodhimit.

Pse them ‘klasa punetore’ ? Sepse ka nje sekuence andej nga mesi i filmit, ku shfaqet Çaushesku (andej nga vitet ‘70) pergjate nje ceremonie te marrjes se titullit “Honoris Causa” ne Universitetin e Bukureshtit. Çaushesku mban nje fjalim, dhe thote midis te tjerash se origjina e tij familjare ka qene punetore, dhe vete ai ne fillimet e aktivitetit te tij politik ka qene punetor, por qe ju desh te konvertohet ne intelektual (lider).
Me kete, ai jo vetem shpreh nje te vertete personale, por shpreh dhe esencen e militantizmit komunist (e kam fjalen per atë të bazuar ne matricen marksiste-leniniste) : martesën e Mbretit filozof (Platon) me Princin Djall (Makiavelin). Ose thene ndryshe, çdo intelektual duhej te perballej me çeshtje praktike, sikunder çdo militant duhej te zoteronte çeshtjet teorike ! Por pikerisht ketu deshtuan vendet socialiste : efikase ne aksion (rezistence ndaj fashizmit, marrja e Pallatit te Dimrit… etj etj), kjo formule teoriko-praktike doli huq pikerisht ne momentin kur subjekti revolucionar u perball me ndryshimin e menyres se prodhimit (nga ajo kapitaliste, ne ate socialiste) : pasi zbythen klasen e vjeter, njerezit e dale nga ‘gjiri i klases punetore’ (rasti Çausheskut eshte nje rast i tille, par excellence !), nuk arriten te behen ate qe Marksi e quante nje “Intelekt i Gjithanshem’ (General Intellect).

2. Nje tjeter koment qe bera me veten time, pas shikimit te filmit :
Filmi fillon me imazhet e procesit gjyqesor ne Targovishte, ne 1989, ne fund te te cilit, Causheskut dhe gruas se tij ja numerojne ne lule te ballit. Kuadri filmik meriton te analizohet.
Ne qender te tij, çifti presidencial, te ulur prane njeri-tjetrit. Degjohet nje zë ‘off’ ushtaraku, qe ben pyetje qe e kane brenda pergjigjen. Zor se kjo mund te quhet nje gjykate. Aq me pak, gjykate ushtarake. Me se shumti, duket si nje ’sitcom’, nga ata qe transmetohen ne USA, direkt, gjate te cileve publiku eshte ne salle.
Dhe ne fund te filmit, me lindi ideja se nje ’sitcom’ te tille e kisha pare edhe pergjate gjithe filmit : nje çift burre e grua jane pergjate gjithe kohes perpara kameras.
Thene ndryshe, kameramani qe filmoi proçesin gjyqesor ne Targoviste, ne 1989-n, nuk ndryshoi ndonje regjim imazhi, mbajti te njejtin regjim : atë te SITCOM-it. Si shpjegohet qe, ata qe permbysen Causheskun, nuk arriten te prodhojne nje tjeter dispozitiv filmik, por veçse te perzgjasin atë qe ekzistonte tashmë ? (SITCOM-i gati 30 vjeçar). I bie qe nuk ka patur revolucion : thjesht nje fund (THE END) i programit (permes eleminimit fizik te çiftit) me nga nje plumb ballit, dhe kaq.

Ne fakt, ”Autobografia e Causheskut nuk ofron pergjigje. Ofron pyetje. Dmth ofron imazhe, me te cilat spektatori “kokën hengert” !

nota : 10 !

Posted on 3rd May 2011
Under: Rumani | 3 Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)