Archive for January, 2011

2011 :

Po e filloj keq 2011-n, biles katran fare :

Me nje fjale “SOMEWHERE“, filmi i ri i goces se Francis Ford Coppola-s, Sofijes. Ose ndryshe, kapriçoja (filmi) i rradhes së nje ‘poor little rich girl’ te ciles, koqja Tarantino, permes shakase se tij te rradhes, i ofroi hiç me pak se ‘Luanin e Arte’ ne festivalin e fundit te Venecias.

Zbrazeri totale ! Po te leme menjane faktin se, andej nga treçereku, më ne fund regjizorja ja arrin te pershfaqe deri diku mërzine e heroit te saj kryesor dhe te krijoje nje far’ ritmi (nisur nga nje jo-ritëm per ta pas mëshire !!), filmi eshte nje hiç i madh !

Me demek, “Somewhere” na ‘meson’ se Hollywoodin e paska kap depresioni (historia e filmit eshte ajo e nje super-stari hollywoodian, Johnny Marco, me probleme sentimentale) qe shtyn kohen nga nje hotel ne tjetrin me gocen e tij 11 vjeçare, per promovimin e filmit te tij te ri. C’eshte më komikja, eshte fakti se filmi eshte jo pak pretencioz (i rré mendja !) dhe e heq veten per hype (meqe ka plane-sekuenca [skena fikse] me lap-dance ose me loje Wii (Nintendo) !!! Thene ndryshe, tema qe trajtojne revistat e modes, te ashtuquajtura ‘trendy’…
eh…

Shkurt, pas ‘the social network’ te Fincher-it, Sofija na ‘meson’ se Hollywoodin na e paska zene depresioni, qe zengjinjt paskan hallet e veta, dhe ky na qenka lejtmotivi i kinematografise amerikane ‘trendy’, kinematografi as shume indipendente, por as edhe shume spektakolare : rishprendarja edhe nje here e letrave (si letrat e bixhozit) te dhimbjes. Shpirterore prà mo ! Asaj te vertetes !! Hajde shakà hajde…

Nese them se eshte e pamoralshme qe kjo goca vazhdon te beje te tille filma, e kam katu :
Sofija, ne 10 vjet, ka tregu fiks te njejten histori ne të 4 filmat e saj : historia e nje goce te pasur (Marie-Antoinette, Charlotte tek ‘lost in translation’…) ose nje çuni te pasur (ne kete te fundit) dhe që behet derr, merzitet, s’ka ç’a te beje. Dhe sillet rrotull si kali në lëmë. Kaq. Kjo eshte ne thelb historia e të katër filmave qe Sofija ka realizu ne 10 vjet.

Ajo qe eshte e rrezikshme, eshte fakti qe kjo Sofija, mund te mbrohet duke thene : po mire, të berit e të njejtit film, eshte karakteristikë e regjizorëve autorialë ! Une jam autor ! Une tregoj te njejten histori, sepse keshtu bejne autorët : ne thelb, ne filmat e tyre tregojne te njejten histori, qe korrespondon me boten e tyre te brendshme shpirterore, qe ne thelb, eshte një (një, e vetme, nje univers i vetem).

Ne fakt, “Somewhere”, jo vetem qe eshte nje remake i shpëlarë i “Lost i translation” (nuk e kam riparë, por kam frike se, nese e rishoh…), por eshte edhe krejt i zbrazët ne sens !! Ne fakt, “Somewhere” eshte i rrezikishem per filmat sundance-indipendentë, sepse kthehet ne model, ne traktat : “ja si behen filmat sundance-indipendentiste !” . Dhe eshte po aq i rrezikshem sa ç’eshte i rrezikshem “the social network” per filmat hollywoodiano-autorialë : Sofia Coppola eshte po aq imposture (mashtrim) per filmat indipendentë sa ç’eshte imposture David Fincher per ata hollywoodiano-autorialë. E di pse ? Sepse te ty, nuk bejne gje tjeter veçse pranojne botën qe i rrethon (cinizmin e Zuckerberg-ut, kotësinë dhe melankolinë e Johnny Marco-s). Nuk e tejkalojnë atë. Nuk propozojne gjë tjeter ne vend te saj.
E le pastaj te pretendosh qe keta regjizorë te vendosin ndonje bombë !! Larg qofte…

Per ta ilustroj me nje shembull, qe te jem i qarte deri ne fund :
Ne nje skene te filmit, shohim ceremnine e ndarjes se çmimeve, ne nje spektakel alla berluskonian ne Itali (e ku heroi yne do marre nje çmim). Skene tmerresisht e shemtuar. E shemtuar ne sensin qe, Coppola e pershfaq ate skene pa me te voglin shqetesim per tu distancuar (décaler) nga ajo skene, pa u indinjuar. Sikur na thote : ja ku ka perfunduar bota e star-eve, dhe mua regjizores, nuk më mbetet tjeter veçse ta pranoj, ti nenshtrohem nje surrogatoje te tille. E tu propozoj (siç edhe ben) ca imazhe televizuale po aq te banale sa dhe vete spektakli !

