Lista totale e filmave te Rinj qe kam pare ne 2009 :

Meqe viti u mbyll, “sipas tradites”, me poshte po rendis listen totale e filmave TE RINJ qe kam pare ne 2009, sipas shkalles se pelqimit :

Filmat i kam ndare ne 4 kategori :

A. Filmi i vitit, ose ndryshe, filmi qe do doja ta rishihja menjehere !

B. Filma qe me kane pelqyer shume shume (e qe do i rishihja me kenaqesi !)

C. Filma qe pak a shume me kane pelqyer (një e parë, mjafton…)

D. Filma te keqinj (qe nuk kane merituar te shihen…)

***

Gjithesej, 96 filma te rinj, dmth fiks 8 filma ne muaj (dmth, 2 ne jave- jo dhe aq shume… - ka plot qe shkojne dy here ne jave ne stadium- une nuk ja njoh derën… :

********************************************************************

A. Filmi i vitit, ose ndryshe, filmi qe do doja ta rishihja menjehere :

1. “Aquele Querido Mes de Agosto” (”Shume i shtrenjti muaji Gusht“) - film portugez me regji te Miguel Gomez (http://filmjournal.net/autori/2009/0…-miguel-gomez/)

********************************************************

B. Filma qe me kane pelqyer shume shume (e që do ti rishihja me kenaqesi !) :

2- Che Guevara (Steven Soderbergh) - USA (http://filmjournal.net/autori/2009/0…en-soderbergh/)
3- The time that remains (Elia Suleiman) - Palestine (http://filmjournal.net/autori/2009/0…elia-suleiman/
4- Murgesha Portugeze (Eugène Green) - France/Portugali (http://filmjournal.net/autori/2009/1…-eugene-green/)
5- Visage- Face (Tsai Ming-liang) - Taivan (http://filmjournal.net/autori/2009/1…ai-ming-liang/)
6- Yuki & Nina (Hippolyte Girardot, Nobuhiro Suwa) - France/Japoni (http://filmjournal.net/autori/2010/0…nabuhiro-suwa/)
7- Z32 (Avi Mograbi) - Izrael (http://filmjournal.net/autori/2009/0…a-avi-mograbi/)
8- Walter- kthim ne Rezistencë (Gilles Perret) - France (http://filmjournal.net/autori/2010/0…gilles-perret/)
9- Veçantite e nje bjondeje (Manoel de Oliveira) - Portugali (http://filmjournal.net/autori/2009/0…l-de-oliveira/)
10- The limits of control (Jim Jarmusch) - USA (http://filmjournal.net/autori/2010/01/02/466/).

**********************************************************

C. Filma qe pak a shume me kane pelqyer (një e parë, mjafton…) :

11- Adventureland (Greg Mottola) - USA (http://filmjournal.net/autori/2009/1…-greg-mottola/)
12- Bellamy (Claude Chabrol) - France (http://filmjournal.net/autori/2009/0…laude-chabrol/)
13- Inland (Tariq Teguia) - Algjeri (http://filmjournal.net/autori/2009/0…-tariq-teguia/)
14- 24 City (Jia Zhang ke) - Kine (http://filmjournal.net/autori/2009/0…-jia-zhang-ke/
15- VINCERE (Marco Bellocchio) - Itali (http://filmjournal.net/autori/2009/1…co-bellocchio/)
16- Vengeance (Johnnie To) - Hong Kong
17- Espion(s) (Nicolas Saada) - France
18- El cant dels ocells (Albert Serra) - Spanje
19- Funny People (Judd Apatow) - USA
20- Le Roi de l’évasion (Alain Guiraudie) - France
21- Delta (Kornel Mundruzco) - Hungari
22- Dogtooth (Yorgos Lanthimos) - Greqi
23- Navidad (Sebastián Campos) - Kili
24- Tetro (Francis Ford Coppola) - USA
25- Coraline (Henry Selick) - USA
26- Los Abrazos rotos (Pedro Almodóvar) - Spanje
27- Brüno (Larry Charles) - USA
28- Eleve libre (Joachim Lafosse) - Belgjike
29- Still Walking (Kore-Eda Hirokazu) - Japoni
30- L’Autre (Patrick Mario Bernard & Pierre Trividic) - France
31- The Box (Richard Kelly) - USA
32- Tronditje e lehte e pejzazhit (Philippe Pernandez) - France
33- Ditet e fundit te botes (Jean-Marie & Arnaud Larrieu) - France
34- Southland Tales (Richard Kelly) - USA
35- Vajza me e lumtur ne bote (Radu Jude) - Rumani
36- Cyprien (David Charhon) - France
37- J’ai tué ma mère (Xavier Dolan) - Kanada
38- Kordelja e Bardhe (Michael Haneke) - Austri
39- Les beaux gosses (Riad Sattouf) - France
40- Ricky (François Ozon) - France
41- La journée de la jupe (Jean Paul Lilienfeld) - France
42- A l’aventure (Jean-Claude Brisseau) - France
43- Barishtet e çmendura (Alain Resnais) - France
44- E quanin Elly (Asghar Farhadi) - Iran
45- 35 rhums (Claire Denis) - France
46- OSS 117 : Rio ne répond plus – Michel Hazanavicius - France
47- Inglorious Basterds (Quentin Tarantino) - USA
48- United Red Army (Kôji Wakamatsu) - Japoni
49- Baleti i Operas se Parisit (Frederick Wiseman) - USA
50- The Informant! (Steven Soderbergh) - USA
51- Adieu Gary (Nassim Amaouche) - France
52- Strella (Panos H. Koutras) - Greqi
53- Parque Vía (Enrique Rivero) - Meksike
54- Drag me to hell (Sam Raimi) - USA
55- Jete muti (Felix Van Groeningen) - Belgjike
56- 36 vues du Pic Saint-Loup (Jacques Rivette) - France
57- Girlfriend Experience (Steven Soderbergh) - USA
58- La fille du RER (André Téchiné) - France
59- Hadewijch (Bruno Dumont) - France
60- 3 Majmunët (Nuri Bilge Ceylan) - Turqi
61- Tony Manero (Pablo Larrin) - Kili
62- Avatar (James Cameron) - USA
63- La Famille Wolberg (Axelle Ropert) - France
64- The Hurt Locker (Kathryn Bigelow) - USA
65- Ordinary people (Vladimir Perisic) - Serbi
66- Tulpan (Sergey Dvortsevoy) - Kazakistan
67- Gruaja pa koke (Lucrecia Martel) - Argjentine
68- Au voleur (Sarah Leonor) - France
69- Wendy et Lucy (Kelly Reichardt) - USA
70- Where The Wild Things Are (Spike Jonze) - USA
71- District 9 (Neill Blomkamp) - Afrique du Sud
72- Harvey Milk (Gus Van Sant) - USA
73- The Chaser (Na Hong-Jin) - Korea e Jugut
74- Tokyo Sonata (Kiyoshi Kurosawa) - Japoni
75- Gran Torino (Clint Eastwood) - USA
76- Public Enemies (Michael Mann) - USA
77- Revolutionary Road (Sam Mendes) - USA
78- Antichrist (Lars von Trier) - Danimarke
79- Benjamin Button (David Fincher) - USA
80- Le père de mes enfants (Mia Hansen-Love) - France
81- Thirst (Park Chan-wook) - Korea e Jugut

****************************************************
D. Filma te keqinj (qe nuk kane merituar te shihen…)

82- Very Bad Trip (Todd Phillips) - USA
83- Bronson (Nicolas Winding Refn) -Angli
84- Kinatay (Brillante Mendoza) - Filipine
85- Irène (Alain Cavalier) - France
86- Paranormal Activity (Oren Peli) - USA
87- [Rec]2 (Jaume Balagueró, Paco Plaza) - Spanje
88- Un lac (Philippe Grandrieux) - France
89- Story of Jen (François Rotger) - Kanada
90- Morse (Tomas Alfredson) - Suedi
91- The Road (John Hillcoat) - USA
92- Of Time and the City (Terence Davies) - Angli
93- Einaym Pkuhot (Haim Tabakman) - Israel
94- Qu’un seul tienne et les autres suivront (Léa Fehner) - France
95- Departures (Yojiro Takita) - Japon
96- Michael Jackson’s This Is It (Kenny Ortega) - USA

Posted on 6th January 2010
Under: Te ndryshme, TOPLIST | No Comments »

“TETRO” - film amerikan me regji te Francis Ford Coppola

Ka nje keqkuptim me filmografine e Francis Ford Coppola-s: eshte ngritur nje legjende, sipas se ciles, filmat më te mire te ketij regjizori, jane detyrimisht ata qe jane dhe me te njohur, dmth “The Godfather“, “Dracula“… etj etj. Nuk eshte fort ashtu, ne fakt. Vena më e mire kinematografike e Coppola-s gjendet me se shumti tek filma te tille intimë te tij si “The Conversation“, “Rusty James“, “Peggy Sue got married“, filma te cilet ai i ka realizuar here pas here, duke i alternuar me filmat e tij cult (e qe permenda me lart).

