Për herë të parë në historinë e njerëzimit… . Really ??

Boyhood - film amerikan me regji te Richard Linklater

Per here te pare ne historine e njerezimit, nje regjizor ka xhiruar filmin e tij pergjate 12 vitesh (nga 2002-shi ne 2013-n), me te njejtin ekip teknik e me te njejtet aktorë. Deri me sot, ka patur disa regjizorë qe kane xhiruar disa filma te tyre ne vite te ndryshme duke ruajtur te njejtin aktor (psh, François Truffaut e ka pas bere kete me aktorin  Jean-Pierre Léaud, ne rolin e Antoine Doinel) ; por dhe vete Richard Linklater pat realizuar 3 filma te tij (ne forme triptiku) : Before Sunrise (1995), Before Sunset (2004) dhe Before Midnight (2013) dhe ne rolet principale tek te tre kane qene aktoret Ethan Hawke et Julie Delpy.

Por kesaj rradhe ndryshon puna dhe asnje regjizor nuk e kish bere nje gje te tille më parë: Linklater ka xhiruar pergjate 12 vjeteve, vetem nga dy jave ne vit, filmin e tij me : Ethan Hawke ne rolin e babait, Patricia Arquette ne rolin e nenes,  Lorelei Linklater (vajza prej verteti e regjizorit) ne rolin e vajzes dhe mbi te gjitha,  Ellar Coltrane ne rolin e djalit, qe ehste dhe personazhi kryesor i filmit : Mason. Pergjate gati 3 oreve te “Boyhood”, spektatori shikon Mason se si rritet dhe, nga nje femije 6 vjeçar ne fillim te tij, transformohet pak e nga pak ne nje adoleshent 18 vjeçar qe shkon ne vit te pare ne Universitet. Ketu mbaron edhe filmi 3 oresh.

Bast jo i kollajshem ky i regjizorit, sikur te marrim parasysh faktin se ai nuk ka patur as edhe idene me te vogel se si do te ndryshonte e evoluonte fizikisht, psikologjikisht, socialisht etj etj nje djale i vogel 6 vjeçar! Bast i fituar pas 12 vjetesh : filmi po korr jo pak sukses neper kinema aq sa, fenomen i rralle ky ne Shtetet e Bashkuara, “Boyhood” ka arritur deri dhe te hyje ne 10-shen e pare  te Box-Office amerikan! Per nje film indipendent, ky eshte vertet nje eveniment.

***

Mua filmi me pelqeu, per aq kohe sa isha ne sallen e erret te kinemase, perballe tij; por prej momentit qe kam dale nga ajo, nuk me ka ‘mbetur’ pothuaj asgje prej tij. E le më te kem deshiren ta rishikoj ndonje dite (pas disa vitesh, psh), as qe behet fjale.
Keshtu qe me mbetet te pyes veten se çfare mund ti ‘kritikoj’ filmit.

Me duket se eshte pikeshikimi regjizorial, pra kendveshtrimin nepermjet te cilit eshte ngritur vete filmi qe me pengon te ruaj nje shije te mire per te. Po shpjegohem :
Ne parim, “Boyhood” duket qartazi se parqafon kendeveshtrimin e Mason : bota qe e rrethon ate, supozohet se eshte pare nën kendveshtirmin e tij. Gje krejt normale perderisa ai eshte dhe heroi kryesor.

Por problemi eshte se, here pas here, te krijohet pershtypja se kendveshtrimi ndryshon, dhe jane syte e se jemes qe shikojne! Dakort, “Boyhood” trajton, midis te tjerash, raportet nene-bir, por ja qe ‘çuditerisht’ kendveshtrimi trasportohet jo rralle nga djali tek… e ema e tij! Dhe kjo e ka nje arsye : pergjate 12 viteve, vertet qe Mason rritet por, in fine, po ta shohesh me kujdes, eshte pikerisht personazhi (karakteri- thone amerikanet) i te jemes ai qe peson transformimet me te medha : ajo rimartohet edhe dy here te tjera (perveç marteses me babain e vertete te Mason-it), divorcohet po aq here (pra dy), ndryshon teresisht jeten profesionale (duke bere studime universitare ne moshe 30 vjeçare), gjen nje vend pune si profesoreshe universiteti etj etj. Ndersa Mason, perveç se rritet, nuk i ndodh pothuaj asgje e veçante (me perjashtim te pasionit te tij per fotografine, por dhe kjo, ne film shfaqet shpejt e shpejt, permes dy-tre planeve filmike cliché (ku shohim Mason duke fotografuar ndonje cope dru apo nje peizazh dhe kaq). Pergjate 3 oreve, nese tek personazhet e tjere (tek e ema, i ati, dy njerkët… etj etj), pra tek te gjithe te rriturit (adult) ndodhin jo pak evenimente, nderkohe qe Mason shfaqet gjithe kohes (qe supozon 12  vite, pra jo pak!!) me nje ‘sourire en coin‘ (thote frengu  = half smile (ang.) - ne shqip kjo mund te perkthehet ‘me një gjys-buzeqeshje sa ironike aq dhe aprovuese’ dhe kaq. Ah po, here pas here, Mason-it i vjen zeri, duke cituar ndonje fraze (te cilen, te jep pershtypjen se me shume ja thote vetes se sa bashkebidesuesit) dhe kaq.

Qe mos keqkuptohem: une nuk e kam problemin tek natyra kryesisht e ndrojtur e Mason, por tek fakti qe, duke qene se filmi eshte jo pak llafazan (pra eshte i ngritur pothuaj vetem mbi bazen e dialogjeve) dhe duke qene se aktoret e tjere jane profesioniste, toni i filmit, in fine, nuk eshte i njejte. Aktoret profesioniste jane jo pak te çfazuar nga Mason. Per nje ndermarrje te tille (12 vite xhirim, edhe pse vetem nga dy jave ne vit) ishte ne logjiken e gjerave qe te gjithe aktoret te ishin amatorë, perderisa heroi kryesor ishte detyrimisht amator (6 vjeç kur fillon film !). Qe nga momenti qe Linklater ka dashur te filmoje aktore profesionistë, ‘rregullat’ e lojes jane prishur. Kur regjizorë te tille si vellezerit belge Dardenne apo Bruno Dumont perdorin ne filmat e tyre vetem aktorë amatorë, kjo nuk eshte se ‘ashtu u teket’, apo e bejne ‘per mode’, por sepse, per shembull tek “Rosetta”, belget arrijne te perçojne ate qe duan te perçojne duke filmuar, pothuaj pergjate 90 minutave vetem qafen e heroines se tyre!  Dhe filmi eshte nje kryeveper e vertete, pikerisht falë radikalitetit te mizaskenes.

Ne kete prizem, nuk kam asgje kunder asaj qe regjizori te filmonte ndryshimet fizike (per shembull, coiffure-n e Mason, sidomos ne adoleshence), ose puçrrat e tij etj etj. Perkundrazi, ishte kjo qe prisja:  si ndryshon fizikisht nje njeri pergjate 12 viteve! Nderkohe qe, ne vend te kesaj, filmi shfaq nje seri tablosh jo pak klisheske amerikane : nje mbremje ne bowling, tema e luftes ne Irak ne nje bisede familjare, rizgjedhja e George Bushit, zgjedhja e Obames, alkolizmi i te dy njerkëve (kjo ishte nje cliché goxha e pakaperdishme, por nejse) … etj etj.  Në vend te nje filmi-lumë (une kete prisja), pashe nje film te ndertuar ne tablo, te cilat edhe per nga kohezgjatja, lene per te desheruar (take-t dukeshin si te lena pergjys).  Ja nje shembull nga nje skene e filmit: nje dite, njerku i pare, alkolik, nxehet dhe thyen nja dy gota dhe nje shishe wiski, pa ndonje arsye bindese. Kalamajt (motra e Mason, por dhe femijet e njerkut, sepse te gjithe jetojne nen nje çati), jane prezente. Ok deri ketu. Po te kish qene nje regjizor tjeter (e qe e konsideroj te talentuar) do e kish zgjatur te pakten nja 20 minuta skenen ne fjale ! Ndersa ne film, skena zgjat 5-6 minuta, dhe skena pasuese eshte ajo e femijeve ne dhomen e tyre, çik te çuditur (ma non troppo, ok?), e qe thone pak a shume me njeri-tjetrin:  “Pfff, po ky ç’pati ?? lol”. Dhe kalojme tek skena tjeter.

Shkurt, te krijohet pershtypja se kemi te bejme me se shumti me nje ‘best of’ te jetes se Mason (pak a shume si ‘best of’ i kengeve hit te filmit : Coldplay,  Aaliyah, George Harrison, Daft Punk), dhe jo me nje film-lumë aq shume te premtuar. Më se shumti kemi te bejme me nje film didaktik (qe te merr perdore, dhe te tregon ‘rrugen’ ), e qe ne fund te thote : jeta eshte nje eternal spleen bodlerian ku mjafton ti besh vetes ca si pyetje pseudo-filozofike dha s’ke ç’ben me teper. Po ndonje gje, nuk theu ky Mason ?? Po ndonje trapllik rinie, nuk beri ??  Kaq i ri dhe kaq ‘i lemuar’ ???

