“THE SOCIAL NETWORK” - film amerikan me regji të David Fincher

The social network eshte ilustrimi kinematografik nga ana e regjizorit David Fincher (qe e mban veten per gjeniun e ri te Hollywodit !!!), te nje historie fundja jo pak banale : Mark Zuckerberg, nje çun i ri i ultra-talentuar ne informatike, krijoi facebook-un, ne 2004-n. Regjizori i “Se7en” dhe “Fight Club”, kesaj rradhe ka arritur te fitoje nje unanimitet te hatashem midis kritikes profesionale dhe opinionit te publikut, qe eshte i shumte ne numer (ne USA, filmi eshte ne vend te pare ne Box Office, prej 3 javesh !).
***
Per mendimin tim, filmi eshte diçka midis nje reklame (version i gjatë), reklamë-elozhe per nje Humanity te paster (aseptike), te edukuar, te sjellshme, me nje fjale “cool” (gjyshja ime thoshte qe, “i urtë (dmth cool) eshte edhe muti, por amà qelb dynjanë !!”), dhe nje reportazhi mbi nje fenomen banal te shek XXI (facebook-u).
Spiralen obsesionale te heroit te filmit te tij, regjizori e imiton permes mizaskenes (regjisë) po aq obsesionale, permes akumulimit ultra-nevrotik te informacionit skenaristik si dhe permes kercimit me nje këmbe (biles pupthi, me nje këmbe !) te temporalitetit te rrefimit (narracionit). Nuk ka nje sekonde te vetme ne film qe nuk eshte e ngopur, e nginjur (saturated) me dialogje, lloqe e lloqe e lloqe pafund, lloqe te nje shpejtesie marramendese; nuk ka nje sekonde te vetme ku te ndihet ndofar dyshimi, dritherimi, ndofar dyzimi regjizorial ! David Fincher eshte as ! I pari i klases (si dhe heroi i filmit !!).
E vetmja alternative qe ofron nje film i tille i tipit “shihni si i jap biçikletes pa duar”, qe ne fakt jane filma te bërë nga regjizorë, te cileve petagogët ne shkolle u kane mesuar qe “te mos mbajne anen e askujt ne film”, pra e vetmja alternative e nje filmi te tille, me demek te pa-anshem, eshte : nje far’ emotiviteti (gati histerie !) i larvuar prapa çdo personazhi… dhe kaq ! Kaq te jete misioni i kinematografise ?? I filmave ??
Me e bukura eshte se kete “gjë” te lëmuar dhe te padëmshme, pra kete far-filmi qe rrefen historine e nje njeriu ultra-ambicioz, perpiqen te na e servirin si konsekuenca e paevitueshme e nje fenomeni te pa-evitueshem siç eshte ai i facebook-ut. Por problemi eshte se ky “fenomen” (fenomen i thençin !), i rrefyer siç eshte rrefyer ne film, nuk na thote asgje per botën aktuale qe jetojme, per te cilen ai pretendon te jete emblemë ! Dhe ne fakt, ai nuk na thote (rrefen) asgje, sepse nuk eshte veçse pjese e saj ( e kesaj bote), ose me sakt, nuk eshte veçse vazhdim i saj, konfirmim i saj. Asgje ne film nuk e tejkalon kete botë. Keshtu qe asgje nuk thuhet dhe ne film (as per mire, as per keq !).
“The social network” eshte ne fakt film qe noton ne ujra fashinuese (cinéma de la fascination).
Nje shembull konkret : eshte flagrante se me sa popozitet pershfaqet ne film Universiteti i Harvard-it, si nje keshtjelle e hatashme dijeje nga ku lindin Zotër (Zota) ! Nderkohe qe fundja, dreqi e mori, nje Universitet eshte ! Per me teper qe shumica e tyre qe vene kemben atje, kane lindur me luge te florinjte ne gojë (pra s’kane ndonje meritë). Kjo pra eshte ajo qe quaja “nota fashinuese”. Më eshte dhene te shikoj më pare jo pak filma qe filmojne universitetet amerikane, qofte dha Harvardin, por tek “the social network” eshte flagrant pompoziteti i filmimit te nje “keshtjelle” te tille.
