CLOVERFIELD - film amerikan me regji te Matt Reeves
“Te vjen nga nuk e pret”- thote nje fjale e urte : “Cloverfield“, produkt hollywoodian (studio “Paramount”), eshte film i mire !!
Ne fakt, per nga forma, filmi i ngjan “Blear witch project”, pra gjithshka supozohet se eshte filmuar nga nje protagonist i ngjarjes, me kameren e tij amatore.
Ngjarja eshte pushtimi i Manhatten-it ne New York nga nje monster gjigandeske, per te cilen nuk jepet asnje shpjegim ne film (aq me mire).
Jo keq, por diç më pak interesant se sa “I Am Legend” ( i krahasoj, meqe jane dy filma qe flasin pak a shume per te njejten gjë: nje katastrofe ne New York). Gjithsesi, jemi ne vazhden e filmave post-11 shtator. Dhe e njejta filozofi mbizoteruese : s’kemi më ç’të hakmerremi, as kunder kujt. Hajde te shpetojme koken !
web site i filmit : www.cloverfieldmovie.com/