Tani e harrova e kujt eshte ajo shprehja e famshme se ‘kinemaja (filmi) eshte çeshtje vizioni‘, por sinqerisht, vizioni i regjizorit (i Linklater-it) per kinemane si art, perveç kurajos per bastin e tij duke xhiruar pergjate 12 viteve, nuk me duket se fluturon shume shume lart…

Mund ta them edhe keshtu: “Boyhood” per mua ishte fiks si puna e nje ‘packaged frozen food‘ , por i nje marke te mire (marka quhet Richard Linklater, ne kete rast). Por qe prap se prap, ‘packaged frozen food’ mbetet! Pra nuk eshte puna se eshte film i keq (ushqim i keq), por se ne fund te fundit, ‘frozen food’ eshte. Dhe, fakti qe gjendja ime psikologjike ishte receptive pergjate momenteve te shikimit te filmit (pra: meqe ‘frozen food’ kishte shije ne momentet kur e hengra), kjo nuk do te thote se më la, perfundimisht, shije (kujtese, souvenir) te mire.

ps: kjo review ishte edhe si forme dialogu paraprak me Lulian Kodren, te cilin duhet ta falenderoj, sepse falë (per shak ?) te tij edhe u bera mbare te shkoja te shihja “Boyhood” ne kinema.

 

6.6

 

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=Ys-mbHXyWX4

Posted on 25th August 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Shqiperia, toka e plehrave

Ndofta edhe pse pa ndonje interes artistik, ky reportazh i kanalit televiziv francez “PUBLIC SENAT” (kanali TV parlamentar) eshte fort interesant per nga menyra investiguese e problemit te plehrave ne Shqiperi.

Reportazhi mund te shihet ketu (ne frengjisht, por pjeserisht edhe ne shqip e anglisht) :

https://www.youtube.com/watch?v=zNzxegVUfHo

(29 minuta)

Në të raportohet se deri para nje viti, vetem nga jashte ne Shqiperi jane importuar rreth 700 mije tone plehra, pergjate 10 vitesh.
ps: midis te tjerash, ne dokumentar kendohet edhe kenga : “Te ka lali shpirt, te ka lali xhan”

Shikim te kendshem!
 
Per me shume foto nga dokumentari :  http://www.publicsenat.fr/lcp/politique/dessous-mondialisation-saison-3-diaporamas-vod-584320?photo=561492

Posted on 20th August 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Top-10 ‘opening scene’ !

François Truffault dikur ka pas thene qe, nese nje regjizor arrin ta terheqe spektatorin me 10-15 minutat e para te filmit te tij, ja hodhi: filmi i tij do pelqehet nga publiku!
Shprehje katastrofike (qe me siguri ka marre ne qafe me shume se nje regjizor!), pasi fillimi (opening) nuk eshte as me shume as me pak i rendesishem se vete vepra filmike: hileja qe propozonte Truffaut nuk eshte veçse nje rrenë me bisht, ku bishti do ishte pjesa tjeter e filmit. Keshtu qe nese do flisnim per ‘hapje te bukura’, keto nuk mund te shihen veçse ne kuader te vete skenes ne fjale, njesoj sikur te flisnim per “best scènes of cinema”. Me ndryshimin e vetem se behet fjale per nje skene qe hap nje film.

Top-10 subjektiv i ’opening scene’ : (click ne secilen foto)

 1. Prologu i “Pasqyres” (Zerkalo) te regjizorit rus Andrej Tarkovski. Pergjate 5 minutave, shikojme dy personazhe qe nuk kane te bejne fare me filmin: nje mjeke psikologe qe supozohet te sheroje nepermjet hipnozes nje djalosh te ri te cilit i merret goja. Skena ne fjale don te na thote se, nje traum e dikurshme psiqike (e qe  mund te kete sjelle pasoja), mund te sherohet permes dashurise qe perfaqeson akti i mjekes (nje grua, si simbol i elementit te mëmësisë - temë e vete filmit)

 2. Hapja e “The bonfire of the vanities” e regjizorit Brian de Palma. Nuk behet fjale per filmin me te mire te regjizorit, por pa dyshim per nje nga skenat me te arrira hyrese ne nje film: 4 minuta e gjysem ne nje te vetme ’One-shot scene’. Pa asnje ‘cut’ !

3. Vetem pak minuta per te kuptuar raportet e pushtetit (parase) dhe seksit: skena hyrese e “Secret things” (Choses secretes) i regjizorit francez Jean-Claude Brisseau

4. Talenti i pamatë i regjizorit hungarez Bela Tarr me ‘opening 1-shot scene’ tek “Werckmeister Harmonies”

5. Prologu patchwork fantastik mbushur me imazhe apokaliptike, ne hyrje te “Persona” (film i regjizorit suedez Igmar Bergman)

  dhe  6. Dy filma nga fort i talentuari regjizor meksikan Carlos Reygadas (qe i qan hapjet e filmave te tij!)  “Post tenebras lux” dhe “Luz silenciosa” (Silent light)

7. shume e famshja ‘opening scene’ e “2001 A Space Odyssey” e Cubrick

8. Edhe pse vete filmi me ka pas lene skeptik kur e kam parë, prap se prap, skena e hapjes se “Holy motors”, ne te cilen shohim vete regjizorin Leos Carax, ne rolin e vetes (ne kerkim te gjetjes se çelesit te kontaktit me kinemane -metafore e pamundesise se tij per te relaizuar filma ne keto 10 vitet e fundit) eshte e hatashme!

9. Robert Bresson nuk fsheh asgje nga intriga e “A gentle woman” (Une femme douce) : permes 7 planeve te para filmike, ne menyre sugjeruese dhe subtle, shikojme se si heroina e filmit vdes (ne fund te filmit), duke u hedhur nga ballkoni (qe ne fillim te tij)

10. Lotet e Natalie Portman ne fillim te filmit, heroines kryesore tek “Free Zone” (amerikanes qe, pasi ka vendosur te jetoje ne Izrael, ne vendin e origjines se saj, nderron mendje), ndersa degjon ne radion e makines nje kenge hebreje. E gjitha kjo realizuar permes nje “one shot scene” 5 minuteshe!

Posted on 18th August 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Shtesë loje :

Vijon nga numri i kaluar :

Meqe atje kish vend vetem per 20 filma, kane mbetur plot te tjere per tu permendur.

Keshtu qe po kalojme nga top-20 në Top-50 të epilogëve (final scene -ending) ne nje film:

Voilà një 30-she suplementare epilogesh remarkable  (click ne foto ose ne link) :

-21. Nuk eshte kollaj te tallesh me sentimentet e nje adoleshenti : fundi jo fort i ceket i “Deep End” te Skolimowskit 

- 22. Nese ende nuk e keni pare “Germania anno zero” te Rossellinit (i cili eshte free ne youtube, ketu), evitoni ta shikoni epilogun e tij çarmatoses : nje nga më … te historise se kinemase
- 23.Vetmia dhe zhgenjimi i Gene Hackman, mjeshtrit te pamposhtur te teknologjise, i mposhtur pikerisht nga kjo e fundit : fundi i  ”The conversation” i Francis Ford Coppola

-24. Shperthimi ne mijera copa i ’shoqerise se konsumit’, i mundesuar vizualisht nga epilogu legjendar tek “Zabriskie point” i Michelangelo Antonionit
- 25. Ju keni nje jete qe ziheni e griheni, dhe kur vjen puna beheni miq per koke” - shperthen inati i Joanne Dru (ne rolin e Tess), ne mbyllje te “Red River”, nje prej kryeveprave te Howard Hawks (xhanem ai vetem kryevepera ka pas bere!) 

- 26.  Lotët e Susan Cohner (ne rolin e ‘bardhoshes’ Sarah Jane) mbi arkivolin e mamase se saj ‘zezake’ : lotet më pishmanë në botë, në melodramen me te bukur ne botë. Kryevepra “Imitation of Life” e krye-melodramaturgut Douglas Sirk  !

- 27.  Monologu i Veronikes në quasi-fundin e “Mamasë dhe putanës” të regjizorit Jean Eustache

- 28. Vizita e fundit qe pasanikja Deanie (luajtur nga Natalie Wood, nje nga aktoret e mia me te preferuara, ever!) i bën ish-te dashurit te saj, varfanjakut Bud (te famshmit Warren Beatty), ne familjen e ketij te fundit : minutat e fundit te “Splendor in the grass”, kryeveprës se Elia Kazan

- 29. Fort banal dhe i zakonshem si njeri ky Stalkeri, por ‘çuditerisht’ natyra i fali nje femije me aftesi te jashtezakonshme (psikokinezike) : 3 minutat e fundit te filmit me te bukur ne bote, “Stalker”-it te Andrej  Tarkovskit

- 30. “l’innocente” i Luchino Viscontit : fundi i Fundit.

