Archive for August, 2009

10 Filma “dramë adoleshence”

Meqe kemi folur perpara pak kohesh per filmat per femije (ose me sakte, per filmat mbi “dramen e femijerise“, kesaj rradhe diçka mbi ato qe trajtojne dramen e adoleshences :

10 filma “dramë adoleshence qe më pelqejne shume :

1. Last days (2007) me regji te Gus Van Sant (USA) http://filmjournal.net/autori/2009/0…-gus-van-sant/

2. Woman Is the Future of Man (2003) me regji te Hong Sang-soo (Korea e Jugut)

3. La vie de Jésus (1997) me regji te Bruno Dumont (France)

4. Superbad (2007) me regji te Greg Mottola (USA) http://filmjournal.net/autori/2009/0…-greg-mottola/

5. Falscher Bekenner (Gênjeshtari) 2006 me regji te Christoph Hochhaüsler (Gjermani) http://filmjournal.net/autori/2009/0…-hocchhausler/

6. Steak (2007) me regji te Quentin Dupieux (France) http://filmjournal.net/autori/2009/0…entin-dupieux/

7. Vive l’amour (1994) me regji te Tsai Ming-liang (Tajvan)

8. Paranoid Park (2007) me regji te Gus van Sant (USA)

9. A nos amour (1983) me regji te Maurice Pialat (France)

10. Rebel without a cause (1955) me regji te Nicholas Ray (USA)

Meritojne po aq te lëvdohen :

Wassup rockers (Larry Clark), Millennium mambo (Hou Hsiao-Hsien), Maarek Hob - Dans les champs de bataille (Danielle Arbid), Elephant (Gus Van Sant), La rivière (Tsai Ming-liang), Oh ! Soo-Jung (Hong Sang-soo), Gerry (Gus Van Sant).

  

Posted on 19th August 2009
Under: Te ndryshme, TOPLIST | No Comments »

10 Filma Fantastike

Filmat fantastikë:

Jane ata filma qe përshfaqin nje eveniment i cili nuk mund te shpjegohet me ligjet e botes se perditshme.

Shumica e filmave te sotem fantastikë, per fat te keq jane te mbushur me mostra qe me demek te kallin datën, por shpesh harrohet se ne origjine, ky zhaner ka lindur nga ankthet e shpirtrave te shqetesuar.

10 filma fantastikë qe i dua fort:

1. Stalker (1979) me regji te Andrej Tarkovsky (Rusi)

2. The Ghost and Mrs Muir (1947) me regji te Joseph Mankiewicz(USA)

3. Carrie (1976) me regji te Brian de Palma (USA)

4. Freaks (1932) me regji te Tod Browning (USA)

5. The Village (2004) me regji te M. Night Shyamalan (USA)

6. The Host (2006) me regji te Bong Joon-ho (Korea e Jugut)

7. Nosferatu (1922) me regji te Friedrich Murnau (Gjermani)

8. Lost highway (1996) me regji te David Lynch (USA)

9. Shining (1979) me regji te Stanley Kubrick (USA)

10. Frankenstein (1931) me regji te James Whale (USA)

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, TOPLIST | No Comments »

10 Film-Noir

Film noir :

Historikisht, “Film Noir” (film i zi- perkthyer fjale per fjale) jane quajtur ato filma te Periudhes se Arte te Hollywood-it (vitet ‘40-’50 te shek. qe shkoi) qe ilustrojne nje fare atmosfere tragjike, “te zeze”, ku perzihen vrasja, krimi, pabesia, tradhetia, xhelozia e fatalizmi.

Por dhe per kete zhaner, “kufijte” mbeten tejet te diskutueshem: disa e konsiderojne “Vertigo” te Hitchcock-ut si “film noir”, te tjere jo, me pretekstin e kombinimit te ngjyrave dhe me vizionin specifik te regjizorit ndaj ngjarjes dhe personazhe…

However,

Ja nje liste me 10 “filma noir qe me pelqejne sa s’behet :

1. Mulholland Drive (2001) me regji te David Lynch (USA)

2. L’argent (1982) me regji te Robert Bresson (France)

3. Vertigo (1958) me regji te Alfred Hitchcock (USA)

4. Hana-Bi (1997) me regji te Takeshi Kitano (Japoni)

5. Point Blank (1967) me regji te John Boorman (USA)

6. They live by night (1949) me regji te Nicholas Ray (USA)

7. The Big Sleep (1946) me regji te Howard Hawks (USA)

8. Out of the Past (1947) me regji te Jacques Tourneur (USA)

9. Pulp Fiction (1994) me regji te Quentin Tarantino (USA)

10. À bout de souffle (Breathless; 1960) me regji te Jean-Luc Godard (France)