Megjithate, duhet thene se, qe prej vitit 1997, Coppola nuk kish realizuar më filma, disi i zhgenjyer edhe me veten, me pamundesine e realizimit te filmave “siç do t’ja donte zemra”, duke u marre kryesisht me production (dhe me berje vere !).

Qe prej 2007-es, ka nje kthim te tij si regjizor, se pari me “Youth without youth” (2007) dhe tani me “TETRO“.

Disa mendime te mijat, hedhur shpejt e shpejt, pas shikimit te filmit ne fjale :

1. Pjesa e pare e TETRO, te themi deri ne gjysem te tij, me la krejt te ftohte. Duket se Coppola e njeh pak Argjentinen, ose e njeh keq. Ngjarja dukej e stisur, mizaskena jo bindese. Por nderkohe, mendoj se behet fjale per nje film “mal aimable” ( jo fort xhentil - sikunder personazhi kryesor), edhe pse nga ana tjeter, filmi më interesonte.

2. Ne fakt, TETRO eshte ne nje fare menyre, nje remake (nga ana e regjizures) i “Rusty James“. Pra jo ndonje gje e re “nga fronti i perendimit”.

3. Duke filluar nga momenti kur vellai i vogel ben aksident, filmi me pelqen gjithe e me shume. Mendoja se do te drejtohej drej linjes se krijimit artistik (heroi kryesor ka prirje gjeniale ne letersi, edhe pse e fsheh kete dhunti), nderkohe qe behet kryesisht fjale per nje “larje hesapesh” ne familje.

4. Skena e “çvirgjerimit” (hera e pare qe ben seks me nje femer) te vellait te vogel, eshte per mua skena me e mire e filmit. Do doja me teper skena te tilla, impresionuese per nga bukuria dhe thjeshtesia. Nejse, po kerkoj pak si shume dhe une, kur kihet parasysh megallomania legjendare e Coppola-s ! lol

5. Aktoret me pelqejne, me perjashtim te se dashures se Tetro-s. Fallciteti i saj me bente nevrik.

6. Nuk me pelqeu fort fakti qe filmi ka disa “mbyllje” : pergjate 30 a me shume minutash, te krijohet ndjenja se po mberrin fundi i filmit. Dhe ne fakt, jo, ai mezi vjen. Por dhe ne pergjithesi, i kam bezdi filmat qe perpiqen te “shtyjne” e “shtyjne” fundin e tyre. A thua se duan te na impresionojne pa pushim.

7. Gjithsesi, mendoj se problemi kryesor i filmografise se Coppola-s qendron ne faktin se, vetem tani vone, pas viteve 2000, regjizori kuptoi se nuk mund te vazhdonte gjithe jeten krijuese te tij duke bere Godfather apo Dracula. Dhe problemi eshte se tani qe ai ka 70 e kusur vjeç, sikur eshte pak vone…

Thene ndryshe : Nese Jean-Luc Godard, i te njejtes gjenerate me Francis Ford Coppola-n, pas realizimit te filmave cult “Le mépris” & co (vitet ‘60) mundi te na ofroje ne vitet 2000 filma te mrekullueshem si “Notre Musique” apo “Eloge de l’amour”, kjo ndodhi sepse Godard kaloi se pari per nga faza eksperimentale “Dziga Vertov” (vitet ‘70) dhe faza e viteve ‘80. Pra nuk i “dogji” etapat, perkundrazi, e vu rrezikshem ne loje artin e tij. Coppola u kujtua tani qe ka 70 e kusur vjeç… Pak vone, pak si shume vone… . Gjynah, se ndjehet vertet deshira per te bere “tjeter gje” !
Kuptohet, askujt nuk i mohoet e drejta per te bere “tjeter gje”, qofte dhe ne moshen 70 vjeç, por une mbeta goxha perpleks perpara nje filmi qe perzien (bashkon) emfazën (emphasis - “ekzagjerimin” e gjestit artistik) me modestine, rinovimin me… vazhdimesine (ngjashmeria me “Rusty James”).
Edhe modesti, edhe megallomani, bashke, sikur nuk kaperdihen kollaj…

 

Posted on 6th January 2010
Under: USA, F. Coppola | No Comments »

“The Road” (RRUGA) - film amerikan me regji te John Hillcoat

Romani i famshem amerikan “The road” shkruar nga Cormac McCarthy eshte ndofta nje nga dy-tre librat me te mrekullueshem, me te fuqishem, me te magjishem (nuk gjej fjale te them) qe mund te kem lexuar ne keto 10 vitet e fundit. Regjizori John Hillcoat e ka kthyer ne film.

Me mire mos e kish bere… ! Duket sikur regjizori eshte ne siklet me kete fund bote pa arsye, dhe sikur do te na jape nje fije shprese, ne sensin : “hë se do behet me mire“, gje qe nuk figuron gjekundi ne romanin ne fjale te Cormac McCarthy, i gjithi i “thate”, rigoroz, i forte. Asgje nga keto ne film… A thua se filmi denoncon pamundesine, absurditetin e nje skenari te tille (fundi i botes), ne vend qe te ulurase vertetesine e nje situate (skenari) te tille ! Regjizori s’eshte i zoti te pershfaqe as minimumin e nje ngjarjeje te tille : s’ke nje plan filmik te vetem qe te zgjase, te fitoje force filmike ne shtrirje kohore : ne ate pike sa thua se lodhje dhe uria ne nje film, na qenkerka çeshtje makiazhi. Pffff……

Shkurt, “The Road” nuk meriton te shihet. Ose, nese dikush do shkonte ta shihte, kjo do te ishte veçse nje menyre per te nderuar nje roman te jashtezakonshem siç eshte ai i Cormac McCarthy. Por asesi per filmin…

Posted on 4th January 2010
Under: USA | No Comments »

“Walter- kthim ne rezistence” - dokumentar francez me regji te Gilles Perret

Gjate Luftes se Dyte Boterore, jo te gjithe francezet kane qene ose kolaboracioniste, ose kane heshtur. Nje pjese, edhe pse e vogel ne numer, ka marre pjese aktivisht ne ate qe quhej sot Rezistencë. Walter Bassan eshte nje nga ata, e per me teper, njeri prej anetareve te Keshillit Kombetar te Rezistences (me qender ne Savojë, ne kufi me Italine, prane Alpeve), Keshill qe formuloi ne 1944 te famshmin “Program Politik dhe Social te pas-luftes“, program i cili kish dy kollona kryesore, kollona tek te cilat mbeshtetet edhe sot e kesaj dite Franca : shtetin social dhe lirine e shprehjes (shtypit- asokohe). Ose nese do ta thonim thjesht, “Sistemi Mjeksor” francez i sotem e ka burimin pikerisht tek ky Keshill i vitit te larget… 1944 !

Te gjitha keto dihen, mund te thote dikush. Sigurisht, jane fakte plotesisht te ditura. Ajo qe nuk dihet, eshte se si sot, pas 60 vitesh, makineria politiko-mediatike sarkoziste ka mundur te manipuloje duke pervetesuar nje akt kaq sublim dhe historik per Francen ?? (permes festimesh e perkujtimesh formale te nje ngjarjeje te tille ).

Nje skene nga filmi, ne qender te se cilit eshte portreti i Walter Bassan : kryetari i Parlamentit francez Bernard Accoyer shkon ne Savojë (Haute-Savoie) per te marre pjese ne perkujtimin e kesaj ngjarjeje. Walter Bassan- sot tek te 80-at, pjestar i rezistences e me vone i internuar ne kampin e perqendrimit te Dachau-t ne Gjermani, ka shkuar per te marre pjese i ftuar ne ceremoni. Dhe nuk hyn ne salle, rri jashte saj. Dhe pergjigjet qetesisht: “nuk hy, sepse nuk me pelqen ç’thuhet aty“.
Pastaj kryetari i Parlamentit del nga salla, dhe regjizori-kameraman i filmit e interviston per pak minuta, duke e pyetur : “Zoti kryetar, si mundeni ti beni elozhe rezistences anti-fashiste, gjithe duke marre pjese ne nje qeveri qe punon per shkaterrimin e Programit Social, pikerisht te po kesaj rezistence ??“. Dhe kryeparlamentari, mjeshter-demagog si te gjithe politikanet, gjithsesi i zene disi ngushte e dukshem ne zor, kthen si pergjigje argumentin se “neo-liberalizmi dhe globalizmi, jane para se gjithash nje shanc progresi per te varferit !
Dhe fill pas kesaj, ndodh mrekullia : I bindur se regjizori nuk filmon më, kryeparlamentari i kerkon regjizorit emrin, profesionin e tij etj etj. Si nje polic i vertete dhe jo si nje krye-parlamentar !
Por… regjizori-kameraman vertet ka mbyllur objektivin e kameres se tij, por jo zerin ! Dhe degjojme kryeparlamentarin francez te irrituar tek thote : “Normalisht, nuk jap inteviste nese ajo nuk eshte e pergatitur me pare nga bashkepunetoret e mij. Ndaj fshijeni gjithe ç’fare filmuat“. Dhe vazhdon te kercenoje regjizorin, nese imazhet e tij perdoren ne ndonje film : “Ju keni per te marre nje leter zyrtare nga Parlamenti. Dhe do ta shikoni !”. Gjithe duke menduar se zeri nuk i rregjistrohet.
Letra mberrin. Dhe regjizori, e perdor ate si imazhin e fundit te filmit !