- 31. Ate që, shume regjizorë vetem pas renies se Murit te Berlinit e kthyen ne film, Jim Jarmusch e parashikoi para renies se tij. Mbyllja fantastike e “Stranger than paradise”

-32. Ah Vincent Gallo… qe nuk ben më filma. Cili amerikan i mbyll kaq bukur filmat e tij si kjo tek “Buffalo 66” ?

- 33. Nje njeri qe qan per here te pare ne jeten e tij prej te rrituri: lotet e Zampanos (Anthony Quinn) tek  “La strada” e Fellinit !

 - 34. Fundi i nje testamenti kinematografik qe na tregon se si, ne menyren me te rrufeshme, me dy-tre imazhe dhe brenda dy-tre sekondave, fare mire mund te mbyllet nje film : “Socializem” i Jean Luc Godard

 -  35. Pasi pergjate dy oreve te filmit shohim se si Félicia nuk heq dore nga vendimi i saj (ne filozofi ky quhet ‘basti i Paskalit’ ), kunder çdo probabiliteti, Félicia ritakon pas 7 vjetesh ne nje autobus… dashurine e saj te vertete! Hatà !! “Rrefim dimri” (Conte d’hiver i regjizorit Eric Rohmer)

- 36. E vetmja orgazem femerore, ever, e shfaqur ne nje film! Dhe pa asnje trukim : fundi i “Blisfully yours” i tailandezit Apitchatpong Weerasethakul

- 37. Baleti erotiko-makaber i Kurt-it, mbi trupin e vdekur te vellait te tij. Fassbinder : “Der amerikanische soldat” (Ushtari amerikan)
- 38. Duke qene se filmi eshte free ne youtube, evitoni te shikoni fundin e tij (nese vendosni ta shihni) : Why does Herr R. run amok ? (Warum läuft Herr R. Amok?) me regji te Rainer Fassbinder

- 39. Woody Allen : epilogu i “Manhattan

- 40. Ka dhe filma qe kane disa ‘ending’ ! “Freaks” , kryevepra e regjizorit Tod Browning
- 41. mbyllja e “Romës” se Fellinit !
- 42. Chaplini zakonisht eshte ‘jasht konkurimit’ (i pa klasifikueshem!), por po bejme nje perjashtim : fundi i “Dritave te Qytetit” !
- 43. E ecura ‘nonchalant’ (shperfillese) e John Wayne ne fund fare te “the searchers” te John Fordit, ka hyre tashme ne antologjine e kinemase !
- 44. Fundi i “Mouchette” te  Robert Bresson-it, ndofta shembulli me i ‘kopjuar’ ne gjithe historine e kinemase !
- 45. Epilogu paqëtues i “Eureka” (te japonezit Shinji Aoyama) pas 3 ore e gjysem ‘epopé’ !

- 46. Skena e ‘çmendur’ ne fund te “Les amants du pont neuf” (The Lovers on the Bridge), kryevepra e Leos Carax (i vetmi trashegimtar i denjë i Godardit ??)
- 47. Njeriu vjen nga majmuni apo… majmuni vjen nga njeriu ?? Mbyllja çarmatosese e nje prej dokumentareve me te shkeqyer te Herzog : “Bokassa I : echos from a somber empire

- 48. Fundi i botes sipas Lars Von Trierit : Melancholia !

——————————————

——————————————
Dy vendet e fundit po i leme bosh. Sekush mund te vendose nje film te tijin !

Posted on 8th August 2014
Under: Te ndryshme | 1 Comment »

Topat e verës 2014

Résumé e LVP (Lojrve [te shkuara] Verore me Top)  :

- Vera e 2013-s : silenzio mosha e arte e kinemase  +  nouvelle vague  +  New Hollywood

- Vera e 2012-s :  Top filmat e 2000-2010:   top USAtop10 Cinéma français, top-5 Cinema italiano, Top 30 ‘asian movies’ + lista e famshme e revistes prestigjoze ’Sight & Sound“ +  Topat e veres 2012.

- Vera 2011: ndalohej loja ne plazh

- Vera e 2010-s : Regjizorët e mi te preferuar :
- te gjallet : http://filmjournal.net/autori/2010/08/
- te vdekurit :  http://filmjournal.net/autori/2010/09/ (niseni faqen nga poshte lart)

- Vera e 2009-s ishte ajo e lojes me filma ‘te vjeter’ te ndare sipas zhanreve:  (melodrame, wester, dokumentar, film biografik… etj etj)

————————————————————————–
Po kete verë, me ç’top te luajme ? (se s’ka më dhe Kupë bote !)

Po improvizoj !
———————————————————

Top 20 subjektiv i epilogjeve (final scene -ending) ne nje film:

click:

- 1.  Pylli si metaforë e kujtesës  : fundi i “Pasqyrës” (The Mirror) se Tarkovskit nen tingujt gjenialë te “Pasionit sipas Shën Gjonit” te Bach-ut

- 2. Pas me shume se dy oresh film, vdekja e papritur dhe e rrufeshme e heroines kryesore (Rebekës -ose Pocahontas) : “The New World” i Terrence Malick

- 3. - Asgje nuk e shkaterron me teper jeten njerezore se sa lufta : epilogu i “The Umbrellas of Cherbourg” te regjizorit Jacques Demy

- 4. Nje nga mbylljet me te famshme antologjike te kinemase : epilogu i “Professione: Reporter” se Antonionit ! Nje plan i vetem filmik : kamera “shperthen” kangjellat !

- 5. Mjafton te kthesh nje faqe fletoreje ne nje film te Kiarostamit dhe … kupton çeshte miqesia! (humanizmi) : sekondat e fundit te  ”Where is the friends home?” : 2 sekonda sa per 2000 filma !

- 6. Fishekzjarre (gezon bota…). Nje peizazh dimri. Travolta i vetem ne bore. Pesimizem abslout. Bote mizerje. “That’s a scream” -thote kolegu i Travoltes. Realiteti ‘perqafon’ fiksionin. Travolta mbyll veshet nga tmerri : fundi i tmerrshem i “Blow Out” te Brian De Palma. Masterpiece !

- 7. Ja qe dhe ‘mrekullite’ nganjehere ndodhin : besimi tek Dashuria mund te mos dale gjithmone huq!  - fundi ‘magjik’ i “Lolës” se Jacques Demy !

- 8. Hera e parë ne kinema qe shiriti i filmit merr flake, literalisht : epilogu i “Two-Lane Blacktop” (i regjizorit Monte Hellman), nje road-movie i viteve ‘70 pa seks, pa droge dhe pa dhune

- 9. Fundi i Botes? Apo fillimi i saj? Apo ‘e njejta gje’  pra edhe fillimi edhe fundi i saj ?? Ne fund te “2001 : A Space Odyssey” te Kubrick

- 10. Ndofta mbyllja me e dhimshme e gjithe Historise se Kinemase, ever ! E filmave te Godard-it, po e po njehere : “Vivre sa vie”  (My Life to Live)

- 11. Kurt Cobain ngjitet ne qiell : last minutes of “Last Days” (Gus Van Saint)

- 12. Skena e famshme mbyllese e “Sacrificës” se gjeniut rus Tarkovski te cilit, gjeniu suediezi Bergman i mundesoi jo vetem realizimin financiar te filmit por edhe ndertimin per here te dyte te shtepise qe digjet ne fund : heren e pare, kur shtepia mori flake, kamera pati nje difekt dhe nuk mundi ta xhiroje skenen si nje plan te vetem filmik; heren e dyte, po !

- 13. Nje cift. Deti. Muzike. Dy krisma qe bejne te pushoje muzika. Heshtje : kush e vret kë i pari ?? Hana-bi (Takeshi Kitano)  Pure poetry !

- 14. Cili eshte çmimi qe duhet te paguajme nese e çlirojme “idiotin qe fshihet tek secili nga ne” ? Epilogu i ”Idioterne”, kryevepres se Lars Von Trierit (ne film NUK ka muzike; ne fragmentin ne youtube, muzika eshte e shtuar)

- 15. Pas tri oresh film qe rrefejne 3 dite ‘ordinere’ te nje gruaje ‘ordinere’, mjaftojne 3 minuta per te ndryshuar nje jete dhe nje Bote të tërë : fundi i “Jeanne Dielman” me regji te belges Chantal Akerman, nje nga filmat qe ka bere datë ne Historine e kinemase

16. Ndofta lotet më te vertetë te shfaqur ne nje fiksion : lotet e Sabzianit (pseudo-regjizorit Makhmalbaf), ne krahet e Makhmalbafit te vertete ( epilogu i “Close-up” i Kiarostamit)

17. Mbyllja krejt e paparashikueshme e “Saraband”, filmi ultime i Bergmanit

18. C’est la vie : lotet e Joelle, lotet më keqardhes ne bote, ne fund fare te “Du coté d’Orouet” ! (te regjizorit Jacques Rozière)

19. I ulur perballe Bosforit, Muzaferi pi nje cigare te marre nga paketa e cigareve “qe mbanin ere te qelbur” (se keshtu i shau andej nga mesi i filmit) qe harroi Isufi, kusheriri i tij ‘katunar’. Ndofta cigarja me e shijshme e gjithe jetes se tij : skena e fundit e “Uzak”, kryevepres se turkut Nuri Bilge Ceylan

20. Parajsa (dashuria) ndofta nuk arrihet pa kaluar nga ferri (burgu): “Fëmija” e vellezerve belgë Dardenne

Posted on 5th August 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Dawn of the Planet of the Apes

Ku e kemi lene me majmunet ? E lame ne 2011-n me “Rise of the Planet of the Apes“, film i cili kish jo pak gjera interesante per nga ana skenaristike, por shquhej per nje shemti dhe banalitet te pashoq per nga ana vizuale, ose me sakt, per nga “motion capture“.