Ose tabela e fundit ne film, qe na informon se ky çuni na eshte sot miliarderi me i ri ne moshe, i planetit. Mund te thote dikush : po ky eshte fakt ! Sigurisht qe eshte fakt ! Por kur nje regjizor vë nje tabele te tille, nuk e ve rastesisht. Sikunder dhe nuk e ben rastesisht nje film te tille. Nje fakt i tille nuk ka asgje te keqe (ne vetvete); problemi eshte se nje fakt i tille nuk ka asgje te mire. Une besoj tek nje kinema qe permireson Njerezimin, dhe jo e anasjellta.
Biles qofte dhe mbyllja e filmit, qe me demek do te na thote se “ja, edhe ky Zuckerberg-u, aty i ka te vetat : miliarder miliarder, por amà me siklete sentimentale“, per mua kjo perkthehet : Mos kini merak o popull (qe shikon filmin !), se dhe miliarderet aty i kane hallet e tyre, sikurse keni ju tuajat !
Ky ne fakt eshte thjesht moral kristian, dhe Niçja, ka nja nje shekull qe jua ka shkurtuar drutë ! Fincheri, ne rastin me te keq, eshte dashur-padashur ne anen e moralisteve kristiane, pra te prifterinjve (facebook-u eshte katedralja, Zuckerbergu - konstruktori, Fincheri - prifti). Dhe ne rastin me “te mire”, ne ate te majtisteve-liberalë, qe i konsiderojne keto “fenomene” si e keqja më e vogel… (dhe biles e paevitueshme !!).
Por une e thash ne komentin e pare : Fincheri keto mesime ka marre nga shkolla, dmth nga Hollywoodi. I cili, ne masen me te madhe eshte i majte, por i majte-liberal, nga ata te tipit Bill Gates 
Ne kete sens, “The Social network” eshte film qe pretendon fuqishem te jetë jo ideologjik por qe finally, eshte ideologjik, sepse i kapur nga rrjeta i ideologjise qe ai pershkruan. Cili eshte mesazhi qe transmeton filmi ? Ky i meposhtmi : e ardhmja e qenies njerezore eshte individi narcizik, te cilit i mungon dashuria dhe mirenjohja e te ngjashmeve te tij : individ nganjehere frikacak, individ shpeshhere i dobët, por dobesi qe ne fund te fundit, perbejne forcen e tij.
Por fundja, ky eshte edhe diskursi i vete kapitalizmit. Pra ne fakt, jane dy diskurse (ai i realitetit dhe ai i filmit) qe perputhen, rrotullohen duke perndjekur njeri-tjetrin dhe qe ne fund, kafshojne bishtin. Ne kete sens, “The Social Network” eshte film i mbyllur, film pa te ardhme.
Konkretisht : Cila eshte tabela (kartoni) qe lexon spektatori ne fund te filmit ?
“Mark Zuckerberg, themelues i facebook-ut, eshte sot miliarderi më i ri ne moshë i planetit“.
Do më thote ndokush : Po ku eshte e keqja te jesh miljarderi më i ri ne moshe i planetit ??
Une do ti pergjigjesha : Sigurisht qe nuk ka asgje te keqe. Problemi eshte se, po aq sa nuk ka asgje te keqe, nuk ka edhe asgje te mire !
Nota : 4.0
Posted on 25th October 2010
Under: USA, Fincher | No Comments »
Kjo majtas eshte tablloja “Burri ne banjo” e piktorit francez Gustave Caillebotte (1884), tabllo nga e cila regjizori francez Christophe Honoré ka marre titullin per filmin e tij te fundit :

- “Un Homme qui crie” (”Klithma e nje burri“) - film çadian me regji te Mahamat Saleh Haroun.