Pe ta mbyllur : ka nje skene andej nga fundi i filmit (me demek, skena ‘çeles’ e filmit) : Heroin kryesor, Johnny-n pra, e merr ne telefon e shoqja. Johnny qan e i thote se s’di ç’a te beje. E shoqja i thote : «Pse nuk merresh me pune vullnetare ?»
Mu duk sikur Sofija bie brenda me kembet e veta, sepse mua spektatorin me beri te mendoj (siç edhe mendova !) : «Po mire, po Sofija, pse ben filma ?? Pse ben filma dhe jo… triko !».

Dhe ne fakt, pikerisht ajo ben triko me kinematografine…
Nuk prish pune jo.
Asgje e rëndë.
Thjesht diçka obscene

2.0

Posted on 29th January 2011
Under: USA, Venezia | 1 Comment »

Pse nuk ka më sot “Taxi Driver” ??

Tek “Forumi Shqiptar”, nje forumase me pyeste pse “Shutter Island” i Scorsese-s nuk ishte fort mire i pozicionuar ne top-listen e filmave qe kisha parë ne 2010-n.

I pergjigjesha qe, Scorsese-ja 70 vjeçar eshte sigurisht (nuk ngela une ta theksoj!) regjizor i mire. Por duhet pranuar diçka evidente : “Casino” (1995) eshte filmi i fundit vertet I MADH i tij. Qe prej asaj kohe… ah… ai nuk ka bere më filma te atij kualiteti… Ja konkretisht : “Kundun” (1997) apo “Aviator” (2004) apo “The departed” (2006), por qofte dhe “Shuttler island” (2010), jane goxha larg te qënit cilesorë siç kane qene “Taxi driver” (’76), “Good fellas” (’90) apo “Casino” (’95). Dhe zor se te jem i vetmi qe vë në pah nje gje te tille…

Me thosh se :

nga PINK
“Good fellas, apo Casino, kane qene te mire, po, por dhe ato s’mund ti rishikosh me dhjetra here me ‘kenaqesi’. Le qe zhanret jane komplet ndryshe, dhe kohe te ndryshme. Nuk e di si arrin ti krahasosh ti?”

I pergjigjesha  :

I ke rëne kokës !
Po te shpjegoj se si “arrij ti krahasoj” dy filma te te njejtit regjizor, njeri i 1976 e tjetri i 2010-s. Pyetja eshte vertet interesante !

Po e filloj keshtu : Mbreme pashe nje film, ose me sakt, ripashe nje film qe e dua shume (po shume shume fare, amà ! - do ta vija me qef ne nje top10-ever timin). Eshte :


Pra eshte “Jeanne Dielman“, me regji te Chantal Akerman (regjizore belge te ciles, per mendimin tim, arti kinematografik i detyrohet shume !! - dhe po i peshoj fjalet qe them). Nejse. Filmi daton i vitit… 1976 ! Fiks viti kur Skorcese ka realizuar… “Taxi Driver” ! Por eshte edhe viti kur Pasolini realizoi “Salo“, filmin e tij te fundit !!

Dhe po mendoja :

Te tre kete filma, pra “Taxi Driver” (Scorsese), “Salo” (Pasolini) dhe “Jeanne Dielman” (Akerman), perveçse jane bere ne te njejtin vit, 1976, kane te perbashket edhe nje gje tjeter : jane te tre filma shkatërrues. Ne kuptimin qe, tek të tre, behet fjalë per nje fenomen qe quhet catharsis (katarsis - ne shqip). Katarsisi eshte diçka nje qe njeri, nje popull ose nje komunitet, e ben ne nje moment te jetes se tij, per te pastruar nje here e mire qelbesirrllekun qe i eshte mbledhur tek dera e shtepise (per ta thene ne menyre disi figurative). Dmth katarsis-i eshte nje akt, nje diçka qe trondit nje here e mire botën. Por kush thote ‘trodis boten’, thote dhe NDRYSHOJ botën (boten shpirterore, fizike, jeten, por dhe Boten, ne kuptimin e pergjithshem).
Dhe po mendoja qe, keta tre filma, nuk eshte rastesi te jene realizuar ne te njejtin vit. Ne nje fare menyre, viti 1976 duhet te kete qene viti (hera) e fundit kur njerezit, njeriu, njerezimi, ka dashur te ndryshoje boten. Ose thene troç, te beje revolucion (edhe pse me kete fjale, shpesh eshte abuzuar…). Te beje revolucionin e vetvetes, te shoqerise, te botës. Dhe kjo, jo vetem ne vendet perendimore (eshte e vertete qe te tre filmat ne fjale, vijne nga tre vende te ashtuquajtura -perendimore- : Amerike, Belgjike, Itali), por edhe ne vendet Lindore (per mendimin tim, ky vit korrespondon edhe me fundin e revolucionit kulturor kinez, e fundit utopi Lindore - per mua, Blloku Lindor ka rene pikerisht ne 1976-n, dhe jo ne 1989 - renia e Murit te Berlinit, por nejse, kjo eshte tjeter temë…).