“Down … ” eshte krejt e kunderta e tij : ‘motion capture’ i filmit eshte nga më elegantët qe me eshte dhene te shoh deri me sot ne kinema (dhe kjo, sigurisht fale regjizorit te tij, dmth falë Matt Reeves, qe nuk kish bere ndonje film te ri qe prej te mrekullueshmit “Cloverfield” qe e kam aq xhan dhe e kam ne top30 te filmave te mij te preferuar USA te ketyre 10 viteve te fundit).

10 minutat e para jane gati memece (film pa ze!), thjesht gjeste : fuqia ‘formaliste’ e filmit eshte e garantuar permes nje koreografie te shkelqyer te levizjeve te majmuneve neper peme, kodra e male, permes sofistikimit te ‘motion capture’ i cili i lejon atij te kape maja realizmi qe besoj se nuk jane pare ndonjehere ne kinema deri me sot. Forca e perjetimit te imazheve eshte mbreselenese. Pike.

Por sikur ‘forma’ te ishte kaq e ndare nga ‘permbajtja’,  do ishte gjeja me e lumtur per spektatorin. Te pakten per mua, PO. Por ja qe nuk eshte ashtu, dhe zor te dale edhe ne te ardhmen ndokush qe te ndryshoje deontologjine jo vetem te kinemase, por edhe te gjithe arteve ne pergjithesi : ka forme, por “per dreq” ja qe ka dhe permbajtje. Pikerisht ketu ngaterrohet puna me majmunet e 2014-s, nderkohe qe ata te 2011, nese kishin diçka per tu hequr kapelen, ishte pikerisht philosophical questioning qe propozonte si film.
Si eshte puna ?
Puna eshte qe, ne thelb, per nga skenari, filmi nuk eshte veçse nje ‘remake’ i kryevepres se Terrence Malick, pra “The New World“. Deri ketu, prap s’ka asgje te keqe.
Por po te vazhdojme me tutje, i bie qe vendin e indigjeneve e zene majmunët, ndersa ne pozicionin e Pocahontas eshte Cesar-i, shefi i tribuse se Primatëve (majmuneve) : ashtu sikurse Pocahontas (ose Rebecca) ishte e vetmja indigjene qe besonte tek anglezet, ashtu edhe Cesar-i beson tek rraca e njeriut. Probemi eshte se, pikerisht, primatët, edhe pse te supozuar si majmunë te evoluuar, prap se prap, reprezentimi i tyre mbetet animalesk. Ose troç, prap se prap, kafshe jane.

Pikerisht ketu tani per mua ndahen gjerat : une ose do pelqej menyren se si e reprezanton (pershfaq, shfaq) Jean Luc Godard nje kafshe (nje qen, ne rastin konkret) ne nje film siç ishte Goodbye to language, ose do pelqej kete te Majmuneve (gjithmone ne kontekstin e nje historie te tipit “The New World” , pra te melodramatizuar - pra dua te them se kete problem, nuk e kam hasur tek “Rise of the Planet of the Aples” : nje problem i tille nuk qendronte falë intrigës, pra storytelling, i cili nuk krijonte te tilla situata). Ose per ta ilustruar kete qe them : e kisha te veshtire ti besoja (to believe) nje reprezantimi te tille kinematografik, sipas te cilit, kur majmunët flasin mes njeri-tjetrit ne gjuhen e tyre ‘primate’, filmi e perkthen dialogun e tyre me… titra !

Duke futur ne raporte melodramatike (edhe pse, jo ne kuptimin e keq te fjales, por ne kuptimin më te mire te saj) njerezit me majmunët, filmi gabimisht stacionohet ne moralizma qullace te tipit : “ka ekstremiste nga te dyja krahet” ( pak a shume si dhe shtypi politikisht-korrekt i sotem qe perpiqet te na binde se “ka ekstremista nga te dyja krahet : sa nga ana e qeverise izraelite, aq edhe nga ana e palstinezeve” ).
Too bad…
(

7.0 (me mik)

trailer :

Posted on 3rd August 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

“EDGE OF TOMORROW” - film amerikan me regji te Doug Liman

Ky Dougu ka pas realizuar ne 2002-shin “The Bourne Identity”, filmin e parë te trilogjise me Matt Damonin si agjent. Une qe kisha pare ne 2008-n “The Bourne Ultimatum” (filmin e trete te trilogjise e qe me kish pelqyer goxhà!), kujtoja se edhe ate e kish realizu Dougu. Ne fakt e kisha gabim ( “The Burne ultimatum” eshte i regjizorit anglez Paul Greengrass), por pikerisht ”falë” kesaj ngaterrese shkova per te pare “Edge of Tomorrow”. Shto qe isha nje çik kurioz te shihja a ja dilte ende mbane (dhe sa??) ne nje blockbuster sot Tom Krujzi (pa diskutim aktori me i shkelqyer hollywoodian i viteve ‘90-2000).

C’merzi! Edhe pse filmi duket se e mban veten per ‘film me aksion’, ngaqe pothuaj asgje nuk me dukej interesante, me zuri gjumi dy here nga 10 minuta. Skenari (i frymezuar pa dyshim nga i mrekullueshmi “Groundhog Day” por llakaçitur me pak D-Day dhe “Starship troopers” nuk eshte i keq, biles premtonte per nje ‘film me aksion’ vertet te mire), duket si i kthyer pa piken e talentit ne pamje banale dixhitale, pa piken e pikturalitetit apo imagjinates, nderkohe qe regjia s’ka asgje personale apo autentike (edhe pse filmi duket se pretendon te jete i dekompleksuar nga kanonet dhe rregullat hollywoodiane, sidomos duke ç’rregulluar raportet midis aksionit, humorit dhe ‘love story’-t qe propozon).

Tom Cruise pastaj… eshte plakur, por me se tepermi eshte plakur ne sensin “eshte bere si Majkell Xheksoni” (i cili sa here nxirrte nga nje album te ri, thonim: “weee, si qeka bo kyyy” !). Pra jo se “nuk vlen më si aktor“, por sepse me se shumti eshte keq-perdorur si aktor nga regjizori (keqperdorur = perdorur ne menyre skematike, siperfaqesore), a thua se teknologjia e sotme dixhitale zevendeson ate pjese te lojes se nje aktori fale te ciles mrekulloheshim para “Terminator” apo “Aliens”  te James Cameronit (edhe pse, per hir te se vertetes, duhet thene se kur ajo, pra teknologjia dixhitale, perdoret sot ne menyre inteligjente, mund te jape filma po aq te mrekulleshem, si psh “Speed Racer” ).

5.5

trailer: http://www.youtube.com/watch?v=yUmSVcttXnI

click:

Posted on 15th July 2014
Under: Te ndryshme | 5 Comments »

…dhe jutubi shpetoi Botën!

Nese do me thonin te citoja pa u menduar 10 filma te mi te preferuar ‘ever’, pa dyshim qe nje prej atyre qe do me vinin ne mendje do te ishte “Close-up” (1990) i regjizorit persian Abas Kairostami.

Edhe pse qe prej 2009 youtube eshte i ndaluar ne Iran, po konstatoj se paradoksalisht, dikush ka postuar ‘for free’ pikerisht ne youtube kete kryeveper te Kiarostamit!

Dhe nxitova ta ndaja ne kete blog.

“Close-up” (titrat ne ang.) :  https://www.youtube.com/watch?v=rrnUvCsnOtw

click:

 

Posted on 6th July 2014
Under: Te ndryshme | 5 Comments »

See Scarlett naked and die (ose: Formalismo, mi amor!)

“Under the Skin” -film anglez me regji te Jonathan Glazer

Kishte plot 10 vjet (qe prej “Birth” ne 2004) qe anglezi Glazer nuk kish bere më film te ri. Kuriozitetin por dhe pritshmerine per “Under the skin” e kisha te larte: i prezantuar ne festivalin e filmit ne Venecia ne 2013, “Under the skin” beri jo pak bujë dhe më pas goxha xhiro neper kinemate e jo pak vendeve te botes; i kisha ardhur rradha shfaqjes se tij ne France.

