Archive for November, 2009

“ADVENTURELAND” - komedi amerikane nga Greg Mottola

Greg Mottola filmin e tij te pare (i mrekullueshmi “SUPERBAD” ) e pat realizuar nen hijen e Jud Appatow-t, mbretit regjizor-producent te komedise se mire hollywoodiane aktuale. Kesaj rradhe, Mottola filmin e tij i fundit “ADVENTURLAND” e ka realizuar pa ndihmen e Appatow-t dhe “bandes” se tij, gjithe duke çuar edhe me lart cilesine tashme te konfirmuar me “Superbad” !

Regjizori gjerman Fassbinder thoshte ne raport me Douglas Sirk-un, mbretin e melodrames amerikane te fund viteve ‘50 : “Sirk eshte i vetmi kineast ne bote qe i do aq fort te gjithe personazhet e filmave te tij, te gjithe, pa perjashtim ! Nderkohe qe ne regjizoret e tjere, bashke me mua ne krye, harxhojme kohen duke dashuruar disa, e duke urryer ca te tjere

Dhe Fassbinder-i kishte te drejte : kur shikon filmat e Douglas Sirk, spektatori kupton se me të vertete ne filmat e Sirk-ut nuk ka “personazhe negativë”, “personazhe te keqinj”, “njerez te poshter”. Ka thjesht njerez !

Te njejten ndjesi kam patur me filmin “Two Lovers” te James Gray dhe kesaj rradhe me “Adventurland” te Greg Mottola-s, nje film ku mund te “lulëzonin” personazhe nga më te poshtrit e më te ligët qe mund te mbajë dheu ! Por jo ! Asnje te tille ne film ! Asnje personazh i parë (i shikuar, i veshtruar) si i tille nga syu i regjizorit !

Marrim mekanikun e parkut (filmi i zhvillon ngjarjet ne nje Park Lojrash), nje bukurosh tip Don Zhuani, qe kalon kohen duke gjujt gocat e reja rreth e rrotull Parkut te Lojrave, te cilat i genjen keq fare duke u shtirur si ish-baterist i kengatarit te famshem Lou Reed (nderkohe qe ngaterron keq fare titullin e nje kenge te ketij te fundit !! ). Pa harruar qe, edhe pse i martuar, ka nje relacion te fshehte seksual me Emin, nje vajze e re qe punon aty. Shkurt, ne pamje te pare, s’gjen nje fjale te mire per nje personazh te tille !
E megjithate, pak e nga pak, gjate filmit, mekaniku behet gjithe e më shume simpatik, pasi ne nje fare menyre, pak e nga pak, ai i behet si nje vella i madh heroit kryesor te filmit, James-it, më shume duke e keshilluar se sa duke “ja rras”, ne lidhje me dashurine e ketij te fundit per Emin (me te cilen, fshehurazi, mekaniku ben sex !!).

Adventurland” ne fakt, eshte nje film, nje komedi, mbi dashurine dhe seksin. Mbi dashurine e pare, e sidomos, per raportin e pare seksual ne jete. Gjithe filmi zhvillohet ne nje park lojrash, ku James, heroi kryesor, nje djale i ri, shkon te punojë gjate veres. Dhe bie ne dashuri me Emin. Ne fakt, James, kishte planifiku te shkonte gjate veres ne Europe, per te praktikuar gjuhet e huaja qe ai di. Por s’ka lekë ! Dhe perfundon ne nje park lojrash vere.

Pra, ne nje fare menyre, “ADVENTURLAND” eshte triumfi (qofte dhe pa dashje !) i nje zhanri kinematografik (komedia romantike !) mbi nje zhanër letrar (ditari i udhetimit, qe James do mbante gjate udhetimit neper Europe, nese do te realizonte endrren te shkonte atje per pushimet e veres). Pra historia e nje studenti amerikan i shtrenguar te punoje gjate veres ne nje park lojrash, park qe i jep atij “shansin” te zgjedhojë (siç zgjedhohet nje folje !) problemet e komplikuara te seksit dhe me ato te ndjenjave (dashurise).

Film prekës, sepse merr persiper te jete modest, pra as shume per te qeshur (komedi ku spektatori nuk “fshin lotet nga e qeshura”), as shume i pasur (ne sensin ostontatues - ostentatious - pra qe i ekzagjeron cilesite e tij). Pra nje film qe kapet pas te vogles, intimes, te padukshmes, “tiny”, kapet pas asaj gjeje qe ende s’ka lindur, s’eshte shfaqur, qe eshte ne embrion te saj.

A thua se James (heroi i filmit) po zbulon vete atdheun e tij, zbulon “dekorin” e atdheut te tij, anen e pasme te dekorit : njerzit jane simaptike, por dhe mizerabel, pak genjeshtarë, pak te vertete por fundja dhe ai nuk eshte me i mire se te tjeret ! Dhe pikerisht, kete zbulon James, ne Adventurland (qe eshte dhe emri i parkut te lojrave).

James zbulon… rrenoja ! Jo rrenojat arkeologjike qe priste te shikonte neper Europe, nese endrra e tij per udhetimin veror do te realizohej, por ne… Pittsburgh, ne Pensilvani, dhe qe prej atij momenti… fillon e ti doje ato “rrenoja” !

And I loved the movie !!!!

Posted on 29th November 2009
Under: USA, Komedi | 1 Comment »

“Barishtet e çmendura”(Les herbes folles) - film francez me regji te Alain Resnais

Pak regjizorë e kane filluar krijimtarine e tyre siç e ka filluar Alain Resnais ne fillim te viteve ‘60 : me filma te vrullshem, gjithe passion, gjithe nerv (”Hiroshima mon amour”, “Marienbad”, “Muriel”…- kete te fundit, e adhuroj personalisht !).
Pastaj vijne filmat e viteve ‘70, ka nje fare renie ne vrullin e Alain Resnais, megjithate, nje film si “Mon oncle d’Amérique” mbetet i paharrueshëm !

Duke filluar nga vitet ‘90, filmat e tij plaken, per fat te keq ne perpjestim te drejte me plakjen fizike te regjizorit (edhe pse fama, - ah e famshmja famë ! - regjizorit i ka ardhur duke ju shtuar…).

Keto dite, shtypi francez, ne ekstazë te plote, nuk ka lënë lavde pa i thurur filmit “Les herbes folles” (Barishtet e çmendura), krijim i fundit i 87 vjeçarit Alain Resnais. U tha qe “ajo qe ka bere kete here Resnais ne filmin e tij, nuk ështe pare ndonjehere në kinema !”.

Dhe une thashe se ç’do shoh ! Dhe ne fakt, shkova ne kinema, dhe pashe nje film qe i ngjan fotos se meposhtme :


Revista prestigjioze franceze “Cahiers du Cinéma” e komenton keshtu filmin ne fjalë : “Rinia e hatashme e Alain Renais !”. Une do e komentoja : “Pleqeria e maskuar e A. Resnais” : Per mua, aq sa e maskojne syzet regjizorin, aq dhe filmi i tij i fundit maskon nje film me se shumti plakaruq, jo pak patetik dhe ne fund te fundit, me pak interes…

Posted on 19th November 2009
Under: France, Cannes | No Comments »

“THIS IS IT”- dokumentar amerikan me regji te Kenny Ortega


This is it” eshte deshmia e fundit vizuale dhe sonore e Michael Jakcson, me këngët e te cilit jemi rritur.

Keshtu qe ja vlente te shkoje ne kinema per te pare imazhet e fundit (provat e fundit per koncertin e tij te programuar), disa dite para se ti jepte fund jetes se tij.

Sikurse ja vlente te dilja nga salla e kinemase (siç dola!!), 15 a 20 minuta pas fillimit te filmit!

Per nje arsye te thjeshte : une e dija qe Majkëlli, ne vitet e fundit te jetes se tij, ishte kthyer ne karikature te vetvetes, po, kisha “harruar” qe, ta shikosh e degjosh kete karikaturë në imazh dhe zë, eshte nje torture e vertete.

