Iraniani Abbas Kiarostami (http://filmjournal.net/autori/2009/0…as-kiarostami/) eshte pa dyshim nje nga dy-tre regjizorët më të mire boterore te viteve ‘90, dhe per mua, më i preferuari nga regjizorët e sotëm. Qe prej “Ten” (2004), ishin bere 6 vite qe regjizori nuk kish bere nje film te ri !
Sa here e kane pyetur Kiarostami-n se ç’eshte kinemaja sipas tij, pergjigja ka qene : “Kinemaja eshte kryekeput nje genjeshter, por nje genjeshter nga e cila lind nje e vertete edhe me e madhe se dhe vete realiteti”. Shpikes i palodhur formash te reja kinematografike, filmat e Kiarostami-t shpesh jane te pershkuar pikerisht nga kjo dilemë artistike : “C’eshte e vertetë ? C’eshte e genjeshtert ne nje film ?!”, per te arritur kulmin me ate qe per mua mund te konsiderohet si filmi i tij me i mire : “Close-Up“.
I te njejtes venë eshte dhe “Kopja e çertifikuar” (Copie Conforme), filmi i tij i fundit, prezantuar para pak javesh ne konkurim, ne edicionin e Kanes 2010. Kesaj rradhe, per here te pare ne jeten e tij artistike, regjizori nuk xhiron ne Iran, por ne Itali, ne Toskanë. Dhe, me gjithe admirimin qe kam per punët e Kiarostamit, kur perpara nje viti mora vesh se filmin e tij te ardhshem do e realizonte jasht Iranit, i vara jo pak turinjt : ne pergjithesi, regjizorët e medhenj gjithmone kane filmuar ne vendin e tyre (ndofta bejne perjashtim ata qe, ne periudhen e Hollywood-it klasik, vendoseshin ne USA), dhe, sa here dalin jashte vendlindjes, bejne filmat e tyre më te dobet.
Po me “Kopjen e çertifikuar” te Kiarostamit, si qendron puna ?
Historia e filmit eshte e thjeshte : nje grua tek te 40-at (aktorja e njohur franceze Juliette Binoche, per te cilen, ne princip, kam alergji !), me profesion antikuare, takon nje dite te bukur nje burre tek te ‘50-at, anglez, autorin e “The Certified Copy“, nje libri i famshem, bestseller, liber qe trajton raportet origjinal-kopje në art. Debati qe lind mes tyre ka te beje pikerisht me raportet e origjinalit dhe te kopjes se nje vepre arti : Antikuarja mbron tezen se, edhe nje kopje, vlen po aq sa origjinali, perderisa edhe origjinali (psh Xhokonda), nuk eshte gje tjeter veçse kopje e nje realiteti (Mona Lizës).
Te nesermen, te dy heronjt e filmit takohen, dhe kalojne diten bashke. Filmi eshte pikerisht 24 ore nga dita e tyre e perbashket. Pa qene nje çift i vertete, nje far komedie sentimentale “e çuditshme” lind mes te dyve, por qe evokon nje çift …te vertete ! Pra ç’eshte realiteti ? C’eshte kopja ? Kush eshte çifti i vertete e kush luan “rolin” ??
Edhe pse deshiron te jete i hollë dhe inteligjent ne trajtimin e kesaj dileme, per mendimin tim, “The Certified Copy” mbetet film teorik, pra qe nuk arrin ta misheroje, ta materializojë (incarner, embody) permes imazhit dhe zerit, pra permes filmit, pikerisht atë, pra teorinë. Pra, diskursi i filmit eshte : nje çift, ne nje film, nuk eshte nje çift i vertetë, por eshte magjia e kinemase ajo qe na ben ta besojme si nje çift te vertete. Dakort, ne leter kjo teori funsionon, ndersa ne film… nuk gjen asnje materializim, nuk ecën, nuk funksionon : Historia sentimentale qe “lind” midis dy personazheve, e qe do te donte te ishte misterioze, zgjedh gjate gjithe filmit te njejtat perqasje, te njejtat sherre, me te njejten dozë acarimi; gjithe kohen, shohim dy personazhe acarues, tangerlliksa, qe s’bejne gje tjeter veçse flasin per te verteten dhe genjeshtren ne art. Le pastaj dialogjet… qe jane per ti qare me lot e me qyrre…..
