10 Filma Western

Meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne ekranet e kinemase (te presim fund-gushtin per filmin e ri te Tarantinos), kam pare disa filma te vjeter. Dhe meqe nuk u shtykërka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter e qe me duken te domosdoshem per tu parë, ndarë sipas zhanrit.

Kuptohet, per aq sa kam pare dhe per aq sa me kane pelqyer…

Po e filloj me FILMAT WESTERN :

Prej disa kohesh me eshte formuar bindja se, zhanri i westernit eshte ndofta zhanri më adekuat (më bindes) ne kinema. Kjo ndofta per arsyen e thjeshte se nje film western eshte më së shumti rrugëtim (kalërim). Por edhe shiriti i filmit eshte po ashtu nje “rrugëtim”, levizje (move), xhirim (movies). Bejne xhiro cowboy-sat, bën xhiro dhe shiriti i filmit !

Edhe ne lëmin e arteve te tjera (letersi, teater…), nuk njoh ndonje roman western te famshem : ndofta kinematografia, në origjinën e saj, lindi bashke me “West Conquest”. Dhe eshte e vertete se Hollywood-i ndodhet ne West Coast, ne bregun Perendimor te USA : vendosja e Perandorise se kinemase ne fillim te shek. XX në perendim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (ne Los Angeles) eshte pjese perberese e “West Conquest”, pushtimit te Bregut Perendimor.

Dy fjale per historikun e ketij zhanri:
Filmi i pare amerikan me sens narrativ (qe rrefen diçka) eshte “The Great train robbery” i vitit 1903, dhe eshte… nje western !

Periudha klasike (1910-1960), eshte dhe më pjellorja : mjaftojne western-et e John Ford me aktorin e tij fetish John Wyane per te kuptuar se si kalohet nga manikeizmi (ndarja naive midis te mires dhe te keqes) ne filmin “Stagecoach” (1939) tek humanizmi i pamatë i “Cheyenne Autumn“, denoncues i rracizmit te anglezeve ndaj indianeve.

Perudha moderne (1960- deri ne ditet tona) permbledh po aq western-in italian (Sergio Leone) sa dhe filmat e Clint Eastwood.

10 filma western qe do i rekomandoja me shumë entuziazëm (renditur pak a shume sipas preferences sime):

1. The man who shot Liberty Valance (1961) me regji te John Ford

2. Heaven’s gate (1980) me regji te Michael Cimino

3. Red River (1948) me regji te Howard Hawks

4. My darling Clementine (1946) me regji te John Ford

5. The Shooting (1967) me regji te Monte Hellman

6. Dead Man ( 1996) me regji te Jim Jarmusch

7. The Gold Rush (1924) me regji te Charles Chaplin

8. Unforgiven (1992) me regji te Clint Eastwood

9. Pursued (1947) me regji te Raul Walsh

10. Rio Bravo (1958) me regji te Howard Hawks

ps: nuk e kam pare asnjehere “C’era una volta il West” te Sergio Leone-s, qe padyshim duhet te meritoje nje vend midis më te mirëve filma western !

  

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)