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, TOPLIST | No Comments »

Filma Biografike

Filmat biografikë (bio-pics) :

E kemi thene disa here ketu qe, problemi i filmave biografike eshte se shpesh ata marrin persiper te rrefejne te gjithe jeten e nje heroi real : nga fillmi i jetes se tij deri ne fund. Mua më duket se nuk eshte ne fuqine e filmit (si mjet shprehes artistik) qe te marre persiper te shfaqë si duhet (dmth, bindshem artistikisht !) kete gje. Ndaj dhe filma te tille behen patetike, kur shikojme personazhin me paruke, ne fund te filmit, me demek, i plakur…. E te tilla karagjozlleqe enfantile…

Keshtu qe i bie, qe, filmat e mire biografike jane ata qe se pari plotesojne kete “kusht”, pra te rrefejne vetem nje copë-jete nga ajo e nje personi (heroi…).

Sot prodhohen jo pak filma biografike, por te mirët numerohen me gishtat e njeres dorë :

1. Il vangelo secondo Matteo (Ungjilli sipas Shën-Mateos) (1964) me regji te Pier Paolo Pasolini (Itali ) padyshim, I VETMI FILM I MIRE kushtuar Jezu-Krishtit !

2. The Queen (2006) me regji te Stephen Frears (Angli) http://filmjournal.net/autori/2009/0…tephen-frears/

3. Jeanne d’Arc (1928) me regji te Carl Theodor Dreyer (Danimarke)

4. The sun (2005) me regji te Alexandr Sokurov (Rusi) http://filmjournal.net/autori/2009/0…xandr-sokurov/

5. Van Gogh (1991) me regji te Maurice Pialat (France)

6. Moloch (1999) me regji te Alexandr Sokurov (Rusi) – pa dyshim, i vetmi film i mire “kushtuar” Hitlerit !

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, TOPLIST | No Comments »

10 Filma Dokumentare

Filmat dokumentarë :

Shpesh i them vetes se, duam apo nuk duam, e ardhmja e fiksionit (e “filmit artistik”, ose e “filmit me metrazh te gjate”), heret a vone, do te jete dokumentari. Jo se “filmi dokumentar” do te zevendesoje fiksionin ( njeriu ka dhe do te kete perhere nevoje per fiksion, per “ikje” nga realiteti, per trillim), por dokumentari, dokumentarizimi i ngjarjeve dhe historive njerezore do te zërë gjithe e më shume vend ne filmat artistikë.

Ne nje fare menyre, mund te thuhet se ka dy lloj filmash dokumentarë (flasim gjithmone per dokumentarin artistik):
1- dokumentari për dikë, për diçka,… (nje ngjarje, nje personazh,…)
2- dokumentar i “fiksionuar”, i “shpikur”, dmth nje dokumentar ku heronjtë luajne vete rolin e tyre, “si ne film”. Ketu fillon dhe lind i famshmi debat mbi kufirin midis fiksionit dhe dokumentarit dhe ajo qe shprehja me lart mbi dokumentarin si ardhmëri e fiksionit.

10 dokumentrë qe me pelqejne shume e me vijne ne mendje (sigurisht qe do kem harruar jo pak…) :

1. A l’Ouest des rails (Tie Xi Qu: West of the Tracks) -2003 me regji te Wang Bing (Kinë)

2. Le fond de l’aire est rouge (Horizonti eshte i kuq) (1977) me regji te Chris Marker (France)

3. Les maîtres-fous (The Mad Masters) (1954) me regji te Jean Rouch (France)

4. In girum imus nocte et consumimur igni (1978) me regji te Guy Debord (France)

5. Grizzly man (2004) me regji te Werner Herzog (Gjermani)

6. Itchkéri Kenti (Bijtë e Ceçenisë) (2007) me regji te Florent Marcie

7. S21 (2002) me regji te Rithy Panh (Kamboxhia)

8. Le moindre geste (Më i vogli xhest) (1971) me regji te Fernand Deligny (France)

9. Fortini/Cani (1973) me regji te Jean Marie Straub & Danielle Huillet (Itali)

10. Nuit et Brouillard (Night and Fog) (1956) me regji te Alain Resnais (France)

Po ashtu, me kane pelqyer shume e meritojne te permenden : Las Hurdes (Luis Buñuel), Le Brahmane du Komintern (Vladimir Léon), By the ways (Vincent Gerard & Cédric Laty), Retour à Kotelnitch (Emmanuel Carrère), Rue Santa Fé (Carmen Castillo).

