“THE BOX” (Kutia) - film amerikan me regji te Richard Kelly

Nese nje dite te bukur, krejt papritur mberrin ne shtepine tuaj nje kuti (si ne foton e më-lartme) dhe dikush ju thote: nese shtypni butonin e kuq te kesaj kutie, ju fitoni 1 miljon $, gje qe provokon, ne te njejtin moment vdekjen e nje personi (te panjohur per ju), ju si do te vepronit ?

Kaq eshte historia e filmit ne fjale, THE BOX (Kutia), filmi i trete i regjizorit te ri Richard Kelly (kam komentuar para disa muajsh filmin e tij te dyte , Southland Tales, ketu : http://filmjournal.net/autori/2009/0…richard-kelly/ ).

Richard Kelly
eshte veçse 33 vjeç, ka bere 3 filma ne 9 vjet, dhe me sa duket, i ka vene qellim vetes te hyje ne rrethin e mbyllur te atyre pak regjizoreve aktuale hollywoodiane qe perpiqen te bejne emer si autorë. Per te thene nje te vertete, duket se ka talent ! Edhe pse, intriga e filmit, ashtu siç e reduktova une ne nje rresht te vetem, duket si “philosophie à deux balles”, pra filozofi per kalamajt e shkolles 8 vjeçare.
Por nuk eshte tamam ashtu !

Nisur nga nje intrige e thjeshte, THE BOX e hap fushen e “lojes” ne jo pak drejtime. Ne fillim eshte kutia (The Box!), objekt kinofilik par excellence, ose ndryshe “Kutia e Pandores”, - fillojeni me “Kiss Me Deadly” te Aldrich ne 1955 e mbarojeni me “Mulholland Drive” te Lynch-it ne 2001.
Kutia eshte bosh, pra enigma shtohet : asgje tjeter nuk eshte me fashinues se boshi ! Pastaj, kutia i mberrin ne shtepi Cameron Diaz-it (aktores kryesore) e cila (kuptohet !) shtyp butonin dhe ne fakt, ve ne levizje gjithe mekanizmin e ndergjegjes, mekanizmin e vrasjes se ndergjegjes. Gjithe duke u ngushelluar se personi qe ka vdekur ne te njejtin moment, eshte i panjohur per te…

Filmi ne fakt ka te beje me se tepermi me mistiken e krishtere, me “fajin fillestar” (Eva dhe Adami), por THE BOX nuk mjaftohet me kaq. Evokohet padyshim edhe natyra predikatore e kapitalizmit (filmi ka nje parfum te lehte nga “L’Argent” (Paraja) te Bresson-it). Po ashtu, gershetohen gjate filmit intriga me “teori komploti” konspiracioni, pushtetesh te “mbinatyrshme”, parabola apokaliptike. Sigurisht, kutia simbolizon natyren e nje mirqenieje te genjeshtert te parase, dhe koshiencen (ndergjegjen) e keqe te botes aktuale, ku traktacionet (dealing) financiare pjellin veçse mizerje dhe uri ne vendet e varfra. Qarte : nuk eshte hera e pare qe Hollywood-i perpiqet te vere veten ne sherbim te kauzave te botes se trete. Qarte, te gjitha keto, ne teori, ne leter, duken foshnjore, por fatmiresisht, ne film, percillen “fshehurazi” me jo pak talent dhe inteligjence !

 

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)