E pra qe atehere, pra qe prej mesit te viteve ‘70 (apo ndofta fiks qe prej 1976-s), po ta vesh ré me kujdes, nuk ka më filma shkaterrues, filma qe propozojne katarsis (qe shpjegova më lart). Sepse me siguri, edhe në vetë botën reale (reflektim i se ciles jane padyshim edhe filmat !! - sikurse jane edhe letersia, piktura, muzika…), nuk ka patur më sipermarrje te tilla, iniciativa te tilla. Vete filmat e mepastajme të Scorsese-s e konfirmojne më se miri kete gje ! Scorsese eshte po ai, ama filmat e tij… nuk jane më ata te dikurshmit, nuk jane më “Taxi Driver” ! Nuk propozojnë më KATARSIS ! Sigurisht, kjo jo per faj te tijin, e thashe me lart : Scorsese eshte po ai (si te thuash). Por jane kohët qe nuk jane më te tilla !

Ja shiko sot : filmi i vitit (2010), per jo pak njerez, eshte “The Social Network” (filmi per Facebook-un). Pse ? Sepse fundja facebook-u eshte … 2010-a ! Eshte fare e thjeshte : siç jane kohet, ashtu jane dhe filmat. Kohet jane mediokre, meskine, frikacake (te shemtuara, do thosha), ashtu jane dhe filmat qe e perfaqesojne : medioker, meskinë, frikacakë, cinikë (biles te shemtuar - per ta thene troç). Pra problemi eshte, por dhe nuk eshte Scorsese ! Ai eshte produkt i kesaj kohe qe jetojme. Sikurse ishte produkt i nje kohe tjeter. Ndaj dhe eshte interesante te shikohet ecuria e kinematografise (dhe ne kete rast, edhe e vete Historise Njerezore) permes vepres (puneve) te te njejtit regjizor (per me teper, qe ai eshte artist i talentuar, i mençur, … bla bla bla, por kjo eshte dytesore).

Ja, keshtu arrij ti krahasoj (siç me pyesje ti me te drejte !) “Taxi Driver” dhe “Shuttler Island“. Sikurse mund te krahasoj “Jeanne Dielman” (1976) qe ripashe mbreme, dhe “The Social network” (2010). E shikon qe filmat nuk eshte vetem “punë realizimi” ! Per te qene deri ne fund i sinqerte, edhe une, nuk e kam kuptuar menjehere kete gje, sepse eshte e natyrshme qe nje film te jete i mire, duhet “te jete realizuar bukur” (siç eshte bere rendom te flitet). Por vjen nje moment (ndofta duhet nje katarsis personal per kete gje !), qe e tejkalon ate punen e realizimit (qe e perseris, ka rendesine e vet, por nuk ka fjalen e fundit !).

Ah, diçka : kur kam pare “The Social Network“, me kujtohet te kem thene me vete : “problemi i ketij film eshte se i mungon nje bombë, nje bombë qe shperthen e hedh ne ere gjithshka. Gjithshka te kesaj bote te vogel, meskine, cingune“. Më duket se kam patur te drejte : “The Social Network” eshte nje film qe te mbyt, te merr frymën ty si spektator.
Ndersa kur pashe mbreme “Jeanne Dielman“, fundi i filmit më beri te kuptoja se si nje palë gershërë (ata qe e kane pare filmin, më kuptojnë…) çliron spektatorin (sigurisht, edhe heroinen e filmit) nga nje peshë e rende, e tmerrshme : nje palë gershëre ndryshojne Botën !
Dhe mu kujtua plani i fundit filmik i “The Social Network” ku heroi eshte i vetem, por i torturuar nën peshen e cinizmit dhe egoizmit te tij.
Krejt e kunderta me planin e fundit filmik te “Jeanne Dielman” : heroina eshte vertet e vetme, por… sovrane !