*Do deshiroja shume te shihja : Shoah (Claude Lanzmann), Le Chagrin et la Pitié (Marcel Ophüls), Comizi d’amore (Pasolini), Nanook of the North (Robert Flaherty), Menk [Ne] (Artavazd Pelechian), Sans soleil (Chris Marker), Traite de bave et d’eternite (Isidore Isou), Méditerranée (Jean-Daniel Pollet), News from home (Chantal Akerman), Le sang des bêtes (Georges Franju).

 

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, Dokumentar, TOPLIST | No Comments »

10 Road-Movie

Road-movie :

Road-Movie eshte film-udhetim, më së shpeshti ne makinë (ose me kerr). Origjinën e tij te vertete ky zhanër e ka ne vitet ‘60, ne USA, si pjese e kunder-kultures amerikane te atyre viteve. Qellimi i filmave te tille nuk eshte shkohet nga pika A ne piken B, por ikja nga “diçka”, ikja drejt nje te panjohure. Me shume se nje udhetim gjeografik, behet shpesh fjale per nje udhetim te brendshem, ne vetvete.

10 road-movie que j’adore :

1. طعم گيلاس (Taste of Cherry) 1997 me regji te Abbas Kiarostami (Iran)

2. Two-Lane Blacktop (1971) me regji te Monte Hellman (USA)

3. Vanishing Point (1971) me regji te Richard C. Sarafian (USA)

4. Le plein de super (1975) me regji te Alain Cavalier (France)

5. Im Lauf der Zeit (1975) me regji te Wim Wenders (Gjermani)

6. Stranger than paradise (1984)me regji te Jim Jarmusch (USA)

7. Le passe-montagne (1978) me regji te Jean-François Stévenin (France)

8. Midnight Cow-boy (1969) me regji te John Schlesinger (U.S.A.)

9. The grapes of wrath (1940) me regji te John Ford (USA)

10. Easy Rider (1969) me regji te Dennis Hopper (USA)

 

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, TOPLIST | No Comments »

10 Filma Melodrama

Po e vazhdoj me nje zhanër (gjini) tjeter filmi qe e kam fort per zemër, melodramën, edhe pse sot eshte veshtire te gjesh filma te mire te ketij zhanri.

Zyrtarisht, melodrama eshte nje zhanër qe ne origjine vjen nga teatri e ku momente lumturie dhe momente fatkeqesie gershetohen me njeri-tjetrin dhe gjate te cilëve, nga momenti ne moment, fatkeqesia mund te triumfoje. Temat kryesore te melodramave jane persekutimi i pafajesise, besa e prerë, miqesia hipokrite, dashuria e tradhetuar, triumfi i tiranisë. Shkurt : situata patetike.

10 melodrama qe i kam fort per zemër :

1. Angst Essen Seele Auf (Ali: Fear eats the soul) (1973) me regji te Rainer Fassbinder

2. Imitation of Life (1959) me regji te Douglas Sirk

3. The bridges of Madison County (1995) me regji te Clint Eastwood

4. An affair to remember (1957) me regji te Leo McCarey

5. City Lights (1931) me regji te Charles Chaplin

6. Hable con ella (2002) me regji te Pedro Almodovar

7. The Ghost and Mrs Muir (1947) me regji te Joseph Mankiewicz

8. Home From the Hill (1960) me regji te Vincente Minnelli

9. Titanic (1997) me regji te James Cameron

10. All that Heaven allows (1955) me regjit e Douglas Sirk

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, TOPLIST | No Comments »

10 Filma Western

Meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne ekranet e kinemase (te presim fund-gushtin per filmin e ri te Tarantinos), kam pare disa filma te vjeter. Dhe meqe nuk u shtykërka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter e qe me duken te domosdoshem per tu parë, ndarë sipas zhanrit.

Kuptohet, per aq sa kam pare dhe per aq sa me kane pelqyer…

Po e filloj me FILMAT WESTERN :

Prej disa kohesh me eshte formuar bindja se, zhanri i westernit eshte ndofta zhanri më adekuat (më bindes) ne kinema. Kjo ndofta per arsyen e thjeshte se nje film western eshte më së shumti rrugëtim (kalërim). Por edhe shiriti i filmit eshte po ashtu nje “rrugëtim”, levizje (move), xhirim (movies). Bejne xhiro cowboy-sat, bën xhiro dhe shiriti i filmit !