***
Historia e filmit: gjate tij, shohim Scarlett Johansson (e cila supozohet te arrije ne planetin Toke nga nje planet tjeter - konfirmimin e marrim ne fund te filmit), tek nget nje kamion te bardhe neper rruget e nje qyteti skocez plot shi; shohim aktoren e njohur tek zhvishet lakuriq sa here qe takon meshkuj (te cilet ka per mision ti ‘zhduke’ ) dhe ne fund… nuk po e them fundin. “See Scarlett naked and die” - ky eshte fati i heronjve te filmit ne fjale, pergjate nje ore e gjysme: gjithshka transmetohet permes nje gjuhe kinematografike ‘eksperimantale’ (term qe vdes ta perdore kritika anglo-saksone, e cila eshte mesuar vetem me filma jo-eksperimentalë, dmth hollywoodiane) dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe.
Problemi eshte gjetiu: per fat te keq, mu duke se dhe vete filmi ishte reduktuar ne nje ‘program’ te tille: pasi spektatori ka parë sfilatat nudo te Scarlett Johanssonit, nuk i mbetet veçse te leshoje sallen e kinemase ne cilindo  moment te tij. Sepse, edhe pse basti kinematografik (artistik) i regjizorit nuk eshte i vogel (biles eshte fort i levdueshem!), rezultati final lë fort per te deshiruar. Dhe ai quhet  formalizem.

Sigurisht, e kemi thene disa here, ka formalizem e formalizem : ka formalizem ne funksion te filmit, te vepres artistike (si shembuj te mire do permendja “Alexandra” te Sokurovit apo ”Toka e braktisur” ), dhe formalizem si qellim ne vetvete (formalismo mi amor!) ku si shembuj te keqij do permendja “Nje Liqen“, “Kali Torinez“, “Only lovers left alive” e ndonje tjeter.

Per fat te keq, “Under the skin” futet tek keta te dytët: efektet numerike dhe stilistike nuk arrijne te vihen ne funksion te filmit. Sigurisht qe disa skena te mira edhe ka (mbytja ne det, skena mbyllese apo edhe ndonje tjeter qe nuk po me vjen ne mendje), por qe nuk arrijne ta shpetojne te teren.
Dommage… !

5.0

trailer :https://www.youtube.com/watch?v=NoSWbyvdhHw

Posted on 2nd July 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Freaks (ose: Monstrat e Hollywoodit sipas Cronenbergut)

“Maps to the stars” -film kanadezo-amerikan me regji te David Cronenberg

Bindja ime e deridjeshme ka qene e meposhtmja: i fundit film i madh i realizuar nga më i talentuari i regjizoreve kanadezë ever, ishte “A History of violence” (ne 2005). Qe prej asaj kohe, Cronenbergu rreshtoi disa mediokritete, sa per te thene qe vazhdonte te bente filma:

- “Eastern promises” ne 2007 (nota ime ka qene: 6.0)
- “A dangerous method” në 2011 (5.0)
- “Cosmopolis” ne 2012  (4.0)

Nga frika se mos Cronenbergu, ne vleresimin tim “zbriste” tek zeroja, kisha vendosur te mos shkoja fare per te pare ne kinema ”Maps to the stars“, filmin e tij te fundit  (i cili po ashtu u prezantua edhe ne edicionin e fundit te Festivalit te filmit ne Kanë 2014, prej nga ku Julianne Moore u kthye me trofeun e aktores me te mire per rolin e saj në të).

Por ja që nja dy-tre reagime te medieve apo kritikëve te cileve ndonjehere edhe ua kam besën ishin fort pozitive, gje qe më ngacmoi te shkoja  ‘in extremis’ te shija  filmin ne fjale. Dhe bera shume shume mire: Cronenbergut jo vetem qe i eshte kthyer frymezimi, por ka realizuar nje… kryeveper!

Arsyeja duket te jete e meposhtmja: tre filmat e fundit te tij me kishin krijuar pershtypjen se behej më se shumti fjale per produkte filmike te paketuara, te gatshme në sensin: “ja ku e gjeta nje skenar te mire, te bazuar mbi nje liber te mirë; ja dhe dialogjet i kam gati, tani më mbetet vetem te realizoj filmin“. Dhe duke qene se sot nuk eshte e veshtire te gjesh nje producent qe ja beson Cronenbergut rolin e director-it (fama dhe talenti i tij jane tashmë te konfirmuara), filmat te linin shijen e pakove-dhuratë te mbeshtjella me fjongo te gatshme per t’ju ofruar publikut (tashmë!) te dorezuar perballë fames dhe talentit te regjizorit.

Filmat ne fjale me se shumti ishin demonstrim. Pra thjesht ‘ca filma’. Por jo kinematografi (per ta ilustruar diferencen midis ”filmit” [a movie, un film] dhe “kinematografise” [du cinéma], po me kujtohet nje anekdote qe tregojne per Sezanin : kur po pikturonte malin Sainte-Victoire, kalon andej pari dikush qe i thote piktorit: “Sa i bukur mali qe po pikturon!”. I kthehet Sezan: “Ik ore pirdhu, une nuk po pikturoj malin, por po pikturoj nje tabllo” ). Keshtu dhe puna  e diferences midis “te berit nje film” dhe “te berit kinematografi”.

“Maps to the stars” duket se eshte krejt e kunderta e tre filmave te fundit te regjizorit, pra eshte vertet kinematografi:  që ne minutat e pare te tij, ajo qe te bie ne sy eshte liria artistike (e cila eshte per tu patur zili) dhe frymezimi artistik. Dhe kjo vjen padyshim nga fakti se, me ç’lexova edhe ne nje interviste te regjizorit, ai kish mbi 10 vite qe punonte per nje projekt te tille. Pasioni (+ talenti i padiskutueshem) doemos qe do i jepte frytet e veta!

***

Per nga tematika, “Maps to the stars” (titulli aludon per te famshmet karta qe shperndahen ne Los Angelos, te cilat me demek te udhezojne se si mund te takosh star-in tend te preferuar, qofte dhe duke i marre thjesht nje autograf apo duke bere nje foto me të) mund te futet tek ata filma qe kane per temë “ëndrren hollywoodiane”, veset dhe nevrozat e “Mbreterise se Endrrave”, pra eshte ne te njejten linje me “Sunset Bulevard” te Billy Wilder (1950), “Singin’ in the rain” te Stanley Donen (1952), “A star is born” te George Cukor (1954), “The Player” te Robert Altman (1992) apo “Mulholland Drive” te David Lynch (2001).

E megjithate, me teper se ambicja apo xhelozia midis yjeve te Hollywoodit, duket se Cronenbergut i intereson obscenity, paturpshmeria (per shembull, permes temes se incestit, por nuk po dua te hapem me teper, per te mos spoiler historine e filmit) ; me teper se me nje ‘paradë’ te nevrozuarish, kemi te bejme me nje paradë ‘freaks‘-ash: parfumi i filmit eshte me i afert me ata te George Romeros (mbretit te filmave horror) se sa me ata te David Lynch-it.
Sipas Cronenbergut, monstrat e Hollywoodit jane me se shumti te gjallë/te-vdekur, pra.. zombi!

Por me teper se kaq s’mund te them sepse duhet pare filmi

nota: 9.9

trailer (USA) : http://www.youtube.com/watch?v=Zd5EM7Z0MS8


trailer (France):  http://www.youtube.com/watch?v=mT9E3nGQ4Qo

Posted on 24th June 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Godard forever

“Adieu au langage” (Goodbye to language) -film francez në 3D me regji te Jean-Luc Godard

1. NATYRA
Liqeni Leman ne Zvicer
Maria
Zoti Davidson
“Arkipelagu i Gulagut” i Solzenicinit
Izabella
IPhone
Jacques Ellul
Ellul i kishte parashikuar te gjitha: armen berthamore, OMGJ-ne, reklamën
1933 : shpikja e televizionit
1933 : Hitleri ne pushtet
Ata qe humbin, zakonisht e mbarsin boten me ideologjine e tyre. Shembull : Napolenoni humbi ne Waterloo por perhapi idete e revolucionit. Edhe Hitleri humbi, por i imponoi botes idene e Shefit dhe te Diktatures Tekniknologjike“.
Josette.
Tour de France.
Terrori.
Kodi Civil.
Lule ne lendinë
Maria
Burri i Josette-s
Josette
Gédéon

2. METAFORA
Duar.
Gishta.
Gishta duarsh ne formen e nje goje.

OH-LANGUAGE
Zoti Davidson
Nicolas de Staël
Fillojme nga fillimi
Maria
Amerika.
Ivica
Afrika
“Cila eshte diferenca midis nje ideje dhe nje metafore?”
“Eksperiencat personale jane shkaterruar nga Shoqeria, dhe nga ’shoqeria e konsumit’ ne veçanti”
“Imazhet jane vrasesit e se tashmes”
Platon : “E bukura eshte shkelqimi i te vertetes
Nje djale i vogel.
Nje vajze e vogel.
Ivica
Nje dorë
“Jam nen urdhrat e tua”

1. NATYRA
Vetura
Shi.
Borë.
Semafori
Burri
Gruaja
Gruaja nudo
Njeriu qe ajo ka njohur ne Kinshasa
Nje flutur
Gédéon
Josette
I shoqi i Jossete-s eshte bankier
Televizori
Doctor Jekyll & Mister Hyde
“Ky mengjes eshte nje enderr e vertete. Secili duhet te mendoje se enderrimtari eshte Tjetri”
“Nje grua nuk mund te beje keq. Mund te bezdisë, mund te vrasê, por jo te beje keq”
Josette : “Nuk dua te jem e lumtur. Ju ma shpifni me lumturine tuaj. Kam ardhur per te thene JO
Josetta nudo perpara makines larese.
Josetta ulur prane nje tavoline ku ndodhet nje vazo e kuqe me lule
Gédéon ne W.C. pyet Josetten nese e njeh “Mendimtarin” e Rodin-it.
Muti na barazon te gjitheve” - Gédeon.
Liqeni Léman
Otto Rank ka analizuar aferine midis endrrave te lindjes ne uje dhe miteve te lindjes se Perendive.
Trageti.
Vetura.
Maria.
Nje burre.
Nje burre thote se po vdes.
Nje dore e pergjakur.