ne fotot e meposhtme : dy imazhet e fundit nga : “Jeanne Dielman”-1976 (majtas), dhe “The Social Network”-2010 (djathtas). Ndryshimi midis tyre flet vetë…

 

Posted on 17th January 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

Résumé per 2010-n :

       

    Siç shkruaja ne komentin tim per “Caterpillar” (filmi i fundit i Koji Wakamatsu), viti 2010 eshte jo vetem kthimi i samurajve te kinemase (ne foto : regjizorët Godard, Herzog, Wakamatsu), por dhe i nje menyre te re te te berit filma, menyre e propozuar pikerisht nga “pleq” te tille : filma eksitues (dhe te eksituar !), rinorë, guximtarë, te shpejte ! Te gjithe filmuar ne camera-video ! Biles ne shpejtesi, Medalja e arte i shkon pikerisht Wakamatsu-së, i cili realizoi filmin e tij ne… 12 dite ! Rekord e shkuar rekordit !!

TOP 2010 : (gjithe filmat e rinj qe kam pare ne 2010-n : gjithesej 66) :

J’adore (filmi im i vitit) :

1- “Film Socialisme” (Jean-Luc Godard, France)

Më kane pelqyer shume (do ti rishihja me kenaqesi !) :

2- Chouga (Darezhan Omirbaev, Kazakistan)
3- Independencia (Raya Martin, Filipine)
4- The Last Airbender (M. Night Shyamalan, USA)
5- Caterpillar (Koji Wakamatsu, Japoni)
6- Le temps de grâces (Dominique Marchais, France)
7- Tournée ( Mathieu Amalric, France)
8- Bad Lieutenant (Werner Herzog, USA)
9- La reine des pommes (Valérie Donzelli, France)
10- Lenny and the Kids (Joshua & Benny Safdie, USA)

Më kane pelqyer (meritojne te shihen) :

11- Homme au bain (Christophe Honoré, France)
12- D’amour et d’eau fraîche (Isabelle Czajka, France)
13- Ne change rien (Pedro Costa, Portugali)
14- De son appartement (Jean-Claude Rousseau, France)
15- Greenberg (Noah Baumbach, USA)
16- La Terre de la folie (Luc Moullet, France)
17- Louise Bourgeois (Amei Wallach, Marion Cajori, USA)
18- Le plein pays (Antoine Boutet, France)
19- My joy (Sergey Loznitsa, Ukrahine)
20- Copacabana (Marc Fitoussi, France)
21- Shuttler Island (Martin Scorsese, USA)
22- You Will Meet a Tall Dark Stranger (Woody Allen, USA)
23- Belle épine (Rebecca Zlotowski, France)
24- The Ghost Writer (Roman Polanski, Angli)
25- Another year (Mike Leigh, Angli)
26- Oncle Boonme (Apichatpong Weerasethakul, Taïlande)
27- Chants des mers du sud (Marat Sarulu, Kazakistan)
28- Life during wartime (Todd Solondz, USA)
29- Expendables (Sylvester Stallone, USA)
30- Copie conforme (Abass Kiarostami, Iran)
31- Année bissextile (Michael Rowe, Meksike)
32- La Révélation (Hans-Christian Schmid, Allemagne)
33- Dioses (Josué Méndez, Péru)
34- I love You Phillip Morris (Glenn Ficarra & John Requa, USA)
35- White Material (Claire Denis, France)
36- La femme aux cinq élephants (Vadim Jendreyko, Gjermani)

Më kane pelqyer pjeserisht… (pothuaj kohe e humbur) :

37- Ander (Roberto Caston, Spanje)
38- Des hommes et des dieux (Xavier Beauvois, France)
39- Milk (Semih Kaplanoglu, Turqi)
40- Les Amours imaginaires (Xavier Dolan, Kanada)
41- Tatarak (Andrzej Wajda, Poloni)
42- Kaboom (Gregg Araki, USA)
43- C’est ici que je vis (Marc Recha, Spanje)
44- The Social Network (David Fincher, USA)
45- Eastern Plays (Kamen Kalev, Bullgari)
46- Mourir comme un homme (Joao Pedro Rodrigues, Portugali)
47- Le quattro volte (Michelangelo Frammartino, Itali)
48- Des filles en noir (Jean Paul Civeyrac, France)
49- Le Braqueur (Benjamin Heisenberg, Austri)
50- Simon Werner a disparu… (Fabrice Gobert, France)