Edhe ne lëmin e arteve te tjera (letersi, teater…), nuk njoh ndonje roman western te famshem : ndofta kinematografia, në origjinën e saj, lindi bashke me “West Conquest”. Dhe eshte e vertete se Hollywood-i ndodhet ne West Coast, ne bregun Perendimor te USA : vendosja e Perandorise se kinemase ne fillim te shek. XX në perendim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (ne Los Angeles) eshte pjese perberese e “West Conquest”, pushtimit te Bregut Perendimor.

Dy fjale per historikun e ketij zhanri:
Filmi i pare amerikan me sens narrativ (qe rrefen diçka) eshte “The Great train robbery” i vitit 1903, dhe eshte… nje western !

Periudha klasike (1910-1960), eshte dhe më pjellorja : mjaftojne western-et e John Ford me aktorin e tij fetish John Wyane per te kuptuar se si kalohet nga manikeizmi (ndarja naive midis te mires dhe te keqes) ne filmin “Stagecoach” (1939) tek humanizmi i pamatë i “Cheyenne Autumn“, denoncues i rracizmit te anglezeve ndaj indianeve.

Perudha moderne (1960- deri ne ditet tona) permbledh po aq western-in italian (Sergio Leone) sa dhe filmat e Clint Eastwood.

10 filma western qe do i rekomandoja me shumë entuziazëm (renditur pak a shume sipas preferences sime):

1. The man who shot Liberty Valance (1961) me regji te John Ford

2. Heaven’s gate (1980) me regji te Michael Cimino

3. Red River (1948) me regji te Howard Hawks

4. My darling Clementine (1946) me regji te John Ford

5. The Shooting (1967) me regji te Monte Hellman

6. Dead Man ( 1996) me regji te Jim Jarmusch

7. The Gold Rush (1924) me regji te Charles Chaplin

8. Unforgiven (1992) me regji te Clint Eastwood

9. Pursued (1947) me regji te Raul Walsh

10. Rio Bravo (1958) me regji te Howard Hawks

ps: nuk e kam pare asnjehere “C’era una volta il West” te Sergio Leone-s, qe padyshim duhet te meritoje nje vend midis më te mirëve filma western !

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, Western, TOPLIST | No Comments »

“BRÜNO”- film amerikan me regji te Larry Charles

Ky eshte humoristi anglez Sacha Baron Cohen

Perpara 3 vitesh, Sacha Baron Cohen ishte Borat-i, gazetari nga Kazakistani qe shkoi per ekseprience pune ne USA :

Kesaj rradhe, Sacha Baron Cohen eshte Brüno, gay, komentator i nje TV austriak Mode, qe po ashtu shkon ne USA per tu bere star :

Nga ana skenaristike (ne raport me “BORAT“) : principi i filmit eshte i njejte. S’ka asnje ’shpikje’. Dhe, ashtu sikurse “Borat” qe tallej me te metat e shoqerise amerikane, edhe “Bruno” arrin ne te njejtat konkluzione. Veçse kesaj rradhe, në shenjester nuk eshte më ksenofobia (frika nga te huajt - sikurse ishte tek “Borat“), por homofobia, frika nga homoseksualet, si dhe përqeshja ndaj “the society of the spectacle”, pra “shoqeria e konsumit, e spektaklit” ne te cilen jetojme tejembanë globit tone te dashur !

Ajo qe me duket interesante tek personazhet e krijuara nga Sacha Baron Cohen eshte fakti i ekstremizimit te sjelljes se tyre deri ne ate shkalle qe ata te kthehen në të rëndomtë : qofte Borat, qofte Brüno, jane aq karikaturalë, aq te pa-besueshëm, aq vulgarë, sa kthehen në të besueshem (sigurisht, ky ekstremizim, ky vulgarizim, eshte i bere me inteligjence dhe jo vulgaritet ! - ketu qendron çelesi i suksesit te personazheve).

Frëngu ka nje shprehje : “trop de provocation tue la provocation“, qe do te perkthehej : “provokimi ne ekstrem e eleminon provokimin vetë”. Ky duket te jete dhe principi baze i personazheve te deri-tanishem te Sacha Baron Cohen : nuk provokon “sa per te kaluar rradhen” (provokim per provokim), por provokon aq rëndshëm, sa stadi (niveli) i provokimit propozon kalimin ne diçka tjeter, ne ate te reflektimit.