Thene ndryshe : te filmuarit e nje te vdekuri-te gjalle, i kalon kufijte e çdo moraliteti…. Ose edhe me thjesht : nje i vdekur-i gjalle, edhe mund te filmohet, por s’ka pse te shfaqet ne syte e botes. Ose, nese shfaqet, shfaqet per te fituar jo thjesht parà, por parà… te vdekurish !

Posted on 19th November 2009
Under: USA, Dokumentar | No Comments »

“VISAGE” (FACE- “Fytyra”)- fim tajvanez nga Tsai Ming-Liang

 

Nese Hou Hsiao-Hsien-i, pa dyshim regjizori me i talentuar aziatik i ketyre 20-25 viteve te fundit do kish nje konkurent, ai pa dyshim do ish nje tjeter tajvanez: Tsai Ming-Liang !
Kam komentuar ne kete forum dy filma te tij :
- http://filmjournal.net/autori/2009/0…ai-ming-liang/
- http://filmjournal.net/autori/2009/0…ai-ming-liang/

Po të permblidhnim me pak fjale atë se ku qendron kripa e filmave te Tsai Ming-Liang-ut, ajo do ishte :
- burlesku depresiv
- plane te “sterzgjatura” filmike, qe ngjajne me “numra cirku”
- invencion (shpikje, novatorizem) delirant !
- “pamundesia” e secilit plan filmik per te tejkaluar planin filmik pasardhes
- shija e shqueshme per komeditë muzikore
- shija e shqueshme per permbytjet (dhe ujin, ne pergjithesi) - ka nje skene komiko-stresuese ne filmin ne fjale, ku heroi kryesor i filmit perpiqet te ndaloje nje shperthim robineti te lavamanit !! - e paparë !

E megjithate, per here te pare ne filmografine e tij (gjithesej 8 ne 25 vjet karriere), Tsai Ming-Liang … deshton ! Deshton, dhe ky eshte nje lajm i mire !

Pse eshte lajm i mire nje “deshtim” ?
Po shpjegohem.

Cdo njohes i mire i filmave te Jean-Luc Godard, eshte koshient se ne raport me ato qe regjizori realizoi ne vitet ‘60 e qe i dhane atij sukses e famë, filmat e viteve ‘80 jane “te deshtuar”, ne sensin e lënies se nje shijeje se “diçka nuk eshte e arritur plotesisht”. Gje normale, kur shikon sensin “eksperimental”, guximtar, te fimave te viteve ‘80 te JL Godard. Por qe e çuan krijimtarine e tij ne nje stad te ri, qe tejkalon stadin e viteve ‘60.

E njejta gje me filmin e fundit te Tsai Ming-Liang : Vertet qe ne fund, filmi te lé nje shije se regjizori ka deshtuar ne nderrmarjen e tij , por pikerisht, kjo legjitimon vepren e tij, i jep asaj shijen se ne art, duhet rrezikuar (”deshtuar”), per të avancuar !

Ajo qe eshte e habitshme, eshte se filmi (2 ore e 20 minuta) permban ne vetvete disa nga sekuencat filmike më te hatashme qe mund te kem pare ne kinema kete vit, edhe pse, ne totalitetin e tyre, sekuencat nuk arrijne te “krijojne” nje të tërë. Por pikerisht, ndofta filmi duhet pare me kete sy: si “copëza” plastike, qe qellimshem nuk “duan” te kompozojne nje të tërë. Fundja, vete regjizori nuk shqetesohet fare per koherencen narrative te filmit te tij !

Dhe ne fakt, historia e “Face” eshte e thjeshte : nje regjizor tajvanez vjen ne Paris per te realizuar nje film qe trasferon mitin e Salomé-së (luajtur nga top modelja Laetitia Casta) ne Muzeun e Luvrit. Mbreti Hérode luhet nga Jean-Pierre Léaud, aktor fetish i “nouvelle vague” (”Vala e re” franceze e viteve ‘60) dhe rolin e producentes se filmit e luan nje tjeter aktore e famshme e viteve ‘60, Fanny Ardant.

