“The Last Airbender” - film amerikan me regji te M. Night Shyamalan
Vjet, kur rastesisht kam pare filmin vizatimor “Caroline” (qe per fat te keq, nuk kam mundur ta komentoj ne kete blog), më ne fund kam kuptuar se, edhe nje zhanër si filmi i animuar, mund te krijoje vepra te mirefillta artistike. Pra, cilesia tejet e dobet artistike e shumices se filmave te zhanrit multiplikativ, nuk ishte faj i zhanrit, por i atyre (regjizore, producente…) qe merren me kete gjini filmike.
Te njejten “tabu” kam patur deri dje edhe per filmat aventurë (ose me sakt, fantastiko-aventure) : e kam patur te pamundur te shikoj te tille, te pakten deri ne fund ! E le më ta pelqeja ! Historite me jane dukur fallcërisht te komplikuara, pa ndonje magji te vertete artistike, video-klipeske (po me vjen ne mend “the lord of the ring” nga i cili, nuk kam arritur asnjehere te shikoj me teper se 15 a 20 minutat e para…).
U desh te shikoja dje ne kinema “The last Airbeder“, filmin e fundit te Mister Night Shyamalan (regjizorit te “The Sixth Sense”), qe më ne fund shijoja nje film aventure. Dhe ç’te shijuare se ! Dhe te mendoja, se, perfundimisht, asnje zhaner filmik nuk eshte fajtor, se asnje zhaner nuk eshte më interesant se tjetri.
Megjithate, kisha frike se, duke qene nje blocbuster i kushtueshem financiarisht, me ne fund, Mr Shyamalan do t’ja kish shitur shpirtin djallit (do kish toleruar artistikisht), me qellim terheqjen e nje publiku sa më te gjere, i cili, ne fakt, u be vite qe i ka kthyer kurrizin (qe prej realizimit te “Lady in the Water” (per te cilin, duke qene se e kam ri¨shikuar se fundmi, kam ndryshuar jo pak mendim… !). E pra Shyamalan, jo vetem nuk e ka tradhetuar artin e tij, por i ka mbetur rigoroz menyres krejt te lire te te filmuarit. Dhe ka bere nje film sa fragil, delikat, aq dhe te magjishem !
Thuhet shpesh se Shyamalan, e ka fort per zemer te transmetoje mesazhe politike, permes filmave te tij. Kjo nuk eshte e pavertete, pasi edhe pse ne aparence “The Last Airbender” eshte film me martial weapon (arme luftarake), ndihet mesazhi qe ka dashur te transmetoje regjizori. Por ç’eshte per tu pershendetur eshte fakti se mesazhe te tilla nuk kthehen ne qellim ne vetevete, nuk kthehen ne objekt (ose objektiv) te filmit. Per shembull, tema e shpetimit te botes nga femijët (ide fort nobël !), eshte ne thelb te filmit ne fjale (qe, megjithate, per nga ana skenaristike, eshte i nje thjeshtesie te hatashme (po me kujtohet nje shprehje e Ozu qe thosh se “jeta eshte e thjeshte, pro jane regjizoret qe e komplikojne kot fare“).
Shkurt, “The Last Airbender” eshte nje film i mrekullueshem mbi femijerine e vjedhur, dhe mbi te keqen qe te rriturit ushtrojne ndaj pjellave te tyre, eshte film i mbushur me imazhe te verteta, dhe jo me imazhe te sajuara lart-e-poshte e te montuara ne nje salle montazhi. U kenaqa shume me rigorozitetin artistike te Shyamalan qe, per mendimin tim, vazhdon te mbetet i vetmi regjizor hollywoodian qe arrin te mos tradhetoje artin e tij, gjithe duke realizuar filma qe shpesh konsiderohen zyrtarisht si blockbuster. Cili eshte sekreti ? Ate e di veç ai, por, mendimi im eshte : talenti autentik i Mr Shyamalan eshte padyshim guri i themelit te artit te tij. Dhe mos-tradhëtimi i tij nga ana e regjizorit ! Thene ndryshe, integriteti i tij artistik.
shenim: “The Last Airbender” eshte nje film që me sa duket, zhgenjen te dyja palet : kritika (ajo amerikane, por dhe ne France, kritika eshte s’ka ku te shkoje me e keqe) e ka pritur tmerresisht keq filmin (sigurisht, kritika e ka me qejf te madh te cerebralizoje gjithshka, dhe preferon filmat me demek inteligjentë - nderkohe qe filmi ne fjale eshte i nje thjeshtesie skenaristike që të lé gojehapur !!); por nga ana tjeter, edhe publiku i gjere (psh, ai amerikan) e ka pritur po aq keq.
Keshtu qe, nuk do e rekomandoja aq kollaj per te shkuar per ta pare…
Behet fjale per nje film tmerresisht fragil, por… te mrekullueshem !!
nota ime per filmin : 9.5
web-site i filmit : http://www.thelastairbendermovie.com/
Posted on 29th July 2010
Under: USA | No Comments »

