“24 CITY” - film kinez nga Jia Zhang ke
Kur them une qe njeri nga tre kineastët me te medhenj te shekullit te XXI eshte kinez (dy te tjeret jane njëri portugez e tjetri tailandez), disa kujtojne se bej shakà…
Dhe ky eshte Jia Zhang ke.
“24 CITY” eshte filmi i tij i fundit, i konsideruar më se shumti si dokumentar, edhe pse filmi gersheton dokumentarin me fiksionin.
Gjithshka ndodh ne Chengdu, qytet industrial ku ndodhej Uzina 420, nje nga me te medhate uzina te armatimit ne kohen e Maos. E qe sot eshte zevendesuar me nje qytet krej te ri qe quhet “24 CITY“. Pikerisht sot, Jia Zhang ke filmon 8 ish-punetorë te kesaj vitrine te kohes se socializmit kinez. Filmon fjalen e tyre. Per te na rrefyer Historine Moderne te Kines.
Film meditativ, “24 CITY” perzien realen me imagjinaren, intimen me historiken, temporalen me organiken. Ne fakt, puna e Jia Zhang ke ka diçka prej Saint-Simon-it, shkrimtarit te famshem te shek XVII qe shkruajti “Kujtimet” titanike te Oborrit mbreteror francez: duke i vendosur ngjarjet e filmit ne ditet tona (sot), e duke e perqendruar objektivin e tij tek njeriu, regjizori rrefen sa per qytetin Chengdu, aq edhe per Kinen, e prej ketej, per Boten ne pergjithesi. Boten e te gjithe kohrave, boten e te gjithe vendeve.
Pra 8 deshmitarë rrefejne pjese nga jeta e tyre. Disa jane personazhe te vertete, disa… aktorë ! Por gjuha e te gjitheve eshte e zgjedhur, e punuar, nje gjuhe e qarte dhe poetike nderkohe. Fjala i ngjitet fizikisht imazhit, duke gjetur gropa, kamare, nganjehere dhe superpozime te mundshme, e mbi te gjitha, fjala gjen zëra njerezorë per tu shprehur.
Ose thene me shkoqur, “24 CITY” eshte ne nje fare menyre “Perpara, Rini!” e Jia Zhang ke-së: shfaqja para syve tane e nje grushti te vogel njerezish (ish punetore, pasanike te rinj kineze, nsotalgjike te kohes qe shkoi…) nepermjet fjales dhe adresimit, nepermjet qarkullimit te vazhdueshem te mendimit (nga nje trup tek nje tjeter, nga nje dritë tek nje tjeter, nga nje vend tek nje tjeter, nga nje kohe tek nje tjeter, nga nje fjale tek tjetra…). Mendim qe me ne fund sintetizohet permes vargut te poetit irlandez William Yeats : “Gjanat qe ne kena bà e kena mendue, perpara se t’zhduken, shperndahen si tamli i derdhun mbi nji gur” (”Les choses que nous avons pensées ou faites / Se répandent forcément avant de disparaître / Comme du lait versé sur une pierre”)
Posted on 22nd March 2009
Under: Cannes, Kine, Dokumentar | No Comments »
Ky Grandrieux eshte mbi te gjitha artist video. Ok, asgje te keqe deri ketu.




E megjithate, mund te thuhet shume per kete film gjenial!
Qënka viti i surprizave ky, per mua: më vika nga s’e pritkam!


SPIUN(Ë): “film me spiune”, por ne asnje moment demostrativ; pasionues persa i perket veshtrimit te regjizorit mbi ate qe filmon: njerezit dhe boten qe i rrethon. Densitet ekzistencial, sens montazhi, sens atmosfere, sens personazhesh. Filmi i ngjan nje spiraleje qe “prodhon” imazhe, skena, plane, gjithmone “gjera te vogla”, pa pretenduar per “film total” hitchkockian. Film sovran.
Une hezitova te shkoja dje ta shihja, dhe perfundimisht ja vesha e pashe nje komedi: “Cyprien”. Dhe bera mire shume!
Në 2007-en, nga ky regjizor kam pas pare nje film tjeter te tij,
Filmat cerebralë jane nga me te veshtirët per t’u pertypur dhe nga më te veshtirët per te qene të arrirë.
Ne fakt, nuk mund te thuhet se behet fjale per nje dokumentar, por thjesht per nje film mbi nje dokumentar per Jean-Luc Goadard-in.
Ky Sam Mendes-i (regjizori i filmit) sikur ka fitu nje patentë qe i jep te drejten ti bëjë gjyqin amerikanëve, si njerez pa ndjenja te verteta, fallco, materialistë ne kulm. Para 10 vjetesh, u mor me amerikanët e sotem me ate filmin “American Beauty” (film tipik i viteve 90, qe bo gjoja si film inteligjent…); kesaj rradhe, eshte marre me Ameriken e viteve 50-60 dhe prap qellimi eshte i njejte.
Keshtu e kane filmat : disa regjizore qe ndofta s’para i kemi per zemer, na habisin nganjehere per mire, te tjere qe i duam fort, ndonjehere edhe na zhgenjejne…

Domethene, ky italiani Sorrentino ka bere nje film per Giulio Andreottin, nje nga figurat politike më jetegjata te Italise se pas-luftes (7 here kryeminister dhe 25 here minister!).