“Tronditje e lehte e pejzazhit” - film francez nga Philippe Fernandez
“Léger tremblement du paysage” (”Tronditje e lehte e pejzazhit“) eshte nga ata filma qe nuk kane kushtuar me teper se 10 a 20 mije € (a mund te behet nje film me kaq pak parà ??), nga ata filma ku regjizori eshte edhe skenarist, edhe montazhier, edhe kompozitor : Shkurt, film artizanal e shkuar artizanalit ! Dhe në kësi rastesh, pergjithesisht rezultati ose i ngjan diçkaje amatoreske e qesharake, ose… diçkaje te paparë e qe meriton ti kushtohet vemendje.
Ne fakt, “Tronditje e lehte e peisazhit” (A FAINT TREMBLING OF THE LANDSCAPE) nuk ka asgje te hatashme apo te paparë, por megjithate meriton plotesisht te shihet ne kinema, edhe pse filmi ka dale me pikatore ne veçse 3-4 kinema franceze dhe kaq. Kjo nuk do te thote se zanatalinjte e artit te shtate nuk kane ditur ta vleresojne kete objet te çuditshem te nje regjizori qe punon e jeton ne jug-perendim te Frances (qoshka ku jeton edhe autori i ketyre rradheve…) : filmi eshte prezantuar ne mbi 10 festivale nderkombetare, nga Franca deri ne Kore te Jugut (festivali i filmit ne Pusan).
Historia e filmit: Nje fshat i vogel modern, pa emer, me forma gjeometrike dhe gjerberim po aq gjeometrik. Nje komunitet i vogel njerezish qe jetojne aty qetesisht, shuuume qetesisht. Edhe pse koha eshte e ajo pushtimit te hapsires kozmike, gje qe ushqen fantazi nga me te guximshmet e banoreve.
Ne pamje te pare, asgje te re nuk “shpik” ky film. Dhe as pretendon te shpike. As per nga forma (regjizori duket fans i filmave te Jean-Luc Godard-it, perderi sa dhe filmi i tij, per nga forma, ne pamje te pare eshte abrakadabresk) po aq sa dhe filmat e Godard-it, dhe as per nga permbajtja (perderisa tema e tij, bizarre, nuk eshte hera e pare qe e shikojme te trajtuar ne kinema).
E megjithate, edhe pse film i çuditshem, ekscentrik mund te thone disa, prap se prap ça le fait, pra filmi funskionon, magjia kinematografike ndodh. Se deri ne ç’mase, kjo eshte e diskutueshme (fundja, te ralle jane filmat qe na pelqejne nga fillimi ne fund !). Megjithate, nuk eshte pak per nje film kaq artizanal, kaq te veçante.
web-site i filmit : http://philfern.free.fr/Leger_trembl…du_paysage.htm
Posted on 29th September 2009
Under: France | 1 Comment »
Nje grup iranian ish-shokesh te Fakultetit Juridik, nisen per te kaluar disa dite pushimesh ne buze te detit Kaspik. Sefideja, qe merret me organizimin e week-end-it, ka ftuar edhe Elly-n, duke u perpjekur qe ta lidhë me Ahmadin, nje shok te sajin, i ftuar dhe ai per weekend.
Peter Jackson, regjizori neo-zelandez i “The Lord of the Rings” na qenka impresionuar aq shume nga projekti filmik i regjizorit te ri jug-afrikan Neill Blomkamp, sa dhe e ka financuar filmin e ketij te fundit “District 9“. Thene shkurt, producent i “District 9“, film i nje regjizori te ri jug-afrikan krejt te panjohur deri me sot ( e te quajtur Neill Blomkamp) nuk eshte kerkush tjeter veçse i famshmi Peter Jackson.
Edhe pse nuk jam ndonje i apasionuar i thekur pas historise se nje filmi (i mbetem besnik mendimit se ajo ç’ka mesoj nga filmat, nuk eshte historia e tyre, por diçka tjeter më e rendesishme se historitë!), ky film i parë i regjizorit te ri izraelit Haim Tabakman eshte nje shembull par excellence se si mund te shkohet dëm nje skenar fort fort interesant, kur mungon mizaskena, pikeshikimi regjizorial. Ose me sakt, kur mendohet se mjafton te kesh nje skenar origjinal, nje operator qe di te beje “kuadro te bukur”, dhe filmi nuk mund te jete veçse i arritur.
“Kur s’ke pulën, do hash sorrën !”
Kush nuk u beson mrekullive, duhet te filloje te nderroje mendje : regjizori portugez Manoel de Oliveira, vjet ne dhjetor ka mbushur plot 100 vjeç, dhe ne keto vitet e fundit, jo vetem qe s’ka rreshtur së bëri filma, por keto dy-tre vitet e fundit ka bere nga dy ne vit !! Keshtu qe, ai qe nuk beson ne mrekullitë e natyres, te reflekoje e te filloje te nderroje mendje !
Që Juritë e Festivalit te Kanës shpesh here jane pa piken e gustos, kjo u mor vesh. Por te pakten te kene pak llogjikë : si ka mundesi te mos i jepnin qofte dhe nje çmim te vetem nje filmi kaq te mrekullueshem siç eshte filmi palestinez “The time that remains” ?? Jo pse filmi vete ka nevoje per çmime, por sepse regjizori palestinezi Elia Sulejman (pa dyshim, më i talentuari nder regjizorët e Lindjes se Mesme !) per te realizuar filmat e tij ka nevoje per parà ! Dhe dhenia e nje çmimi filmit te tij (per mua, ai meriton vertet Palmen e Arte !) , do ta ndihmonte sa s’behet per te gjetur diç me kollaj financime.

Une them:


