Archive for October, 2009

“AU VOLEUR” (Kapini hadutët !) - film francez me regji te Sarah Leonor

Kemi nje shprehje ne në shqip: “Hyp ne pemë se te vrava ! Zbrit nga pema se te vrava !”.

Keshtu eshte dhe puna e regjizoreve te rinj : hall me ata (qe jane shumica !) qe bejne filma pa pike personaliteti e realizojne thjesht produkte komerciale ne funksion te buxhetit, hall me keta si puna e Sarah Leonor, qe perpiqen sinqerisht te bene nje film te parë origjinal e kinofilik por qe per shkak te dashurise së pamatë kinofilike qe kane per artin e 7-te, më shume se nje film, realizojne nje demonstrim te admirimit te tyre per X apo Y regjizor apo reference kinematografike.

Au Voleur” (Kapini hajdutët) eshte i mbushur me referenca magjistrale te tipit “Badlands” te Terrence Malick apo “Night of the Hunter” (Charles Longton) ose “They Live by night” e Nicolas Ray. Ndersa “pjesa tjeter” (pothuaj gjithe filmi, me nje fjale) nuk funksionon…

Hyp se te vrava ! Zbrit se te vrava !

Posted on 9th October 2009
Under: France | No Comments »

“Thirst” ( ETJE ) film jug-korean me regji te Park Chan-wook

Mbreme pashe filmin ne fjale, qe eshte vertet nje fare thriller-i gjysem horror, gjysem realist, me vampire, dhe me doza jo te pakta humori.

Historia : Nje prift korean, shkon vullnetar ne Afrike per te bere vaksinen e re qe nje mjek ka shpikur, kunder nje virusi vdekje-prures qe qarkollon neper bote. Nga te gjithe ata qe pranojne te bejne vaksinen, prifti eshte i vetmi qe shpeton gjalle, fale nje transfuzioni gjaku te çuditshem qe merr.
Pasi kthehet perseri ne Koré, i shfaqen ne lekure shenja te çuditshme. Prifti eshte kthyer ne vampir. Ketu fillon dhe filmi…

Dhe aty fillojne dhe problemet me të. Skenat e filmit duken si te ndara, duken si pa lidhje nga njera-tjtra dhe po aq pa lidhje nga narracioni i pergjithshem i filmit. Skenat ngjajne me copeza lekure te vdekura, qe bien njera pas tjetres…
Kjo ben qe tonaliteti i filmit bie çdo 10 a 15 minuta… ; shto ketu dozen naive te filmit, here me dashje (dhe ne kete rast, ato jane momentet vertet interesante te filmit), here pa dashje…

Film-vampir, nganjehere nepsqar (i pangopur), nganjehere grotesk… Mund te kish qullosur me mire ky regjizori i ‘Old Boy’-t

Posted on 9th October 2009
Under: Horror, Thriller, Korea e Jugut | No Comments »

“Ordinary people” - film serb nga Vladimir Perisic

Nje film serb me teme nga lufta ne ish-Jugosllavi ne fillim te viteve ‘90 si dhe krimet e luftes se asaj kohe. Filmi nuk emeron asnje vend, asnje krahine : permes abstraksionit, regjizori ka dashur ta ktheje historine qe rrefen, ne histori universale. Historia eshte ajo e nje skuadre djemsh te rinj qe kryejne sherbimin ushtarak, dhe u bie per detyre te ekzekutojne nje padite te bukur vere, nje grup njerezish te pafajshem. Filmi tregon ngjarjen e nje dite te vetme.

Kur filmi shpreh anën e erret te personazheve te tij, mizerabilitetin e tyre, filmi fiton forcë dhe eshte i bindshem.

Problemi qendron me pjeset kur regjizori anon per nga ana mëshirore, compassionate. Per shembull titulli : “Ordinary people” do te thote : “Njerez te zakonshem” dmth regjizori do te na tregojë se keta djelmosha te rinj qe kryejne sherbimin ushtarak dhe ekzekutojne pa ju dridhur syu njerez te pafajshem, jane njerez si une e ti, pra njerez te zakonshem. Por une si spektator s’kam nevoje per tituj shpjegues, ate e nenkuptoj vete.

Ose, dialogje te tipit :
- “A numerove sa here shtive ?”
- “Po aq sa dhe te tjerët“.
dhe ky dialog, shoqerohet me imazhin e djaloshit qe fsheh fytyren e tij me xhaketen ushtarake, si per te na thene qe, atij ja vret dielli syte, por jo vetem djelli…

Kur nje film kujton se une spektatori jam nxenes ne klasen e 4-te te tetevjeçares dhe marr vesh nga dynjaja aq sa merr vesh nje 11 vjeçar, une spektatori ne salle te kinemase, kam dalë déjà nga filmi dhe filloj e mendoj se ç’a do hà per darkë…

Posted on 9th October 2009
Under: Serbi | No Comments »

Bienalja e Tiranës 2009

Miku yne fuorisync me informon qe, ne kuadrin e Bienales së Tiranës 2009, çelet sot episodi i 3-të.

