Archive for August, 2010

5 regjizorët e mi më te preferuar aktualë: VI. Tsai Ming-liang (Taivan)

 Nese ka nje regjizor sot ne bote, filmave te te cilit mund tu heqesh zerin dhe prap se prap jane te mrekullueshem, ai eshte Tsai Ming-liang (ose Ming-liang Tsai, siç njihet ne boten anglofone). Keshtu qe mund te thuhet me plot gojen se regjizori ne fjale eshte nga te paktit fare-fare qe ben kinematografi te kulluar, ku imazhet flasin vete, dhe nuk kane nevoje per zë. Per me teper qe ne filmat e tij personazhet flasin shume shume pak, per te mos thene asfare , tamam ashtu sikurse dhe ishte ne gjenezen e saj kinemaja : memece !

Me origjine kineze por i lindur ne Malajzi, Tsai Ming-linag studion kinematografine ne Taivan dhe fillimisht punon per TV. Filmi i tij i parë artistik daton vitin 1992 dhe ne keto 20 vite ka realizuar gjithesej 9 filma.
Nje nga dy figurat kryesore te asaj qe u quajt “vala e re tajvaneze” e viteve ‘90 (tjetri eshte regjizori Hou Hsiao Hsien), filmat e Tsai Ming-liang-ut, shume te levduar neper festivale nderkombetare filmi, shquhen per nje modernitet qe kap maja vertet te paimagjinueshme. Ne nje fare menyre, ai eshte padyshim trashegimtari më i denje i Antonionit, nese e kemi fjalen per modernitetin kinematografik te vepres se tij, gjithe duke ruajtur nje strukture shume shume here me pak komplekse dhe shume më “naive” se ajo e filmave te mjeshtrit italian.

Top-5 i filmave te Tsai Ming-liang : (click mbi titujt e filmave per komentet respektive per ta)

1. I don’t want to sleep alone
2. Vive l’amour
3. The Wayward cloud
4. The river
5. Face

Gjithsesi, eshte e veshtire te besh nje klasifikim te filmave te tij, per arsyen e thjeshte se te gjithe, ata kane nje nivel me shume se te admirueshme cilesor ! Fakti qe tre filmat e tjere te tij “What Time Is It Over There?”, “Good Bye, Dragon Inn” dhe “The Hole” vlejne po aq sa 5 filmat e lartpermendur, konfirmon kete gje.

   

 

Posted on 19th August 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »

V. filmat e David Lynch (USA)

 Kam pas shkruar ketu nje portet te David Lynch tek tema “50 kineastet me te medhenj te shek XX”, keshtu qe nuk po ndalem perseri tek profili i tij artistik. Me kete postim, doja thjesht te konfirmoja dashurine time te pamate per filmat e tij !

Megjithate, vlen per t’u percaktuar diçka : Lynch eshte shembulli par excellence i asaj se sa ndryshojne veprat e nje regjizori, qofte ky dhe i talentuar, ne funksion te produksionit (pra financimit te filmit). Sa më te varur ka qene finaciarisht nga producentet, aq më pak të lirë kane qene filmat e tij (”Dune”, “Elephan man”, “Wild at Heart”, “The straight story” - te cilet edhe pse jane filmat më te njohur te tij, nuk jane domosdoshmerisht ata më te mirët !). Nderkohe qe, kur Lynch nuk ka realizuar filma te porositur nga kompanite kinematografike dhe nuk eshte kushtezuar nga producentët, ka realizuar edhe filmat e tij me te magjishem : “Eraserhead” (1976), “Twin Peaks: Fire Walk with Me” (1992), “Mulholland Drive” (2001), “INLAND EMPIRE” (2006) - me kete te fundit, ekzigjencat e tij artistike kane shkuar vertet shume shume larg !

TOP 5 personal per filmat e David Lynch :

1. Mulholland Drive
2. INLAND EMPRE
3. Fire Walk with Me
4. Lost Higway
5.  seria “Twin Peaks”

Posted on 17th August 2010
Under: Te ndryshme | 2 Comments »

IV. Filmat e Pedro Costa-s (Portugali)

Pedro Costa e ka shpjeguar vetë si ka arritur aty ku ka arritur sot :

Deri në vitin 1997, regjizori i ri portugez kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Casa de lava“. Siç tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e “regjizorit autorial europian”. Po behej figurë !

Pikerisht ne 1997, Costa xhiron “Ossos” (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne Festivalin e filmit ne Venecia. “Ossos” u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve te xhirimit te nje filmi : produksion e post-produksiton, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentë regjizorë… bla bla bla.

