Andej nga bregdeti i Kanës ka filluar “Kampionati Boteror i Filmit”.
Afishja e festivalit eshte nje foto nga “Avventura” (1960) e Antonionit :

Ne Listen e 20 filmave ne Konkurim Zyrtar jane :
E Enjte 14 maj :
-”Fish Tank”, i regjizores angleze Andrea Arnold (nuk pres ndonje gje te madhe nga kjo regjizore… )
“-Netë te dehjes pranverore” (Chun feng chen zui de ye wan) i regjizorit kinez Lou Ye (as nga ky…)
E premte 15 maj :
-”Bright Star” nga regjizorja australiane Jane Campion (kjo ka pas marre Palmen e arte ne ‘93-shin me nje film qe s’dua ta shikoj me sy : “The Piano”. Ketu shtypi ben sikur eshte eveniment kthimi ne festival i kesaj regjizoreje, pas 16 vjetesh, por harrohet se Jane Campion nuk ka rreshtur asnjehere keto 16 vjet te beje filma edhe më debilë se “The Piano”…)
- Bak-jwi (Thirst) nga regjizori Jug-korean Park Chan-wook.(ky ka pas bere nja dy-tre filma qe s’me kane pelqyer ndonjehere : “Old Boy”, Sympathy for Mr. Vengeance”…Por vjet, filmi i tij i fundit “I’m a Cyborg”, me ka pas lene nje shije shume te mire (http://forumishqiptar.com/showpost.p…7&postcount=25). Ky qe prezanton kete vit ne Kanë, eshte horror me vampirë…)
E shtune 16 Maj :
-”Un Prophète” (Nje profet) nga regjizori francez Jacques Audiard (hiç nuk i dua filmat e ketij; dynjaja marrosen pas tyre, sidomos pas “The beat that my heart skipped” (De battre mon cœur s’est arrêté).
-”Taking Woodstock” nga regjizori amerikano-tajvanez d’Ang Lee. (Regjizorit te “Hulk”, “Brokeback Moutain” apo “Lust Caution” nuk di ç’i eshte tekur te vi ne Kanë me nje film mbi festivalin muzikor rrok Woodstock te vitit 1969. I kam qejf une filmat e tij, trailer i “Taking Woodstock” eshte ketu : http://pdl.stream.aol.com/aol/bright…01_480p_dl.mov
E Djele, 17 Maj :
-”Hakmarrje” (Vengeance) nga regjizori hong-kongez Johnnie To. (ky ben filma te mire, te shohim kesaj rradhe, kur te dale ne 20 maj - web-site i filmit : http://www.vengeance-lefilm.com/_en/vengeance.html ).
- Kinatay nga regjizori filipinas Brillante Mendoza (dy filma te tij, “John John” dhe “Serbis” i kam pas adhuruar !).
E hene 18 maj :
-”Looking for Eric” nga regjizori anglez Ken Loach (http://forumishqiptar.com/showpost.p…&postcount=144 - plakushit anglez, qe na qenka qejfli futbolli, i eshte tekur te vere ne skene Eric Cantona-n, futbollist francez me famë ! Thuhet se ken Loach me kete film e ka lene menjane zymtesine e filmave te tij te fundit…)
-”Antichrist” nga regjizori danez Lars Von Trier (shume zhurme degjohet per ri-kthimin ne festival te Von Trier-it. Eshte film horror.
Nuk po prenoncohem…).
E Marte 19 maj :
-”Los Abrazos Rotos” (Perqafimet e ndrydhura) nga regjizori spanjoll Pedro Almodovar (as kete regjizor nuk e marr vesh pse mbiu ne festivalin e Kanes. A do me marre me patejeter Palmen e Arte a si ?? Gjithsesi, ka nje lajm te mire: ne Spanje, filmi nuk ka korrur fare sukses, gje qe le te supozohet se mund te jete film i mire… Wait & see…).
-”Vincere” (Fitore) nga regjizori italian Mario Bellocchio (E dua fort kete regjizor italian, te shpresojme qe ka bere nje film te mire !).
E Merkure 20 maj :
-”Inglorious Basterds film amerikan nga Quentin Tarantino (thone qe Tarantino ka bere film te hatashem: ashtu qofte !!)
-”Les Herbes folles” (Barishtet e çmendura) nga regjizori francez Alain Resnais (po me kujtohet korçari qe thote se “femijet dhe pleqte, nuk shahen”. 87 vjeçari Alain Resnais, ne konkurim ne Kanë… habi !!!).
E enjte, 21 maj :
-” A l’origine” (Ne origjine) nga regjizori francez Xavier Giannoli (s’di ç’te them… skeptik jam…)
-”Das Weisse Band” (Kordelja e bardhe) nga regjizori austriak Michael Haneke. (ka nje lajm te mire : kesaj rradhe, Haneke ka filmuar ne Austri, ne vendlindje, dhe filmat e bere ne vendin e tij, jane te mire).
E premte 22 maj :
-”The Time That Remains” film palestinez nga Elia Suleiman (regjizor qe ben rraaalle, por per mall filma!).
-”Soudain le vide” (Enter the Void) film francez nga Gaspard Noé ( bo boo, une shpresoja se nuk do bente me filma ky regjizori i “Irréversible” (2002)… paskam dale huq !)
E shtune 23 maj :
-”Visage” nga regjizori tajvanez Tsai Ming Liang (ndofta i vetmi film qe e pres me qejf ta shikoj kur te dale ne kinema, nga kjo liste).
-”Map of the Sounds of Tokyo” nga regjizorja spanjolle Isabel Coixet (pfff…)
Shume pleq ne liste ! Regjizore te ster-njohur… E paskan lene te gjithe ti bejne gati filmat e tyre per kete edicion ?? …
Duket si liste regjizoresh te viteve 80-90… Dhe mbizoterojne “film de genre” (filma me zhanër preciz), dmth filmat horror, thriller-at, filmat me teme luften, pra filma zhanri preciz, qe ne fakt jane dhe filmat më te perhapur dhe më te shikueshem nga publiku. Ndryshimi eshte se behet fjale per regjizore te konfirmuar. Pra duket nje si pune perpjekjeje per te bere nje si fare “martese” midis zhanrit (publikut, dmth “sasise”), dhe autoreve (me demek, “cilesise”). Per hajër ju daltë…