Tregova vetem nje sekuence te filmit, per te treguar forcen qe mund te kete nje dokument, nje dokumentar. Te tille filma jane te ralle (dhe po i peshoj fjalet, duke shkruar keto rreshta !). Te thuash qe prej periudhes “Dziga Vertov” te JL Godard-it dhe shokeve te tij. Sot, per fat te keq, pothuaj nuk gjen më te tille filma ku kamera sherben si instrument i vertete i luftes sociale apo politike !

Film molotov !

Respekt !!

Ne foton e meposhtme, djathtas, regjizori i ri Gilles Perret me kameren e tij :

 

Posted on 4th January 2010
Under: France, Dokumentar | No Comments »

“Vjaza me e lumtur ne bote” - film rumun me regji te Radu Jude

   Titull ironik per nje film te ri rumun : Nje vajze e re provinciale rumune, fiton nje veture falas, falë grumbullimit qe i ka bere etiketave te nje lengu frutash ! Prinderit e shoqerojne ne kryeqytet, Bukuresht, ku do xhirohet rekama qe do ti beje publicitet vetures, e cila menjehere pas xhirimit, do ti jepet dhurate vajzes se re. Ne te njejtin moment, prinderit e vajzes se re, perpiqen ta bindin atë qe… ta rishesë veturen !

Dmth, behet fjale per xhirimin e nje reklame, gjate te cilit vajza e re duhet te buzeqeshe dhe te thote se eshte vajza me e lumtur ne bote. Dhe te gelltise gllenka pas gllenkash te lengut te frutave, fale te cilit fitoi veturen !

Filmi eshte interesant, por per fat te keq, skenari e ngrin mizaskenen ne disa skema socio-psikologjike jo pak skematike dhe cinike (psh: skena kur prinderit nderrohen ne W.C-në e nje stacioni servisi, duket se na thote : “E shikoni ? Te varferit jane po aq budallenj sa dhe te pasurit (producenti), kur behet fjala per parà ! Dhe pranojne ti nenshtrohen te plotfuqishmëve, biles pa u perpjekur ta fshehin poshtërimin“.
Ok, e dime se keshtu jane ish-Vendet e Lindjes aktualisht, keshtu jane dhe shqiptarët per shembull, por pikerisht, pse e dimë, nuk kemi nevojë te na e rithotë ironikisht me gjuhe cinike nje veper filmike ! Ose ndofta, e kemi per “rracë” ne ballkano-lindorët cinizmin (bej shakà !!).

Ka disa momente vertet humoristike ne film (”ba ba ba ba ba ” (pij, pij, pij, pij” - thirrjet e regjizorit gjate xhirimit te reklamës; ose gjuha qe perdor i ati i vajzes, gjuhe po aq sa fyese sa dhe dipllomatike). Sikurse ka dhe skena te tjera qe nuk jane bindese (sherri i pafundem ëmë-bijë).

Ne fakt ne fakt, problemi i filmit eshte se nuk eshte fort… delirant ! (kuptohet, pa rënë ne gracken e filmit-skeç, të jemi dakort !!).

Posted on 2nd January 2010
Under: Rumani | No Comments »

Where The Wild Things Are - film amerikan nga Spike Jonze

Spike Jonze, ish-burri i Sofia Coppola-s, regjizori i “Being John Malkovich” ka bere nje film te ri. Te tretin si regjizor.

Ne pamje te pare, film per femije, por me sakt, Jonze ka dash te beje nje film mbi vizionin e tij per femijerine. Where The Wild Things Are fillon fort mire, (10-15 minutat e parë), por me pas, per mendimin tim, kthehet ne “film à thèse“, ne film teorik, ne sensin qe, “kam nje ide, dhe do ta aplikoj ne film” : ndjehet gjithe kohen ideja, por nuk ndjehet filmi, dialektika e tij. Do doja te ndodhte e kunderta…

 

Posted on 2nd January 2010
Under: USA, Indipendent | No Comments »

“Yuki & Nina” - film franco-japonez me regji te Hipolite Girardot & Nabuhiro Suwa

Njeri nga dy regjizoret e ketij filmi eshte aktori francez Hipolite Girardot (i cili luan edhe ne film), tjetri eshte nje nga regjizoret japonezë më te talentuar aktualisht, Nabuhiro Suwa (http://filmjournal.net/autori/2009/0…nobuhiro-suwa/).

Ate qe ka te hatashme ky film eshte se, pak e nga pak, “petit à petit“, ai behet i madh, GRAND ! Ne fund fare, filmi eshte GJIGAND ! Edhe pse, ne qender te filmit eshte nje femije i vogel, Yuki.

Yuki ka rreth 10 vjeç, jeton ne Paris, dhe dy prinder : babai eshte francez, nena me origjine japoneze. Prinderit divorcojne; e jema vendos qe te shkoje perkohesisht te jetoje ne Japoni e te marre me vete Yukin. Yukit i vjen keq qe prinderit divorcojne. Dhe ka nje shoqe, Ninën, me te cilen “çan ferren”, dhe “arratiset” nje pasdite nga shtepia. Per tu fshehur ne nje pyll…

***

Duhet thene qe ne fillim se filmi nuk merret fare me çiftin qe divorcon. Ne vend te tij, ai merret me dy “çifte” te tjera, me dy “divorce” te tjera :

se pari, çifti fëmi-prind, pra “divorci” i femijes nga prinderit. Yuki meson (permes nje bisede me te jatin) se, në fakt, femijet nuk duhet ta konsiderojne veten si kristalizim i dashurise se prinderve te tyre (teori goxha e kthyer ne verdikt, te pakten në mentalitetin shqiptar, e ilustruar shpesh me shprehjen “femija eshte fryt i dashurise !). Perkundrazi, femija nuk ka pse te kondicionoje rrjedhen e jetes se prinderve te tij, ashtu sikunder prinderit duhet te ndikojne sa me pak te jete e mundur ne ardhmerine dhe rrjedhen e jetes se femijeve te tyre. Pikerisht, kete kupton Yuki, dhe sapo kupton kete gje, e aplikon duke u “arratisur” nga shtepia per disa ore ne nje pyll. Ndodh keshtu “divorci” i pare i filmit, ai femi-prind (Yuki-prinderit).

“Cifti” i dyte i filmit, pra dhe “divorci” i dyte eshte ai midis Yukit dhe shoqes se saj te lagjes, Ninës. Ai ndodh duke filluar nga mesi i filmit, pra qe nga momenti i “arratisjes” se dy gocave te vogla nga shtepite e tyre respektive. Duke filluar nga ky moment, Yuki mund te eksperimentoje me ne fund vetmine, dmth paqen me veten. Duke filluar nga ky moment, filmi hapet drejt nje perspektive krejt tjeter, te magjishme, perspektive qe vetem kinematografia me forcen e saj mund ta bejne te mundshme !

***

Qe prej realizimit te “H Story“(2001 -perle kinematografike bazuar mbi motivet e “Hiroshima mon amour”), japonezi Nabuhiro Suwa nuk pushon se “torturuari” veten mbi raportet e “çftit” Japoni-France, ose me gjere, Japoni-Europe. Dhe ne nje fare menyre, me regjizorin (dhe aktorin) francez Hipolite Girardot perbejne nje “çift” më vete. Per regjizorin japonez, nje çift mund te “studiohet” vetem kur ai eshte ne momente krize, sepse pikerisht, ne ate moment, secili perberes i nje çifti, mund te analizoje veten. Dhe duke qene se asnjeri nga dy regjizorët nuk e flet gjuhen e tjetrit (respektivisht japonisht dhe frengjisht), duke ardhur te dy nga kultura krejt te ndryshme, pikerisht ky “bashkim” jo “i persosur”, jo “natyral”, behet premise per regjizorin Suwa qe te reflektoje per veten, dmth per vendin e tij, per kulturen japoneze. Ne nje fare menyre, Suwa e ka “perdorur” francezin Girardot per “interesat” e veta artistike !