Ne fakt, filmi eshte nje auto-parodi, sepse “FACE” (Visage) (Fytyra) eshte film i financuar nga Muzeu i Luvrit. Dhe, pikerisht, ashtu si tabllotë (pikturat) e Karavaxhios dikur transformonin skenat biblike ne tabllo erotike te ethshme, ashtu edhe filmi i Tsai Ming Liang tejkalon permes te bukures, nivelin thjesht komercial te producentit, dmth te muzeut te Luvrit ne Paris.

 

Posted on 19th November 2009
Under: Tajvan, Tsai | No Comments »

“Baleti i Operas se Parisit”- dokumentar artistik nga Frederick Wiseman


Kisha degjuar se regjizori amerikan Frederick Wiseman ishte nje nga tre-kater dokumentaristët me te talentuar aktualë, por nuk kisha pare kurre nje film te tij. Pashe kete te fundit, qe titullohet “La danse - Le ballet de l’Opéra de Paris“, pra “BALETI i Operas se Parisit”.

Pergjate 12 javesh, me nje rezultat prej gati 90 oresh xhirime,Wiseman, regjizor amerikan, ka filmuar sallat e provave te ketij institucioni francez, i cili, si rralle ne bote, financohet nga shteti francez qe prej… tre shekujsh ! (gje e paimagjinueshme ne USA).

Wiseman i mbetet besnik metodes se tij filmike : pergjate 2 ore e 40 minutash, ai regjistron trupat e balerinëve pas hilenë më te vogel (shihet midis te tjerash edhe balet-maestri francez me origjine shqiptare Angjelin Preljocaj), pa asnje koment (dokumentari nuk shoqerohet nga ndonje zë komentatori), pa asnje efekt special, pa levizje te panevojshme kamere, kryesisht permes planesh te gjate sekuence sepse ajo qe i intereson regjizorit nuk eshte gje tjeter veçse perpjekja, puna, lodhja e balerinëve. Jo per te na mahnitur me kete perpjekje, me kete lodhje fizike, por per ta ndare atë me spektatorin.

 

Posted on 19th November 2009
Under: USA, France, Dokumentar | No Comments »

”Das Weisse Band” (Kordelja e bardhe)- film austriak me regji te Michael Haneke

Ne Festivalin e Kanës 2009, Palma e Arte (Palme d’or), më teper se e arte, ishte e bardhe dhe …e ftohte ! Dmth e kam fjalen per filmin e fundit te austriakut Michael Haneke ”Das Weisse Band” :


Film i gjithi bardh e zi, “Das Weisse band” i vendos ngjarjet ne nje fshat te humbur gjerman, ne vitin 1913, nje vit para fillimit te Luftes se Pare Boterore dhe merr persiper te kerkoje rrenjet e se keqes, te asaj te Keqeje qe Anna Arendt e quante e keqja banale (banal evil).

Dihet qe lejtmotivi kryesor i pothuaj gjithe filmografise se Michael Haneke eshte tema e pulsioneve sadike te njeriut, nen masken e pafajesise më banale dhe më buzë-qeshur qe mund te ekzistoje. Dhe ne nje fare menyre, filmat e tij kane zakon ta trajtojne nje gje te tille me nje ton dënimi ndaj spektatorit.
Por kesaj rradhe, per ti dhene Cezarit ate qe i takon, regjizori nuk merr poze profesorale (per me teper qe Haneke, ka qene profesor filozofie !), nuk jep mesime, nuk merr pozat e kineastit konceptual: ai thjesht e ne menyre inteligjente dhe diskrete (mizaskene per tu lëvduar !!) rrefen nje histori, permes te ciles transmeton vizionin e tij per boten, per njeriun.

Film i qëruar, intensif, mizor dhe i mprehte si brisku, “Kordelja e bardhe” ka meriten e te qenit nje film qe eviton “efektet shokuese” dhe convenience-n.

Suprize interesante !