AH-DIEUX
Qeni Roxy.
“200 vjet pas revolucionit francez te 1789-s, ekziston edhe Deklarata e te Drejtave te kafsheve”
Roxy ne qytet.
Roxy ne nje stacion treni.
Roxy ne fshat.
Roxy ne borë.
Rilke thosh : njerezit nuk e shikojne boten ashtu siç eshte, sepse arsyeja i pengon. Vetem qent e shikojne boten siç eshte.
Josette.
Gédéon.
Si.
Si, do, re, mi, fa, sol
“E majta dhe e djathta mund te  kembehen, por jo e lartmja dhe e poshtmja”
Dy shpikjet me te medha jane: zero dhe infiniti” - Gédéon
Jo- pergjigjet Josette, jane seksi dhe vdekja

“Njerezit e lire jane te huaj per njeri-tjetrin. E perbashketa e tyre eshte Liria, por pikerisht eshte ajo qe edhe i ndan”

Nata.
Vetura.
- Ai nuk mundi te na ktheje në te perulur, në te perkorë
- Kush ?
- Ose nuk diti, ose nuk desh. Duke na kthyer në te nenshtruar
-Kush pra ??
- Zoti !

Qeni Roxy.
Nje helikopter ne qiell.
C’na gjeti, ç’na gjeti…
2. METAFORA
Trageti ne liqenin Léman.
Qielli blu.
Ivica
Ivica shikon qiellin blu.
“Kerkoj varferine tek gjuha”.
“Jam nen urdherat e tu”
Vetura naten.
Marcus thote se, kur e pyeten Maon nese revolucioni francez i 1789-s ka qene diçka e mire, u pergjigj se “eshte shume heret per tu pergjigjur”
Ivica : Rusët nuk do te jene asnjehere europiane. Ne rusisht, ‘kamera’ do te thote burg
Marcus : Je dorezuar. Bej nje hap me shume dhe gjithshka do te ta kthejne”
Buqete me lule.
Marcus i hedh nje buqete me lule Ivicës.
Ivica : Së shpejti, gjithe dynjaja do kete nevoje  per nje perkthyes, qe te tjerët ta kuptojne se ç’fare thote.
Televizori.
Televizori qe transmeton “U samogo sinego morya” (Ne breg te detit blu) te regjizorit Boris Barnet.

Fillojme nga Fillimi. Indianët Apachë, ata te tribuse Chiwawas, e quante boten ‘pyll’
Vagina e nje femre.
Marcus
Ivica
Floket e nje gruaje.
Floket e nje gruaje te kapura nga helika (imazhe nga filmi “Piranha 3D” )
Indianët apache te tribuse Chihuahua e quanin boten ‘pyll’ !
Ivica shkon lakuriq ne banjo dhe merr nje peshqir te kuq.
Marcus eshte ne W.C dhe thote : “Barazia ndodhet ne W.C”.

OH-LANGAGE
Nje thike e pergjakur.
AH-DIEUX
Anija, turiste perreth nje tavoline ne nje kafe.
Foxy ne uje.
“Nje qen eshte natyrshmerisht nudo. Pra, kur ne shikojme nje qen te zhveshur, nuk mendojme se ai eshte lakuriq. Nuk ka lakuriqesi tek natyra.
Filozof eshte ai qe i lejon vetes te shqetesohet nga Tjetri dhe ndjen forcen revolucionare te Shenjave”.
Shiu
Lulet
Bora
Monet ka shkruar: “Mos pikturo ç’sheh, sepse ti nuk sheh asgje, por pikturo ate qe nuk e sheh”.
Ivica thote se e urren personazhin e Marijes tek “Metropolis”.
-Te jetosh ose te rrefesh: duhet zgjedhur
- Le te bejmë ndonje femi
- Jo, me mire nje qen
- Kur kam qene femi i vogel, shihja qenër ne qiell
Ivica dhe Marcus nen jorgan.
Matematikani gjerman Riemann.
Nje helikopter.
Zeri i vertete i Godard qe rrefen se, ne 1816, afer liqenit Léman, Mary Shelley e cila udhetonte me lordin Bajron, shkruajti Frankenstein-in.
Mary shkruan me pendë.
Cifti Shelley dhe lordi Bajron largohen me nje varke qe e nget nje marinar

3D -Memorja / Fatkeqesi historike
Roxy do qe te ike nga dhoma
Zeri i Godard dhe Mieville : “te fusim thellesine tek e sheshta”
Stacioni i trenit
“Te kam thene se eshte ai !”
Roxy mbi kanapé. Enderron.
Ishujt Marquise.
Dy lulekuqe ne buze te rruges

Pylli
Klithma te nje qeni.
Klithma e nje bebeje qe qan.
Foxy ecen ne pyll

FUND
_________

shenimi im :

- Film-fishekzjarr, mind-boggling, “Adieu au langage” eshte po aq i ’shpjegueshem’ sa eshte e ’shpjegueshme’ nje poezi e Mallarmésë, nje muzike e Schoenbergut, nje seminar i Lacanit, nje tabllo e Rothkos.

-Sepse per te na i ’shpjeguar’ me mire gjerat, Godard i copezon ato. Dhe i perserit. Dhe dy elemente te rinj per kete film nuk ka ku më riosh (dhe rinor), realizuar nga nje 83 vjeçar : 3D (3 dimensionaliteti i filmit) dhe qeni.

-Literature, pikture, kinema, poezi: mash-up godardian, nepermjet dhe vetem nepermjet imazhit.

- Gjithsesi, disa gjera: filmi perbehet nga 4 blloqe, te kompozuar nga 2×2 kapituj qe perseriten : 1. Natyra, 2. Metafora. Ne kapitujt e titulluar “Natyra”, cifti eshte Gédéon dhe Josette; ne ato “Metafora”, cifti eshte Ivica dhe Marcus. Gjithshka perseritet dy here, edhe skena e W.C, e cila i vendos te gjithe ne barazi. Ne kapitujt “Natyra”, eshte literatura qe evokohet me se shumti  (Solzhenicini, Dostojevski, Lordi Bajron…) ; ne ato “Metafora”, eshte piktura (Moneja, Nicolas de Staël… ).

- Eshte nje skene, ne te cilen, “çuditerisht”, fale syzeve 3D, ne secilin nga xhamat e tyre shikojme dy pamje te ndryshme: ne njeren, nje burre; ne tjetren, nje grua. Dy pamje te ndryshme per secilin nga syte ! Spektatori perpelit qepallat sepse nuk kupton se ç’ndodh! Fare e thjeshte : Godard superpozon dy imazhe njeri mbi tjetrin, te cilet falë syzeve 3D, lejojne nje efekt te tille optik !

- Spektatori mbyll syte e njomur.

- Por edhe pse i ‘ushqyer’ më se shumti me melankoli, “Adieu au langage” eshte ngazellues : nje zjarr lumturimi skopik “djeg” filmin !

- Dy tema te medha godardiane: Natyra dhe Historia Njerezore.  Qe nga filmi i tij i pare “A bout de soufle” [Breathless] ) e deri tek ky i fundit, gjithmone ne qender eshte nje çift. Por gjithe e më i reduktuar, nga filmi ne film. I thjeshtezuar. Kesaj rradhe, ne gjendjen e tyre pothuaj ‘natyrore’.

- Qeni? Ndofta vete artisti. Pra Godard d.v.

TRAILER : 

Posted on 19th June 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Visible/Invisible

“2 ditë & 1 natë” -film belg me regji te vellezerve Dardenne

Nuk me ndodh shpesh te tregoj historine e nje filmi, por kesaj rradhe e kam nje arsye te forte per ta bere nje gje te tille. Pra :

Historia e “Dy dite dhe nje nate” : Sandra, nje grua e re tek të tridhjetat qe punon ne nje ndermarrje te vogel belge prodhimi xhamash solarë, ndodhet perballe kesaj alternative : ose te pranoje shkurtimin e vendit te saj te punes (pronari, me pretekstin e krizes ekonomike, mendon se punen mund ta beje edhe nje kolektiv prej 16 vetësh ne vend te 17), ose te bindë kolegët e saj te mos pranojne nje bonus prej 1000 € dhe keshtu ajo ruan vendin e punes (Sandra dhe i shoqi kuzhinier sapo kane blere nje shtepi te vogel dhe, me nje rroge te vetme, pra ate te se shoqit, e kane te pamundur t’ja dalin, pasi kane edhe dy kalamaj te vegjel). Sandra ka veçse nje weekend , pra ka vetem dy dite ne dispozicion (nje te shtune dhe nje te djele) si dhe nje natë (ajo midis ketyre dy diteve) per te bindur 16 koleget e saj qe te heqin dore nga bonusi : te henen, 16 koleget e Sandres do tu duhet te votojne me vote te fshehte e te zgjedhin midis bonusit prej 1000 eurosh ne portofol nga njera ane dhe vendit te punes se koleges, ne anen tjeter.