Siç rrefen vete regjizori, sa më tepër qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutinë e perditshme filmimi… etj etj etj), aq me shume ndjehej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje çekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie te Lisbones, dhe menyres “klasike” (profesionale) te filmimit; çekuliber konkret midis, nga njera anë varferise se pashprese qe pershfaqej perpara kamerave dhe nga ana tjeter, energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritë prozhektorësh per te ndriçuar nje zone te tille, te erret, te pisët, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak çaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne erresire/ditë : regjizori kuptoi se, ne fakt, ai nuk kish nevoje as per asistentë regjizorë, as per carrelio e prozhektore, as per producentë. Ndjeu qe ajo qe deshironte, ne fakt, ishte te qendruarit vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, te qendruarit vetem per vetem me disa njerez qe i do fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu “Ne dhomen e Vandës” (No quarto da Vanda, 2000) dhe “Perpara Rini !” (Juventude em Marcha - COLOSSAL YOUTH, 2006). Dy kryevepra, dy monumente kinematografike.
Pedro Costa rishpiku kinemanë !

Vetë Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. “Ne sensin qe, ashtu sikurese kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kushtezuara nga studioja, njesoj edhe puna ime- thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas” (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston më).

Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ët qe, “Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston, qe ben rezistencë“. Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ëve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuarje (zhdukje), nenkuptohet ai (ajo) qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje). Vanda (”Ne dhomen e Vandes”) dhe Ventura (”Perpara Rini”- COLOSSAL YOUTH) misherojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atë te lagjes Fontainhas.

prolog : Ne edicionin e vitit 2006 te festivalit te filmit ne Kane, ne konkurim zyrtar u shfaq edhe “COLOSAL YOUTH”, filmi i fundit i Pedro Costa-s. Thuhet se, edhe pse dalja e spektatoreve nga salla e kinemase gjate transmetimit te filmave eshte diçka më teper se e zakonshme (sidomos gjate shfaqjes se atyre ne konkurim zyrtar, artistikisht shpesh edhe më radikalët), nuk ish pare ndonjehere ndonje dalje aq masive me perplasje kolltuqesh ne shenje revolte e spektatoreve te perkedhelur te Kanes, si ajo qe shoqeroi shfaqjen e filmit ne fjale. Eshte shembulli më kuptimplote jo per te treguar se sa elitiste eshte kinematografia e portugezit ne fjale, kurrsesi ! Por se ç’dëm te hatashem i kane sjelle shijeve te publikut mender-filma perversë të kallëpit të “la vita e bella” apo “dancer in the dark”, dhe ç’perpjekje e mund duhet per te shpëlarë syte nga filma-spektakel te tille te shemtuar, per te arritur me ndjé nje kinematografi te tille e te rralle si ajo e Pedro Costa-s !

Top 5 - PEDRO COSTA :

1. Juventude em marcha (Colosal youth) - 2006
2. No Quarto da vanda (In Vanda’s room) - 2000
3. Ne change rien - 2009
4. Où gît votre sourire enfoui ? - 2001
5. Ossos - 1997

ps: Pedro Costa eshte Cesanne i kinematografise, por… shshshsht !
prova, me imazh :

 

Posted on 16th August 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »

5 regjizorët e mi më te preferuar aktualë: III. Filmat e Apichatpong Weerasethakul (Tailande)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
23 Maji 2010, dita kur regjizori tailandez Apichatpong Weerasethakul fitoi Palmën e Arte ne edicionin e 63-te te Festivalit te Kanës, me të gjitha gjasat do te hyje ne histori si “The Independence Day” e Kinematografise se Lire e te Vertetë ! Duhen pare filmat (por dhe instalacionet video !) te tij, per te kuptuar se ç’eshte nje film i lire, ç’eshte nje film i vertete ! Ne kete fillim shekulli, askush më mire se kineasti tailandez veçse 40 vjeçar nuk i eshte afruar aq shume atyre !

JL Godard e ka me qejf te citoje shkrimtarin francez Jean Genet, tek thoshte se, “Duhet germuar per te gjetur imazhet : ato gjenden ne shkretëtirë !“. Me imazhe, sigurisht qe Godard nenkupton ato te pastrat, te vertetat (ato qe Deuleze i quan “image pure”) e qe sigurisht, ndodhen atje ku s’ka asgje, ne shkretetire, domethene ne imagjinatën më absolute te krijuesit. Po imazhet e filmave te Weerasethakul-it, ku ndodhen ? Ku ndodhet “shkretetira” e tij krijuese ?