Posted on 19th November 2009
Under: Thriller, Gjermani, Cannes, Haneke | No Comments »

“PRIMITIVE” - instalacion video nga Apichatpong Weerasethakul (TAILANDE)

Eshte hera e pare qe shkruaj ne kete ditar per nje ekspozite video, ose me sakte, per nje instalacion video. Per fat, autor i saj eshte Apichatpong Weerasethakul, regjizori tailandez i te famshmit “Tropical Malady“, perndryshe nje nga më premtuesit regjizorë te rinj aktuale.

Ky instalacion video ndodhet aktualisht ne Muzeun e Artit Modern te qytetit te Parisit dhe pata fatin ta vizitoj.

5 filma prezantohen ne 3 salla te ndryshme. Shoqeruar nga dy-tre objekte te ndryshme si psh nje mitraloz i ngulur ne toke, disa portrete femijesh e adoleshentesh, per te riprodhuar atmosferen e xhirimit te filmave ne fjalë qe shfaqen “non stop” ne 3 salla te ndryshme :

-Making of the Spaceship dokumenton ndertimin e nje strukture ovoide si nje anije kozmiko-kohore.
-A Dedicated Machine tregon ngritjen e ketij objekti arkitekturor naten.
-Nabua Song, eshte interpretimi i nje kenge qe perkujton perplasjen midis ushtrise dhe fshatareve, vite me pare.
-I’m Still Breathing, - eshte xhirimi i nje clip-i te nje grupi rrok tailandez ne rruget e fshatit.
-Phantoms of Nabua, metrazh i shkruter (10 minuta) per te cilin kemi diskutuar edhe ne kete forum ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo…8&postcount=59 e qe mund te shihet falas ne adresen ne fjale.

Gjeja më evidente e filmave ne fjale eshte fuzionimi i kohëve, i shumë koheve njeheresh : koha e fiksionit (filmit), koha e mitit, koha e Historise (me H te madhe!), koha e se tashmes (jeta e perditshme, aktualiteti politik etj etj). Ky fuzionim proçedon ne kohe te dyfishtë : ne kohen astronomike (koha e perditshme) dhe në ate kalimtare te ekspozites. Fragmentet formojne nje lloj filmi te copetuar ne disa fragmente, qe eshte nderkohe edhe nje fare “making-of”-i, endrra e nje filmi te ardhshem te regjizorit, spektri ose hija e nje historie (njerezore).

Spektatori hyn ne ekspozite pa patur nevoje per prolog. Dhe ballafaqohet me te rinj fshatare, pasardhes te fshatareve te dikurshem komunistë, dikur ne konflikt me armë me Ushtrine. Sot behet fjale per nje popullsi apolitike, indiferente per te kaluaren. Ne fakt, pergatitja e filmit eshte i vetmi sheqtesim i tyre, eshte realiteti i tyre kryesor, realitet bujar per nje ekspozite te tille : filmi lind perpara syve te tyre dhe njeheresh perpara syve tane (vizitorëve e ekspozites).

Primitive lind nga zbulimi i nje hapsire gjeografike (xhungla tailandeze) dhe nga nje anketim, nga i cili lind nje histori (shtypja e nje popullate nga Ushtria). Kjo hyn ne rezonance me aktualitetin e sotem tailandez, duke evokuar politiken e keqe te kryeministrit tailandez Thaksin Shinawatra dhe familjes se tij (gje qe me kujtoi ate te qeverisjes se sotme te Shqiperise…).

