“O Estranho Caso de Angélica”(Rasti i çuditshem i Angjelikes)-film portugez me regji te Manoel de Oliveira-s
Cdo here qe shkruaj postimin e rradhes per filmin e ri ‘te rradhes’ se Manoel de Oliveires, aq here kam pershtypjen se regjizori rinohet ! Kete vit, ai mbush plot 102 vjeç dhe me sa duken bathët, legjenda eshte kthyer tashmë ne realitet : de Oliveira eshte regjizori më i ri ne botë !

Te pakten, kete e konfirmon filmi i tij i fundit, qe te ben te ferkosh syte : limitet e perceptimit vizual te nje filmi jane çuar ne kufijtë e tij ose thene ndryshe, jane kthyer ne origjinë : “Rasti i çuditshem i Angjelikes” eshte po aq ‘film pa ze’ sa dhe film i shek. te 21, po aq ‘film rinor’ sa dhe film i vjeter , po aq romantik sa dhe modern : de Oliveira ka destabilizuar perfundimisht kohen !

Historia eshte e thjeshte, biles behet fjale per nje auto-fiksion : kur ka qene djale i ri dhe fotograf per nga zanati, de Oliveires i kerkuan qe te fotografonte nje kusherire, nje grua te re te vdekur. Personazhit te fotografit ne film, i duket se gruaja e re e vdekur, gjate fotografimit, ibuzeqesh ! Dhe bie, deri ne marrezi, ne dashuri me të !!
Fotografia - Kinemaja
Vdekja - Jeta
Bardh-e-zija - Ngjyra
Antimaterja - Materja
Fantastikja- Realja
E shkuara - E Tashmja
Mitikja - E Sotmja
Nga ana plastike, regjizori eshte ne majë fare fare te artit te tij. Cdo plan filmik eshte magjepes, por asnjehere fotografik, i ngrirë, frozen. Gjithmone kinematografik, dmth ne lëvizje (levizje te brendshme). Qe te kujton nje tabllo qe do te lindte nga martesa e nje pikture te Vermeer me nje tjeter te Magritte ! Klasike dhe moderne.
Efektet speciale te “O Estranho Caso de Angélica” jane nga më te bukurat qe mund te kem pà ndonjehere ne kinema ! Biles skena e fundit te kujton nje tjeter film te mrekullueshem, “Last days” (2006) te Gus Van Sant.
Nga ana tjeter, ‘çuditerisht’ filmi eshte sivellà me nje tjeter film modern, “Kufiri i agimit” (La frontière de l’aube), 2007, i Philippe Garrel. Te dy keta, pra Garrel dhe Oliveira, permes filmave te tyre, duket sikur i bejne homazh filmit më te madh te historise se filmave pa zë, pra “Sunrise’ te Murnau (1929).
Ajo qe shpresoj me gjithe zemer eshte fakti qe, plani i fundit filmik i “O Estranho Caso de Angélica“, pra ajo mbyllje sublime në erresire te zeze, te mos jete profetike dhe keshtu, de Oliveira te vazhdoje te xhiroje ende filma. Per arsyen më te thjeshte e më evidente : me 102 vite mbi shpinë, portugezi ne fjale eshte nje nga më te rinjte, më inventivët, më novatorët dhe më fantastikët e gjithe regjizoreve aktuale ne aktivitet !
trailer:
http://www.youtube.com/watch?v=KYbb64UzXBY
Duhet nje note per filmin ?? Me sa di une, per femijët nga 1 deri ne 102 vjaçar nuk ka nota.
Duhet repektuar rregulli ?Ok :
10 me yll !
Posted on 28th March 2011
Under: Cannes, Indipendent, Portugali, Oliveira | 1 Comment »

). Ne fakt, filmi rrefen historine e boksierit amerikan Micky Ward, dhe raportet tij me me trajnerin, qe nuk ishte kushtjeter veçse vellai i tij, ish boksieri Dicky - me vonë toksikoman i regjur.


Une kete e dija para se te shkoja te shihja filmin. Megjithate, mendoja se do ndihej sadopak dora dhe talenti personal i Greg Mottola-s.
Po behem dhe une mistrec, më duket : shkova kinse per te pare se ç’fare paçavureje kish gatuar ky Danny Boyle-i, regjizori qe pat bere parvjet “Slumdog Millionaire” (ose vite me pare, ‘Transpooting’). Paçavurja kesaj rradhe quhet “127 hours” dhe tregon historine e nje alpinisti, qe gjezdis ne Utah (usa), e qe nje shkemb, ja zë krahun perfund !


As vete nuk e marr vesh se ç’mu desh te shkoj te shikoj filmin e rradhes se vellezerve Coen. Ndofta se ishte western (gjini qe e dua fort), dhe western-ët jane te rralle ne ditet e sotme (per te mos thene, inekzistentë).