“Fort i dashur muaji gusht” - film portugez nga Miguel Gomez
Perpara disa muajsh, pata shkruar per nje film shume te mire algjerian (“INLAND“).
Tani : nga filmi i i algjerianit, do te hidhem shkurtazi tek ata te Jean-Marie Straub & Danielle Huillet, apo te Pedro Costes : edhe filmat e ketyre regjizoreve, shikohen nga nje numer shume shume i kufizuar spektatoresh, ne rastet me te mira zor se kalohet numri 4-5 mije spektatorë. Dhe, nese vazhdojme me logjiken e mëlartme, pra me faktin qe problemi nuk eshte tek numri i spektatoreve por cilet jane keta spektatore, gjithe ndryshimi eshte se filmat e Straub & Huillet apo Costes jane plotersisht te justifikueshem : dy te parët, shpesh filmat e tyre i realizojne pasi i vene ne skene ne teatrin amator te Buti-t, nje fshat (qyteze) e vogel ne Itali, e ku aktoret jane fshatarë apo punetore te thjeshte. Pra qofte dhe per syte e ketyre njerezve te thjeshte qe jane bashke-”pronarë” te filmit, utiliteti i filmave te tyre eshte i justifikuar ne menyren me brilante ! Nuk po ndalem tek filmat e Pedro Costes, i cili ka kaluar vite te tera ne periferine me te varfer te Lisbones, Fontainhas, duke filmuar personazhet e tij, gjithashtu amatorë, ne shumicen e rasteve refugjate nga Kepi i Gjelbert te instaluar ne Portugali. Duhet te jete e pa imagjinueshme impakti qe ka patur tek keta qytetare te “kategorise se trete” te shikojne veten ne art (dhe ç’fare arti…!).
Me te gjitha keto dua te them qe e famshmja ndershmeri artistike, me te gjitha gjasat nuk zbret nga qielli, ajo eshte produkt i nje pune te gjate e te lodhshme te nje regjizori (diçka midis sociologut, antropologut, artistit,… njeriut mbi te gjitha !) me nje komunitet. Ose, ne se do te guxonim te thoshim ate qe shpesh kemi frike ta themi (per shkak te manipulimit ideologjik 50 vjeçar ne Shqiperine e kohes se E. Hoxhes), per keta regjizore, Arti buron nga populli dhe i takon popullit.
E guximshme per te konfirmuar nje gje te tille (per me teper qe i gjori term “popull” eshte aq i keqperdorur, dhe jo vetem ne Shqiperine komunsite…). Por per fatin e mire te syve te nje spektatori, filmi i fundit qe doja te komentoja permes ketij postimi, pra “Aquele Querido Mes de Agosto” (”Shume i shtrenjti muaji Gusht“), si rralle ne kinematografi, e perligj nje mision te tille kaq nobël e delikat : nje krijim poetik e popullor njeherazi !
Po shpjegohem duke “rrefyer” filmin (kuptohet, jo “skenarin”) :
Regjizori, Miguel Gomez (37 vjeçar, ky eshte filmi i tij i dyte), kish vite qe deshironte te realizonte nje film ne rajonin e Arganil-it, zone malore dhe pak e populluar e Portugalise Qendrore, ku ai dikur femijë kish kaluar pushimet e tij verore. Fillon te xhiroje ne formen e nje “dokumentari”, dhe ne krye te nje muaji xhirimesh, konstaton se e ka te pamundur te vazhdoje me tutje, per arsye financiare.
I bindur se do te duhej patjeter te realizonte filmin e tij, regjizori kthehet ne gushtin e e vitit tjeter, ne rajonin ne fjale, me nje kamera te thjeshte 16 mm, pa dhe nje te vetem aktor me vete. Te cilët, kuptohet, fillon e i “rekruton” ne terren !
Midis projektit inicial dhe filmit (qe pashe dje), rreshket gjithe puna pergatitore ne terren e regjizorit, prej nga lind nje film i mrekullueshem ne formen e nje diptiku diskret, ku pjesa e pare “dokumentareske” rreshqet padukshem drejt pjeses se dyte, fiksionit. Festat popullore, fanfara tradicionale, camping-et, proçesionet e Shen Merise neper rruget e fshatit, zjarrfikset, atmosfera baritore… : gjithe kultura popullore portugeze, kthehet ne terren pjellor per filmin (fiksionin).
“Fort i dashur muaji Gusht” zgjat 2 ore e gjysem.
Ky eshte i vetmi “difekt” i filmit : eshte shume i shkurter.
Sinqerisht !
Nuk me ikej nga salla…
Ashtu sikurse do doja te flisja per të, per orë te tera…
TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/v/kzTpMtmbVao
Posted on 28th June 2009
Under: Portugali | No Comments »
Nese per kete film nuk ja vlen te flasesh, per fenomenin qe ai perfaqeson ja vlen shume.
Filmat kontraversë nuk kane ndonje gje te keqe, por pikerisht jane te keqinj duke filluar nga momenti kur ata fabrikohen si te tille, pra si kontraversë. Me demek, i tille eshte dhe ky i fundit i Lars Von Trier-it (qe shtypi e konsideron me te madhe si subversiv). Edhe pse nuk eshte tamam ashtu…
U bë ca kohe qe shikoj filma qe fillojne mire, jane shume premtues, pastaj magjia fillon e zbehet… Ndofta regjizorët bejne nje fare perpjekje per ta filluar mire ( ils se sont gratté la tete…), pra e kane vrare mendjen per ca kohe, pastaj…