Ka histori te “lezeçme” me “çiftin” ne fjale. Kur kane dhene intervisten ne Kane, pas filmit, pothuaj nuk kane komuniku fare me njeri-tjetrin, pra kane qene ftohur shume.
Nga ana tjeter, Girardot, regjizori francez, ne nje interviste te tij, tregonte se montazhi i filmit ka qene jo pak i veshtire, duke qene se me Suwa-n, regjizorin japonez, jo vetem qe nuk ndante te njejten pike shikimi per filmin ne fjale, por dhe per kinematografine, ne pergjithesi. Dhe kete e thoshte hapur e pa dykuptimshmeri ! Ne fakt, kjo ndihet edhe ne film: pjesa franceze eshte disi me e “stisur” (qe supozohet te jete drejtuar me se shumti nga Girardot); eshte tjeter gje “pjesa” japoneze.
Por pikerist, kjo me duket interesante, ndaj fakti qe vete “çifti” realizues ka qene ne krizë (kulturash, pike-shikimesh… etj etj), i jep force filmit ! 
 ne foton e me poshtme: dy regjizoret e filmit

 

Posted on 2nd January 2010
Under: Cannes, Japoni | No Comments »

“The Limits of Control” - film amerikan me regji te Jim Jarmusch

Nese eshte e vertete se babai i Kinematografise Indipendente Amerikane ka qene John Cassavetes (vitet ‘70), po aq i vertete eshte fakti se biri i tij shpirteror eshte Jim Jarmusch(vitet ‘80-’90). Frymezimi i te cilit kish rene dukshem keto vitet e fundit ( Coffee and Cigarettes dhe Broken Flowers linin fort per te desheruar…).

Per filmin e tij te ri “The Limits of Control“, nuk eshte lene fjale e keqe pa u shkruar, te pakten nga kritika franceze. Filmi eshte pritur tmerresisht ftohte, duke vene gishtin kryesisht tek boshesia e prezumuar e asaj qe filmi kumton (le propos du film).

Mendimi im eshte se, nese ajo qe filmi kumton ne shikim te pare eshte i nivelit zero (aksioni eshte zero = nuk “ndodh” asgje ne film), se pari, kjo nuk eshte ndonje gje e re: ne pothuaj gjithe filmat e tij, Jim Jarmusch ka kerkuar te shprehe dhe te ktheje ne te shikueshme kotesine, asgjenë, wandering(ang.), errance (fr) (kujtoj “Permanent vacation“, “Stranger than paradise“, “Down by low“, “Dead man“…).
Dhe se dyti, kesaj rradhe, ne ndryshim nga filmat e viteve te fundit, ne kete kerkim metafizik te asgjesë, kineasti ka arritur te na jape kuintesencen e artit kinematografik. Keshtu qe nuk eshte fort e vertete se tek “The limits of Control“, Jarmusch nuk na thote asgje ! Biles asfare e vertete !

Po shpjegohem.

Disa njerez kembejne kuti shkrepseje : kjo eshte ideja sa metaforike, aq dhe plastike dhe skenaristike e “The Limits of Control“, film qe syu im e pershkoi si nje enderr, por si nje enderr te lexueshme, te ndertuar me “kapituj”, me “perseritje”, me harmoni shenjash. Enderr ose Lojë (jeux de piste).

Kutite e shprepseve jane motivi dhe motorri i filmit : seciles i “korrespondon” nje fytyre, ajo e personit qe takon heroin kryesor te filmit, me te cilin pikerisht kemben kuti shkrepseje. Nese Broken Flowers ishte si nje varëse qafe, e perbere nga “gurë” (portrete njerezish) depresivë, tek “The Limits of Control” nuk kemi akumulim portretesh njerezorë por nje shumatore pasazhesh, nje tranzicion.
Ose matematikisht : pasazh + pasazh + pasazh +…… = Kohë ! Dhe koha eshte gjeja më e shtrenjte ne kinematografi. Koha eshte morali i nje filmi. Kush arrin ta filmoje ate, ka arritur te preke te verteten (ose më shkoqur : ndersheria absolute e nje kineasti me spektatorin dhe me veten).

Kalojme keshtu nga nje takim ne nje tjeter, ritmuar nga lejtmotivet e heroit kryesor, luajtur nga Isaach de Bankolé, i mrekullueshem. Qe duket se ka nje qellim te vetem: te mbetet i gjalle mes te gjallesh.

E gjitha kjo mund te ishte rrenë, diçka qe “s’ta mbush syrin”, qe mbetet e siperfaqshme, nese kjo ënderr nuk hapet drejt diçkaje. Dhe ne fakt ajo hapet drejt diçkaje : hapet drejt revoltes. Tek ky “komunitet” qeniesh njerezore qe kembejne kuti shkrepseje, e tek te cilët dallohen pasione te ndryshme (njeri per muziken, tjetri per molekulat…., e keshtu me rradhe), shperndahet krejt papritmas nje parfum revolte, degjohen dritherimat e para te nje bote te “padukshme”, te nendheshme, te nje komuniteti te “padukshem”, te pa-identifikueshem. Heroi kryesor, Isaach de Bankolé, ka diçka prej Maratonomaku, prej Mbajtesi te Zjarrit. Pikerisht, pasi takon personazhet e tjere te filmit, pas takimit me të, ata fillojne te ndihen gjalle, te ekzistojne !

Pa dyshim, Jim Jarmusch deshiron te na flase per artistin. Ose te pakten, per artin. Sepse e shfaq artin permes imazheve : tabllo pikture, muzikë, instrumenta muzikore… etj etj. Kur heroi kryesor merr si kod (sinjal) fjalen “violinë“, se pari shkon ta shikoje atë ne muze, te pershfaqur (representuar), para se ta zbuloje (volinen) ne qytet, si objekt te gjalle, te luajtur nga dikush. A thua se violina doli nga tablloja dhe mori jete ! Ne kete sens, “The limits of control” eshte gati-gati film ‘68-ç (viti 1968 ne Europen perendimore), vit ku imagjinata ka pushtetin, vit ku Njeriu u orvat te rrezonte Instancat Hyjnore. Ne kete sens, “The Limit of Control” i iken llogjikes se kohes reale, i iken reales. Jarmusch do te na thote : “ajo qe ju duket reale, nuk eshte realja, ajo eshte nje diktature kunder te ciles lufton heroi im“.

Ka nje imazh ne film qe do me kujtohet gjithe jeten : nje topth i vogel letre, i mbajtur ne pellemben e dores se heroit te filmit, perpara dritares se nje treni. Pertej dritares, levizin peizazhe malesh. Ne fakt, topthi i letres nuk eshte veçse nje tjeter mal, nje mal më shumë, eshte fiksiteti kunder shpejtesise : nje menyre tjeter per te skicuar universin. Ai topth letre eshte gjesti, akti i pare i artit, tamam si nje pikture naive prehistorike. Jim Jarmusch filmon Njeriun qe i pergjigjet artistikisht botes, dhe Boten te tronditur perpara nje Bukurie te tille !
 

Posted on 2nd January 2010
Under: USA, Jarmusch, Indipendent | No Comments »

AVATAR - film amerikan me regji te James Cameron

Kur beri nje film siç qe ai TITANIC, James Cameron arriti tre fitore:

1. realizoi filmin me fitim-prurës ne historine e kinemase
2. fitoi 11 OSCAR
3. filmi u kthye ne mit planetar qe s’ngeli njeri pa e pare.

Nga ana tjeter, James Cameron nuk eshte ndonje zanatçi blockbuster-ash qe xhiron njeri pas tjetrit filma te komanduar nga Hollywoodi (psh, si puna e Emmerich me “indipendence day” apo “2012″… mora nje shembull). TITANIC-un, Cameron-i e realizoi plot para 12 vitesh, e qe atehere, s’kish bere ndonje film tjeter. Nje armë e forte per te besuar qe eshte menduar mire pa e ka realizuar AVATAR-in e tij, qe ka dale me 16 dhjetor, njeherazi ne USA, Europe e kudo neper bote. Dhe siç thuhet, kish 12 vjet qe “priste” qe teknologjia te arrinte ne ate nivel qe te mund ta lejonte berjen e nje filmi te tille (nje perzierje e efekteve kompiuterike me lojen reale). Shto ketu qe ai vete eshte skenaristi, regjizori, por dhe producenti i AVATAR. Shkurt, jo pak faktorë per tu tunduar e per te shkuar me e pà nje film te tille, qe ne aparence, duket se i drejtohet nje publiku me se shumti adoleshent.

Ndaj dhe lind pyetja: AVATAR, me mire apo më keq se TITANIC-u ??

Zakonisht, regjizorët qe kane disi respekt per lirine e krijimit te tyre dhe qe arrijne nje sukses si ai i TITANIC-ut, pas berjes se nje filmi te tille, angazhohen e bejne nje film më modest, me “te vogel”, me “me kembe ne toke” (gjithmone, ne planin financiar), per te pasur neser-pasneser nje hapsire manovrimi per filmat e tyre te ardhshem si dhe per tu mbrojtur disi nga sfida e famshme : “lart e me lart”.

