Archive for March, 2010

Mbreteresha e molleve - komedi franceze me regji te Valérie Donzelli



Regjizore, por dhe aktore kryesore, per Valérie Donzelli-n ky eshte filmi i saj i parë.

I realizuar me fare fare fare pak parà, “Mbreteresha e molleve” (La reine des pommes) eshte film varfanjak, por jo nga ata filma qe hiqen sikur jane bere me buxhet te ulët, por me te vertete film xhep-grisur ! Por… qe vlen miljona !

Me pelqeu tej mase ! Burlesk,formidabël, i ngritur mbi bazen e nje skenari nuk ka më te thjeshte, por inventiv ne cdo plan, ne çdo minute te tij, filmi trajton situata dashurie, pas nje ndarjeje : nje vajze që e lë i dashuri i saj. Vajzen e luan vete Valeria, por skenari eshte shkruar edhe nga Jérémie Elkaïm, aktor dhe ai, e qe luan ne film rolin e te dashurit te ri te Valerias, por dhe ate te dy djemve te tjere, qe vajza e re takon njeri pas tjetrit.

Filmi me pelqen per modestine, po aq dhe per ambicjen e tij. Ambicioz, pasi vë ne skene temen e perjetshme te ndenjes se dashurise. Modest, sepse narracioni nuk i tutet as momenteve te forta, as momenteve te lehta (dua te them se, modestia e tij shfaqet pikerisht ne faktin qe nuk pretendon te na “heqe petllën” gjate 90 minutave, por na jep kohe te shijojme po aq sa momentet e forta, aq edhe ato te lehta, qofte dhe më pak te arrira).

Homazh ndaj kinematografise franceze “nouvelle vague” te viteve ‘60, “Mbreteresha e molleve” nuk bie per asnje sekond te vetme qe nostalgji kinematografike, por çan rrugen e vet, me abincje dhe modesti, me humor dhe seriozitet !

J’adore !

9.0

Posted on 25th March 2010
Under: France, Indipendent | No Comments »

TATARAK (Sweet Rush) -film polak me regji te Andrzej Wajda

 

Nga Polanski, regjizor polak por qe xhiron ne Angli, po hidhem tek Andrzej Vajda, veterani i kinematografise polake, por qe vazhdon te xhiroje e jetoje ne Poloni ! TATARAK eshte filmi i tij i fundit : regjizori sot ka plot 84 vjeç.

Dhe une nuk e kuptoj pse Wajda e ka bere kete “TATARAK”, cili eshte interesi i ekzistences se nje filmi te tille !

Personazhi kryesor, nje grua, teorikisht eshte nje personazh pasionant (gjate dialogjeve, behet aluzion per dramaturgun nordik Ibsen, dhe vete personazhi i saj duket sikur del direkt nga nje pjese teatrale e Ibsenit!), por ajo qe nuk shkon, eshte trajtimi filmik : muzikë insistuese, dirigjimi i aktoreve duket tangerlliks, levizjet e kameras teper marramendese per te qene te sinqerta, kalimet nga filmi ne film (TATARAK tregon historine e xhirimit te nje filmi) duken fallco. Te gjitha keto më bene qe ta shihja TATARAK-un si nje film-exercise formalist, qe mbeshtetet kryesisht ne eksperiencen sigurisht te pasur te Wajda-s (si regjizor 84 vejçar qe eshte !).
Por, per mendimin tim, ajo qe mbi te gjitha nuk shkon ne kete film eshte fakti qe Wajda e ka filmuar monologun e aktores kryesore si fiksion (jo si reportazh, jo si dokumentar), keshtu qe pjesa tjeter e filmit (fiksioni), nuk mund te funksiononte ndryshe veçse si karikature e tij dmth e fiksionit(filmit).

5.8

 

Posted on 25th March 2010
Under: Te ndryshme, Indipendent | No Comments »

“The Ghost-Writer” - film anglez me regji te Roman Polanski-t


 The Ghost-Writer“, filmi i fundit i Polanski-t ne formen e thriller-it (jemi gjithmone ne lëmin e paranojes, teme e preferuar e Polanskit !), dhe qe ne vetvete fsheh mesazhe politike, më intrigoi vertet (gjë e rralle per mua, ne kuptimin qe rralle më intereson historia e filmit, e nxjerre pothuaj nga konteksti i vete filmit, i mizaskenës).

