“Greenberg”- komedi amerikane me regji te Noah Baumbach
Historia e krizes ekzistenciale te Roger Greenberg (rol i luajtur nga Ben Stiller, i mrekullueshem !), permes nje filmi, qe eshte hiç me pak e hiç me shume, antiteza e komedive romantike amerikane, te cilat ne pergjithesi nuk te bejne as te te qeshesh, as te enderrosh.
E prap se prap, “Greenberg” eshte komedi ! Dhe fort e mire !
“Greenberg” te kujton te mrekullueshmin “Funny People” te Judd Apatow-t, ( http://filmjournal.net/autori/2009/1…e-judd-apatow/), pasi dhe ne kete rast, ne qender eshte nje tip tek te 40-at, veçse siç e thashe me lart, me se shumti behet fjale per nje krize ekzistenciale, dhe jo fort krize moshe. Duke larë hesapet me konfliktet e rinise se tij, Roger Greenberg i jep mundesi vetes te jetoje tjeter gje, nje “tjeter jete”.
Ne film nuk behet fjale per Ameriken e winners-ave (ufff, me ne fund !!), e cila ne fakt, ne film, eshte e simbolizuar permes nje shtepie te madhe kaliforniane, pronarët e te ciles ikin qe ne fillim te filmit, per te hapur nje hotel ne … Vietnam !Shtepine ja lene asistentes se tyre personale (luajtur nga Greta Gerwig - roli i pare i saj, por me siguri do ja degjojme emrin per mire kesaj aktoreje te magjishme !), dhe vellait te te zotit te shtepise : Roger Greenberg-ut (dmth, Ben Stiller-it), tip menefregoje (siç themi shpesh ne shqip).
A thua se regjizori Noah Baumbach do te na thote se Amerika funksionon po aq mire, ne mos më mire, pa winners-at e saj !
Personazhet pothuaj nuk jane fare te paragjykuar. Ja per shembull nje ilustrim : skena e festes se adoleshenteve, gjate te ciles “bën nje byth vend” edhe Ben Stiller : dy gjenerata bashkjetojne qetesisht me njera-tjetren, e kritikojne nga pak njera-tjetren, por nuk injorohen mes vedit. Te vetmet kritika per Ben Stillerin vijne nga vellai i tij magaloman e super i pasur (winner dhe shkuar winner-it !), nepermjet telefonatave te tij nga … Vietnami ! 40 vjet pas “Bomb Hanoi”, ja ku erdhi koha per “Visit Hanoi”. Ne 2050-n, femijet e vellait te personazhit kryesor, me siguri qe do shkoje te ndertoje nje hotel ne… Bagdad ! 
Ben Stiller e mban ne vetvete dufin qe ka per kete bote, por gjithsesi, arrin te komunikoje. Perbuzjen qe ka per boten aktuale, e shpreh permes letrave-trakte qe u shkruan Firmave te medha; dashurine per famijen e te vellait e shpreh permes dashurise qe ka per qenin e ketij te fundit (duke i ndertu nje kolibe !); dashurine qe ka per “asistenten personale” te familjes se vellait, e shpreh permes copjeve te CD-ve qe ja dhuron, ose duke i lene mesazhe tek celuluari.
Shkurt, jo dhe aq i shkeputur nga bota reale (i ç’konektuar) : më se shumti, i keq-konektuar…
Rilindja i vjen me ne fund permes publikimit ne “New York Times” te njeres prej letrave te shkruara prej tij. Roger Greenberg arrin te hyje perseri ne jete, edhe pse gjithmone në “buzë” te jetes… (next to).
Greenberg thote ne film nje fraze, qe me duket esenca e filmit : “Nje here, nje psikolog me ka thene qe une jetoj më se shumti me te shkuaren se sa me te tashmen. Dhe ndodh keshtu, sepse nuk e kam jetuar aq mire pikerisht atë, pra te shkuarën” !
shenim: eshte entuziazmues fakti qe nje star amErikan si Ben Stiller, pranon te luaje ne nje film kaq te pa-bujshem, realizuar nga nje regjizor vertet autorial (para disa vitesh, i pata pare filmin e tij te pare,
“The Squid and the Whale” (”Oktapodi dhe balena”) http://filmjournal.net/autori/2009/0…noah-baumbach/ - fort i mire !!).
Me siguri, Ben Stiller nuk i ka kerkuar asnje grosh regjizorit, po te kemi parasysh faktin se behet fjale per nje film te thjeshte indipendent.
Kjo i shton akoma me shume vlerat atij, qe gjithsesi, më eshte dukur nga te rrallet komikë amerikane qe me kane bere gjithmone te qesh !
Bravo !
8.2

Posted on 6th May 2010
Under: USA, Komedi, Indipendent | 2 Comments »
Me kujtohet vite me pare, ketu ne kete forum, te kem dialoguar me nje forumiste qe jetonte ne usa e qe me pyeste nese i njihja filmat e Todd Solondz. Asokohe jo. Por qe prej asaj kohe, kam pare shumicen e tyre dhe kam nje kujtese fort te mire, sidomos per “Palindromes” (2005) dhe “Happiness” (1999). Pikerisht, vazhdimi i ketij te fundit, eshte ne nje fare menyre “Life during Wartime“.
João Pedro Rodrigues, bashke me Pedro Costen apo Albert Serra-n, eshte nje nga dy-tre zerat seriozë te kinemase aktuale indipendente portugeze. Ky eshte filmi i tij i trete, nderkohe qe filmi i tij i pare, ne 2001-shin, “O fantasma“, eshte kthyer tashmë ne nje film cult (dhe qe me ka pas pelqyer po aq sa dhe i dyti, “Odete“, ne 2005-n : tre filma ne dhjete vjet, rralle e per mall !

Po te ishte gjalle Cassavetes (babai i kinemase indipendente amerikane), do ngrihej nga varri e do ti thoshte te birit, Nick-ut (regjizor dhe ky, si dhe i ati) : “Po ç’ben mor bir, kjo qe ben, eshte ç’te duash ti, vetem kinema nuk eshte !“. Dhe, nese do te shihte “Go Get Some Rosemary” do kthehej perseri i qete ne varr, sepse do shihte me syte e tij qe flaka e artit te tij jo vetem nuk eshte shuar, por Joshua & Benny Safdie, dy vellezer New York-ezë, permes filmit te tyre e kane mbajtur edhe me lart pishtarin e kesaj flake !