Nuk më kane pelqyer (kohe e humbur) :

51- Mother (Bong Joon-ho, Koreja e Jugut)
52- Toy Story 3 (Lee Unkrich, USA)
53- Rubber (Quentin Dupieux, France)
54- Liberté (Tony Gatlif, France)
55- Poetry (Lee Chang-Dong, Kpreja e Jugut)
56- Un Homme qui crie (Mahamat Saleh Haroun, Cad)
57- Sous toi, la ville (Christoph Hochhausler, Gjermani)
58- Inception (Christopher Nolan, USA)
59- Lola (Brillante Mendoza, Filipine)
60- Sexy Dance 3 The Battle (Jon Chu, USA)
61- Liza ne boten e çudirave (Tim Burton, USA)
62- L’Empire du milieu du sud (Eric Deroo, Jacques Perrin - France)
63- Chatroom (Hideo Nakata, Angli
64- Les petits ruisseaux (Pascal Rabaté, France)
65- The American (Anton Corbijn, USA)
66- Nord (Rune Denstad Langlo, Norvègji                                        

Posted on 11th January 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

3 filma te parë gjate dhjetor 2010-s…

 
Der Räuber (Hajduti) - film austriak me regji te Benjamin Heisenberg, bazuar mbi nje histori te vertete (ah keto historite e verteta !!), rrefen historine e nje tipi qe del nga burgu e qe ka nje dhunti te hatashme : eshte nje maratonomak (vrapues) i hatashem ! Me kete rast, ai nuk lë banë pa vjedhur. Pa ndonje qellim te veçantë.

Ka nje te keqe ky film : qe nuk ke asgjë te keqe per ti thene…

5.3

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°

 
“The American” - me regji te Anton Corbijn, ose : ku katandiset filmi indipendent amerikan kur perpiqet te imitoje ate europian !
Eshte deshperuese kur konstaton se sa e keqkuptuar eshte shpesh-herë kinematografia : duke qene se dikur ka qene fotograf, ky Anton Corbijn (regjizori) i lejon vetes te beje nje paçavure te tille, dhe te pretendoje se kjo qe ben quhet… kinematografi (nderkohe qe ne film, mund te kete a s’mund te kete 5-6 minuta kinematografi, gjithesej !!).

2.0

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°
 

 ”Unter Dir die Stadt” - film gjerman me regji te Christoph Hochhäusler

Para disa vitesh, kam pas rà ne sevdà me “Falscher Bekenner” (”Gënjeshtari”), - 2006, filmin e meparshem te ketij regjizori te ri gjerman (ndofta perfaqesuesi më tipik i asj qe u quajt ne vitet ‘2000 “vala e re gjermane”). Qe ishte po aq i mire sa filmi i tij i pare, “Milchwald” (Rrruga e Qumeshtit, 2003). Ky qe pashe dje eshte filmi i trete i tij.

Zhgenjim total ! Nje tmerr i vertete ! Eshte me se evidente qe ky regjizor “eshte i talentuar”, “ka gjera per te na thene”…. bla bla bla, por filmi i tij i fundit i ka rreshqitur plotesisht nga duart ! “Unter Dir die Stadt” te jep pershtypjen e nje filmi-program, te nje skenari te filmuar, por… ku zor se gjen nje a dy skena bindese (per ata qe e kane parë : nje skene e mire eshte ajo ku dy te dashuruarit jane te shtrire barkas ne dyshemé e pijne cigare).
Megjithate, mua do të me mbetet ne memorje per skenen më groteske të 2010-s : skena e fundit fare ne film (per ata qe e kane pare filmin : “bo boooooo, erdhi revolucioniiiiiiii !!”). Ideja, sigurisht qe mund te jete interesante, por duke qene se eshte vendosur ne fund te tij ( si me pretekstin “hajt se mund ta shpetoje filmin, i cili ka shku per lesh !” - regjizori me siguri eshte koshient per nje gje te tille), ajo kthehet ne skênë totalisht groteske !

3.0

Posted on 11th January 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

Schastye Moye (My joy) - film ukrahinas me regji te Sergey Loznitsa

 Paskam harruar te shkruaj dy fjale per kete film, per me teper qe eshte hera e pare qe shoh nje ukrahinas !

“My joy”, qe ka qene perzgjedhur ne 18 filmat e konkurimit zyrtar ne Kanë 2010, ngjalli jo pak debate asokohe.