The Ghost-Writer eshte historia e nje shkrimtari, qe eshte perzgjedhur te shkruaje “Kujtimet” (Memoire-t) e Adam Lang, nje ish-Kryeminister anglez (aludimi eshte qartazi per Tony Blair !).

Ritmi dhe rrjedha e filmit jane te admirueshme, gjithe duke mbajtur ne aparence, nje mizaskene klasike. Ne dukje i thjeshte, filmi eshte jo pak kompleks.
C’me intrigoi me se shumti, ishin dy gjera :
se pari, personazhet dytesore (pastruesit me origjine aziatike te vilës, plaku qe di gjithshka ne lidhje me rrymat detare… etj etj)
se dyti: nje far ironie ne film, pershtypja qe të le filmi se, tashmë, gjithshka eshte vone.

Keto gjera me pelqyen ne film, më teper se psh personazhet kryesorë, qe per mendimin tim, ne disa raste, nuk jane ne situata bindese, si psh historia e nje nate dashurie midis shkrimtarit dhe gruas se ish-kryeministrit.
Thene permbledhtazi, mekanika e rrefimit eshte interesante, por gjithsesi, pa arritur te me mrekulloje plotesisht.

7.0

Posted on 23rd March 2010
Under: Thriller, Angli | No Comments »

“Liberté” - film francez me regji te Tony Gatlif

 

Tony Gatlif eshte ndofta i vetmi regjizor ne bote me origjine rome (cigane, me sakt). Dhe eshte fort i njohur me nje film te tijin, te realizuar ne 1997, me titull “Gadjo Dilo” (”Gaxhiu Dilo”).

Personalisht, nuk me kane pelqyer ndonjehere filmat e Gatlif, qe me jane dukur egzotikë, dmth eurowoodianë. Nuk kisha ndermend te shkoja ne kinema te shihja “Liberté” (Liri), filmin e tij te fundit. Por degjova se regjizori kish dekada qe deshironte te bente nje film per terrorin dhe deportimet e perjetuara nga romët (ciganët) gjate Luftes se Dyte boterore. Dhe mendova qe, “Liberté” mund te ishte “Che Guevara” i Tony Gatlif-it (ashtu sikurse me pat pelqyer shume “Che” i Soderbergh-ut, gjithe duke mos qene fans i filmave te tij).

Dola i zhgenjyer… ; “Liberté” eshte nje film teresisht didaktik, akademik, biles nganjehere kusturician (folkloriko-ekzotik). Te vetmet momente interesante jane ato kur regjizori pasqyron kalërimin me kuaj te ciganeve, por dhe kjo, zgjat veçse pak minuta…

ps: ne film luan edhe nje aktor shqiptar : Arben Bajraktaraj

3.0

Posted on 11th March 2010
Under: France | No Comments »

“Eastern Plays” - film bullgar me regji te Kamen Kalev

Ka fort mundesi qe ky te jete filmi i pare bullgar qe shikoj !

Ky çuni ne foto eshte regjizori bullgar 35 vjeçar Kamen Kalev.
Perpara 10 vitesh, fale nje burse, ka studiuar ne Paris, ne shkollen FEMIS, nje nga me te njohurat per kinematografi. Pastaj eshte kthyer ne Sofje, ne Bullgari, dhe ka realizuar nje seri video-clip-esh, gje qe e ka lejuar te fitoje jo pak mjete financiare. Pastaj ka realizuar disa metrazhe te shkurter me te cilet ka fituar edhe disa çmime ne festivale nderkombetare.

Ky eshte metrazhi i tij i pare i gjate.
Qe fillon shume mire. Qe tregon historine e dy vellezerve, Christos (tek te 30-tat) dhe Georgi-t, adoleshent. Christos eshte nje personazh i vertete, ne kuptimin qe luan rolin e tij : regjizori e ka patur shok femijerie, dhe i ka kerkuar te luaje rolin e nje artisti narkoman, siç ka qene dhe ne te vertete (them ka qene, sepse prej nje viti, Christo Christov nuk jeton më, per arsye te nje over-doze droge…).