“2 dite dhe 1 nate” rrefen vetem 48 oret e Sandres, tek troket derë më derë te kolegeve te saj me shpresen per ti ikur mallkimit te papunesise. Rolin e héroïnes e luan Marillon Cotillard (aktorja fraceze qe mori Oscar per rolin e Edit Piafit tek “la vie en rose” -per mendimin tim nje nga aktoret më te keqia franceze, por e ‘perdorur’ ne menyre te shkelqyer nga vellezerit Dardenne).

Filmi konkuroi javen qe shkoi ne festivalin e filmit ne Kanë per palmen e arte (regjizorët-vellezer belgë jane ndër te rrallet qe e kane fituar tashme atë dy here!) dhe  kur lexova intrigen e tij, menjehere mendova me vete : sigurisht qe nje skenar i tille super intrigues nuk eshte veçse nje pretekst permes te cilit vellezerit Dardenne, nepermjet asaj qe quhet mizaskenë, duan te dalin “atje ku duan te dalin” (siç ishte per shembull rasti me “çunin me biçiklete“, filmi i tyre i fundit i para 3 viteve). Per fat filmi ka dale qe prej nje jave ne kinema, keshtu qe s’kish kohe per te humbur.

***

Jean-Luc Godard (prap Godard ?  ) ka thene diçka me mend: diferenca midis nje telefimi dhe nje filmi eshte kjo :  i pari shfaq  te dukshmen (visible), i dyti, te padukshmen (invisible). Filmat e vellezerve Dardenne, edhe pse fort realistë ne pamje te pare (ne dukje, gati-gati si telefilma!), zakonisht kane per ‘te padukshme’ hyjnoren : hyjnorja eshte ‘off-camera’ e filmave te tyre (kam shkruar per kete diçka ketu).

Po kesaj rradhe ?

Kam pershtypjen se, per here te pare ne historine e filmave te vellezerve Dardenne ndodh nje risi, ndodh diçka e re : ne fund te filmit, fjalen e fundit e ka Sandra, heroina e tij, dhe jo regjizorët (siç ndodhte zakonisht permes ‘off-camera’-s se tyre). Une nuk mund ta them shkoqur ne terma skenaristike (per te mos spoiler filmin) por ka diçka fuqimisht te re ne filmin e tyre te ri. I cili, edhe pse i pritur fort mire nga kritika dhe publiku, ka veçantine te jete i pari qe nuk mori asnje çmim nga Juria e festivalit te ketij viti (te 6 filmat e tyre te meparshem, nga 1996 deri ne 2011, jane kthyer gjithmone me nje trofé). Te jete kjo valle nje tjeter shenje dalluese e “2 dite & 1 natë”, nga filmat e tjere te belgeve te famshem, gje qe do te inaguronte, ne kete menyre, nje kapitull te ri ne kinematografine e tyre ?

10 !

trailer i filmit (click) :

Posted on 27th May 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Grace!

“Grace of Monaco” - film franco-amerikan me regji te Olivier Dahan

Me Nicole Kidman ne rolin kryesor, edicioni i ketij viti i Festivalit te Kanës u hap me kete film (jashte konkurimit per Palmen e Arte) i cili rrefen historine e  Grace Kelly-t, aktores së Hollivudit qe u shnderrua në princeshë te mbretërisë së Monakos, krizen e saj te marteses dhe te identitetit (sidomos gjatë një situate te tensionuar politike mes te shoqit,  Princit të Monakos Rainier III dhe Charles de Gaulle, presidentit francez te asaj kohe).
Regjizor eshte Olivier Dahan, i njohur për filmin e tij “La vie en rose” (La Mome- ne frengjisht) - per mendimin tim nje nga filmat me te keqij te ketyre viteve te fundit.

***
Nuk ka ngelur medie e shkruar apo audiovizive pa sharë e kritikuar “Grace of Monaco” : pothuaj te gjithe njezëri,  kritikët duket se ishin mprefur te shihin nje biopic (biography picture) qe rrefente jeten e princeshes-aktore nga fillimi ne fund (ajo ka vdekur tragjikisht ne nje aksident automobilistik, gje qe nuk ben fare-fare pjese ne film), prisnin nje biopic mbushur plot psikologjizma dhe drama, tipike per filmat biografikë hollywoodiane, qellimi i vetem i te cileve eshte me demek afrimi ne maksimum (gjithmone me demek) me te verteten historike te heroit (ose heroines) kryesore.

Asgje e tille tek “Grace of Monaco” : filmi eshte ne te njejten linje me te mrekullueshmin “The Queen” te Stephan Frears, i cili po ashtu kish kuptuar se problemi i sotem i filmave biografike eshte fakti se fatkeqshisht ata marrin persiper te rrefejne te gjithe jeten e nje heroi real, nga fillimi i jetes se tij deri ne fund. Nderkohe qe eshte mese evidente se NUK eshte ne fuqine e filmit (si mjet shprehes artistik) te marre persiper, pra te shfaqë ‘si duhet’, dmth bindshem artistikisht, nje gje te tille (ndaj dhe filmat biografike shpesh jane patetikë: ne fund te tyre zakonisht shikojme personazhin me paruke, me demek heroi apo heroina eshte plakur, e te tilla karagjozlleqe enfantile).
Por eshte edhe nje ‘kurth’ tjeter qe regjizori duket se e ka evituar me se miri: ai i, me demek, besnikerise historike te jetes se heroit (apo heroines) ! Nje pjese e mire e mediave franceze po bertasin duke akuzuar filmin per mos-besnikeri ndaj ‘te vertetes’ (po çeshte kjo e vertete mor aman, qe na u dashka respektuar ne nje veper filmike) : në fakt, filmi propozon nje ‘variant’ te Grace Kelly-t, dhe mua mu duk se zgjedhja e bere eshte e shkelqyer!
Varianti eshte ky : filmi tregon historine e nje ylli kinemaje qe martohet me nje princ, te ciles ja ka ende qejfi te luaje ne filmat e Hollywoodit. Por kur e kupton se tashme eshte vone dhe e ka te pamundur nje gje te tille, perpiqet te ktheje Monakon në… platé filmi !

Kjo eshte nje ide fort inteligjente e regjizorit, i cili keshtu eviton ‘vertetesine’ historike, mallkimin kryesor te biopic-ëve aktualë ne kinema.
Megjithate, prapa kesaj ideje, qarkullon edhe nje ide (kinematografike, kuptohet) e dyte, me e ‘fshehte’ se e para : duke qene se ne rolin kryesor eshte Nicole Kidman, nje aktore po aq star sa dhe vete Gace, filmi kthehet ne nje ‘dokumentar’ fort turbullues mbi vete Kidman! Kur them turbullues, e kam fjalen per paralelen fort prekëse qe mund te hiqet midis dy aktoreve ne fjale : Grace Kelly (foto lart) dhe Nicole Kidman (foto majtas) :te dyja, per arsye krejt te ndryshme, jane kthyer tashme ne manekine prej… qiriu ! Ne kete menyre, filmi kthehet krejt “pa dashje” ne nje meditim mbi profesionin e aktores. Dhe kete rol, pra rolin e aktores-star, rolin e vetes (sepse ate te Grace Kelly-t po e po) Nicole Kidman e luan… shkelqyeshem !!

Dhe kjo liri skenaristike sigurisht qe korrespondon edhe me nje liri regjizoriale qe eshte per tu admiruar: “Grace of Monaco” i iken ne menyre fantastike klisheve hollywoodiane (aq sa thuhet se producenti amerikan i filmit refuzon te shfaqe kete ‘director’s cut’ ne kinemate amerikane!) duke propozuar nje lende filmike te ndertuar teresisht me imazhe: e habitshme qe kjo vjen nga nje regjizor si Olivier Dahan, i shquar per regjine e tij tipike prej video-klipi (La vie en rose), per me teper qe formimi i tij ka qene ai i zanataliut te reklamave dhe klipeve muzikore.
Por jo kesaj rradhe, per fatin tone te mire !

nota : 8.9

trailer: (click)

1. 

2. 

Posted on 21st May 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Matabolizëm

“Metabolism ose : kur bie mbremja mbi Bukuresht” -film rumun me regji te Corneliu Porumboiu

Nuk paska te shterur “Vala e Re” e kinematografise rumune: Porumboiu (regjizor i “Ka ndodhur apo nuk ka ndodhur” -fitues i kameres se arte ne edicionin e Kanës 2006  si dhe i “Policier: adjectif” ne ) prezanton filmin e tij te trete si regjizor, po aq ekzigjent (artistikisht) sa dhe ne dy filmat e tij te parë.
“Metabolizëm” trajton temen e raporteve te artistit krijues (nje kineasti ne rastin konkret) dhe bashkepunetoreve te tij (nje aktoreje ne filmin e tij te ardhshem) : pasi vendos te anulloje xhirimin e nje skene nudo te saj, regjizori justifikohet tek producentja e tij me pretekstin e nje ulçere ne stomak.
Metabolizmi si metafore dhe si realitet.