Shkurt : na rrofte teoria e filmit, se filmi vetë… ka shku per lesh !

Dhe vijme tani tek Juliette Binoche, e cila eshte vertet aktore qe duhet lidhur me litar (pra s’ka perendi qe ta permbajë !). Nje majmun i lindur ! Nuk arrij ta kuptoj se si ja ka dalë Kiarostami me të !
Por per aktoren, kam nje “teori” timen (mos e merrni fort seriozisht !
) : teoria eshte si me poshte :
Per mendimin tim, Juliette Binoche eshte nje aktore-djall, ose më sakt, eshte si mallkim per regjizorët te cilët e punesojne. Sipas meje, ekziston nje mallkim qe quhet “Mallkimi Juliette Binoche” :
- Leos Carax-it ju deshen 8 vjet qe te dilte nga “Mauvais sang” dhe “Dashnorët e Urës se re” (dy filma ku luan aktorja ne fjalë), per te realizuar pastaj, gati 8 vjet me vone, “Pola X“, filmin e tij më pak te frymëzuar. Dhe, qe prej atehere, Carax nuk bo mo filma !
- Kieslowski realizoi trilogjine e tij tangerllikse “Blu - E Bardhe - E Kuqe” (edhe pse, tashmë filmat e Kieslowskit kishin kap maja jo fort te ulta te tangerllikut- pretentious ), dhe pas trilogjise (ku sigurisht, luan Binoche !!), pas dy vitesh Kieslowski vdes krejt papritur !!!
- Abel Ferrara filmon Binoche ne 2005-en tek filmi i tij “Mary“, nje film copë-copë, dhe që atehere… s’ja kemi degjuar më zerin Ferrarës !
- Haneke iken nga vendlindja e tij, Austria, vjen ne France, filmon Binoche dhe qe prej asaj kohe, i duket vetja si Perendia vete !! (Hajde rrotë hajde…)
- Edhe “Un divan à New-York” (ku sigurisht luan Binoche !!), film i te mirës Chantal Akerman (qe e dua fort !), thone eshte nje tmerr i vertete… (edhe pse vetë nuk e kam pà filmin).
Dhe tani, mallkimi-Binoche bie mbi … Kiarostami-n ! Filmi i tij i fundit, eshte vite larg mrekullive te tij te meparshme (”Close-up”, “Ku eshte shtepia e shokut tim”, “Shija e qershisë”, “Ten”… etj etj).
Tani : midis gjithe kineasteve te permendur, me perjashtim te Abel Ferrarës, te gjithe te tjerët e kane germen K ne emrin e tyre (Kieslovski, Kiarostami, Haneke, Carax, Akerman… ). Te jete rastesi ??? Po sikur Binoche te jete vertet nje mallkim per regjizorët qe kane gërmën K ne emrin etyre ??
Cilët do te jene emrat e regjizorëve te ardhshem, qe do ti nenshtrohen ketij mallkimi ?? Rrjeti i kinemave mk2 te Marin Karmitz rrezik se falimentojne, para se ta financojne ne filmat e saj te ardhshem si aktore; Kitano s’ka nevoje per Binoche : zor se do beje më filma Kitano…; Kim Ki-Duk me siguri do ta marri si aktore ne ndonje nga filmat e tij, kokën hëngert kerriçi (edhe keshtu, te ngrene e ka…)! Sokurovi te ruhet… ku i dihet !
Ndersa sa per Festivalin e Kanës, ne afishen e te cilit, kete vit, ishte pikerisht surrati i Juliette Binoche (mallkim ??), ky festival më mire te pushoje se ekzistuari (dhe biles, mund te pushoje fare mire së ekzistuari, tani qe me ne fund Palma e Arte i shkoi nje filmi vertetë te arte !!).
nota e filmit : 4.0