Posted on 18th August 2009
Under: USA, Komedi | No Comments »

“Adieu Gary” (LAMTUMIRE, GARY !) - film francez me regji te Nassim Amaouche

Kronike e jetes se perditeshme ne nje ish-qyteze industriale fantazëm ne France. Atmosfere e dhene me sukses nga regjizori, atmosferë qe luhatet midis solidaritetit dhe varferimit “pak e nga pak” te banoreve te kesaj qoshke te humbur te botes. E gjitha e dhene permes nje doze Western (aluzioni me Gary Cooper, qe ne titull te filmit).

Dje lexoja ne fletushken qe shoqeronte kete film se, regjizori qenka shprehur : Les prolos ont eux aussi droit aux projecteurs, aux travellings et au 35mm.” (”Edhe proletarët kane te drejte te ndriçohen me prozhektorë, e tu dedikohen filma artistikë !“. M’u kujtua debati yne per te drejten e Vandes te na shfaqet e bukur… nejse.

Ka diçka letargjike (prej plogeshtie) ne skenarin e ketij filmi, por per fat, jo ne realizimin e tij (mizaskenen). Gje qe e ben plotesisht te shikueshem si film (qe paska marre dhe Cmimin e Madh, ne kategorine “Java e kritikes” ne fest. e Kanës 2009).

ps: nje kujtim per aktorin kryesor te filmit, 33 vjeçarin Yasmine Belmadi (foto), qe para dy javesh vdiq ne nje aksident me motorr…

Adieu Comédien…

Posted on 18th August 2009
Under: France | No Comments »

“UNITED RED ARMY” - film japonez me regji te Koji Wakamatsu

Ne fund te viteve ‘60, ne me te shumten e vendeve Perendimore (maji i ‘68-s ne France) ndodhin levizje popullre pacifike, me qellime demokratizimi e liberalizimi te shoqerise.
Tre prej tyre ketyre vendeve, Gjermania, Italia dhe Japonia, ne fillim te viteve ‘70, njohin nje rradikalizim te metejshem te ketyre levizjeve, sidomos permes krijimit te grupeve te vogla ekstremiste te majta, qe kaluan ne akte shpesh te pergjakshme (kujtoni filmin “Buongiorno, notte” te Marco Bellochio-s, mbi marrjen peng te Aldo Moros nga brigadat e kuqe italiane). Po ashtu ne Gjermani “Banda e Baader-it”. Ne Japoni, permes “UNITED RED ARMY” (Armata e Kuqe), grup maoist ekstremist i majte, historine e te cilit tregon ky film 3 oresh e 15 min.

Ka diçka te perbashket midis ketyre tre vendeve (Gjermanise, Italise, Japonise): te treja, gjate Luftes se II Boterore ishin vende te aksit fashist Berlin-Rome-Tokio. Pa dyshim qe rradikalizimi i levizjeve majtiste ne vitet ‘70, ne fund te fundit duhet te kete qene shprehje e urrejtjes se gjenerates se re (te atyre viteve) ndaj asaj te baballareve te tyre, gjeneratë e cila diku më pak e diku me shume, kish qene bashkëpunëtore e regjimeve fashiste te viteve ‘40 dhe, diku më pak e diku me shume, ishte ende mbajtese e pushtetit politik e ekonomik ne mesin e viteve ‘60, sigurisht me ndihmen e “miqve” amerikane.

Kaq sa per kontekstin historik.

Tani per vete filmin:
Tradicionalisht (dhe fatkeqsisht !), shumica e filmave qe kane trajtuar temen e levizjeve politike (te te gjitha kraheve qofshin ato !), i jane perqasur nje teme te tille permes nje fare rikonstruksioni me demek autentik te ngjarjeve, nje fare pseudo-realizmi te asaj periudhe (per shembull, filmi gjerman “Der Baader Meinhof Komplex” (2008) i regjizorit Uli Edel), qe ne fund te fundit, i ben keta filma objekte “interesante”, me qellimin e vetem te perkedheljes se shijeve aktuale te nje fare “vintage spirit”, si ne foton e meposhtme:

Por per fat te mire, ekziston edhe nje minoritet i vogel filmash (”Che“, “Hunger“, dhe ky i fundit “UNITED RED ARMY“) qe arrijne ta tejkalojne kete stad medioker kinematografik, duke mos u fokusuar vetem ne ekzaktesine e ngjarjeve, por mbi te gjitha, ne ekzaktesine e diçkaje tjeter, per shembull ne ate te trupit, ose te trupave njerezorë te personazheve (filmi “Hunger“), te fytyrave te tyre (portreteve - filmi japonez ne fjale), te semundjeve te tyre (kolla e “Che“) etj etj, per te arritur te transmetojne faktin e thjeshte qe, militantizmi ka qene dhe eshte pjese e historise njerezore : ky militantizem nuk ka pse te shihet (veshtrohet) ne kinema thjesht si soditje (contemplation), por si pyetje qe gjithkush mund ti beje vetes se ne cilin pozicion do te vendosej: ne ate te viktimes apo te xhelatit.

 

Posted on 2nd August 2009
Under: Japoni | No Comments »

“BRONSON” - film anglez me regji te Nicolas Winding Refn

Film bigrafik (biografic picture) mbi jeten e te burgosurit te dhunshem Charles Bronson, qe ndodhet ende prej 34 vitesh ne burgjet angleze, nga te cilat, 30 te kaluara ne celula izolimi per shkak te violences se tij te paimagjinueshme (web-site i filmit : http://www.bronson-lefilm.com/ ).

Per mendimin tim, problemi i filmave angleze eshte gjithmone i njejti : infektimi i tyre nga video-clip-i ! I njejti problem edhe me kete film: u desh te vinte minuta e 20-te ne film qe te shikoja diçka kinematografike, fiksionale : 20 minutat e para ishin thjesht video-clip. Dhe ashtu rivazhdoi filmi, ne me te shumten e kohes.
Kjo lloj “kinematografie” mua me merzit, me ben derr, dramatrugjia e saj eshte fallco, e genjeshtert.
Cuditerisht, nje pjese te madhe te spektatoreve (i kisha ngjitur meje), i mberthen, i habit, u jep shock, goditje. Kjo konfirmon influencen e madhe qe ka video-clip-i sot tek publiku. Sepse, perndryshe, si shpjegohet qe nje gje e tille nuk verehet per asnje sekonde te vetme qofte dhe ne filmin me te dobet amerikan, te peridhes se arte te Hollywood-it (vitet ‘30-’60) ?? Sigurisht, video-clip-i nuk ish shpikur ende asokohe..

Posted on 2nd August 2009
Under: Angli | 5 Comments »

“THE GIRLFRIEND EXPERIENCE” -film amerikan nga Steven Soderberg

Kur para dy vjetesh pata pare “BUBBLE“, nje film intimist te Soderberg-ut (i shquar si regjizor i “Ocean 11,12, 13,14,… 21 ), pata shkruajtur:

Por me gjithe deshirën e mire te Soderbergh-ut per te na provuar se ai di të bejë filma jo-komercialë, pra artistikë, kam pershtypjen se ai vazhdon t’i konceptojë keto lloj filmash me të njejtat truke kinematografike të një mistreci (”crafty one” ne anglisht, ose “petit malin” ne frengjisht)”.

Per fatin e tij te mire, dhe tonin sigurisht, Soderbergh nxori para disa muajsh nje film te mrekullueshem intimist mbi jeten e “Che Guevares” qe ne nje fare menyre e hedh poshte hipotezen time te mesiperme. “Che” eshte nje film totalisht i hapur, i sinqerte, aspak manipulues. E perseris: aq me mire per ne shikuesit, aq me mire dhe per regjizorin.

Pas “Che“-së, dje pashe nje tjeter film nga Soderbergh, “THE GIRLFRIEND EXPERIENCE“, qe i ka po ashtu te njejtat atribute. Te pakten, ashtu pretendon te jete : film i nje buxheti minimal, me pak aktorë, dhe ku asnjeri nuk eshte “star”. Pra film intimist par excellence.

Por jo cilesor, per te mos thene medikër (per mendimin tim…).

Pse ???

Filmi kallzon historine e nje vajze te re, qe shkon me nje djale te ri. Dhe, me dijeninë e plote te tij, ajo prostituoet. Por behet fjale per nje prostitute lluksi, qe seleksionon klientet e saj permes internetit.

