“The Ditch” (Hendeku) - film kinez me regji te Wang Bing
Nese pranojme se tre filmat dokumentarë artistikë me te rendesishem te shek. te 20 per nga pesha, volumi apo fuqia artistike kane qene “Milestones“, “Shoah” dhe “Le fond de l’aire est rouge” (Horizonti eshte i kuq), me te gjith gjasat, shekulli 21, edhe pse ne fillimet e tij, ka tashmë arsye pse te mburret, mbi te gjitha me dokumentarin 8 orësh “Tie Xi Qu: West of the Tracks” (aka :”A l’Ouest des rails”) te regjizorit kinez Wang Bing : historia 8 oreshe agonisë se Kombinatit me te madh Metalurgjik ne bote.

Kaq mjafton per te shprehur kuriozitetin me te cilin e prisja filmin e pare fiksion (metrazh te gjate) te regjizorit ne fjale, dmth “The Ditch” ( HENDEKU), i cili perveç pjesemarrjes ne Festivalin e vjetshem te filmit ne Venecia, nuk ka arritur ende te gjeje distributor neper kinemate e Europes. Per fat, kanali televiziv franko-gjerman ‘arte’ e transmetoi të shtunen !
Filmi e merr temen nga kampi i punes ‘Jiabiangou’ ne vitet 1957-1961 (epoka Maoiste) ne shkretetiren Gobi në Kinë, ku nje pjese e madhe e 3000 te burgosurve politike ne te vertete lane kockat, per shkak te nje urie te pashoqe. Duke qene se shkretetira i ka ruajtur nje pjesë te mire te traseve dhe hendeqeve ku jetonin dhe punonin te burgosurit, regjizori i ka bere xhirimet e lojes se aktoreve ne te njejtat vende gjeografike dhe autenticiteti eshte më teper se i admirueshem.
“Hendeku” nuk eshte film i dashur, sepse asnjehere nuk ta ben qejfin (ose, siç thuhet ne frengjisht, “il n’est jamais complaisant”). Filmi nuk toleron per nga vertetesia dhe realizmi i skenave (ne njeren prej tyre, shihet nje i burgosur qe rrëmon per te gjetur diçka per te ngrenë midis te vjellave te shokut te tij, po ashtu i burgosur). Por pikerisht, me duket se aty qendron fuqia e filmit : menyra se si Wang Bing realizon skena te tilla, ose ajo qe quhet trajtimi regjizorial, falë te cilit, nga gjithe ky rrugetim i llahtarshem ne ferr, lindin megjithate shkendija humanizmi.
Ka diçka fordiane tek “Hendeku” : jo vetem sepse behet fjale per nje pushtim (conquest) te Veri-Perendimit kinez - shkretetira e Gobit (sikurse behet fjale per Pushtimin e Perendimit -The Conquest of the West - tek filmat e John Ford-it), por edhe sepse shkretetira, shpellat dhe hendeqet e saj jane te ndriçuara njesoj : me ndihmen e drites qe vjen ne contre-jour (back-light) : njesoj si tek ato te Mjeshtrit amerikan ! Por fundja dhe ajo qe po arrin Wang Bing permes filmave te tij, eshte, in fine, e njejte me ate qe ka arritur John Ford ketu e 50 vite me parë : te tregoje Historine e Pushtimit (Conquest), te vendit te tij te gjeografikisht te pamatë. Pushtim qe ka diçka prej mundimit te Sizifit !
Po e ilustroj këtë me fotot e meposhtme :
dy te parat, i perkasin filmave te amerikanit John Ford, ketu e 60 vite me pare;
te dytat, i perkasin atij te kinezit Wang Bing, 60 vite më pas : e njejta dritë (back-light) per te ndriçuar mitologjine e dy vendeve, ne dukje kaq te ndryshem :

Nese do te kish diçka te kritikueshme ne film, do te ishte nje far “demonstrimi foce” insistues (flas gjithmone per nga ana regjizoriale), ndjenje qe pata pasi filmi mbaroi. Por kjo me duket se vjen nga fakti qe “Hendeku” nuk ka mundur te realizohet teresisht ashtu siç kish qene parashikuar : regjizori e ka xhiruar ate fshehurazi ne Kine, ku autoritetet ende ndalojne qe filmat e sotem kineze te evokojne faqe te tilla te erreta te historise moderne te ketij vendi. Biles pas disa javëve xhirim, regjizori eshte detyruar te ikë me ngut nga sheshi i xhirimit, duke shpetuar keshtu filmimet e kryera (e duke realizuar montazhin e tyre ne France).
9.0
ps: filmi ritransmetohet nga ‘arte’ te enjten 21 prill, ne oren 2 e 45 te mengjesit. Përgatisni regjistruesit.
http://videos.www1.arte.tv/fr/videos/_le_fosse_de_wang_bing-3412586.html
Posted on 20th April 2011
Under: Kine, Venezia | No Comments »
), tip me jo pak nevroza ne tru, dhe qe per nga sjelljet lundron pak a shume midis arrogances dhe heshtjes (mutism). Dhe qe ka jo pak pikepyetje ne koken e tij, sidomos persa i perket virilitetit (por edhe persa i perket suksesit te tij, nga ana profesionale !).
Kjo goca duket tip ex-punke (ndihet nga zeri, i cili mban ende “gjurmët” e whisky-t), konvertuar ne rrogetare te UNIVERSAL, tip qe nuk i pushon goja se theni se i thote te gjitha ato ç’ka mendon (edhe pse, ne fakt, nuk mendon gje hiç !) : nga ata tipet te cilat e perjetojne ’shpirtin kritik’ si dhunë ekskluzivisht femerore (shpirt kritik kane vetem femrat - sipas kesaj kinges), dhe qe ne fakt, sheh tek i dashuri i saj veçse nje mjeshter (master) i qenit (ose me sakt, i buçes) që eshte vetë ajo (keshtu te pakten duket se e konsideron veten !). Shkurt, per nga natyra, duket nga ato qe e mbajne veten per femra qe s’ka mashkull qe u rrezisto !
Kronike provinciale kineze, “Winter Vacation” eshte filmi i trete i nje regjizori te ri, punet pararendëse te te cilit nuk i kisha pare ndonjehere.