3. filmat e Eric Rohmer (France)

 Eric Rohmer (emri i vertete i te cilit eshte Jean-Marie Maurice Scherer) ka vdekur kete vit (2010) dhe eshte ne fakt, babai i vertete i “nouvelle vague”-s franceze, te viteve ‘60. E ka pas filluar si shkrimtar, ne vitet ‘50, e me pas si kritik, kur dhe krijoi revisten e famshme “Cahiers du Cinéma”, tribuna e “vales se re” franceze qe po lindte asokohe.

Jo pak prodhimtar (26 filma ne 50 vite karriere), deri ne moshe te thyer, 90 vjeçare, kur dhe mbylli syte, filmat e tij (tek te cilet, eshte vete skenarist e vete regjizor, pa asnje perjashtim), ndahen ne kater grupe :

- Grupi i pare me 6 filma (1960-1972) qe i perkasin “Rrefimeve morale” (Contes moreaux)
- Grupi i dyte me 6 filma (1977-1987) qe i perkasin “Komedive dhe proverbave” (Comédies et proverbes)
- Grupi i trete me 4 filma (1990-1998) qe i perkasin “Kater stineve” (Contes des quatre saisons)
- Grupi i katert me 3 filma (2000-2007) - nje triptik prej 3 filmash, kryesisht te natyres historike.

Duhet theksuar se filmat e secilit “grup”, nuk kane te bejne asfare me njeri-tjetrin, edhe pse, ne vepren totale te regjizorit, ka nje koherence impresionuese : behet fjale per personazhe qe duhet te marrin nje vendim, duke i “gjetur” argumetet tek imagjinata (imaginary) e tyre. Pra superpozohen dy hapsira, objektivja (relaiteti qe na pershkruan kamera) dhe subjektivja, qe ndertohet ne menyre imagjinare nga personazhi kryesor. Per Eric Rohmer, ne ndryshim nga letersia, muzika apo piktura, kinemaja nuk eshte arti i sugjerimit apo metafores, por ai i percaktimit : filmat e tij perdorin te gjitha burimet e dualitetit imazh-zë, obktivitet-subjktivitet, vertetesi-genjeshter.

Kur Rohmer vdiq, nje aktor fetish i tij, Fabrice Luchini, me kujtohet te kete thene ne TV qe “Rohmer ishte ndofta regjizori më i lirë francez“. Duhet te kete patur fort te drejte, sepse prodhimi i filmave te tij, i neshtrohej nje disipline qe nuk gjen rast te dyte ne kinemane franceze : nje publik konstant, besnik, as shume i madh, por as edhe shume i vogel, gje qe e lejonte regjizorin te amortizonte shpenzimet e filmave te tij dhe te siguronte vazhdimesine relativisht te rrjedhshme te vepres se tij (ne nje fare menyre, si rasti i Woody Allen ne USA, perjashto kete periudhen e fundit europiane).

Pse i dua kaq fort filmat e Rohmer-it ?

Temat kreysore te filmave te tij jane kryesisht genjeshtra, mekati (jo ne sensin fetar, por filozofik), morali. Behet vertet fjale per moralin, ne filmat e tij. Por jo per ate moralizues, por per nje tjeter : per ate moral qe interesohet per pikturen e zemres njerezore, humane. Ne fund te filmave te Rohmer, pa dhe nje perjashtim te vetem, une si spektator, jam ndjere gjithmone “i kapur mat” (to be revealed), i revelacionuar veçse prej … DASHURISE !

Ose, ne se do ta permbidhja me nje shprehje te vetme : filmat e Eric Rohmer me kujtojne vargun e famshem te Arthur Rimbaud :
Ah ! Que le temps vienne
Où les cœurs s’éprennent
“.

(Ardhte ajo kohe, kur zemrat bien ne dashuri !)

top-5 i filmave te mi te preferuar nga ky regjizor :

1. Le rayon vert (Rrezja e gjelber - aka “summer“) - 1986
2. Ma nuit chez Maud (Nata ime tek Maud - aka “My Night at Maud’s”) - 1969
3. Pauline à la plage (Paulina ne plazh - aka “Pauline at the Beach”) - 1983
4. Les amours d’Astrée et de Céladon (Dashurite e Astresë dhe Celadonit - aka “Romance of Astrea and Celadon”) - 2007
5. Le genou de Claire (Gjuri i Klares - aka “Claire’s Knee”) - 1970
     

6 Responses to “3. filmat e Eric Rohmer (France)”

  1. per 'E. Rohmer' Says:

    Vijon nga:
    http://filmjournal.net/autori/2012/01/12/okis-movie-dhe-grate-e-miqve-te-mi-dy-filma-koreane-me-regji-te-hong-sang-soo/

    Ke shume te drejte per ‘Conte d’hiver’ kur thua: “Sidomos mbyllja…. vjen krejt papritur, pothuaj e kishim harruar te dashurin e saj te veres, vite me pare.”
    Me pelqeu shume per aktoren kryesore ‘Conte d’hiver’. Po ashtu, edhe krahasimi me ‘Lola’- J. Demy eshte sh. i vertete, pervecse bukur.