Problemi nuk qendron se Soderbergh-u nuk di te filmoje, apo nuk di “te beje film“, apo se eshte film “teorik”, pra ka vetem ca ide, te “vena ne jete” dhe kaq. Jo, nga kjo ane filmi eshte plotesisht i justifikueshem. Problemi eshte tek konsistenca, permbajtja e filmit, tek graviteti i tij. Qe pothuaj eshte zero. Te kuptohemi : jo se filmi duhet te ishte “i rende”, “serioz”, kurrsesi ! Por i mungon ngjeshja, mbrujtja, edhe pse, çuditerisht, filmi nuk eshte aspak rrenacak, mistrec, “elegant ne shfaqje dhe bosh nga brenda“. Aspak ! Dhe prap se prap, i mungon brumi, ngjizja.

Ne fakt, ky film me ben te mendoj se sa te veshtire e kane ata regjizorë (qe respektojne se pari zanatin e tyre) e qe angazhohen në lëmin e filmave indipendente (ose autorialë). Ose dhe më sakt, se sa i veshtirê eshte rrugetimi artistik per nje regjizor qe do te punoje pa hilé, duke pranuar shpesh edhe deshtimet, po aq sa sukseset.

Posted on 2nd August 2009
Under: USA, Soderbergh | 6 Comments »

“Public Enemies” - film amerikan nga Michael Mann

Sot kam dale nga kinemaja jo vetem i pakenaqur, por mbi te gjitha i revoltuar !

Kur kam shkruar ketu (para dy vjetesh) mbi filmin e parafundit te Michael Mann “MIAMI VICE“, kam pas thene se Mann duhet te jete vertet nga te paktit regjizore te Hollywoodit per t’u pershendetur; Nuk i njihja fort mire filmat e tij te meparshem (”Collateral” nuk ka qene keq !), por “Miami Vice” te bente te shpresoje vertet, qofte per nga perdorimi me shume shume talent i kameres video, qofte per nga regjia etj etj etj.

Kesaj rradhe Mann kish veshur pandoflat e Woody Allen-it, ishte bere ultra pertac ! Duke menduar se po hiqte qafe nocionin e pike-shikimit (point of view) te regjizorit, ka adoptuar nje tjeter, nga halli : Dilinger (gangster i viteve 30 ne USA, historine e jetes se te cilit tregon “Public Ennemies“), na paska qene nje YLL, nje star ! Kaq eshte “point of view” i regjizorit : DILINGER WAS A STAR ! Tamam si “pike-shikimet” qe adoptojne revisita te tilla limonade si Paris-Match apo emisione si “Akademia e Yjeve” ! E njejta pertaceri per te stisur nje histori, nje personazh, dy ore e gjysem film pa nje “linje force” te vetme, pa pike kerkimi te se vertetes, pa me te voglen hije te ndonje problematike, cilado qofte ajo. Asgje !

Po mire, dakort : gangsteri Dilinger ( Johnny Depp) na paskerkesh qene nje yll, nje star. Por, si e perceptonte ky njeri vdekjen, perndjekjen (nga policia) ? Po me trupin e tij, ç’ndodhte ? (si trup fizik, ne nje veper kinematografike) ??
Hiç ! Asgje nga keto ! Asgje ! Ne vend te ketyre, skena aksioni te pafundme, me bresheri te hatashme, e mbi te gjitha, te pakuptueshme (per nga mizaskena). Ne vend te ketyre, kemi skena interieresh shtepish te ngjyrosura me ngjyre mustarde (ose m…), ndersa skenat ne natyre te hapur, ngjyre blu metilen(blu nate). Asnje nuance ! O njeren, o tjetren ! Shto pastaj qe ne disa plane filmike, Mann ka hequr filtrat nga kamera-DV e tij dhe … filmi duket si “making off” i filmit.

Te marresh nje mit (gangsteri ne fjale) dhe te besh nje film pa bere kurgje, eshte pertacia me e keqe, them une. Une e marr vesh qe Michael Mann desheron qe ne spektatorët ti besojme “rrufeve” te tij poetike, “kozmike”, por ai injoron komplet universion ku jetonte ky gangster kaq i famshem !! Si ti besoj une petikes se tij ??! Tek “Miami Vice” me kujtohet se shihnim Miami-n siç nuk e kishim pare ndonjehere; tek “Collateral” ishte qyteti qe hynte ne raport interesant me personazhin. Po tek “Public Ennemies” ?? hiç, kurgje…

Le pastaj loja e aktoreve… ; Johnny Depp nuk e misheron per nje sekonde te vetme Dilinger-in ( a thua se e vetmja gje qe i interesonte gjate xhirimit te filmit ishte “aman sa te mbaroje xhirimi e te marr ato parà se ky s’eshte film per mua !”); Christian Bale a thua se eshte akoma duke luajtur Batman-in tek “The dark night” dhe s’ka me nevoje te nderroje rregjister; e keshtu me rradhe…