Pra filmi fillon mire, por… vazhdon keq. Kjo, sepse regjizori bie ne gracken e manisë per te fabrikuar dramaturgji dhe per te zoteruar kohen, dy semundjet tipike te filmave te sotem. Nese ne fillim te filmit regjizori pasqyron ne menyre fort interesante te perditshmen e kryeqytetit bullgar Sofie, ne vijim, ai perkujdeset më se tepermi per intrigen (dramen) e filmit, dhe humb origjinalitetin e fillimit. Kete konstatim timin, e konfirmon edhe nje fakt i thjeshte : nese ne fillim filmi nuk ka fare muzike (sepse nuk ka nevoje !-dhe aq me mire), me kalimin e kohes, muzika behet gjithe e me shume prezente, si ajo komerdarja qe i vjen ne shpetim te mbyturit.

Megjithate, duhet pare çdo te beje ne te ardhmen ky regjizor, pasi disa gjera, ne ato qe thote, duket se i ka te sinqerta dhe interesante.

5.9

 

Posted on 11th March 2010
Under: France, Dokumentar | No Comments »

“Shutter Island” - film amerikan me regji te Martin Scorsese-s

Kinemaja eshte ndofta arti i vetem qe ka per karakteristike kryesore riprodhimin, riperseritjen e asaj qe krijon, pra riperseritjen e imazheve. A thua se kinemaja eshte nje remake ne pafundesi, i vete kinemase !

Filmi i fundit i Scorese-s, qofte dhe pa dashje, ne lexim te fundit, eshte homazh ndaj nje tjeter filmi, homazh ndaj “Vertigo”-s se Hitchcock-ut (pa dyshim, njeri prej 4-5 filmave me te rendesisshem te Historise se Kinemase, ne mos, me i rendesishmi). Ashtu sikunder eshte i mbushur me referenca filmike nga filmat e hershem te Polanskit apo Samuel Fuller-it. Pikerisht ne kete sens, ndaj dhe shkruaja pak më lart se, kinemaja ndofta eshte arti i vetem qe perserit dhe do perserise veteveten deri ne… pafundesi ! Dhe kjo gje, duhet parë jo si difekt, por si karakteristike e vete artit te shtate.

Ne vetevete, historia e “Shutter Island” nuk ka ndonje gje te perbashket me “Vertigo“-n e Hitchcock-ut, por ne thelb, beht fjale per te njejten gje : Scorsese shtron problemin e vertetesise se imazheve, ç’eshte e vertete e ç’eshte e pavertete ne jete, dmth ç’eshte e vertete dhe e pavertete edhe ne kinema ! Cili nga dy imazhet e mesiperm eshte i verteti ? Cili eshte i rremi ??

Po ne kete prizem, duhet pare dh fundi i filmit : Fuck realitetin : Fiksion (liri) a Vdekje, rruge te mesme s’ka !

8.0

Posted on 9th March 2010
Under: Thriller, USA, Scorsese | No Comments »

Dy filma spanjollë indipendente :

Parë keto dite ne kinema dy filma indipendente spanjollë :

1) “Ander” - me regji te Roberto Caston.

 Hera e pare qe shikoj nje film, pothuaj i gjithi i folur ne gjuhe baske (qe nuk ka te beje aspak me gjuhen spanjolle !!).

Ander eshte filmi i pare i ketij regjizori te ri te te 30-tat, qe perpiqet te na tregoje andrallat seksuale e sentimentale te nje beqari te stazhionuar bask tek te 40-at, e qe jeton ne nje fshat te humbur bask me nënën e tij plake tek te 80-at.

Prej dy oresh film, do arrija te shpetoja veçse dy sekuenca, secila 5 minuteshe… Gjithe pjesa tjeter vuan nga simptomat tipike te filmave autoriale europianë… .  Nuk munda te hy ne film asnje minute te vetme.