    Po tek ky grup (Quatre saisons), kisha nis dhe lene pergjysem ‘Conte de primtemps’, i treti titull i cili edhe s’me kujtohej. E perfundova me kete rast.
    E di Stalker qe kalonte nje emer shqiptar ne fund fare, muzikanti qe luan ilustrimin muzikor??? :)

    Kur thua “Regjizoret e medhej jane te tille (pra te medhej) JO se flasin per X apo Y klase, por se SI flasin per te (per klasen pra)”:
    Mendoj se Rohmer i pelqen te shijoje jeten, ne menyren e tij borgjeze, si nje muzike dhome. Pa konflikte te medha e fondamentale te cilat te perzihen e kondicionojne ngjarje te tjera, psh. ato te dashurise tek njeriu. Mendoj si te thuash,se jeta ne filmat e E. Rohmer i ka te gjitha kushtet higjenike - ne kuptimin qe ka ky term si kushte elementare paraprake e mbrojtese te egzistences - pa edhe zhvillohet ne menyren me civile, paqesore e humane te mundshme. E keshtu, ofron hapesira per progress e evolucion e filozofi.
    Por ke te drejte qe ishte nje term shume reduktues shprehja ime: “Rohmer trajton tema te jetes paqesore qytetese”

    I pashe mbreme meqe i kisha “The girl of the bakery” dhe “Pauline a la plage”. Do ta ndjek sot linkun qe solle per Rohmer. Falemnderit, falemnderit.

  2. autori Says:

    ahahaha, Pauline à la plage eshte i shkelqyer ! Nje adoleshente qe ua pret drurët te shkurter te rriturve ! (adulteve)

    The girl of the bakery eshte ndofta i vetmi film (ai eshte metrazh i mesem, ne fakt) i Rohmer qe nuk kam pare ndonjehere.

    Por dhe filmat e ketij regjizori duhen ripare, sepse ne shikimin e pare, syu mund te argetohet me se shumti tek elementet ekzotike (Franca, vitet ‘70, jeta ‘e qete’ borgjeze) etj etj; nderkohe qe e shtëna (the shot) e Rohmer eshte gjetiu. Filma me qitje te larget -thene ndryshe

  3. autori Says:

    Si dhe :
    “Rrefim dimri” mund te shihet jo vetem si “remake” i Lolës, por edhe si HOMAZH per Lolën !

  4. per 'E. Rohmer' Says:

    ” Por dhe filmat e ketij regjizori duhen ripare … ”

    Mua me clodhin filmat e tij, “the stress goes away”, si te thuash. Ndoshta ke te drejte kur thua se syri argetohet.

    Linku i jutubit e pashe. Rohmer komentonte atje edhe per “Paulinen …” dhe dukej qe e kishte me shume qef ate tip. M’u kujtua se si, edhe kur behej fjale per momente te rriturish, kuadrot nuk harronin te perfshinin gocen e vogel kur ajo ishte rrotull, pavaresisht c’po bente. Interesant sa origjinale.
    Edhe “Gruaja e aviatorit”, checked, se e pashe mbreme. Patjeter qe like! Sic e thashe, kane nje relaks kto filma, te clodhin. Flm.

  5. autori Says:

    ah!! Gruaja e aviatorit !! j’adore !

    a ka nje çift aziatikesh ne nje park, te cileve heronjte e filmit u kerkojne tu bejne nje poze ? (a diçka e tille) . A adhuroj ate skene (nese nuk me gabon memorja)

  6. per 'E. Rohmer' Says:

    jo, nuk te gabon memoria, madje na cuditi! Si shpjegohet, mes qindra filmave te tu, arrin te kujtosh prapeseprape?

    Per vete ja ku po e them se skenat dhe filmat E. Rohmer, qe nuk lodhet se sjelluri para nesh gjerat e bukura qe ka jeta rreth e rrotul, kane per t’u pare shpesh nga une. Jane nje ikje me pushime, nje terapi.
    Me Marie Riviere -”Gruaja e aviatorit” paska qene edhe “Le rayon vert” - vazhdon ben pershtypje spontaneiteti i kameres se tij, por kesaj here edhe me i madh. Supozoj, prandaj i pari ne renditjen tende, apo jo.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)