Ne kundershtim me kete llogjike (edhe pse kufiri ishte i larte sa s’ka më per “shkak” te triumfit te pa-precedent te TITANIC-ut !), eshte me se e dukshme ambicja e James Cameron-it me AVATAR-in e tij per te tentuar per më lart, akoma e akoma per më lart. Per shembull : ka punuar me teknikat e reja grafike mbi 10 vjet qe te arrinte per shembull qe, shprehjet e fytyres njerezore, te mund t’ja ngjiste avatarëve (ufo-ve) te tij krejtesisht numerikë; ose perdorimi i kamerave 3 dimensionale (une nuk e pash ne 3D : nuk shfaqej i tille ne kinemane ku shkova).

Por pikerisht, ne kete pike (performancat teknologjike e grafike), filmi me bindi më se pakti ! Per te mos thene qe me se shumti më la indiferent (ndonjehere edhe me irritoi…). Me gjithe prirjen e mire qe kisha per ta pelqyer.
Jo pak gjera duken “déjà vu” (te para më pare), sidomos ne lojrat video apo ne filmat e animuar…

Zeri po ashtu lë per te deshiruar…., muzika shpesh korale alla-afrikane, me flaute alla-Titanic; vertet asgje e re dhe shpesh here kitsch (kiç).

Megjithate, mbetet narracioni (gjeja qe me pelqen veçanerisht tek Cameron, pikerisht tek TITANIC-u, eshte narracioni), narracion qe regjizori e zoteron fort mire; ose vizioni qe ka ai per boten, per njeriun dhe eksperiencat e tij (interesante keto gjera ne film !!), edhe pse personifikimi (incarnation-i) nuk eshte gjithmone ne forme harmonike dhe teresisht bindese.

ne foto: James Cameron

Historia e filmit : jemi shume e shume shekuj pas atij te XXI. Njerezimi ka zbuluar nje planet, planetin Pandora, dhe shkon atje per te zbuluar nje mineral te çmuar qe zgjidh krizen alarmante te energjise ne Tokë. Ne kete planet, jetojne disa qenie jashtetokesore, te quajtur Navis. Nje si pune tribuje.
Jake, heroi i filmit, zoteron ne vetvete nje avatar, nje veti metamorfozuese, per tu infiltruar midis popullates se planetit ne fjale, qenie te gjata 3 metershe ngjyre blu e me bisht shume funksionalesh. Dhe prap se prap, te duket se “i ke pare diku” !

Dhe ne fakt, banorët e planetit Pandora te kujtojne indianët e Amerikes ! Sikurse dhe filmi te kujton TITANIC-un. Vetem se kesaj here, pikeshikimi regjizorial nuk eshte ne anen e pushtuesve (anglezeve), por ne anen tjeter, ne ate te popullates vendase (indianet e amerikes = popullsia e planetit Pandora). A thua se, edhe pse Tokësorëve u ka ardhur ne maje te hundes te qenit njerezorë (AVATAR do te thote metamorfozim), edhe pse “shpetimi” shihet tek kontakti me jashtetokesoret (alienët — kesaj rradhe, nuk jane ata, por jemi ne më të zhvilluar), pra edhe pse “shpetimi” shihet tek post-humanizmi, prap se prap …bishti i “qenit” mbetet bisht !

 

Posted on 19th December 2009
Under: Te ndryshme, Sci-Fi, USA | 1 Comment »

“Paranormal Activity” - film amerikan me regji te Oren Peli (USA)

Qe prej suksesit te “Cannibal Holocaust” (1981) dhe “The Blair Witch Project” (1999) - te paret filma ku personazhet filmojne veten dhe ngjarjen me kameren e tyre, ka patur dy tre tentativa te suksesshme, siç ishin vjet “Cloverfield” ose [REC]. Megjithate, kjo nuk do te thote se, meqe kostoja e nje filmi te tille eshte shume e ulet, o burra te marrim nje kamera e te filmojme veten.

Tek “Paranormal Activity“, nje çifti te ri i eshte fiksuar ne mendje se në apartamentin e tyre ka hyre djalli apo nje si pune shpirti i keq. Qe vjen dhe i shqeteson naten. Cifti i ri vendos te instaloje nje sistem video, per te filuar dhomen e gjumit. Kaq eshte filmi i cili nuk ka kushtuar me teper se 15 mije euro, dhe ka korrur jo pak sukses ne box-office. Pra, “ka bo pare te modhe” !

C’eshte per te ardhur keq eshte se vitet e fundit, gjithe e me shume, filmat horror amerikanë, per nga cilesia, po u ngjajne filmave porno. Dhe mund te ndahen ne dy kategori:
1. ne njeren ane, jane filmat e tipit “SAW”, me estetike ultra te detajuar, qe kanë per qellim te na tregojne ne imtesi çarje kirurgjikale, gjak, mish, dhe qe mund te perblidhen me nje fjale si filma ku, nje shufer hekuri qe hyn ne mish, korrespondon ne nje film porno me nje penis qe hyn ne vagine.
2. Ne anen tjeter, kemi filma horror te ashtuquajur amatorë, te filmuar me nje dv (kamera te thjeshte), pa piken e mizaskenes (me demek per ta pershfaqur “sa më origjinal realitetin” !), a thua se eshte fqinja jote, komshija e katit te peste, qe masakrohet/dhunohet (zgjidh nje nga dy versionet, -njeri per filmat me demek horror/amator, tjetri per filmat porno.

Paranormal Activity
futet tek kjo kategoria e dyte, dhe ne fakt, filmi s’ka asnje ndryshim nga nje film porno amator : gjithshka eshte pa piken e estetikes, e pa menduar, jo artistike, pa piken e interesit. Tamam si ne filmat porno !! Here pas here, ndonje shperthim i vogle orgazme, me falni, desha te them adrenaline dhe… kaq !

Kur dola nga filmi (ose me sakt, kur ika nga salla e kinemase andej nga treçereku i tij), po mendoja me vete : a ha, prandaj kur njeriu sheh nje film porno, i thote vetes: “gjithsesi, s’kam nevoje ta shoh te gjithin” ! Principi pra eshte i njejte ! 

Posted on 19th December 2009
Under: Horror, USA | No Comments »

“VINCERE”- film italian me regji të Marco Bellocchio

  Na ishte ç’na ishte njehere e nje kohe, na ishte nje kinematografi qe besonte tek mjetet e fuqishme shprehese te saj: tek loja e aktoreve, tek muzika e filmit, tek ngyrat, tek dekoret, tek… tek te gjithe elementët “kompozues” te nje filmi. Pastaj, disa producentë e qeflinj te paepur te parasë abuzuan me te gjitha keto, dhe sallat e kinemave u mbushën me histeri, dhune vizuale, kakofoni efektesh qe harboen ne te gjitha senset pa krijuar sens. Shkurt, televizioni e vrau kinemanë.

Dua te them qe fajin nuk e kane as ngjyrat, as muzika, as dekoret, as kamerat. E ka abuzimi me to. Perdorimi i tyre si ne TV. Marco Bellocchio kesaj rradhe kish bere pikerisht nje film “si nje here e nje kohe”, gjithe muzike, gjithe ngjyra, gjithe dramë, por… te mrekullueshem ! Si nje here e nje kohë !

Marco Bellocchio nuk eshte nje regjizor “dosido” : kemi permendur shpesh Nani Moretti-n, si regjizor italian post-fellinian qe eshte perpjekur keto 20-30 vite ti rezistoje vdekjes se kinemase italiane. Por ne fakt, zëri i parë qe eshte ngritur ne fillim te viteve ‘70 kunder kesaj vdekjeje, ka qene ai i Marco Bellocchio-s. Dhe sot qe ai ka 70 vjeç, rralle kam njohur regjizore te kesaj moshe qe te bejne serish filma sikur te kishin … 30 vjeç ! Pra, sikur te ishin ne fillim te karrieres.

Me pelqen shume ky regjizor ! Ende kam ne mendje imazhe nga filmi i tij i parafundit, “Il regista di matrimoni“, per fat te keq i kaluar jo pak ne heshtje ne France… (http://filmjournal.net/autori/2009/0…ho-bellocchio/).

Kesaj rradhe, Marcho Bellocchio eshte marre me figuren e Mussolinit, dhe më saktesisht, me nje lidhje te fshehte jashte-martesore te tij, andej nga vitet 1910-1920. Nga nje lidhje e tille lindi nje femije, te cilin Mussolini e mohoi, sikunder mohoi lidhjen e fshehte jashte-martesore. Sikunder mohoi ekzistencen e ish te dashures se tij, e cila del nga mendt.

