“Southland Tales” - film amerikan nga Richard Kelly
“Southland Tales“, i realizuar ne fakt ne 2006-n, nuk ka dale neper ekranet e kinemave as ne USA, as ne Europe, per fajin e distributorëve. keshtu qe mund te shihet vetem ne DVD, dale para nje jave ne treg.
2 ore e 20 minuta film (versioni i prezantuar ne Kanë, ne 2006 ne konkurim zyrtar zgjaste 2h40 min) : objekt i çuditshem (kurioz dhe eksitues) kinematografik qe nuk te lë indiferent. Perzihen te gjitha, politika, farsa politike, religjioni, fundi i botes, fantastiko-shkencorja, permes nje mizaskene qe çuditerisht te kujton Lynch-in (”Southland tales” te jep pershtypjen e nje Sci-fi te “Inland Empire“), gjithe duke perdorur, pa i bere syri tërr aktorë te tipit “Z movies” si Sarah Michelle Gellar, The Rock, Seann William Scott, Justin Timberlake….

Thuhet se filmi eshte realizuar me 17 miljon $, qe nuk eshte gje hiç per industrine e kinemase amerikane, gje qe ndjehet edhe ne film, film varfanjak, por qe falë talentit te Richard Kelly (ndokush e ka pare filmin e tij te pare dhe te vetem, “Donnie Darko” ??) konfirmon se edhe filmat qe ne aparence duan shume parà, mund te behen me pak $.
“Southland Tales” duhet riparë, pasi jo te gjitha kuptohen qe ne vizionim te pare. Ka shume gjera ne film, shume shume shume (zbulimi i sekreteve por dhe te djajve te Amerikes…). Filmi merr persiper 10001 gjera (security, alternative energy, star-celebrity…), por qe çuditerisht, nuk te japin pershypjen e nje filmi megaloman. Perkundrazi, te le shijen e nje filmi-puzzle punk, burlesk e melankolik, e ne te njejten kohe te brishtë.
Duhet ripare e duhet rifolur (ndofta…)

Posted on 12th April 2009
Under: USA | No Comments »