Filmi ne fakt, i xhiruar ne Rusi, ka per subjekt gjithashtu popullin rus (edhe pse regjizori eshte ukrahinas). Eshte historia e nje kamionisti, qe po aq here sa merr ne kabinen e tij nje pasagjer, po aq here dhe filmi niset ne drejtime narrative ku nderlidhet e shkuara ruse me te sotmen. Edhe pse ngjarjet duken vertet te komplikuara, ne fakt, filli i tyre eshte teresisht i sakte. “My joy” ( Lumturia ime !) eshte padyshim filmi më pesimist i vitit, nga më pesimistet qe me eshte dhene te shikoj vitet e fundit.

Thuhet se “My joy” eshte filmi i pare i ketij regjizori ukrahinas, qe deri më tani, paska realizu vetem dokumentarë (duket influenca e tyre).
Une them se jo gjithshka eshte e arrirë ne film, por amà jo pak gjera jane të arrira. Ne thelb, filmi eshte historia e nje njeriu qe vendos (më ne ne fund !) drejtesi ne kete dynjà (temë qe te kujton jo pak filmat e Clint Eastwood) - ndersa fundi i “My joy”, per mua nuk eshte gje tjeter veçse “Dogville” i Lars Von Trier.

Mendimi im eshte se duhet pare se ‘për nga’ do marrë drejtim (nese vazhdon te beje filma) ky ukrahinasi, sepse, qe ka disa gjera per te thene, duket ashiqare qe i ka.

Per tu ndjekur…

7.8
 

Posted on 11th January 2011
Under: Cannes | No Comments »

You Will Meet a Tall Dark Stranger - film anglez me regji te Woody Allen

  … film te cilin nuk kisha fort ndermend ta shikoja, por rrethanat ishin te tilla qe më ‘detyruan’ ta shihja (aksidentalisht).
Sikurse edhe disa te fundit te Woody Allen, “You will meet…” eshte xhiruar ne Angli, tema e filmit eshte angleze, pra ai mund te konsiderohet si film europian (edhe pse i realizuar nga nje regjizor amerikan !). Dhe ne fakt, filmi i drejtohet nje publiku teresisht europian.

Duke pare filmin, po mendohesha se sa eshte plakur, ne fakt, pikerisht ky, pra i famshmi publik europian. Sikurse jane plakur vetë filmat-autorialë europianë, karakteristikat e sotme te te cileve mund te permblidhen me fjalet : filma te urtë, të ngadalte, humanë. Gje qe e mendova ne fakt edhe kur pashë “another day”, filmin e fundit te Mike Leigh “, te cilin e komentova pak me lart, dje. C’eshte dhe më komike, eshte fakti se sot eshte fare kollaj ti ngaterrosh filmat autorialë europianë me njeri-tjetrin, biles mund ti ngaterrosh fare mire edhe me telefilma ose me episode serish te stergjata. Eshte pothuaj e veshtire tu mbash mend titujt, aq me pak te te bejne pershtypje, e akoma më e rrallë te te mbesin ne memorje…

Keshtu qe ç’mbetet per ti dalluar nga njeri-tjetri eshte, te themi, l’écriture, skritura e tyre, menyra se si jane shkruajtur. Sepse sa per cilesine kinematografike, s’ke ç’u thua : drita eshte e bukur, aktorët luajne nuk ka më mire, mizaskenat jane diskrete (gati-gati frikacake, por kete po jua falim…) : Alain Resnais, Woody Allen, Claude Chabrol, Ken Loach bejne nga nje film te ri ne çdo nje a dy vjet , ndersa ne, spektatorët, ua njohim lehtazi firmën. Ajo qe quhej dikur “politika e kineastëve-autorë” (la politique des auteurs), qe nje here e nje kohe do te thoshte qe nje regjizor-autor te vinte artin e tij ne rrezik, te guxonte, te rrezikonte, sot eshte kthyer ne nje “plagë” per spektatorin, plagë e tipit : “oh, paska dalë Woody Allen-i i ri…”

Ndaj thoja më lart se ndofta e vetmja gje qe mbetet per tu komentuar, eshte skritura e tyre. E vetmja qe duket se ka deri diku vlerë.
Sikurse dhe tek ai i Mike Leigh, edhe tek ky i fundit i Woody Allen-it, edhe pse nuk ajo nuk “shpik” ndonje gje te re, duket se eshte skriturë deri diku inteligjente dhe deri diku edhe e ashper. Ok, nuk eshte fjala per nivelin e skriturës se filmave te fundit te Bergmanit (autor europian), -fundi i viteve ‘80 - , dhe qe per më teper, ishin telefilma !!!. Jo jo. Keta te Woody Allen-it, Mike Leight apo Ken Loach jane më pak precizë, më pak provokatorë, më teper llafazanë, pra shume here më plakaruqë se ato qe bente nje plak tek të 80-at, Ingmar Bergman-i, ne fundin e viteve ‘80. Ato duken rijoshë ne raport me keta qe permenda !!