Ka 1001 gjera per te thene per kete film, tmerresisht inteligjent, tmeresisht i pasur vizualisht, artistikisht. Nje opera e vertete ne ngjyra, aktrim, muzikë, copeza te rralla dokumentaresh te vjeter. Futurizëm dhe melodramë perzier bashke. Kinemaja pa zë. Tragjedia greke. Historia. Sigurisht, Historia me H te madhe. Film qe ka ambicien te jete i Madh, me M te madhe; i Hatashem, me H te madhe. Film qe deshiron te triumfojë, të VINCERE, tamam si klithma e Mussolinit, drejtuar turmes.
Pa dyshim, film edhe me kontradikta (melodrama dhe tragjedia, ne princip, nuk rrinë dot bashke). Por meditimi mbi kinemane pa zë eshte i mrekullueshem ! Po aq sa dhe perzierjet e kino-ditareve te kohes me fiksionin.
Mussolini na shfaqet si aktor i lindur, oportunist i thekur, klloun. Ida, e dashura e fshehte, nuk ndryshon, gjithmone njelloj, e çmendur pas tij. Me nje fjalë, Antigona. Ose… vete Italia !

 

Posted on 19th December 2009
Under: Cannes, Itali | No Comments »

“Murgesha Portugeze” - film franco-portugez me regji të Eugène Green

Shkruaja ne nje mesazh pararendës se, “Hadewijch”, edhe pse film i universit spiritual, nuk eshte i depertuar (haunted) nga mistikja, nga spiritualja, krejt e kunderta nga ç’ndodh me “Murgeshën portugeze” (A Religiosa Portuguesa), padyshim nje nga dy-tre filmat me te bukur te 2009-es.

Dhe me kalimin e diteve, i mbetem ketij opinioni : asgje nuk eshte teorike ne kete film, dhe sinqerisht, regjizori Eugène Green eshte unik e i pa pabarazueshem ne regjistrimin e portreve (per te dale tek ideja qe hodha ne nje mesazh tjeter, mbi menyren per ta shfaqur mistiken permes portretit, i cili, sa me shume behet i padepertueshem per syrin e spektatorit, aq me shume realizohet kalimi nga realja tek mistikja, realizohet kalimi nga trupi (mishi) tek shpirterorja.

***

Kapja e te padukshmes ne kinema, eshte nje nga temat e medha te mizaskenes (regjise) ne filmat autorialë. Por per te folur me kembe ne toke, sigurisht qe e padukshmja nuk mund te kapet (syu nuk do ta shihte !). Megjithate, mund te kapet aspirata per diçka te padukshme. Dhe sigurisht qe ka shume menyra per te shfaqur aspiraten. Sigurisht permes mizaskenes.

Pikerisht tek mizaskena dua te dal, tek forma e nje filmi, por mbi te gjitha, tek raporti i pandashem qe ka ajo me permbajtjen, me rrefimin e ngjarjes, me narracionin. Per fat te keq, nuk jane te paket filmat (qofte dhe ata autorialë !) ku mizaskena veçse nenvizon rrefimin, shoqeron rrefimin, e komenton atë. Ndersa tek “Murgesha portugeze“, mizaskena krijon rrefim, krijon narracion.

Te marr nje shembull gjithmone nga filmi ne fjale : Te gjitha skenat kur heroina e filmit shkon ne nje lagje te Lisbones (me duket se jane tre ose kater te tilla) dhe takon nje femije te vogel, jane filmuar nen te njejtin aks : filmohet e njejta rruge, e njejta shtepi, ne te njejten menyre. Ne fillim, keto plane filmike mu duken disi “pertace” dhe thoja me vete : “ah, çudi, gjithshka eshte e magjishme ne kete film, ndersa planet e lagjes ne fjale qenkan perseritese, monotone”. Sigurisht, nuk kisha kuptuar ende finalitetin e filmit : se pari, regjizori krijon nje fare familjariteti me ato plane, kuadro filmike, duke ti treguar disa here, gati çdo 20-30 minuta. Dhe, kur kuptova se finaliteti i filmit ishte pikerisht birësimi i atij femije, gjë per te cilën nuk dyshohej as ne fillim e as ne mes te filmit, kuptova se, ne fakt, regjizori na e kish thene tashmë nje gje te tille permes mizaskenes, regjise, formes se filmit (perseritja e planeve ne fjale) : forma arrin te krijoje… permbajtje ! (dhe jo thjesht ta komentoje, ta shoqeroje atë, pra te kthehet ne qellim ne vetvete).

ne foto, skena finale e filmit:

Dy-tri fjale per regjizorin, sepse i meriton disa rreshta : Eugène Green, regjizor enigmatrik, thuhet se eshte amerikan per nga origjina, por prej vitesh punon ne Europe. E ka filluar me pjese teatrale, dhe ne keto 10 vietet e fundit, ka realizuar gjithesej jo me teper se 3 filma. I kisha pare ne 2004 filmin e tij te dyte, “Ura e Arteve” (Le Pont des Arts), nje film qe nuk e harroj, gje qe konfirmon se më kish lene tashme gjurme ne kujtese. (ketu eshte lista e filmave qe pata pare ate vit: http://forumishqiptar.com/showpost.p…91&postcount=1 Sigurisht, sot renditjen do ta revizionoja ndjeshem !

Me kujtohet po ashtu, se kisha qene pak skeptik me teatralitetin ne dukje te sforcuar te lojes se aktoreve, me diksionin disi te “panatyrshem” te tyre, sepse me dukej se nje gje e tille mund te ishte nje far shtirjeje artistike; po aq sa isha skeptik per nje fare simbolizmi te mbyllur ne vetvete, nje far manierizmi.
Murgesha Portugeze” me konfirmoi se nuk behet fjale shtirje, manierizem, por per nje raison d’être (reason for being): ajo qe kujtoja se mund te ishte fé (besim) tek manierizmi (mungesa e jetes), ishte fé (besim) tek jeta ! Per me teper qe, “Murgesha portugeze” flet per relixhiozitetin (spiritualitetin) e raportit te qenies njerezore me jeten, me boten. Nese ne filmin pararendes te Eugène Green planet filmike me ishin dukur sikur nuk komunikonin fort me njeri-tjetrin, tek ky i fundit ata jane ne ndervarje te vazhdueshme, depertohen nga energji qe nuk pushojne se transformuari nga nje forme ne tjetren.
Dhe sigurisht, ideja e filmit, ajo qe do te na thote autori (le propos du film), më mrekulloi. Te gjithe personazhet jetojne intensivisht ne ekran, gjithe duke qene te veshur plot mistere : burri qe kish nje takim, aktori i lumtur i martuar, kineasti, femija, nena adoptive, murgesha, don Sebastiani…

Posted on 19th December 2009
Under: France, Indipendent, Portugali | No Comments »

“HADEWIJCH” - film francez me regji te Bruno Dumont

Filmi tjeter me temen e spiritualitetit per te cilin desh te flas eshte “Hadewijch” me regji te Bruno Dumont, regjizor jo dokushdo (keshtu duket se i thote vetes !) : helbeté, regjizor qe ka fituar dy “Grand prix” ne dy Festivale te Kanes, ne keto 10 vitet e fundit.

Si gjithmone, filmat e Dumont jane filma qe rrijne ne fije te perit, ose si ata ekuilibistët e cirkut qe ecin mbi nje litar te varur e rrezikojne te bien ne njeren ane ose tjetren. Por kesaj rradhe, per mendimin tim, “Hadewitch” anon per nga ana e keqe : Sa me shume shkon koha, aq me keq mendoj per ate film…

Po shpjegohem : “Hadewitch“, me gjithe disa cilesi (qe do ti citoj me poshte), filmi me duket skematik, gati reaksionar : prapa llakut te ashpersise apo hidhesisë (bitter, harsh) vizuale, me duket se fshihet nje mungese e theksuar rigoroziteti, thellesie, nuance, jete, te jetuari.

Te marr nje shembull : ne film, percaktohet qarte se behet fjale per vende te tilla gjeografike si Parisi, ishulli Saint-Louis ne mes te Senës, periferia sub-urbane e Jugut te Parisit etj etj. Ok deri ketu. Por kur vjen momenti i ngjarjes ne Liban (ka nje sekuence 15 minuteshe te filmuar ne ate vend) nuk percaktohet se cili eshte ! (faktin qe eshte ne Liban, e mesova nga nje interviste e regjizorit). A thua se per Bruno Dumont, ç’rendesi ka vendi : gjithe vendet arabe njesoj na qënkërkan, “pune arabësh” ! A thua se ekzistoka nje vend “mitik” ku flitet arabçe dhe ku ka lufte, dhe kaq mjafton: thjesht nje zone, nje zone qe vendoset si kunderpeshe me Oksidentin.
E pa pranueshme qe nje gje e tille te vije nga ky regjizor !

Ajo qe me duket edhe me e trishtueshme, eshte fakti se, edhe pse behet fjale per nje film qe flet per religjionin, per besimin fetar, “Hadewijch” nuk eshte i depertuar (haunted) nga mistikja, nga spiritualja, krejt e kunderta nga ç’ndodh tek “La religieuse portugaise” (Murgesha portugeze), per te cilin do te flas ne postimin tjeter, padyshim nje nga dy-tre filmat me te bukur te 2009-es.