Në bashkëpunim me Akademinë e Multimedias dhe Filmit, Marubi, Tiranë, ne kete episod, ka dhe nje program me Filma ku figurojne disa qe asesi nuk duhen humbur :

E diel 11 Tetor / Sesioni 1

Ora 18.00 Filmi me regji te Chantal Akerman (Belgjike):
- “Jeanne Dielman, 23 quai du commerce, 1080 Bruxelles”,
1975, 193′ -


E hënë 12 Tetor
/ Sesioni 2

Ora 18.00 filmi me regji te Chantal Akerman:
- “D’Est” (East), 1993, 110′


E martë 13 Tetor
/ Sesioni 3
18.00 filmi me regji te Chantal Akerman:
- De l’autre côté (From the other side), 2003, 99′10′’


E mërkurë 14 Tetor
/ Sesioni 4

ora 18.00 filmi me regji te Raymond Depardon (France):
- “10e chambre“, 2004, 105′ - nje nga filmat me te mire te dokumentaristit me te mire aktual francez, R. Depardon

Ora 20.00 :
filmi me regji te Danièle Huillet dhe Jean-Marie Straub:
- ““Sicilia !”“, 1998, 64′

E premte 16 Tetor / Sesioni 6

ora 19.00 filmi me regji te Apichatpong Weerasethakul (Tailande):
- “Tropical Malady”, 2004, 115′

programi i plote: http://tica-albania.org/TICAB/Shqip/…episode-3.html

Posted on 9th October 2009
Under: Te ndryshme | No Comments »

The Hurt Locker (Xhenierët) - film amerikan me regji te Kathryn Bigelow

Filmi amerikan “Xhenierët” (The Hurt Locker) tregon historine e nje skuadre te ushtrise amerikane ne Irak, qe ka per mision çminimin dhe çaktivizimin e bombave qe shperthejne çdo dite ne ate vend.

Kur ne 1998, ne ekranet e kinemase pat dalë “Saving Private Ryan” (Te shpetohet ushtari Ryan) i Spielberg-ut, e pyeten Godard-in se ç’mendonte per 40-50 minutat e para te filmit (qe jane fort te njohura per suspensin dhe tensionin vizual). Dhe Godard u pergjigj : “Me duket se ne ato 50 minuta ka nje farë talenti, po jo ndonje talent kushedi se ç’farë !” (Il y a un certain talent mais pas un talent certain).

Me erdhi kjo frazë e Godard-it ne mendje, pergjate gjithe filmit, i cili te kujton 50 minutat e para te Ushtarit Rayan : suspens, suspens, suspens. Ne kete film, suspensi zgjat dy ore : Sigurisht, qe realizimi i suspensit (do shpertheje ? nuk do shertheje boma; do shpetheje ? nuk do shpertheje) eshte interesant, regjizorja amerikane Kathryn Bigelow ka nje farë talenti, por kurrsesi ndonje talent kushedi ç’farë !

Dolem ne fakt se “ç’quhet talent”, e ne rastin konkret, ç’quhet talent i nje regjizori. Une jam dakort qe salla e kinemase nuk pipëtiu qofte dhe nje sekonde te vetme pergjate dy oresh (duhet para pa duhet besuar : filmi ka nje suspens te prerë me thikë, jam plotesisht dakort !), por a eshte teknika, a eshte realizimi, qellim ne vetvete ne nje film ??

Do te me thone : po ky nuk eshte qellimi i vetem i regjizores, ajo ka per mesazh te na tregoje qe lufta, ne thelb, eshte si droga. Ok, dakort, po une s’kam nevoje ta mesoj kete gje as përmes nje tabele qe shfaqet qe ne fillim te filmit ( dhe qe citon nje shkrimtar, psikolog a ku di une, qe na paskësh thene qe lufta eshte si puna a droges per shkak te adrenalines… bla bla bla…), as permes nje skenari çalaman, ku xhenieri (çminuesi) kryesor, pasi na mban me gjak te ngrire 2 ore (plasi mina, s’plasi mina…!), kthehet ne USA prane gruas dhe femijes se tij dhe… meqe lufta i eshte bere si droga, vendos ne fund te filmit te kthehet prap ne Irak.

Lum si regjizorja e filmit : e realizoi planin.

Pfff…

4.0

Posted on 9th October 2009
Under: USA | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)