Keshtu qe nuk me mbetet vetem ti vë nje notë, kuptohet kaluese, siç eshte 7-a, dhe e gjitha kjo, të me kujtojë, nje shoqe timen te gjimnazit qe shqepej pikerisht ne shtata, dhe sa here merrte nje note te tille, thoshte me humor e ironi bashkë : Eshte notë serioze 7-a !

Posted on 7th January 2011
Under: Allen, Angli, Indipendent | No Comments »

disa filma te parë pergjatë dhjetor 2010-s…


e qe nuk i paskam permendur :

“RUBBER” - film amerikan me regji te Quentin Dupieux

Para dy-tre vitesh, kur shprehja adhurimin tim per “Steak“, nje film francez me regji pikerisht te ketij Quentin Dupieux, jo pak-kush më merrte per ‘te çmendur’. “Steak” ishte film-meteor i ketij regjizori te ri (qe eshte edhe DJ, edhe regjizor video-clipesh !), i njohur shpesh edhe si Mr Oizo !

Reklama per “Rubber“, filmin e ri te regjizorit ne fjale e beri jo pak punen e saj : thuhet se sallat e kinemave, edhe pse film modest e me buxhet te vogel, ishin plot dhe filmi “beri namin” ! (ne fakt, ishin dy elemente qe terhiqnin vemendjen e spektatoreve per te shkuar e pare kete film : se pari, fakti qe personazhi kryesor i filmit eshte nje rrotë makine, dhe se dyti, fakti se filmi eshte xhiruar i gjithi me programin video te nje… aparati fotoje !).

E pra mua nuk me pelqeu “RUBER” edhe pse e pranoj se, teknikisht, regjizori ja ka arritur jo pak qellimit te tij (sidomos perdorimi i nje parati fotoje per te xhiruar gjithe filmin). Per mendimin tim, prezenca e spektatoreve brenda ne film (ata qe e kane pare, me kuptojne), eshte nje gabim trashanik ! Dhe “Rubber“, in fine, ka shume shume here me pak kinematografi, ne vetvete, sesa kryevepra pararendese e tij, “Steak“.

Nota : 5

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Another year - film anglez me regji te Mike Leigh

Nuk kam qene ndonjehere fans i melodramave te anglezit Mike Leigh (edhe pse melodramat jane nje nga zhanret e mia te preferuara ne ciné !). Por kesaj rradhe, inglizi me bindi (kenaqi). Kish bere nje film jo pak personal. Dhe kish thene disa gjera interesante.
Opinioni im eshte se behet fjale per nje film qe germon tek natyra njerezore, per te parë disa gjera qe me ç’duket, dhe vete Mike Leigh nuk eshte fort i sigurt (dhe aq me mirë qe nuk eshte i sigurt !). Per shembull, se ç’eshte xhentilesa, sjellja e mire, ose dhe me sakt, bujaria. Tamam : me duket se ky eshte nje film mbi bujarinë.
Mire !

7.2

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Belle épine” (Gjemb i bukur) - film francez me regji te Rebecca Zlotowski

Jo keq per një film te parë, per nje regjizore te re.

Film jo pak frontal, pa lajle-lule, pa tralala.

7.0

Posted on 5th January 2011
Under: Te ndryshme | 2 Comments »

“Le quattro volte” - film italian me regji te Michelangelo Framartono

Film qe ka ne qender 4 personazhe (qe shfaqen njeri pas tjetrit ne film : kur “zhduket” njeri, “lind” tjetri ): nje çoban, nje dhi, nje bredh, dhe nje cope qymyr. Pra behet fjale per 4 ‘pushtete’ (regjime) : pushteti (la reigne) njerezor, ai animalesk, ai vegjetal, dhe ai mineral (tokesor).
Film dokumentaro-fiksional (ne film nuk flitet as edhe nje minute te vetme !), ne ‘teori’ (en papier), filmi te merr ne qafë ! Ne praktikë (ne imazh)… më pak, per te mos thene fare. Problemi per mendimin tim eshte natyra prej programi e filmit. Në sensin qe, filmi me se shumti demonstron (a thua se ploteson nje far’ programi). Te krijohet pershtypja se filmi, ne fund te fundit, nuk eshte veçse nje deklaratë lourdingue (kabà ?) e demonstrimit qe merr persiper te kryeje… Shkurt : nje skenar i filmuar.