Une e kuptoj qe, mistikja, spiritualja, eshte e veshtire te shfaqet ne imazh pa “lule”, “zbukurime” (muzike me violina…), dhe e vetmja menyre per ta filmuar mistiken, eshte portreti, fytyra e personazhit, qe sa me shume behet i padepertueshem per syrin e spektatorit, aq me shume ndjehet kalimi nga realja tek mistikja, kalimi nga trupi (mishi) tek besimi (shpirterorja)- kujtojme filmat e Dreyer-it apo Bresson-it….
Por tek “Hadewijch“, nje gje e tille ndodh pak. Pa dyshim, edhe perzgjedhja e aktoreve ka ndikuar per keq. Julie Sokolowski (qe luan heroinen e filmit) duket nje zgjedhje mediokre. Me pelqen kur e shikoj aktoren e re amatore tek mban krahet gjithe kohen te varura prapa (sikur i fsheh), ose kur e shikoj tek skena ne café tek thote gjithe kohen “Oui, oui” ne pergjigje te asaj ç’ka i propozojne te beje dy djemt e rinj, por tek skena e lutjes, ku perpiqet te beje si aktore… nuk e besoj nje sekonde te vetme (ilustrim: fotoja e meposhtme :

Dhe se fundi, ç’ka dash te thote Bruno Dumont permes ketij filmi ? Tek Flandres, mesazhi ishte : “per te fituar Dashurine, njeriu duhet te kaloje permes nje lufte (qofte kjo dhe nje lufte e brendshme)“. Ok. Tek ky i fundit, duket se do te na thote se, per te gjetur te mirën (le bien), duhet kaluar per nga e keqja (le mal).
Atehere, meqe kalimin per nga arti i shtate me duket se e ezauroi, a nuk do ishte keq qe Dumont ti rikthehet profesionit te dikurshem te profesorit te filozofise ??

ps: Ne fillim te filmit, por dhe ne fund te tij, shfaqet nje djalosh po aq mistik sa dhe deshira e regjizorit per te zgjedhur pikerisht poezite e kesaj fetareje.

Nese ka nje personazh (edhe pse episodik) qe me pelqen jashte mase, eshte sigurisht ai i Davidit, punetorit te kantierit ne Manastir ! Nje aktor (un visage) vertet Dumont-ian !
Dhe nuk eshte rastesi: kur bej nje permbledhje te filmave te Bruno Dumont (se fundmi kam riparë “Flandres” dhe jam shume here me pak entuziast se para 3-4 vitesh, kur e pashe per here te pare filmin…, per te mos thene qe u zhgenjeva), pra kur bej nje permbledhje te filmave te regjizorit ne fjale, me rezulton se personazhet (aktorët) e dy filmave te pare te tij, “Jeta e Jezu-Krishtit” dhe “L’humanaité” (Njerezimi) jane te gjithe te hatashëm ! Prej secilit prej aktoreve më ka mbetur diçka ne mendje ! Pa perjashtim !
Ndersa heroina tek “Flandres“, kur ripashe filmin, me krijoi pershtypjen e nje aktorje qe po kalonte nje casting per ndonje film te Chéreau… (drama! drama !… pff…).

Ose per ta ilustruar : djaloshi mistik tek “Hadewijch” nuk ka nevoje per koment: e ka “te shkruar ne ballë” mistiken dhe forcen e magjise qe mban ne vetvete !
(fotoja e meposhtme) :

Posted on 19th December 2009
Under: France, Dumont | No Comments »

“THE BOX” (Kutia) - film amerikan me regji te Richard Kelly

Nese nje dite te bukur, krejt papritur mberrin ne shtepine tuaj nje kuti (si ne foton e më-lartme) dhe dikush ju thote: nese shtypni butonin e kuq te kesaj kutie, ju fitoni 1 miljon $, gje qe provokon, ne te njejtin moment vdekjen e nje personi (te panjohur per ju), ju si do te vepronit ?

Kaq eshte historia e filmit ne fjale, THE BOX (Kutia), filmi i trete i regjizorit te ri Richard Kelly (kam komentuar para disa muajsh filmin e tij te dyte , Southland Tales, ketu : http://filmjournal.net/autori/2009/0…richard-kelly/ ).

Richard Kelly
eshte veçse 33 vjeç, ka bere 3 filma ne 9 vjet, dhe me sa duket, i ka vene qellim vetes te hyje ne rrethin e mbyllur te atyre pak regjizoreve aktuale hollywoodiane qe perpiqen te bejne emer si autorë. Per te thene nje te vertete, duket se ka talent ! Edhe pse, intriga e filmit, ashtu siç e reduktova une ne nje rresht te vetem, duket si “philosophie à deux balles”, pra filozofi per kalamajt e shkolles 8 vjeçare.
Por nuk eshte tamam ashtu !

Nisur nga nje intrige e thjeshte, THE BOX e hap fushen e “lojes” ne jo pak drejtime. Ne fillim eshte kutia (The Box!), objekt kinofilik par excellence, ose ndryshe “Kutia e Pandores”, - fillojeni me “Kiss Me Deadly” te Aldrich ne 1955 e mbarojeni me “Mulholland Drive” te Lynch-it ne 2001.
Kutia eshte bosh, pra enigma shtohet : asgje tjeter nuk eshte me fashinues se boshi ! Pastaj, kutia i mberrin ne shtepi Cameron Diaz-it (aktores kryesore) e cila (kuptohet !) shtyp butonin dhe ne fakt, ve ne levizje gjithe mekanizmin e ndergjegjes, mekanizmin e vrasjes se ndergjegjes. Gjithe duke u ngushelluar se personi qe ka vdekur ne te njejtin moment, eshte i panjohur per te…

Filmi ne fakt ka te beje me se tepermi me mistiken e krishtere, me “fajin fillestar” (Eva dhe Adami), por THE BOX nuk mjaftohet me kaq. Evokohet padyshim edhe natyra predikatore e kapitalizmit (filmi ka nje parfum te lehte nga “L’Argent” (Paraja) te Bresson-it). Po ashtu, gershetohen gjate filmit intriga me “teori komploti” konspiracioni, pushtetesh te “mbinatyrshme”, parabola apokaliptike. Sigurisht, kutia simbolizon natyren e nje mirqenieje te genjeshtert te parase, dhe koshiencen (ndergjegjen) e keqe te botes aktuale, ku traktacionet (dealing) financiare pjellin veçse mizerje dhe uri ne vendet e varfra. Qarte : nuk eshte hera e pare qe Hollywood-i perpiqet te vere veten ne sherbim te kauzave te botes se trete. Qarte, te gjitha keto, ne teori, ne leter, duken foshnjore, por fatmiresisht, ne film, percillen “fshehurazi” me jo pak talent dhe inteligjence !

 

Posted on 17th December 2009
Under: Thriller, USA | No Comments »

“Medeni mesec ” (”Honey moons”) -film shqiptaro-serb me regji te Goran Paskaljevic

Miku im Fuori Sync, qe e ka pare filmin gjate shfaqjes se tij ne Tirane, shkruan:

“Mbreme u ngrit sipari i edicionit te 7-te t Festivalit te Filmit nderkombetar ne Tirane/Tirana International Film Festival (ketu gjeni programin ditor).
Filmi perurues, i ketij edicioni, nuk mund te ishte tjeter vecse bashkepunimi i 1-re kinematografik shqiptaro-serb “Honeymoons” , nen regjine e te talentuarit Goran Paskaljevic dhe skenar te Genc Permetit, njerit nga programuesit dhe drejtuesit e festivalit ne keto 5 vitet te fundit.
Filmave te Paskaljevic-it, TIFF-i i ka kushtuar jo pak hapesire edhe ne edicione te shkuara (kujtoj ketu filmat “Balkan The Powder keg”, “Midwinter night’s dreams” , te cilin e kam pelqyer shume, si dhe po aq te bukurin “Optimisti”). Kesaj here Paskaljevic-i “rreshket” ne tentativen e tij te fundit kinematografike. Transpozimi dhe nderthurja e fateve, pothuajse te ngjashme, te dy cifteve te dashuruarish, njeri shqiptar dhe tjetri serb, ne ambjentet e tyre respektive sociale mbytese shfaqet i sforcuar dhe perplot me perforcime klishe-sh. Per te mos u ndalur aspak tek “haperdarjet” gjeografike, aq shume i sterperdorur si element ne filmat e regjisoreve te viteve fundit, te tipit Kukes-Tirane, per te kaluar me pas ne Serbit, Beograd-nje qyteze tjeter serbe, se ciles s’ia mbaj mend emrin, dhe me ne fund per te bere kalimin Ballkan-Evrope. Nuk mund te mos mungonin dhe “lapsuset” e tipit: nje familje nga nje fshat i Kukesit qe pervecse flet mire e bukur toskerishten (ti autor nuk e ke lene pa e permendur kete element ne filma te tjere shqiptare) na shfaqet plot sqime qytetarie te “rene nga vakti”.
Pjesa “shqiptare” e filmit shfaqet me sforcuar se ajo “serbe” e cila, perkundrazi, rrjedh me natyrshem. Me sa jam ne dijeni, por qe nuk mund ta konfirmoj, pjesa “shqiptare” eshte shkruajtur nga vete Permeti kurse me “serben” eshte marre vete Paskaljevic-i. Me kete nuk dua te them aspak qe ne shqiptaret jemi me dobet se serbet!