Ok, disa thone qe ne film duhet pare “nje cope nga historia e Amerikes” (k’shu thote Cahiers du cinema). Po mire, po cili amerikan nuk qenka mbartës i historise se Amerikes ?? Edhe David Lynch-i, aq psikedelik sa eshte, dhe percjell, misheron diçka nga vendi i tij, nga Amerika. Mor po edhe filmat e francezit Godard flasin diçka per Ameriken ! Aq fjalamane sa eshte Amerika, ku mos thuash diçka per të !

In fine, ky film me kujton ato ushqimet e dezidratuara qe u jepen kozmonauteve kur shkojne ne hapsire : ato jane gjasme-ushqime, jane veçse nje fare ideje se ç’eshte ushqimi. “Public Ennemies” eshte nje si ide e vaget se ç’do te mund te ishte ky film, por jo ai qe eshte.

Ne fakt, me mire Michael Mann t’u rikthehet serive televizive qe realizonte ne fillimet e veta. Po tregohem cinik duke shkruar kete gje, ok, por te pakten, heren tjeter, nuk do me genjente mendja se Mann “mund te kete bere film te mire”…

Posted on 2nd August 2009
Under: USA, M. Mann | No Comments »

“Le Roi de l’évasion” (MBRETI I ARRATISË)- film francez nga Alain Guiraudie

Bash ne prezence te regjizorit, pashe filmin e tij te ri “Mbreti i arratisë” (”Le Roi de l’évasion“). I kisha pare me pare edhe 3 filmat e tjere te Alain Guiraudie-se. Nuk isha ne terren te panjohur.

Megjithate, siç e shpjegoi dhe ai vete, “Mbreti i arratise” eshte jo pak i ndryshem nga 3 te meparshmit (te realizuar ne nje shtrirje kohore gati 10 vjeçare). I ndryshem, qofte dhe per faktin e vetem se, kesaj rradhe, nuk behet fjale per nje vend gjeografik anonim (si zakonisht ne filmat e Guiraudie-se nuk thuhet kurre se ku dhe kur ndodh ngjarja qe rrefehet). Kesaj rradhe, PO. Plus qe ka dhe pak muzike ne film (e pa-imagjinueshme, ne filmat e tij te meparshem… !).

Doja te beja diçka tjeter” - tha regjizori. “Te çlirohesha nga disa “fiksime” qe me dukej se i vija vetes, qofte dhe “padashur“.

E prap se prap, “Mbreti i arratise” eshte film puro Guiraudian, dhe per mendimin tim, e çon ne nje stad superior krijimtarine e ketij regjizori tek te dyzetat).

Une pashe nje film te menduar (shume te menduar ! - per mendimin tim), mbi sensin qe ka (duhet te kete ??) liria seksuale, krejt anasjelltas nga ç’na e propozon per shembull Pedro Almodovar-i, i cili merret me se shumti me gay-pride, me clube,… etj etj. Guraudie-se i intereson e anasjellta, dmth i intereson seksualiteti klandestin. Ne nje fare menyre, kemi gati-gati nje kthim ne arkaizmin e zakoneve, nje kthim “prapa” ( ne thonjeza, ok ?!). Duket sikur filmi eshte gati-gati konservator, edhe pse ne te vertete nuk eshte ashtu. Nje “arkaizem i ri” propozohet ne vend te gjoja lirive alla-almodovariane.

Keto gjera me pelqyen shume ! Tonaliteti i filmit (qe sinqerisht, eshte i nje guximi gati-gati prej budallai !), pra tonaliteti i filmit eshte i nje subtiliteti te pa-matë. Më i holle nuk behet nje film, gjithe duke na shfaqur para syve nje trup kaq te “trashe” (te beshem) : personazhi kryesor peshon mbi 100kg dhe shfaqet jo rralle gjysem lakuriq ne film!

Dhe nje gje tjeter : filmit i heq kapelen per mungesen TOTALE te ç’faredo qofte teorie “te fshehte” (double-fond). Gjithshka ç’ka dashur te thote regjizori, shikohet me sy e degjohet me veshe (pune tjeter kush ka sy e kush ka veshe !), pa u kamufluar pas cilesdo qofte teorie apo pseudo-teorie.

Posted on 2nd August 2009
Under: France | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)