Regjizori Weerasethakul transformon kinemane ne spektografi. Dmth, njeri nga motivet kryesore te ekspozites eshte drita, e filmuar ballazi, duke verbuar hapsiren dhe duke krijuar spektre rreth saj. Tek Tropical malady, kjo ishte nje nga gjestet plastike me te forta te filmit ku Weerasethakul perdorte driten e neonit per te hapur “kanale” brenda imazhit, duke ftuar spektatorin ta perjetonte filmin edhe si eksperience materiale dhe fizike.Forca e xjestit te filmave te ekspozites se Weerasethakul bazohet mbi nje “paradoks” : mos-intervenimi i regjizorit ne drejtimin e aktoreve dhe nje fare “artificialiteti” qe eshte goxha evident. Mizaskena ka te beje thjesht me regjistrimin e nje atmosfere te caktuar, asaj te xhirimit te filmave ne fjale, e shoqeruar nga prezenca e elementeve me drite, te infiltruar ne xhungel : topa futbolli qe marrin flake, prozhektore, vetetima, prezenca shkaterruese e te cilave thyen heshtjen dhe qetesine e genjeshtert qe mbizoteron ne xhungel. Pikerisht, shkaterrimi lejon riciklimin, prej nga lind nje proces permanent reinkarnacioni (rilindjeje). Pa patur nevoje te kete njohuri mbi reinkanacionin budist, spektatori kupton se behet fjale per vënien e nje realiteti te sotem (bazuar tek shoqeria e konsumit) nen perspektiven e te kaluares, dmth edhe te se ardhmes. Per te konfirmuar nje vazhdimesi historike, kunder harreses (dmth dhe mohimit) te krimit.

Ushtrim kujtese.
Skalitje e mendjes (spirit) permes drites.

Master piece !

Posted on 19th November 2009
Under: Te ndryshme, Tailande | No Comments »

“The informant !” (”Formatori!”) – film amerikan me regji te Steven Soderbergh

Hajde pjellori kinematografike haje : 3 filma ne nje vit, Soderbergh-u !

Pas kryevepres “CHE“, dhe nje filmi qe nuk e “nxirrte koken” dhe më pat lënë skeptik (”GIRLFRIEND EXPERIENCE“), “The informant!” (INFORMATORI) eshte filmi i trete i Soderbergh-ut qe shikoj ne kinema, ne nje hapsire kohore 6 mujore ! Dhe prap nuk e di se ku do te dale ky regjizor bizarre, qe eshte kthyer keto vitet e fundit ne titullarin zyrtar te “kineastit indipendent” te studios amerikane “MIRAMAX”.

Nganjehere thua se Soderbergh-u flet se nuk ka ç’te thote, keshtu qe shpik nje “sistem” fiksional qe kenaq te gjitha palët: filmi ne fjale, ne fakt, eshte autoportreti ironik i nje kineasti indipendipendent te MIRAMAX-it. Do me thene ?? Mjafton te shohesh filmin dhe e kupton !

Konkretisht : Mark Whitacre (rol i luajtur nga Matt Damon) punon per nje ndermarrje te madhe; misioni i tij eshte te jete informator, dmth te sajoje historira pseudo-spiunazhi per perdorim te brendshem.
Vjen nje dite dhe FBI-ja intervenon. Mark hyn ne kontakt me dy agjentete, gjithe duke menduar se eshte i punesuar nga FBI-ja dhe ben per kete te fundit te njejten gje qe bente dhe per ndermarrjen e tij: sajon historira me spiunazh industrial : improvizon, shpik, furnizon informacione gjysem te verteta gjysem fiksionale (te genjeshterta), realizon video me kamera te fshehte te mbledhjeve qe ben, etj etj.
Dy agjentet ja tregojne materialin bosit te tyre. Por videot e realizuara nga Mark nuk e kenaqin bosin. Dhe shefi u thote vartesve te tij : duhet diçka me e forte ! : duhet qe fjala « agreement » te prenoncohet gjate videos ! Dhe pikerisht, ky eshte dhe momenti kur kuptojme qe, ne fakt, e gjithe kjo histori spiunazhi, nuk eshte veçse nje alibi per te bërë portretin e nje universi, atij te produksionit indipendent (MIRAMAX !) dhe figurave te tij, prej te cilave, figura më e butë dhe me qesharake ne te njejten kohe eshte ajo e Matt Damon/Mark Whitacre. Dhe eshte e rendesishme qe Matt Damon luan kete rol, kete character, sepse behet fjale per nje proto-tip. Dhe ai eshte vertet proto-tipi : aktor, skenarist, producent ! Dhe po ashtu, e ka filluar me aventura rakamboleske dhe me andralla te shkruajturit e skenarëve per filma (kujtoni “Will Hunting” bashke-skenarist me Ben Affleck). Pra keshtu e kane keto punet e kinemase : andralla, sajesa, diskutime, … ! Ne vend qe te spiunoje, informatori… flet tere kohen !!