Pa dyshim, ne xhunglen tailandeze, po aq e virgjer sa dhe shkretetira : aty ku zhvillohet edhe pjesa me e madhe e ngjarjeve te filmave te tij me metrazh te gjate, gjithesej 5, ne 10 vite krijimtari (2000-2010), gjithe duke punuar aktivisht ne realizimin e metrazheve te shkurter (si ky ketu : http://filmjournal.net/autori/2009/0…toms-of-nabua/) sa dhe te ekspozitave ( http://filmjournal.net/autori/2009/1…akul-tailande/ ).

Duke pritur te shohim filmin e tij te ri (i pesti i regjizorit) me te cilin fitoi dhe Palmen e Arte ne Kanë (Uncle Boonmee Who Can Recall His Past Lives, e kam te veshtire te klasifikoj 4 filmat e Apichatpong Weerasethakul, pasi per të katert, kam nje afeksion pothuaj te njejte e të pamatë ! E megjithate, duhen respektuar rregullat e lojes, keshtu qe….

voilà,
Top FIVE Apichatpong Weerasethakul :

(click tek titujt per trailer)

1. Tropical malady (2004)
2. Blissfully yours (2002)
3. Mysterious object at noon (2000)
4. Syndromes and a century (2007) : http://filmjournal.net/autori/2009/0…weerasethakul/
5. ? - duke pritur filmin e tij te ri, qe del ne shtator 2010…


    

Posted on 12th August 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »

II. Filmat e Jacques Rozier

Po vazhdoj listen e regjizorëve te mi te preferuar, te cilen e fillova në postimin pararendës me ata te Kiarostamit.
Pra po vazhdoj me :

II. Filmat e Jacques Rozier

Per fat te mire, me gjithe moshen e tij disi te thyer 84 vjeçare, Jacques Rozier eshte ende në jetë, e keshtu mund ta vendos ne listen e 5 regjizoreve te mij te preferuar qe jane gjallë e ne aktivitet. Nga ana tjeter, ne fakt, nuk më eshte dhene asnjehere te komentoj ketu ne blog, qofte dhe nje here te vetme filmat e tij; e aq me pak ta permend ! Nga na “mbiu” ky francezi Jacque Rozier ?

Arsyeja eshte po aq e thjeshte sa dhe e “komplikuar”. Rozier ka bere fiks po aq filma sa gishta ka një dorë : 5 ! Ne nje shtrirje kohore prej… 50 vitesh !! Dhe sa here e kane pyetur pse ka bere kaq pak filma, kineasti eshte pergjigjur qe ai asnjehere nuk ka pushuar se punuari (Rozier ka realizuar jo pak dokumentare edhe per TV dhe porosi te tjera si metrazhe te shkurtra etj etj) dhe qe realizimi i nje numri tejet te vogel filmash artistike (5 ne 50 vite !!), i ka dhene mundesine te jete artistikisht teresisht i lirë !

Dhe per e lirë, nuk ka më ku te shkoje se kinematografia e Rozier ! E lirë, sepse refuzon teresisht efektet e kollajta kinematografike, refuzon tempon dhe ritmin konvencional : filma e tij jane tmerresisht spontanë, gjithe duke mos qene te improvizuar (biles jane fort te mire-menduar !).

Pergjithesisht, filmat e Rozier rrefejne pelegrinazhe nganjehere komike, gati edhe humoristike, shpesh behet fjale per pushime verore ne buze te detit, ku personazhet duket se bejne gjera te parendesishme si pikniku (”Adieu Philippine”), ose kapje ngjalash (”Du côté d’Orouet”) por qe na duken akte aq familjare, aq te zakonshme, sa qe nje melankoli e hatashme lind ne fund te filmit, nje emocion i rralle (po aq i rralle sa dhe filmat e tij !!).
Gjenialiteti i filmave te tij pra qendron mbi te gjitha ne gjetjen e ekuilibrit midis parëndesise (ne dukje !) së ngjarjeve ne film dhe dëndesise se realitetit qe i referohet, nje ekuiliber i tille qe i jep atij nje rendesi te mjaftueshme per te na pasionuar me të.

Megjithate, ka dhe nje arsye tjeter, qe eshte kryesorja, pse jam kaq fans i filmave te tij.