4.5

———————————————————————-

2) “Petit Indi” - regji te Marc Recha


Nga ky regjizor kam pare dhe dy filma te mëhershem te tij. Dhe qe me kane pelqyer. Biles njeri (”Dite gushti”), me ka pelqyer biles shume shume ! Kesaj rradhe, Marc Recha (nxenes i Victor Erice-s, babait te kinemase indipendente spanjolle) nuk ka qullosur gje… . Jo se i gjithe filmi eshte i keq, absolutisht jo. Por nuk ka magjine e filmave te dikurshem te tij.

Filmi eshte portreti i nje djaloshi adoleshent spanjoll, qe jeton ne periferine e Barcelones.

ps: çuditerisht, ne France ky film eshte shfaqur nen titullin “C’est ici que je vis” (Ja ketu ku une jetoj).

5.7

Posted on 9th March 2010
Under: Spanje | No Comments »

“Ne change rien” (Asgje mos ndrysho)- film franco-portugez me regji te Pedro Costes

Në vitin 1997, regjizori portugez Pedro Costa kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Cas de lava“.
Siç tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e “regjizorit autorial europian”.

Pikerisht ne 1997, Costa xhiron “Ossos” (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne festivalin e Venecias. “Ossos” u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve tradicionale te xhirimit te nje filmi : produksion tradicional, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentë regjizorë… bla bla bla.

Siç kallzon vete regjizori, sa me teper qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutine filmimi…bla bla bla), aq me shume rritej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje çekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie te Lisbones, dhe menyres “klasike” (profesionale) te filmimit; çekuliber kokret midis varferise e pashpreses perpara kamerave, nga njera anë, dhe energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritë prozhektorësh per te ndriçuar nje zone te tille, te erret, te piset, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak çaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne drite/erresire, dhe duke kuptuar se, ne fakt, ai nuk ka nevoje as per asistentë regjizorë, as per carrelio e prozhektore, as per producentë. Ajo qe ai deshiron, ne fakt ne fakt, eshte te jete vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, me keta njerez qe ne fakt i do aq fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu “Ne dhomen e Vandës” (No quarto da Vanda, 2000) dhe “Perpara Rini !” (Juventude em Marcha, 2006). Dy kryevepra, dy monumente. Pedro Costa rishpik kinemanë !

Vetë Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. Ne sensin qe, kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kondicionuara nga studioja, njesoj sikunder dhe puna ime- thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston më).

Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ët qe, “Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston“. Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ëve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuhet (zhduket), nenkuptohet ai qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje).

Vanda (”Ne dhomen e Vandes”) dhe Ventura (”Perpara Rini”) perjetesojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atë te lagjes Fontainhas. Ndersa me filmin e tij te ri “Ne change rien“- Asgje mos ndrysho- (titulli eshte marre nga njeri prej kapitujve te “Histoire de Cinéma” te Godard : “Asgje mos ndrysho, me qellim qe gjithshka te jete e ndryshme“), Pedro Costa vazhdon po kete pune, te filluar me dy filmat e cituar me lart. Kesaj rradhe, ne qender te vemendjes se tij eshte nje aktore-kengetare franceze, Jeanne Balibar, te cilen regjizori e filmon ne momentet e pergatitjeve te lodhshme per koncertin e saj.

Principi eshte i njejte me Vanden dhe Venturën : filmimi i nje ekzistence (kengetares Jeann Balibar) permes shuarjes (zhdukjes, humbjes- dmth permes provave te pafundme te kengetares). Gjithe pa prekur ose intervenuar mbi kete ekzistence. Por duke gjetur, verejtur, pershfaqur tek kjo ekzistence, reflektimin e nje bote nuk ka ku te shkoje më reale (bota, universi i Vandes, Ventures, dhe ne rastin e fundit - ai i Jeanne).
Pedro Costa, me sa duket, sapo ka filluar te na thote ato qe ka brenda vetes. Dhe duket qe ka shume. Per fatin tone te mire !!

8.0
 

Posted on 4th March 2010
Under: Portugali, Dokumentar, Costa | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)