Archive for November, 2010

Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar (rreth disidences ne kinematografine shqiptare II)

Vazhdimi i dialogut tim me korçar-in :

Read the rest of this entry »

Posted on 11th November 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »

Rreth disidences ne kinematografine shqiptare…

Diskutoja tek “Forumi Shqiptar” me korçarin, nje mikun tim forumas, rreth mundesise se ekzistences se disidences ne filmat shqiptare te periudhes se komunizmit. Po e rivendos kete debat edhe ne kete blog, pasi me duket jo pak interesant :

   Read the rest of this entry »

Posted on 8th November 2010
Under: Te ndryshme | 7 Comments »

“CHOUGA” - film kazak me regji te Darezhan Omirbaev

Nuk kisha degjuar ndonjehere per ekzistencen e Darezhan Omirbaev,regjizor nga Kazakistani. Paskesh bere 5-6 filma ne keto 20 vitet e fundit, te gjithe te natyres film-autor, por une nuk i kisha pare asnjerin prej tyre. Siç them më lart, as emrin nuk ja kisha degjuar ndonjehere.

Chouga” eshte ne fakt adaptim kinematografik modern i “Ana Karenines” se Leon Tolstoit (roman qe kisha lexuar para shume e shume vitesh !!); filmi më rifreskoi kujtesen e librit.
Dhe jo vetem kujtesen. Me dha para se gjithash, emocion te ralle gjate shikimit ! Nuk me kish ndodhur prej muajsh ! Omirbaev jo vetem e reklamon veten si pasues te Bresson-it, por per mendimin tim, filmi i tij eshte ndofta i vetmi film bressonian, i denje per nje emer te tille. Gje e rralle, per te mos thene e pamundur, pasi me ka ndodhur te shoh tentativa, te themi bressoniane, ne kinema. Por… pa fort sukses…

Jemi ne Kazakistan (ish-republike sovietike), por zere se jemi ne Shqiperi. Chouga eshte e grua e re, bukur, e pasur. Grua deputeti.

Nje dite Chouga shkon per vizite ne qytetin e motres se saj, bija e se ciles dashuron nje biznesmen te ri, fort te pasur. Nga ana tjeter, vajzen e re e dashuron nje djalosh i ri katundar, i thjeshte. Por vajza e re preferon biznesmenin e ri, i cili duket se nuk e ka me pasion vajzen e re dhe ne fakt, bie ne dashuri me… Chougën (qe i bie te jete tezja e vajzes se re). Chouga ndan burrin e saj deputet per tu martuar me djaloshin e ri biznesmen. Te cilin, me kalimin e kohes, e ze “semundja” e monotonise : dashuria me Chougën zvenitet.
Nderkohe, vajza e motres se saj, pasi braktiset nga djaloshi biznesmen, bën nje tentative vetvrasjeje dhe, me ne fund, ajo pranon te martohet me pretendentin tjeter te sajin, djaloshin nga katundi, qe ajo asnjehere nuk e kish dashur.. Dhe me te cilin ben nje femi.

Nga ana tjeter, Chouga, krejt e deziluzionuar nga martesa e re me biznesmenin miljoner, vret veten.

°°°°

Kinse e tregova gjithe historine e filmit, sepse dua te them, qe, ne vetvete, ajo nuk ka pothuaj fare rendesi, ne kuptimin qe, historia eshte e njejte me ate te romanit “Ana Karenina” - mjafton te kesh lexuar romanin, dhe gjithshka eshte e “parashikueshme”. Vlerat e filmit qendrojne gjetiu !

Qendrojne para se gjithash tek mjeshtria e regjizorit per te filmuar portrete (perzgjedhja e akores ne rolin e Chougës eshte i hatashem !); qendron tek maestroja e tij per te bere elipse (figurë stilistike kinematografike, per te kaluar nga nje ngjarje, direkt tek nje tjeter) -filmi eshte i mbushur me te tille; qendron tek aftesia e Omirbaevit per te rrefyer 1001 gjera njeheresh, me nje plan te vetem, per 5 minuta kohe; qendron tek fuqia e imazheve te filmit (filmi eshte i kompozuar nga imazhe filmike te kulluara ); vlerat qendrojne ne çdo minute te “Chouga“-s !

kryeveper !

10 !

Posted on 4th November 2010
Under: Indipendent, Kazakistan | 2 Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)