Nese do te benim kujdes, mund te vëmë ré se gjate ketij Kino-Ditari, gjate komenteve per filmat, gjithmonë kam evituar me te drejte perdorimin e nje fjale : perdorimin e fjales humanizëm. Eshte nje fjale vertet delikate, komplekse, fjale aq shume e keqperorur ne shek XX, sa sot duhet te matesh 100 here per ta perdorur qofte nje here te vetme ! E pra, filmat e Jacques Rozier jane, per syte e mi, filmat më humanistë ne botë ! Toni i tyre humanist eshte i nje saktesie te tille, qe doemos vetem ai vete, pra regjizori, e ka sekretin ! Ne ate shkalle, sa tash e tutje, nese me pyesin se ç’do te thote humanizem, jam i gatshem te pergjigjem : “Humanizëm do te thote “Maine Océan !” (film i tij, qe me pelqen mbi gjithe te tjeret, realizuar ne 1985).

Sot eshte po aq e thjeshte sa dhe e “nderlikuar” per te pare filmat e tij : duke qene se shfaqen shume rralle (ne ndonje rast retrospektive) dhe pothuaj kurre ne TV, menyra me e mire per ti parë eshte box-i prej 5 DVD i 5 filmave te tij, edituar, me ne fund, ne 2008 !

Top 5 i preferencave te mia për filmat e Jacques Rozier :

1- Maine Océan (1985)
2- Du côté d’Orouët (1973)
3- Les Naufragés de l’île de la Tortue (1976)
4- Adieu Philippine (1962)
5- Dy metrazhe te shkurter : “Rentrée des classes” dhe “Blue jeans

ps: filmi i tij i peste “Fifi martingale” (2001), prezantuar ne Festivalin e filmit ne Venecia, asnjehere nuk ka gjetur distributor. Ne vend te tij, ne box-DVD e 5 filmave, jane dy metrazhe te shkurter, te cituar ne listen e mesiperme.

ne foto: box-DVD i 5 filmave te Jacques Rozier dhe kryevepra e tij : “Maine Océan

   

  

Posted on 5th August 2010
Under: Te ndryshme | 12 Comments »

I. Filmat e Abbas Kiarostamit :

Vjet ne verë, shkruaja (http://filmjournal.net/autori/2009/page/3/) se “meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne kinema dhe meqe nuk u shtyka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter, te cilet, ndarë sipas zhanrit, më duken te domosdoshem per tu parë“.

Meqe situata edhe kete vit eshte e njejte , kesaj rradhe po i ndaj postimet sipas autorëve (regjizorëve), pra po postoj disa lista filmash te autoreve te mi te preferuar.

Nje rast i mire per te rifreskuar kujtesen !

 Po e filloj me filmat e 5 kineasteve te mi te preferuar, e qe jane gjallë e në aktivitet artistik.

I. Filmat e Abbas KIAROSTAMI-t :

                                                  E pra sot per sot, midis atyre qe jane gjallë dhe ne aktivitet artistik, iraniani Abbas Kiarostami eshte regjizori im i preferuar (nje portret te tij e kam pas shkrujt dikur ketu )

Megjithate, edhe pse regjizori eshte gjalle, me perjashtim te filmit te tij te fundit “The Certified Copy“, asnjehere nuk më eshte dhene mundesia te shikoj filmat te tij, ne momentin kur kane dalë ne kinema. Kjo per arsyen e thjeshte se Kiarostami, ne kete dekade te shek te XXI, eshte marre me se shumti me art video, ndersa filmat e tij me metrazh te gjate i ka realizuar kryesisht ne vitet ‘80, e mbi te gjitha ne vitet ‘90 : asokohe nuk e kisha me sevdà kinemanë !

E pra, edhe pse nuk i kam pare kur kane dalë ne kinema (nje film i ri ka gjithmone nje impakt më te fuqishëm kur shihet ne kinema, se sa kur shihet kohë më pas !), filmat e Kiarostami-t jane ata me te cilët ndjehem më afer, ata te cilet do doja ti rishikoja me dhjetra here (si puna a atyre filmave te vjeter shqiptarë qe do doja ti rishihja e rishihja, por qe per fat te keq, artistikisht lënë shuuuume per te desheruar, dhe ti rishikosh, eshte thjesht kohe e humbur…). Me te gjitha gjasat, gjenialiteti i regjizorit ndikon shume ne kete preference timen, por ka dhe diçka tjeter, dhe qe mê duket se eshte vendimtare: origjina e tij iraniane. Nuk di, por kur shoh nje film te tij, gjithmone them me vete : ah sikur ky film te ishte shqiptar !