Te besh nje auto-parodi, a eshte diçka e re ? Vellezerit Ceon dhe Tarantino e kane bere shume e shume vite me pare. Tani u kujtua Soderbergh-u ??

Posted on 19th November 2009
Under: Thriller, Soderbergh | No Comments »

“Funny people” - komedi amerikane me regji të Judd Apatow


Judd Apatow, mbreti i komedise aktuale hollywoodiane (qe per fat, eshte nje nga tre-kater regjisorët aktuale amerikanë vertet interesantë !), kesaj rradhe ka bere nje… tragjedi ! Sigurisht, jo tamam tragjedi, por pa dyshim, ky eshte filmi më pak komik i ketij regjisori-producent, gjithe duke mbetur nje komedi (kam shkrujt diçka me shume per Judd Apatow tek : http://filmjournal.net/autori/2009/0…nick-stoller// dhe http://filmjournal.net/autori/2009/0…-gordon-green/).

Kesaj rradhe, mbreti eshte lakuriq, pra Apatow nxjerr ne shesh atë qe “fshihte” permes komedive te tij te meparshme: Apatow eshte, ne fakt, nje tip i deziluzionuar nga jeta, aq sa nuk i beson më asgjeje ! Besim tek lidhja bashkeshortore ?? Vështirë… ! Besimi tek miqesia e sinqerte ? Ndofta…, por dhe kjo, edhe pse temë fondamentale e « Apatow movies », ne kete film eshte vene keqazi ne rrezik : e krimbur nga sistemi liberal, nga paraja, nga plakja, e sidomos nga frika e afrimit te vdekjes, edhe e famshja miqesi vellazerore Apatow-iane, kesaj rradhe eshte vene keqazi ne pikepyetje…

Te kuptohemi : “Funny People” e pershkruan nje trishtim i thelle, i fshehte, por filmi nuk ka asnje gram sentimentalizem. Thuhet lart-e-poshte se filmi i tij i fundit eshte diçka midis filmave te Woody Allen dhe komedive te Blake Edwards, por une them se, para se gjithash, kemi te bejme me nje film Renoirian (nga Jean Renoir, babai i kinemase humaniste franceze te viteve 40-50).

Historia e filmit : Adam Sandler (qe per mendimin tim eshte sot per sot aktori me i mire komik amerikan!), luan ne film rolin e nje aktori komik me famë boterore tek te 40-at qe papritur zbulon se vuan njga nje kancer i tmerrshem dhe do vdese me sot e me neser. Quhet George Simmons dhe takon nje debutant te ri komik, Ira Right (luajtur nga aktori Seth Rogen), me te cilin lidh miqesi.

Deri ne fund te filmit, George Simmons mbetet nje personazh antipatik e tmerresisht egoist, por asnjehere i denoncuar si i tille. Thjesht ai eshte siç eshte. Ka diçka vertet demokratike ne filmat e Apatow-t : secili nga personazhet mbetet ashtu siç eshte, me “te mirat dhe te keqiat” e tij. Dhe pikerisht ne kete prizem, me duket se filmat e tij jane Renoir-ianë: “Drama e kesaj dynjaje eshte se gjithkush nga ne ka te drejte” ( “La regle du jeu“- Jean Renoir 1939).

Megjithate, filmi eshte plot “kunderpesha” : nese nje personazh eshte konservator e egoist, nje tjeter eshte krejt e kunderta e tij. E keshtu me rradhe…

Ne fakt, nese do ta permblidhja ne nje fjali : “Funny people” eshte nje komedi…very serious !

Filmi mund te shihet edhe si nje “sfilatë” me T-shirt te tipit “geek” (nga seria televizive ” Freaks and geeks” (1999) e te njejtit regjizor : very funny !

  

Posted on 19th November 2009
Under: USA, Komedi | 1 Comment »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)