Montazhi po ashtu mu duk fort i keq. Kur regjizori nuk di ç’te beje me “Le quattro volte”, ja fut nga me nje plan te çative te fshatit (pare nga lart), ose plane filmike te pyjeve (te natyres). Gjate filmit, kjo me bente te mendohesha se sa e veshtire eshte ne fakt, te filmosh natyren, (ashtu siç meriton ajo te filmohet !), dhe më se shumti meditoja per mjeshterine e Straub-ëve, kur e bejne kete gje ne filmat e tyre.

Bresson-i po ashtu, thoshte se bukuria e nje filmi duhet ti ngjaje bukurise se nje fshati, (ose te nje qyteti, te nje mali, te nje fushe), dhe jo bukurise se fotografise se nje fshati (qyteti, mali, fushe..). “Le quattro volte” ka bukurine e fotografise se nje fshati, por jo bukurine e vetë fshatit.

Film inofensiv, i pademshem (ne fakt), por… kur thua -i pademshem-, zëre se ke thene : i panevojshem

 

5.5

Posted on 5th January 2011
Under: Cannes, Itali, Indipendent | No Comments »

“CATERPILLAR” - film japonez me regji te Koji Wakamatsu

Koji Wakamatsu eshte nje regjizor japonez, burre i vjeter tek te 80-at, dhe qe ka ne aktivitetin e tij si regjizor mbi 100 filma !

Per fat te mire, parvjet i kam pare “United Red Army“, film qe me kish bere pershtypje dhe nuk e kisha harruar. Me kish bere pershtypje (edhe pse ishte e para here qe shikoja nje film nga ai regjizor), sepse më pat dhene ndjesine se po shikoja nje punë te dikujt qe jo vetem nuk eshte dokushdo ne zanatin e tij, por qe edhe ka ende gjera te thene ! Me gjithe moshen jo pak te kaluar…
Konfirmimin e kesaj ndjesie qe kisha, e mora pergjate shikimit te filmit te tij te fundit, “Caterpillar” (dalë ne kinema, ne France, nen titullin “Le Soldat Dieu), dhe qe rrefen historine e nje gruaje japoneze, te ciles i kthehet ne shtepi nga lufta ne Kinë (1945) burri i saj i gjymtuar (ka humbur edhe krahet, edhe kembet !!).

Mendimi im per keto dy-tre vitet e fundit (2008, 2009) ka qene se risia e kinematografise se mire cilesore ka qene prezenca e nje numri te madh filmash doku-fiksionalë (elementi dokumentar fort prezent ne film - si psh : “Je veux voir“, “Waltz with Bashir“, “redacted“, “Diary of the dead“).
Ndersa per kete vit qe po lëmë, pra per 2010-n, kam vene re nje fenomen interesant : jo vetem qe ka nje rikthim te vrullshem te samurajve te vjeter te artit te shtate (Godard me “Socialisme“, Herzgog me “Bad Lieutenant“, Wakamatsu me “Caterpillar”) por ç’eshte interesante eshte se filmat e tyre, kane te perbashket diçka surprizuese : jane filma te realizuar sikur te ishin filmat e tyre të parë fare ! (nderkohe qe behet fjale per regjizore qe kane ne aktivitetin e tyre mbi 50 a më shume filma !). Qofte “Socialisme”, “qofte “Bad Lieutenant”, qofte ky “Caterpillar”, kane te perbashket nje far’ freskie vizuale, vrulli rinor, karakteristikë për filmat qe relaizohen nga “çunakë” te rinj !

Nga ana tjeter, “çunakë” te rinj si tailandezi Apitchatpong Weerasethakul (”Uncle Boonmee“) apo filipinasi Raya Martin (”Independencia“), realizuan filma “te vjeter”, shpesh ne bardh-e-zi, gati-gati memecë (si filma pa zë) dhe biles deri dhe te xhiruar ne… studio !! Njesoj si ne vitet e para te shek. XX ! A thua se pasi kane konsumuar modernitetin aktual, i jane kthyer burimit te artit te shtate, origjines se tij !

Pra :
Kthim ne burim per talentet e reja (Weerasethakul, Martin …).
Burimet (Godard, Herzog, Wakamatsu…) rikthehen !

Kjo eshte diçka fort interesante, per arsye se konfirmon se kinematografia eshte nje rilindje perpetuale, e reja eshte e vjeter dhe kjo e fundit, perseri e re ! “Caterpillar” i Wakamatsu konfirmon fuqishem pikerisht kete.

nota per filmin : 10

Posted on 1st January 2011
Under: Japoni | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)