“Perdja prej sheqeri” - film dokumentar kuban nga Camila Guzmán Urzúa
Po te kisha qene regjizor, do ta kisha bere nje film dokumentar te tille: pra do merrja nje kamera dixhitale dhe do filmoja, pas 20 vitesh, Kampin e Pionereve ne Durres!
Pikerisht kete gje ben regjizorja e re kubane, qe jeton ne Madrid, Camila Guzmán Urzúa: kthehet ne Kuba dhe filmon kampin e pushimit te dikurshem te Pionereve ne Havana. Ndryshimi i vetem eshte se Kuba ende eshte vend socialist, dhe regjizorja e re e gjen kampin e saj te pushimit pothuaj si 20 vite me pare.
Po ashtu regjizorja filmon shoket dhe shoqet e klases, tashme te rritur, Kubën 20 vite pas ekzilit te saj, nje gjeneracion i tere…
“Perdja prej sheqeri” (”El Telón de azucar“) eshte nje film tejet intim, personal, dhe mbi te gjitha subjektiv. Por subjektivitet i qellimshem dhe i bere me ndergjegje.