“INDEPENDENCIA” - film filipinas me regji të Raya Martin

Keto jane Filipinet, rreth 7000 ishuj te nje arqipelagu ne Oqeanin Pacifik. Filipinet, ne keto 5 shekujt e fundit, kane patur nje histori tragjike : 3 pushtime koloniale, njeri pas tjetrit. Ne shek XVII, spanjollet kolonizojne vendin, te cilin ua shesin amerikaneve, ne 1898-n, per… 20 miljon $ ! Ne 1935-n, me ne fund Filipinet fitojne pavaresine. Ndersa gjate Luftes se II Boterore, ne 1942, jane japonezet qe pushtojne ishujt, deri ne 1946.
![]()
Ky eshte Raya Martin, nje regjizor 25 vjeçar, qe perpara 4-5 vitesh, merr persiper te realizoje nje triptik, pra 3 filma mbi historine e vendit te tij, duke trajtuar 3 ngjarjet me te rendesishme te Filipineve : pushtimin spanjoll, ate amerikan dhe se fundi, ate japonez.
Pushtimi spanjoll trajtohet ne filmin e pare, “A short film about the Indio Nacional“, shfaqur perpara dy vitesh por qe per fat te keq, nuk munda ta shikoj.

Thuhet se ishte nje film-”ufo”, i jashtezakonshem, i gjithi pa zë, sikunder dhe filmat e epokes qe evokon (filmat pa zë te fillim shekullit te XX).°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
“INDEPENDENCIA” eshte filmi i dyte i trilogjise, dhe, duke qënë se trajton periudhen e pushtimit amerikan te Filipineve (vitet 1910-1930), eshte i gjithi ne bardh-e-zi, dhe i realizuar sipas kodeve te filmave te asaj epoke : i xhiruar ne studio dhe me dekore artificiale, aq sa dhe imazhet nganjehere levizin nen 24-imazhe ne sekonde !
Independencia i merr ngjarjet ne fillim te shek XX, kur trupat amerikane pushtojne arqipelagun filipinas. Nje nene dhe i biri i saj, arratisen nga qyteti per tu vendosur ne mes te nje pylli-xhungel, ku gjejne nja barake te braktisur te cilen e rregullojne, mbjellin token perreth saj dhe rrisin disa shpendë.
Nje dite, i biri gjen nje vajze gjysem-pa-jete, te cilen mëmë e bir e sherojne. Koha shkon, dhe nena semuret dhe vdes. Vajza e re mbetet shtatezane… Koha kalon…
*
* *
Akti artistik ekseprimental i ketij “çunaku” 25 vjeçar eshte i mrekullueshem : Raya Martin vendos paralele midis historise se vendit te tij dhe Historise se Kinemase ! Ashtu si heronjte e filmit jane ne kerkim te nje identiteti kombetar, ashtu dhe filmi i tij eshte ne kerkim eksperimentues formash te lirise artistike : nje magji e vertete kinematografike !
Duke pare afishen e filmit, me shkuan ne mend dy gjera:
- se pari, vepra letrare e Ismail Kadarese, qe ne nje fare menyre eshte nje opus i gjithe historise se shqiptareve : nje gje te tille merr persiper edhe filipinasi Raya Martin, permes kesaj trilogjie filmike.
- se dyti, me shkuan ndermend fotot e Marubit, prej te cilave, fare mire nje regjizor shqiptar mund te realizonte nje film te te njejtes natyre me ate te “INDIPENDENCIA“-s, per me teper qe historia jone eshte e ngjashme me ate te Filipineve, histori e mbushur me pushtime koloniale te njepasnjeshme. Por hajde “të të shkoje mendja” per nje gje te tille ! Dhe ne fakt, nje gje e tille nuk eshte pune “çuarjeje ne mendje”, por eshte pune talenti artistik, qe ne rastin konkret i eshte bere “dhurate” nje filipinasi veçse… 25 vjeçar !
Mes respects !
nota : 10 !
trailer i filmit : // 
YouTube - INDEPENDENCIA OFFICIAL TRAILER

Posted on 25th April 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »
Juria:
SOCIALIZËM !
Nuk di se ç’te mendoj per kete film… . Claire Denis, regjizore fort interesante, a thua se ja del mbanë ne filmat e saj si ajo puna e shkolles se natës : nje po, nje jo, nje i mire, nje jo fort i mire : nje here qellon ne shenje, nje here del huq.

Gjermani Werner Herzog, regjizori i çmendur i filmave te çmendur si “Aguirre” apo “Fitzcarraldo”, i syrgjynosur se fundmi ne Hollywood, ka realizuar me ne fund nje film artistik (u bene vite qe realizonte vetem dokumentarë, edhe pse ata ishin nga më jo-konformistët e më interesantet qe mund te ekzistojne ne planetin Kinema !).
Por ç’eshte me e pabesueshmja, eshte fakti qe inspektori eshte tmerresisht i dashur, interesant, pasionant. Pse ? Sepse ka filozofine e tij per jeten, moralin e tij, konceptin e tij per Drejtesine. Pse ? Sepse rolin e tij e luan ne menyre te magjishme Nicolas Cage, nje fantazem e nje fantazme - duke “imituar” Nosferatu-në e Murnau-t, por dhe Kinski-n e Herzog-ut.

Ne fillim te viteve ‘50-te, futja e CinemaScope (perdorimi i objektivit deformues), shikohej me shumë skepticizëm nga kinofilët e atyre viteve (njesoj si sot me 3D !!) dhe u desh i mrekullueshmi “Rebel Without a Cause” i Nicolas Ray-t (me James Dean) qe CinemaScope te konsiderohej si hap cilesor ne kinema.
Po e njejta gje ka ndodhur ne vitet 2000 edhe me perdorimin e kamerës DV : pasi u perdor ne jo pak filma ne fund te viteve ‘90-te, vetem krijimi i nje vepre si “Ne dhomen e Vandes” (NO QUARTO DA VANDA) e Pedro Costa-s mundi ti bindë regjizorët e fillimit te ketij shekulli se perdorimi i kameres DV nuk kish aspak pse te shihej me nenvletesim, ne raport me kameren klasike te kinemase. Perkundrazi !
Ndihet keshtu, gjithe kohen, ndarja midis volumeve, sa qe mua mu duk se po shihja nje glob kristali nga ata te mbushur me leng, e ku ka objekte brenda (si ne foto, majtas) :



