“Ne change rien” (Asgje mos ndrysho)- film franco-portugez me regji te Pedro Costes

Në vitin 1997, regjizori portugez Pedro Costa kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Cas de lava“.
Siç tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e “regjizorit autorial europian”.

Pikerisht ne 1997, Costa xhiron “Ossos” (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne festivalin e Venecias. “Ossos” u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve tradicionale te xhirimit te nje filmi : produksion tradicional, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentë regjizorë… bla bla bla.

Siç kallzon vete regjizori, sa me teper qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutine filmimi…bla bla bla), aq me shume rritej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje çekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie te Lisbones, dhe menyres “klasike” (profesionale) te filmimit; çekuliber kokret midis varferise e pashpreses perpara kamerave, nga njera anë, dhe energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritë prozhektorësh per te ndriçuar nje zone te tille, te erret, te piset, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak çaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne drite/erresire, dhe duke kuptuar se, ne fakt, ai nuk ka nevoje as per asistentë regjizorë, as per carrelio e prozhektore, as per producentë. Ajo qe ai deshiron, ne fakt ne fakt, eshte te jete vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, me keta njerez qe ne fakt i do aq fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu “Ne dhomen e Vandës” (No quarto da Vanda, 2000) dhe “Perpara Rini !” (Juventude em Marcha, 2006). Dy kryevepra, dy monumente. Pedro Costa rishpik kinemanë !

Vetë Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. Ne sensin qe, kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kondicionuara nga studioja, njesoj sikunder dhe puna ime- thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston më).

Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ët qe, “Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston“. Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ëve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuhet (zhduket), nenkuptohet ai qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje).

Vanda (”Ne dhomen e Vandes”) dhe Ventura (”Perpara Rini”) perjetesojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atë te lagjes Fontainhas. Ndersa me filmin e tij te ri “Ne change rien“- Asgje mos ndrysho- (titulli eshte marre nga njeri prej kapitujve te “Histoire de Cinéma” te Godard : “Asgje mos ndrysho, me qellim qe gjithshka te jete e ndryshme“), Pedro Costa vazhdon po kete pune, te filluar me dy filmat e cituar me lart. Kesaj rradhe, ne qender te vemendjes se tij eshte nje aktore-kengetare franceze, Jeanne Balibar, te cilen regjizori e filmon ne momentet e pergatitjeve te lodhshme per koncertin e saj.

Principi eshte i njejte me Vanden dhe Venturën : filmimi i nje ekzistence (kengetares Jeann Balibar) permes shuarjes (zhdukjes, humbjes- dmth permes provave te pafundme te kengetares). Gjithe pa prekur ose intervenuar mbi kete ekzistence. Por duke gjetur, verejtur, pershfaqur tek kjo ekzistence, reflektimin e nje bote nuk ka ku te shkoje më reale (bota, universi i Vandes, Ventures, dhe ne rastin e fundit - ai i Jeanne).
Pedro Costa, me sa duket, sapo ka filluar te na thote ato qe ka brenda vetes. Dhe duket qe ka shume. Per fatin tone te mire !!

8.0
 

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)