Eshte e vertete se shqiptarët kane ngjashmeri me jo pak popuj, qofte ata te Ballkanit, qofte dhe te Mesdheut; eshte llogjike po ashtu te kemi fort aferi me turqit; por mendimi im eshte se me iranianët kemi nje ngjashmëri (kuptohet, nuk flas thjesht ne planin fizik) gati-gati turbulluese, e per te cilen jam shprehur diku, ne nje forum shqiptar, e ku kam shkruar :

Jeniçerët (midis te cileve, shqiptaret kane qene goxha në numer), ne kontakt me kundershtarin iranian, kane qene “infektuar” nga nje far ekzoterizmi per historine e Aliut (dhendri i Muhametit) dhe Fatimesë (goca e ketij te fundit) - Aliu qendron ne thelb te shiizmit iranian.
Ky fashinacion, ky mrekullim i jeniçereve per Aliun (jeniçerët ishin ushtri modernizuese dhe fort admiruese edhe ndaj Oksindentit !), i beri ata te distancohen disi nga Sulltani. Sot, vetem ne Turqi, rreth 30-40% te popullates adhurojne Aliun (ose jane alevi). Shkurt, nuk jane sunitë.

Nje dege e kesaj fryme turke adhurimi ndaj Aliut, eshte dhe bektashizmi yne, padyshim i lidhur fort me fenomenin jeniçer, dmth me fenomenin shiit (iranian)“.
(http://www.peshkupauje.com/2010/07/s…he-eposi-pers-)

Kuptohet, komenti im eshte jo pak skematik, duke u perpjekur te shikoj aferitê midis shiizmit iranian me bektashizmit shqiptar. Por kjo nuk duhet pare vetem ne planin fetar, relixhioz, por me gjere, ne planin kulturor. Dhe pa dyshim, kjo duhet te jete nje nga arsyet e forta te familjaritetit qe ndjej, sa here me jepet te shikoj filmat e iranianit ne fjale qe per mendimin tim, jane trashegimtarët më brilantë te kultures se dyfishte perse : sa oksidentale aq dhe orientale (islami vertet ndalon imitimin e krijesave te animuara, si dublim te qenies njerezore (per shembull,ndalon teatrin e kukullave) por nuk ndalon figurativen, pikturen; nga ana tjeter, persët (iranianët e vjeter) pranojne artin e imitimit, ne marreveshje me filozofine e Platonit : bota qe shikojme nuk eshte veçse dublim i nje bote absolute - keshtu qe i bie qe te pershfaqim (reprezentojmë) absoluten, dhe jo ate qe besojme se shikojme).

Megjithate, magjia e filmave te tij nuk mund te reduktohet vetem ne afërinë kulturore qe ndjej me to : gjenialiteti i tyre artistik pa dyshim i ka meritat edhe falë mjeshterise se Kiarostamit, thelbi i kinematografise te se cilit duket se eshte e famshmja pyetje : “ç’eshte kinematografia ? “, pyetje, te ciles vete regjizori i eshte pergjigjur qe “eshte nje genjeshter me bisht, por qe paradoksalisht prodhon nje te vertete edhe me te madhe se vete realiteti“.
Pra nje pjese e madhe e filmave te tij pershkohen nga e famshmja dilemë : ç’far eshte e filmueshme ? Si filmohet ? Dhe, kur Kiarostami realizoi “Close-up” (1990), kryevepren e tij, kritika me te drejte kuptoi se kjo dilemë eshte ne origjinë te vepres se tij.

Top 7 i preferencave te mia ndër filmat e Abbas Kiarostami-t :

1- Close-Up (1990) aka “Nema-ye Nazdik”
2- Life, and Nothing More… (1991) aka “Zendegi va digar hich” (aka “Et la vie continue“)
3- Where is My Friend’s House ? (1987) aka “Khane-ye doust kodjast?” (aka “Où est la maison de mon ami“)
4- Taste of Cherry (1997) “Ta’m e guilass” (aka “Le gout de la cerise“)
5- Ten (2002)
6- Under the Olive Trees (1994) aka “Zire darakhatan zeyton” (aka “Au travers des oliviers” )
7- The Wind Will Carry Us (1999) aka “Bad ma ra khahad bord” (aka “Le vent nous emportera”)
         
                                                                                                                                                                                                                               

Posted on 3rd August 2010
Under: Te ndryshme | 4 Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)