Filmi luhatet midis atyre te Hong Sang-soo (per nga forma) dhe “Identificazione di una donna” (per nga permbajtja- te themi keshtu). Kemi te bejme më se shumti me farsën, zhaner i humorit ne te cilin regjizori duket se shkelqen: s’ka as edhe nje batute te vetme ne film, gjithshka eshte e thjeshte dhe e perkore, e po aq ironike sa edhe vete titulli : ”Metabolizem” !

8.0

trailer (click)  :

Posted on 20th May 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Duke pritur Godard-in (ose: letër e hapur zonjës Jane Campion)

Dje eshte çelur edicioni i 67 i festivalit te filmit ne Kanë, i konsideruar edhe si ’Kampionati Boteror i Kinematografise’.
Ne mesin e 18 filmave te seleksionuar per Palmën e Artë ben pjese edhe “Adieu au langage” (Farewell to language), filmi i fundit enkas ne 3D i Jean-Luc Godard, kineastit 84 vjeçar franco-zviceran, i fundit i mohikanëve te Artit te Shtate.
Presidente e Jurise se edicionit te ketij viti eshte neo-zelandezja Jane Campion, e vetmja grua regjizore te kete fituar palmen e arte ne Kanë (me filmin “The Piano”, ne 1993). Duke shpresuar se ajo tashme ka mesuar shqip (zaten sikurse edhe gjithe gjuhet e tjera te planetit, qe nga momenti qe ajo di te flase kinematografikisht), po i drejtohem me keto dy rradhe pikerisht ne gjuhen tone:

Zonja Presidente e Jurise,

Kete vit ju do te keni nderin, por dhe detyren, te shihni nje film nga Jean-Luc Godard. Them detyren, sepse “Adieu au langage” eshte seleksionuar per Palmen e arte dhe si i tille, ju keni obligimin ta shikoni.

Gje e rralle ne ditet tona te shohesh nje film te ri te Godard-it dhe kjo, jo sepse mjeshtri 84 vjeçar nuk realizon më filma te rinj, ai kurre nuk ka reshtur, por sepse filmat e tij, ne keto 20-30 vitet e fundit, thjesht jane shfaqur me pikatore si ‘kuriozitete’ ne ndonje kinema ‘art & essai’ dhe kaq.
Ne fakt, emrin e Godard-it e njohin edhe gomeret, por filmat e tij pakkush i sheh ( “ne kete vend, lulet i hane gomeret” - thote pikerisht nje replike e famshme e nje filmi shqiptar). Per shembull, perpara pak muajsh ridoli ne kinema “A bout de soufle” (Breathless) i 1959-s, filmi i tij i parë fare, kesaj rradhe i dixhitalizuar. Nje margaritar i vertete! Por jo pak filmdashes vazhdojne te mendojne se Godard fillon dhe mbaron me ’Valen e re’ franceze te viteve ‘60 dhe keshtu, dashur pa dashur jane vete ata qe ndihmojne në fetishizimin e profilit ’sixties’ te tij, nderkohe qe jane te paket ata qe dine se ajo periudhe nuk perben veçse jeten e tij te parë artistike: pas saj ai ka patur edhe dy te tjera, nje te dyte pas vitit 1971 (kur ra edhe fizikisht ne koma pas nje aksidenti automobilistik) e qe inaguron kinematografine e tij te ashtuquajtur ‘militante’ (vitet 70, grupi Dziga Vertov), si dhe nje te trete duke filluar prej fillimit te viteve 80, moment kur Godard i rikthehet realizimit te filmave ‘normalë’.

Ne fillim te shekullit te ri, pra te XXI, monumenti gati 5 orësh “Histoire(s) de cinéma”  i regjizorit ne fjale ishte nje shuplake kinematografike por jo se ndryshoi ndonje gje ne raportin e publikut me filmat e tij : tre te fundit e tij te realizuar ne vitet 2000 ( “Eloge de l’amour”, “Notre musique”, “Socialisme” ), prezantuar gjithashtu ne edicionet e festivaleve te filmit ne Kanë, shpesh u trajtuan si ‘objekte te çuditshme’ kinematografike jashte konkurimit (me demek Godard s’ka çi do çmimet!) dhe numri i spektatoreve qe i pa vazhdoi te ishte gjithe e me i kufizuar.

Per fat, komisioni perzgjedhes i ketij edicioni te festivalit te Kanes mori vendimin inteligjent te seleksionoje midis filmash te tjere kadidatë për Palmën e Artë edhe filmin e tij te fundit (te realizuar ne 3D) : “Adieu au langage” (Goodbye to laguage - i cili del ne kinemate franceze me 21 maj, ne te njejten kohe me festivalin).
Gazetare e kritike kinemaje nga e gjithe bota do tu duhet ta shohin e do te jene (ose do te ndjehen) te detyruar te thone diçka per të. Per mire a per keq. Por amà, do e shohin, dhe kjo nuk eshte pak! E njejta gje vlen edhe per anetaret e Jurise, duke filluar nga ju zonja presidente e duke vazhduar me anetaret e tjere te jurise si per shembull zonjusha Sofia Coppola (vajza e njërit) apo aktori i shkelqyer Willem Dafoe. Te gjitheve do tu duhet ta shohin. Dhe sigurisht qe kjo eshte nje gje fort e mire: nje gje e tille do ti ndihmoje te kuptojne se ç’rrugetim i eshte dashur regjizorit te pershkoje qe prej “Breathless”-it te tij te vitit te larget 1959, per te mberritur tek ky i fundit, ne 2014. Fizikisht, eshte i njejti kineast. Por jo detyrimisht i njejti Godard.

*

*

*
*

*

*
Por ju lutem: se mos beni gafen dhe sajoni per Godard-in, siç e keni zakon ne kesi rastesh, ndonje çmim special te tipit: “çmimi per kontributin me te mire artistik”. Ahahaha, keshtu kane vepruar jurite debile te Kanës ne ‘83 me Tarkovskin dhe Bressonin (duke ua ananshkaluar Palmen e Arte, permes nje çmimi te sajuar me plastelinë) ose ajo ne 2012-n me Alain Resnais. Ju e dini fort mire se, nese beni diçka te tille, ju pret ‘tarring and feathering‘ i internacionales kinofilike.

Bjerini shkurt: ose Palmën e Arte, ose hiç.

Do ishte mire qe Godard te shkonte (siç ka premtuar) te merkuren me 21 maj ne Kanë, ne shfaqjen e filmit te tij. Do ishte kenaqesi per ata qe do e degjonin (une nuk njoh njeri te flase më me pasion per kinemane se ai!) por dhe per ate vete: kjo eshte e shtata here qe ai prezanton nje te tille ne ediconet e atij festivali. Heren e fundit, per filmin “Socializem” nuk shkoi, duke bere humor e duke thene : “Me festivalin e Kanes do jem deri ne vdekje, por amà asnje hap me tutje”. Fundja Godard eshte dora vetë ai qe ka shpikur nocionin e regjizorit-star, qysh ne vitin e larget 1960 : perpara tij, regjizoret nuk ishin veçse disa personazhe te padukshem, veshur ne kostum gri, seriozë ne kulm, qe me shume ngjallnin frike se adhurim. Godardi provokator dhe brilant, i nderroi faqen festivalit!

Qofte e thene dhe shkon ne Kanë. Dhe kthehet prej andej me trofé. Qe ai nuk ka nevoje per nje te tille thuhet aq shpesh, sa eshte bere per te thene: PO, ai ka nevoje per nje trofé te tille. Ose me sakte, ne kemi nevoje qe ai te fitoje palmen e arte per te ndihmuar qe filmi i tij te shihet nga sa me shume palë sy.
Dhe e dini pse zonja presidente e Jurise ? Sepse filmat e Godard-it ndihmojne te jetosh.
Sepse, siç thote frengu, “il faut bien vivre“.

Ose ne shqip: sepse na duhet te jetojme.

trailer i “Adieu au langage” (Farewell to language) :

Short synopsis

A married woman and a single man meet.

They love, they argue, fists fly.

A dog strays between town and country.

The seasons pass.

A second film begins…

Long synopsis

The idea is simple:

A married woman and a single man meet.

They love, they argue, fists fly.

A dog strays between town and country.

The seasons pass.

The man and woman meet again.

The dog finds itself between them.

The other is in one,

the one is in the other

and they are three.

The former husband shatters everything.

A second film begins:

the same as the first,

and yet not.

From the human race we pass to metaphor.

This ends in barking

and a baby’s cries.

In the meantime, we will have seen

people talking of the demise of the dollar,

of truth in mathematics

and of the death of a robin.

Posted on 15th May 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)