Komenti i meposhtem eshte imi :

Miku im,
Te falenderoj per sjelljen e ketij postimi, lidhur me filmin shqiptaro-serb “Honey moons” (Muajt e mjaltit- besoj se i bie ne shqip).

Nuk me eshte dhene te shikoj asnje film te regjizorit serb Paskaljevic, por te kuptoj shume mire ne ato qe shkruan, sidomos per ato qe ti i quan “haperdarje gjeografike” :

Ne fakt, po me krijohet gjithe e me shume bindja se, haperdarja gjeografike nuk ka asgje te keqe ne vetevete, kur eshte e arsyetuar, e perligjur. Por, me sa konsatoj gjithe e me shpesh qe shikoj filma, dhe jo vetem ne filmat shqiptare e ballkanas, por nga mbare globi, te haperdahesh gjeografikisht eshte nje gje, dhe ta perligjesh ate haperdarje, eshte nje gje tejer ! Dhe qe ta perligjesh bindeshem, me duket se kryesorja eshte te kesh mjete financiare. Pra dolem tek ajo qe quhet ekonomi e filmit, per te cilen, fatkeqesisht nuk kemi folur shume ne kete forum.

Me rezulton koheve te fundit qe, jo pak regjizoreve aktuale (e perseris: pak rendesi ka kombesia e tyre !!), u ka mbetur sahati ne ate qe quhet “meta film“, pra kinematografia me mjete te “rënda” financiare, filma siç beheshin deri ne vitet ‘70 (flas per filma te mire, ok ??!). Te jemi konkret : deri ne vitet ‘70, pra deri atehere kur ne Hollywood regjizorët vazhdonin te kishin nje fare pushteti (pushtet qe tani e kane totalisht producentët !), arriheshin te realizoheshin filma te mire (shume te mire biles!), qe kerkonin goxha buxhet : po permend disa (qe mos mbetem teorik) psh. “The deer hunter” (Michael Cimino), “The Godfather” (Coppola), “Once Upon a time in America” (Leone) etj etj.

Sot, jo rastesisht, midis filmave qe kerkojne buxhet te larte, nuk gjen më filma te mire te ketij kallëpi : shembulli më flagrant eshte ai Coppola-s, filmi i fundit i te cilit del se shpejti (thone eshte vertet i mrekullueshem), dhe qe sigurisht eshte realizuar me nje ekonomi minimale. Pse nuk ka më filma te tille si ato te viteve ‘70 ?? Sepse kemi nderruar epokë ! Sepse producentët kane pushtet absolut ne industrine e filmit ! Eshte e thjeshte dhe e qarte si buka ne tavoline ! Por pikerisht, kete më duket se nuk arrijne te kuptojne nje pjese jo e neglizhueshme regjizoresh, qe pretendojne (dhe mire bejne, nuk eshte aty e keqja !!) te jene zëra te veçante (autorë), ne artin e shtate.

Thua te jete rastesi qe sot, filmat e mire jane kryesisht (jo te gjithe, sigurisht !!) ata qe realizohen nga regjizorë qe perdorin mjete modeste financiare ?? Jo ! Aspak rastesi ! Eshte thjesht “nenshtrim” ndaj kushteve te kohes. Dhe ç’ben Jia Zhang-ke apo A. Weerasethakul apo tjetri e tjetri ? Perpiqen qe, me mjetet modeste financiare qe u ofrohen, te bejne te degjohet ne filmat e tyre nje “muzike e vogel“, por e mire ! Thenë fshatçe: per ta, me mire nje vershellime e embel fyelli, se sa nje simfoni e keqe e nje orkestre simfonike !

Per te qene i sinqerte, tani e kuptoj më mire une, opinionin e nje kritiku kinemaje (qe e respektoj dhe ja pelqej mendimin) qe e degjoja te thoshte perpara pak vitesh se, sot, i vetmi regjizor cilesor qe beson ne “meta film” (filma me buxhet “te rende”) dhe qe mrekullisht ja arrin qellimit (cilesisë), eshte amerikani M. Night Shyamalan ( http://filmjournal.net/autori/2009/0…ght-shyamalan/). Por Shyamalan-i eshte nje (ja po e marrim te mireqene se eshte super i talentuar !). Me nje “lule” nuk vjen pranvera !! Kjo “lule” nuk mund te mbuloje faktin flagrant se koha (cilesia) sot nuk eshte ne favor te “meta filmave”, te filmave me buxhet. Ja qe keshtu eshte ! I bihet murit me koke ? Nje pjese vazhdojne ti bien, siç i rà Fatmir Koçi dhe qullosi “Kohen e Kometes”…
Dhe ç’eshte më deshperuesja, eshte fakti se filma te tille te ndertuar ne raporte te keqija buxhet-film(skenar), nuk eshte as nevoja ti shikosh, mjafton afishja (reklama) e tij : Nje afishe e tille (qe u ngjan atyre te hollywoodit te viteve ‘70), te jep menjehere shijen e nje filmi te bere jo me kembe ne toke, por me mendje tek “meta filmat” hollywoodjane. Gjithe duke mos pasur këllqe per nje gje te tille (se hajde dé nese Fatmiri nuk do kish pretendime artistike, por ja qe ka !!..).

Fola per ekonomine e filmit, sepse më cyti ajo qe ti e quan me te drejte haperdarja gjeografike tek “Honey moon“. Ndofta nuk eshte vetem ajo qe çalon ne film. Ti evokon me te drejte edhe lojen e aktoreve dhe shkruan :

Postuar më parë nga fuorisync Lexo PostiminNuk mund te mos mungonin dhe “lapsuset” e tipit: nje familje nga nje fshat i Kukesit qe pervecse flet mire e bukur toskerishten, na shfaqet plot sqime qytetarie te “rene nga vakti”.
Pjesa “shqiptare” e filmit shfaqet me sforcuar se ajo “serbe”…

Dirigjimi nga ana e regjizorit i aktoreve shqiptare ne filmat tane me duket te jete po aq problematik, sa dhe muhabeti i më-lartem lidhur me ekonomine e filmit. Po shikoja nje kronike nga hapja e festivalit ( http://www.top-channel.tv/video.php?id=10280 ) dhe aty, kalimthi, jane disa sekonda ku duket se luan Bujar Lako, establishment’s actor. Pra vazhdohet te kembengulet ne angazhimin e kesaj kategorie aktoresh.

Ok, thamë me lart se “haperdarja” gjeografike nuk ka ndonje gje te keqe ne vetevete, por varet nga ajo qe e quajtem “ekonomi e filmit” dhe raportet e ekulibruara qe duhen gjetur aty. E njejta gje eshte perdorimi i establishment actor (aktorëve me famë) : tek ne, ata vijne te gjithe, pa perjashtim, nga bota e teatrit ! Në ato pak sekonda qe pashe Bujar Lakon, me erdhi keq per të : luante teater ne… film !

Shpesh i them vetes : i kemi qe i kemi kaq teatralë keta aktorët tane (ndofta jemi ca teatralë si popull, s’ka asgje te keqe ne kete mes !), por, si nuk doli nje regjizor qe ti filmoje edhe më teatrale se ç’jane ! C’dua te them ? Dua te them se më eshte dhene te shoh filma te mrekullueshem ( po me vijne ne mend ata te Manuel de Oliveires !) ku loja teatrale e aktoreve (profesionistë !) eshte enkas e ekzagjeruar (sidomos permes artikulimit te fjaleve), ne menyre te tille qe e çon filmin ne nje stad tjeter artistik, ne nje stad te ri, dhe ku ti si spektator nuk ben më kujdes per kete teatralitet te qellimshem. Teatralitet qe, ne vend qe ta venitë, perkundrazi, i jep forcë filmit !

Por ndofta dhe per kete gje, duhen regjizorë qe jane menduar mire perpara se ti futen nje “valleje” kaq te veshtire qe quhet rendom… arti i shtatë.
Hehe, po me kujtohet, ndjese pastë, shkrimtarja/regjizorja franceze Marguerite Duras, e cila sipas Godard-it, i kish thene njehere ketij te fundit : “Ooooooo, sa e lehte qenka te besh filma ! Kur une shkruaj nje roman, me ndodh te torturohem me net te tera per te gjetur fjalen ekzakte qe me mungon ! Ne film, qenka kollaj fare !! “.

Posted on 17th December 2009
Under: Shqiperi | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)