Black Swan- film amerikan me regji te Darren Aronofsky
Kur mbaron filmi, degjohen duartrokitjet frenetike te salles, per balerinën. Dhe pikerisht ne ate moment, ne ekran, shfaqet emri i regjizorit : Darren Aronofsky ! Megaloman ?? Joooooo, hiç fare !! 
Ok. Ky eshte filmi i parë qe i shikoj ketij Aronovsky-t dhe sinqerisht, per mua, ky eshte nje film qe më ben me turp, pra më vjen turp qe kinematografia te kete arritur ne këte pike ! Nese do kish vetem k’si lloj filmash neper kinema, une do ti vija kryqin definitivisht filmave. Per mua, filma te tille nuk besojne per asnje sekondë te vetme tek Njeriu : filma te tille duan te na thone qe njeriu eshte nje qenie e poshter, e rrethuar nga po aq qenie te poshtra !
Po e marr me rradhë : ka nje shije te ndyrë per dhimbjen (vuajtjen) tek “Black swan”, nje shije evidente per voyeurism-in. Kënaqet Aronofsky ta shikoje heroinen e tij te vuajë, po aq sa kenaqet ta shikoje spektatorin te shokuar, te tronditur ! Ky duket qellimi i vetem i regjizorit ! I vetmi !! Per asnje sekonde te vetme, nuk të lë ty si spektator te implikohesh sado pak ne jeten e heroines kryesore, te ndash sadopak vuajtjet e saj. Por nuk duhet me u impresionu, ne fakt : personazhet horrorifikë te ketij mender-filmi, nuk jane gje tjeter veçse figura qesharake, qe, per te thene nje te vertete, më provokuan te qeshura te sikletshme më shume se nje here, gjate filmit. E perseris: personazhet e ketij filmi nuk jane veçse disa artefakte baroke, qe regjizori ja hedh ne surrat spektatorit, sikur te na gjuante me bajga ! Doni nje shembull ? ok ! Ja, merrni Winona Rider, qe duket se eshte perzgjedhur per rolin e saj, pikerisht sepse sot ajo vetë eshte nje yll i venitur kinemaje, ose me sakt, nje yll i pjerdhur ! Dhe ça ben Aronovsky ? I jep rolin e nje balerine te mbaruar, pra po aq te pjerdhur ! Faqja e zeze !!!!!
Fundja, ç’jane personazhet e ketij filmi ? Jane vajza te mbajtura nen zgjedhë nga nënat e tyre, lezbike të padyshueshme si te tilla, psikorigjide (narcizike e skizofrene) dhe te çmendura me demek pas punës. Per te cilat, zgjidhja e vetme eshte dhimbja (vuajtja). Por jo ç’fardolloj vuajtje !! Yyyyyyyy, as qe behet fjale per atë te Shen François-së, ose Shen Antonit, vuajtje qe fundja, in fine, shkojne ne drejtim te nje gëzimi, hareje. Tek Aronofsky, dhimbja sherben si justifikim jetësh per njerez pa trù ! Per asnje moment, nga askush, baleti, mizaskena permes baletit, nuk vihet ne pikepyetje : baleti (puna !) na qenka e vetmja jetë e mundshme, e vetmja mizaskenë ! Sa ne skenë, aq dhe ne jetë ! Biles dhe mizaskena filmike e Aronofskyt, e mban veten per te tille : e vetmja dhe unikja mizaskene kinematografike ! Në ate pike, sa qe fraza e fundit e filmit eshte : “That’s perfection !” 
ZERO ME XHUFKE !
0.00
ps 1: gjate filmit, po mendoja per te gjoren Natalie Portman dhe tonelatave te “eyewash” (collyre) - lëng per syte, qe duhet te kete marre gjate xhirimit, qe te duket e emocionuar e me lot ne sy pergjate gjithe filmit. E gjora ! S’ke nje plan filmik gjate gjithe “Black swan” pa Natalinë si në ethe !! Dhe ne fakt, pikerisht ketu eshte dhe origjina e te keqes se ketij filmi : nderkohe qe na propozon nje variant të veshtiresive te zanatit te balerinës, “Back Swan” ja imponon po keto veshtiresi nje aktoreje (Natalie Portman), ne kerkim të… famës !
Kur jane Oscar 2011 ?? Me 27 shkurt ??
eh…
ps 2 :
Gjate filmit gjithashtu po mendoja qe, ne fakt, Darren Aronofsky eshte si te thuash, “Cronenberg for Dummies” ! Per ata qe nuk kuptojne gje hiç nga filmat e Cronenbergut ose qe ndihen te destabilizuar kur shohin filmat e tij, ky Aronovsky eshte ilaç ! Aty i ke te gjitha : temen e metamorfozes, te trupit qe i nenshtrohet provave te veshtira, dominimi midis qenieve njerezore. Dhe nga ana teknike, Aronofsky eshte me se shumti i talentuar. E prap se prap, edhe pse ‘i talentuar’, mungon diçka : per shembull : skenat surrealiste, ne vend qe te mblidhen (to add) per te prodhuar më teper tmerr, anullohen !! Sepse midis fantazmes (surreales) dhe reales, regjizori nuk ndryshon regjimin e imazhit (eshte e njejta menyre te filmuarit, ne te dyja rastet).
ps 3:
Kur po dilja nga kinemaja (salla ishte plot, dhe kryesisht moshë e re), nje grup te rinjsh po zbrisnin shkallet prapa meje e po thonin mes vetit se “ç’film i hatashem, na là pa frymë, etj etj etj“. Kthej koken e i them njeres prej tyre : “Po ç’film i hatashem ! Heroina e filmit na pershfaqet si nje qelbesire, e rrethuar veçse nga qelbesira !”. Dhe shtova : Eshte evidente qe regjizori mendon se njeriu eshte qënie e poshtër” !
Dhe ajo me kthehet, gjysem e habitur, gjysem e hutuar : “po tani… qënie e poshter eshte njeriu !”.
Duhet te kishte nja 20 vjeç.
Dhe mendonte se njeriu eshte vertet qënie e poshter !!
Dhe dukej se nuk ishte e vetmja qe mendonte keshtu…
Keshtu qe : sigurisht qe Aronofsky do zgerdhihej i vetekenaqur ! Ka kuptuar nga shkon rryma. Biles eshte perfaqesuesi më i denje i saj !! 
ps 4: se harrova : ne nje moment, nje tjeter qe ishte aty, më thote : “Gjithsesi, film virtuoz !” (dhe ne fakt, filmi, po nuk e pate mendjen, ta jep pershtypjen qe eshte i tille !).
Ju pergjigja : “Edhe Hitleri, virtuoz ishte !”
Dhe ika.
Posted on 22nd February 2011
Under: USA | 7 Comments »
Edhe pse nuk ngeli njeri pa e parë e pa e sharë, seç me thosh nje mendje qe ma kish qefi ta shihja filmin e fundit te Clint Eastwood.
Shume i vleresuar neper Festivale te filmit (ne 2006-n, ne Venecia ka fitu deri dhe ‘Luanin e Arte’ me “