Archive for February, 2010

“La Terre de la folie” (TOKA E CMENDURIVE) film francez me regji te Luc Moullet

  

Sa here me takon te degjoj te flitet per regjizorin francez Luc Moullet, tejet diskret ne media, me kujtohet nje interviste e Godard-it gjate te ciles ai citon Moullet si nje nga dy-tre regjizoret aktualë me te talentuar !

Gjithsesi, nje gje e sigurte : eshte fjala per nje regjieor “jashte normave”, doemos pak “te marrë”, qe ben filma po aq “te lajthitur”, sikurse eshte dhe vete tema e “Toka e te çmendurve”.

Fjala eshte me se shumti per nje dokumentar, qe pasqyron nje province te vogel ne jug-perendim te Frances, ku numri i historive me të marrë psiqikë, na qenka tejet i larte, ne mos më i larti ne gjithe Francen ! (midis te tjerash, tregohet dhe nje histori e ndodhur ne vitin 1999, ku nje emigrant shqiptar ne France, burre tek te ‘60-tat, vret vellain e tij, dhe per 3 dite, fshihet maleve te katundit !! .

Me nje seriozitet per ta patur zili, regjizori rrefen historite e ndodhura, gjithe duke fshehur nje humor te holle te çfazuar e burlesk (”humor anglez”- i themi ne nganjehere ne shqip !), pa rene per asnje moment ne spektakël. Per te na dhene nje portret jo pak “per te mos t’a patur zili” te shoqerise njerezore…

8.3

Posted on 24th February 2010
Under: France, Cannes, Dokumentar | No Comments »

“MOTHER”- film koreano-jugor me regji te Bong Joon-ho

  Ne kohen e Merhumit, ka qene nje kenge labe qe thoshte : “Dy luanë ka sot Bota / Nje Azia, nje Europa “. Edhe kinemaja jug-koreane, njesoj si puna e kesaj kenges, sot per sot ka dy luanë, njeri më i perkedhelur se tjetri nga kritika oksidentale : njeri eshte Park Chan-wook, regjizor i “Old Boy” ose “Thirst” ( http://filmjournal.net/autori/2009/1…ark-chan-wook/), tjetri eshte Bong Joon-ho - regjizor i “The Host” ( http://filmjournal.net/autori/2009/0…-joon-ho-bong/) apo “Memories of murder”.

Edhe pse Park Chan-wook-u i “Old Boy”-t eshte etiketuar si më vulgar dhe më “tape à l’œil” se Bong Joon-ho, filmat e ketij te fundit, in fine, nuk jane aq te ndryshem nga ato te Park Chan-it : “Mother“, filmi i tij ultim, eshte nje quasi-remake i “Old Boy”-t ! Ne te dy filmat, gjejme pothuaj te njejtet elemente skenaristike : gjimnaziste nimfomane (figure arketipale e manga-ve aziatike), raporte gati incestale baba-bir (ose nene-bir); po ashtu, gjejme te nejtat obsesione mizaskenike : filma-rrefenjë qe kthehen ne fabula moralizuese (ku ne fund, viktima del kriminel dhe krimineli, viktime), dhenie e nje rendesie kapitale celulareve ne zbulimin e te vertetes, kuadro filmike qe insistojne mbi tenxhere me supe aziatike dhe gjelle me salcë curry, plane filmike patetiko-komike me portrete te rinjsh “si pune budallenjsh” dhe pa dhembe ne goje. E njejta gusto per personazhe “si pune budallenjsh”, ose me sakte : budallenj, ma non troppo ! Njesoj si dhe filmi “MOTHER” : film-pirouette, por piruetta jo fort te sinqerta… (te njejtat simptoma si dhe filmat e Park Chan-wook, dhe te “vales se re” coreano-jugore, ne pergjithesi…).

Vleresimi im : nota 4.5 (kete vit po e bejme me notacion, per te dhene nje ide me te sakte).

Ne fotot e meposhtme: majtas, budallai (ma non troppo!) tek “Mother” i Bong Joon-ho; djathtas, ai tek “Old Boy” i Park Chan-wook

 

Posted on 24th February 2010
Under: Thriller, Cannes, Korea e Jugut | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)